Bursat/ Lista e 576 studentëve që përfitojnë tek Shkencat e Natyrës

Ornela

Pasi kanë verifikuar kërkesat e paraqitura nga studentët, komisioni i ekspertëve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ka detajuar listën e qindra studentëve që do të trajtohen me bursë për vitin akademik 2019-2020.

Referuar listës së shpallur, në këtë fakultet do trajtohen me bursë 576 studentë, 286 prej të cilëve e përfitojnë bursën pasi kanë arritur mesataren e viteve të mëparshme të studimeve mbi notën 9, ndërsa pjesa tjetër përfitojnë si kategori në nevojë. Në vijim të shkrimit gjendet e plota lista e përfituesve të bursës për secilën nga këto dy kategori.

Autoritetet drejtuese të këtij fakulteti kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme se studentët që janë pjesë e kësaj liste të shpallur duhet të marrin vërtetimin përkatës të studentit pranë zyrës së informacionit, me të cilin duhet të vijojnë procedurat e hapjes së llogarisë bankare, ku do të bëhet edhe kalimi i bursës përgjatë gjithë muajve të përfitimit.

Numrin e llogarisë duhet ta dorëzoni sërish pranë degës së financës, e cila do të bëjë dhe autorizimin final të kalimit të bursës sipas kushteve të përcaktuara.

Duke qenë se ka ende studentë të cilët nuk kanë aplikuar për bursë, por që plotësojnë kushtet për të përfituar, specialistët e këtij fakulteti sqarojnë se, ata kanë ende kohë për dorëzimin e dokumenteve sipas kategorisë ku bëjnë pjesë. Konkretisht, për ata që nuk kanë aplikuar akoma, konfirmohet se: “Studentët mund të aplikojnë në çdo moment të vitit për përfitimin e bursës. Pagesa e bursës fillon nga muaji pasardhës i momentit të aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit bëhet pranë Degës së Financës”.

Më tej bëhet e ditur se studentët e vitit të parë “Bachelor” dokumentet duhet t’i paraqesin në fakultet pranë degës së Financës dhe jo në Bashki, sikundër kanë bërë shumë prej tyre.

Me bursë përgjatë këtij viti akademik do të trajtohen këto kategori: “Studentët në vitin e parë akademik me notë mesatare vjetore nga 9 deri ne 10 nga sistemi i arsimit te mesëm të lartë dhe studentët në vitin pas të parit me mesatare vjetore te ponderuar nga 9 deri ne 10 te vitit paraardhës akademik, si dhe kategoritë e studentëve me nivel të ulët të ardhurash. Konkretisht në listën që përfitojnë si kategori në nevojë janë: studentët që  familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare, studentët, persona me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu kanë të drejtë të përfitojnë edhe studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar, studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton, studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët, vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë, studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç. Me bursë trajtohen edhe studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë,deri në moshën 25 vjeç, studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç, studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, si dhe studentët e shkëlqyer.

KLIKO: Lista e bursave

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *