“Pa media të lirë s’ka integrim në BE”, Meta reagon për paketën anti- shpifje

Leda Hysa

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për paketën anti-shpifje që pritet që të miratohet në parlament pas diskutimit në komisionet parlamentare. Kreu i shtetit ka shpërndarë reagimin e Komisioneres së Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, ndërsa shkruan se Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare. Meta bën thirrje që të dëgjohen shqetësimet e ndërkombëtarëve dhe gazetarëve, pasi sipas tij pa një media të lirë rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”, shkruan Meta.

Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović i kërkon kuvendit të Shqipërisë të rishikojë draftet e paketës anti-shpifje që për herë të parë përfshin median online, me argumentin se duhen përshtatur sipas standardeve të vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Këshilli i Europës.

Paketa ka ngjallur debate të shumta në komunitetin e gazetarëve dhe politikës, pasi opozita është pozicionuar kundër, ndërsa qeveria e vendosur për ta kaluar.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • OSE E THENE SHQIP : PA SHPIFJE , TRILLIME E TYRLI PISLLEQESH TE KESAJ NATYRE , QE TI I KE PER ZEMER DHE I KE MESUAR KAQ MIRE , SHQIPERIA NUK FUTET NE BE ! PSE DUHET TE PRANOJME BAR DHE KASHTE CFARDO , KUR DIHET BOTERISHT SE SHPIFJA ESHTE VEPER PENALE DHE NDESHKOHET SI E TILLE ! PERSE I TREMBENI KAQ SHUME GJYKIMIT PER SHPIFJE ? UNE KAM SHUME REZERVA PER EDI RAMEN , POR NE KETE RAST E MBESHTES DHE E VOTOJ ME TE DYJA DUART !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *