Pas arrestimit me akuzën për terrorizëm të gjashtë islamikëve në Kosovë, është bërë i gjallë një grup me emrin “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Personalisht, është hera e parë që dëgjoj të flitet për këtë grup që, duke qenë se nuk del në shesh, mund të jetë dhe fantomatik. Por ata që kanë shkruar email-in kërcënues në adresë të policisë nuk janë fantomatikë; ata pra që kanë shkruar se “nëse nuk lirohen gjashtë të arrestuarit, do të ketë sulme të tmerrshme e të dhimbshme” janë njerëz realë. Ashtu siç janë realë ata që kanë shkuar të luftojnë në Siri, në favor të njërës palë apo tjetrës, por gjithnjë me një motivim të fortë fetar. Dhe siç merret me mend, i legjitimojnë qëndrimet e tyre me ajete kuranike.
Sipas Gazetës Koha Ditore, në emailin në fjalë është përmendur ajeti 23, Sureja Ahzab, që thotë: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bën kurrfarë ndryshimi.” Dhe ajeti 76, Surja Nisa (gjithnjë sipas Kohës Ditore), që thotë: “Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.” Të “shkretat” tekste të shenjta se ç’heqin. Të bëhet se janë shpikur veç për të ngritur spekullime mbi to. I lexojnë dhe i interpretojnë si t’ua ketë qejfi, dhe ka njerëz që aty gjejnë frymëzimin për më shumë dashuri, po ka të tjerë që aty gjejnë dhe frymëzimin për ca urrejtje më shumë (me Biblën është bërë bujshëm kjo gjë gjatë dy mijëvjeçarëve të shkuar).
Me këtë rast, po veçoj dhe unë diçka nga sureja Al-Ma’ida 5-32: “Kush vret një njeri që nga ana e vet nuk ka vrarë askënd e që nuk ka kultivuar korrupsion mbi këtë botë, është si të ketë vrarë tërë njerëzimin. Kush shpëton një njeri, ka shpëtuar tërë njerëzimin”. Jeni të lirë ta interpretoni si të doni!
Përfundimi? Përfundimi është që kush do të bëjë terroristin, le ta bëjë, por me librat e shenjtë e ka kot që ngatërrohet”. E këtë po ua them unë që librat e shenjtë i shoh thjesht si libra.

shkrim i drejte, keta qe bejne gjera te tilla, jane njerez te ulte, ata nuk njohin as zot as fe e as komb, mjere populli shqiptar per keta njerez gjakprishur..
mendoj se keto monstra nuk kan asnje lidhje me fene islame keto lloj plerash duhen denuar me denim kapital dhe jo ti ferkohet koka,keto qelbin cdo gje.
Ben mirë tani të merresh me këtë temë kaq problemore për Atdheun tonë me kryqe e minare,me teqera e sinagoga…nuk kam parë komentues më të cilësishëm!Mos harro Janullatasin e orthodoksisë greke se i mbetet hatri dhe con priftërinjtë të të rrahin si rranë policët në Permet!
O Muc i dashur, islami eshte i prishur qe ne rrenje! Mos me thuaj e ka fajin ai apo ky.
Libri me i ndyre dje manipulues eshte kurani