I pari që doli para KLP-së ishte kandidati Altin Dumani, i cili shpalosi planin e tij për drejtimin e SPAK-ut. Ai tregoi se kush janë vendimet e para që do të marrë nëse do të përzgjidhet, ndërsa u ndal edhe te Byroja e Hetimit dhe afrimin e hetuesve me integritet dhe të motivuar.
“Kjo prokurori do të godasë krimin dhe korrupsionin. SPAK do të bëjë të mundur një Shqipëri se cilido që do të kryejë një krim do të ndëshkohet pavarësisht pozitës. Dështimi i SPAK nuk do të jetë një opsion. Detyra e parë ditën e parë të punës është nxjerrja e një akti që normon rregulloren për funksionimin e SPAK. Kujdes për dosjet që do të transferohen, që procedimet penale të studiohen mirë që të shmangen raste që mund të na cojnë në shuarjen e masave të sigurisë. Të paktën duhet të fillohet me dy seksione, krimit të organizuar dhe seksioni për korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit. Akti i domosdoshëm është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, është mushkëri që funksion me ajër SPAK.
Pa pasur atë puna jonë do të vështirësohet. Pas zgjedhjes së kreut të Byrosë së Hetimit do të zgjedhim hetuesit. SPAK duhet të synojë thithjen e nëpunësve të kualifikuar me integritet të lartë, por duhet një joshje dhe kjo është paga. Edhe nga DAP-i është rënë dakord që duhet një mekanizëm financiar për të thithur ekspertët më të mirë të mundshëm. Nga biseda që kemi pasur na është premtuar se paga e tyre do të jetë e kënaqshme për kushtet e shtetit shqiptar. Por unë nuk e lidh shumë vetëm me të qenit profesionit, por edhe të motivuar, edhe duke sakrifikuar. Duhet të gjejmë këtë kategori ekspertësh, të cilët nuk kanë parësore financat” tha Dumani.
l.h/ dita

ME DENKLLARATA EDHE TI???!!!
shqiperia nen talljen e bythes se hajvanve te nastradiave
bota po e con shqiperine drejt shperthimit luftes
destabilizimit
Ke me ja hang¨r syfyrin
“por duhet një joshje dhe kjo është paga”
Ka vetem nje joshje o Duman,integriteti dhe personaliteti.Po te jete nga joshja per pagen,joshja e bosave eshte marramendse,nuk ka shans te krahasohet
me rrogen tende.Ku ishim,hic gjekundi !
Ja te shohim. Por ama nese nuk ndodh keshtu sic thua do hysh ti ne burg dakort???
Nga ajo ane fli gjume.
Ky popull nuk ka sakrifikuar asnje here per te fituar lirine te gjitha i presim nga te tjeret duhet te ngriheshin si ne Rumani per ti cuar ne djall majtas edhe djathtas politikanet sharlatane prodhim PPSH-je,
Deshiroj ta filloni me rrifillimin e procesit gjyqesor te nderuarit Ismet Haxhia ndaj te pandehurit kombetar Sali Berisha.Koka kanceroze qe e coi vendin ne kete derenxhe.
Aty keni plot material qe permban humbjen e jetes i te ndjerit Remzi Hoxha ne duart e Sef Gjinit.
“Paga josh të kualifikuarit”.
Dakord; por mafjozët ca më shumë.
Duhet parë, me përparësi, aktiviteti i më parshëm.
Puna duhet shpërblyer, por joshja jo betëm nga paga.