A jeni burrë shteti? Kandidati për kreun e SPAK-ut: Jam i përshtatshëm

Leda Hysa

Arben Kraja u pyet nga anëtari Vate Staka se si do të plotësojë dy vendet e tjera të SPAK-ut, pasi ky institucion do ta nisë punën me 8 prokurorë dhe jo 10 sikur ishte parashikuar.

Nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP për nisjen e SPAK kemi vetëm 8. Kemi 2 mundësi ligjore për plotësimin; drejtuesi mund të caktojë një prokuror të përkohshmën që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari në SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund të kërkojë Prokurorit të përgjithshëm prokurorë për një detyrë specifike në SPAK.  E treta është shpallja e vendeve vakante ne SPAK nga KLP” tha ai.

I pyetur nëse i plotëson cilësitë e një burri shteti, ai u përgjigj “Mendoj se jam i përshtatshëm për këtë pozicion sipas kritereve që Këshilli ka shpallur per kete pozicion“.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *