Një grup gazetarësh dhe aktivistësh të të drejtave të njeriut kanë vendosur të dalin ne proteste neser, me 18 dhjetor, ora 9.30 para Kuvendit te Shqiperise per te kerkuar terheqjen e projektligjeve që censurojnë median online, të cilat qeveria i quan “paketë antishpifje”.
Në një njoftim të grupit organizator, thuhet se organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve falënderojnë Komisionin Europian dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë si dhe Komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut për kontributin që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të tensionuara në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Republikën e Shqipërisë.

Shkruan deklarata e organizatave:
“Organizatat vërejnë se kërkesat tona në lidhje me të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje” janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:
- Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;
- Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi;
Për sa më sipër, organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.
Ne i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”
Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane”.
BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Citizens Channel
Faktoje
Instituti Shqiptar i Medias
Instituti Shqiptar i Shkencave
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Qendra Res Publica
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptar
Dita

Mire eshte te hiqet edhe ligji antivjedhjes,anti tokes xanun,antirrumpalles…
Te gjithe hajdutet shpellar te dalin me molotov e te protestojne…..si shoket e tyre gazetar milioner
Gazetarët milionerë i ke në TV-të e qeverisë zotëri.
Por nga gjuha raciste dhe analfabete që shkruani, jeni fiks dele e arij lloj stani.
Shkullaku, Fevziu, Bushati, Rakipi, Balliu, Zheji…. keta milionera te Tv e qeverise jane…..
O mortja qe sju ha. Skam pare ndonjehere te ngrihen gazetaret te thone mos na ndaloni re SHPIFIM
Po nese fjala eshte shpifje dhe fashiste a duhet prekur o trima.apo ju jeni engjej qe thoni vetem te verteten.hahaha
CIRK
== PARA 100 VJETESH .. , kendohej njje kenge ;………..
–Telat-o po vene e vine , telat-o.!!
Nga Londoni ne Athine , telat-o..!!…
…………………
NDERSA,.. KA 30 VJET, qe riciklohen vargjet e kenges
— Komisionet vene e vine — Po mor , po .!!
— Rregullojne Shqiperine — O HO ho ..!!!
— Hoj e broj.. po njesoje = O Bo bo ..!!…………….
………….
— Ciu , ciu, cenxa miu — Ciu , ciu..!!
Ku te shkoj une i ziu == Ciu , ciu ..!!
Te rri jashte me ze shiu – O bo bo ..!!
Te futem brenda , me rref Nena– O le le ..!!
………..
—Shtepija me 40 pleq –Oii-Oii..!!
Kuj tja prish, e kujt tja ndreq — Oii -Oiiii….!!!
———— pershendetje – Tomor Voda — NY- USA ……………..\
Po vonohen arrestimet e reja në Durrës nga që Gjushi akoma s’e ka dorëzuar listën.
Kush po mashtron publikun?