Nën çorientimin e një breshërie amendimesh pa përmbajtje të deputetit Taulant Balla, 82 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kthyen të mërkurën në ligj paketën “Rama” për kontrollin e mediave online, pavarësisht shqetësimeve masive për shkeljen e standardeve ndërkombëtare dhe cënimin e lirisë së shprehjes dhe asaj të medias në vend.
Trembëdhjetë deputetë votuan kundër, pesë abstenuan dhe pesë të tjerë nuk votuan.
Miratimi i dy projektligjeve u dënua menjëherë nga Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ECPMF.
“Ne i dënojmë ndryshimet e ligjeve të medias që sapo u votuan në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutën e fundit nuk adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe znj. Dunja Mijatoviç,” thuhet në deklaratën e ECPMF, e cila i bën njëherazi thirrje presidentit që të mos i dekretojë ato.
Seanca e paralajmëruar e Kuvendit u prit me protestë nga qindra gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Shqipëri, të cilët i kundërshtojnë prej një viti projektligjet për median në internet duke i konsideruar ato ligje censure. Nga foltorja e Kuvendit, gazetarët protestues u sulmuan në mënyrë të përsëritur si shpifës dhe shkelës të të drejtave të njeriut nga kryeministri Edi Rama.
Në të njëjtën linjë me deputetët e tij, kryeministri përdori kartën e shembujve nga vendet e BE-së për ligjet mbi median online dhe premtoi se vetë ai do të përdorte gjykatën dhe jo AMA-n për paditë e tij. Ndryshe nga deputetët, Rama nuk përmendi mbrojtjen e fëmijëve apo grave të dhunuara si shkak për miratimin e ligjeve, por sipërmarrës dhe nëpunës publikë- viktima sipas tij të mediave shpifëse.
“E kam për dhjetra sipërmarrës, të cilët detyrohet të shkojnë t’i paguajnë ata, për të hequr lajmin se qumështi është i helmuar, se perimet janë me hormone…. Ata si mbrohen, me formën siç pres unë me durim gjyqet, që ata të kenë falimentuar derisa të mbarojnë gjyqet,” tha Rama. “Shërbëtorë të shtetit që i bëjnë hajdutë, kusarë, matrapazë nga mëngjesi deri në darkë,” shtoi ai, duke e drejtuar gishtin ndaj gazetarëve.
Ligjet e sapomiratuara për median i japin fuqi një organi të quajtur Këshilli i Ankesave brenda Autoritetit të Mediave Audiovizive që të gjykojë mbi përmbajtjen e mediave online, të vendosë gjoba menjëherë të ekzekutueshme dhe të heqë përmbajtjen e kontestuar nga faqet e tyre, pa një vendim gjykate.
Këshilli i Ankesave ngarkohet gjithashtu të luajë rolin e gjykatës në vlerësimin e ankesave dhe pretendimeve ndaj artikujve të publikuar dhe të detyrojë mediat që të publikojnë një formulë të gatshme ndjese ose përmes AKEP-it, urdhëron vendosjen e një njoftimi “pop up” në faqet e tyre.
Ligji e ngarkon Këshillin e Ankesave të vendosë gjoba të menjëhershme deri në 800 mijë lekë për shkeljet e konstatuara apo për moszbatim të vendimeve të Këshillit të Ankesave për të drejtën e përgjigjes. I vetmi kontribut i amendamenteve “Balla” për ligjet ishte rëndimi i njërës prej gjobave nga 400 mijë në 600 mijë lekë.
Mediat e ndëshkuara mund të ankohen në bordin e AMA-s ose në gjykatë kundër vendimeve. Megjithatë, ankimi ndaj vendimit të KA nuk e pezullon ekzekutimin e gjobës.
Përgjatë një viti, projektligjet e Ramës për median janë kundërshtuar gjerësisht nga institucionet ndërkombëtare si dhe nga komuniteti vendas dhe ai ndërkombëtar i gazetarëve si drafte që nxisin censurë dhe cënojnë lirinë e shprehjes dhe atë të medias në Shqipëri. Shqetësimet 1-vjeçare janë injoruar vazhdimisht nga qeveria dhe mazhoranca socialiste.
Në një deklaratë të publikuar të martën, komisionerja e Këshillit të Europës, Dunja Mijatoviç i konsideroi projektligjet e qeverisë “Rama” një goditje të rëndë për lirinë e shprehjes”.
“Në të vërtetë, shumë nene janë jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Jam në veçanti e shqetësuar se fuqi diskrecionare i jepen organeve rregullatore, me mundësinë për të imponuar gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqe interneti pa një urdhër gjykate, si dhe për vendosjen e rregullimit shtetëror për median online, gjë që mund t’i japë një goditje të fortë lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në vend,” tha Mijatoviç.
Kryeministri Edi Rama hyri në rrugën e përplasjes edhe me Komisionin Europian të martën, pasi në një deklaratë, Komisioni e kritikoi nismën duke theksuar se në hapësirën e vlerave Europiane nuk mund të ketë rregullim të medias në internet apo në shtyp, por rregullimi është i pranueshëm vetëm për radiot dhe televizionet.
“Komisioni u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, të mobilizuara nëpërmjet fondeve të BE, në mënyrë që të sigurojë përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes,” – vijon më tej deklarata.
“Këto rekomandime përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online, duke promovuar vetë-rregullimin, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparencës së pronësisë së mediave në vend,” vijon më tej deklarata.
Gjatë fjalimit në Parlament, kryeministri Edi Rama aludoi se përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe ata të Këshillit të Europës nuk i kanë lexuar projektligjet dhe se po reagojnë nën presion.
“Unë kam pasur komunikim edhe me ata të Bashkimit Europian, edhe me ata të Këshillit të Europës dhe u kam thënë që ju nuk e keni lexuar ligjin për të cilin flisni dhe jeni nën presionin e organizatave të rreme.. Organizata të rreme, fallso…,” tha Rama duke sulmuar më pas organizatat që protestojnë kundër projektligjeve.
Kryeministri shtoi se ndryshimet e quajtura prej tij si “paketa antishpifje” ishin dakordësuar 100% me zyrën e OSBE-së në Vjenë.
Një deklaratë dykuptimëshe të martën, përfaqësuesi për lirinë e medias, Harlem Desir deklaroi se kishte punuar me kryministrin Rama deri në minutën e fundit për t’i “sjellë draftet në standardet ndërkombëtare”.
A.Bogdani – BIRN


Si rallë ndonjëherë më parë për ndonjë çështje, Edi Rama nuk ka pasur mundësinë të përdorë shprehjen e tij të preferuar: “Po të isha duke gabuar a do më lejonin partnerët e huaj”.
Sot tentoi një përshtatje të kësaj duke (sh)përdorur SHBA, gjithsesi këtë radhë, nisma e frymëzuar prej tij është fshikulluar ashpër edhe nga Këshilli i Europës, Komisioni Europian, OKB të cilat kanë hedhur poshtë njëzëri rregullimin e mediave nga pushteti ekzekutiv.
35 organizata botërore gjithashtu jane shprehur kundër projektit të Ramës për mediat
Po t’i shtosh kësaj panorame edhe artikuj si ato që janë botuar në New York Times, apo emisione televizive si ato të RAI 3, mund të thuhet pa frikë se kjo që ka ndodhur me këto ligje përbën humbjen më të madhe që Rama ka pësuar ndërkombëtarisht në këto gjashtë vite pushtet.
Por megjithatë, cila do qoftë përmasa e saj, do të ishte sipërfaqësore, reduktuese dhe për pasojë e gënjeshtërt, që që kjo që po ndodh, të servirej si një përplasje e shefit të qeverisë me mediat.
Në këtë rast, cënimi i lirisë së fjalës dhe shprehjes është vetëm një efekt kolateral i një projekti më të madh: atij të vendosjes së një regjimi të pushtetit absolut të njëshit.
Aladin Loqes,
Te ka lene mendja pa le eskorta o idiot qe vazhdon ushqehesh ne kazanet e Mark markeve, Lubonjave dhe zgjebsave te tjere mediatike.
Boll me.Shpifsit te paguajne gjobe ose te shkojne ne burg per shpifje.
-Shpifsit jane krimba plehu te cileve u duget shtypur koka.
-Shpifsit e kane çuar ne kete gjendje Shqiperine.Kjo sepse opizita e krimit duke shfrytezuar tipat si BABALE ka helmuar dynjane sikur vendi eshte ne zi.
-Tashme sejcili qe shkruan, e flet ta mbledhi mendjen mire,nese do te shpifi si Salizmi,Lulizmi,Metizmi Salianeria,Gazmeneria,Bardheria e ko.
-Keshilloi gazeten D I T A qe te mos botoi me shkrime,SMS,komente…te ANONIMATVE frikacak,burracak,kone qe te ndukin qetas pas shpine.Turpi le te rendoi mbi ta.
Hajdutet e jo shpifsit o Ethem gërneta e shkaterruan kete vend pjellor
Et’hemi do jete dakord edhe sikur Rama te thote qe ne thumane do ngrihet tani nje kamp perqendrimi per gazetaret 🙂
Ky gomar te ha mutin. Ka nje ligj që ne kohe te Enverit dhe eshte edhe sot. Kushdo shpif DENOHET DERI ME BURG. Oregani qe boton shpifje eshte i detyruar te beje pergenkjeshtrim ne te njejtin vend e hapesire, çka nenkupton rregullimin e problemit dhe normalisht humbjen e reputacionit te Organit PUBLIKUES. Autori mepastaj ka humbur besueshmerine dhe nuk e ndjek askush e nese perseritet ai DIGJET PROFESIONALISHT. Por ky HAJDUTI RAMA nese eshte burre te ngreje padi e te vertetohet me gjyq,m siç eshte rregulli i perbitshem se ka jetuar vetem me djerse e rroge, e pastaj le te denohet cilido gazetar qe E AKUZON SI HAJDUT., I pari jam une…. Ai eshte HAJDUT I QELBUR DHE DO QELBE BIRUCAT E BURGUT TE REÇIT…
Pularizem.
Jo te mbyllen POR t e” groposen ” portale e sterportale”, qe vjellin jo lajme POR genjeshtra pambarim,me gazetar anonim,me lajkme pa brum,jashte realitetit qe te shkaktojne neveri.
Anonimitet na paska faj ah?! Po pse te pengojne aq shume? Shum e thjesht , atehere mos i lexo anonimet !
KUSH NDJEK ( SI EDHE RAMA)NJE PIKTURE E VITIT NE ONLINE.,ME E MIRA ,ESHTE NJE PARLAMENT ME MAJMUNE.SUKSESE PARLAMENTIT TONE.
ETHEM LALAJ,MBAJE KALIN.SALI BERISHA E KOMPANI KANE GENJYER PER GERDECIN KU KOKAT E VIKTIMAVE NUK DIHET KU JANE?SHPIFJE ESHTE KJO?PRES PERGJIGJE NE JE BURRE.
SHQIPERIA KA NEVOJE TE EDUKOJE NJE BREZ ME NACIONALIZEM.kujtoni te madhin vaso pasha:Mjaft luftove per te tjeret ,o fat keq,Kujto vendin ….e tek heq.
nuk ka te beje me lirin e fjales se vertete por me lirine e genjeshtres qe duhet te denohet se boll me tralalalara te palacove politik qe perdorin si masha pseudogazetare kamikaze dhe servile per te mbuluar zullumet e tyre, nese Rama e ka me hile, kur te bjere nga fiku do e vuaje vete nese bilbilos te genjeshtra. Nje ilac ka, jetohej me pare dhe pa median sociale qe sot eshte bere llapaqenie apo derdellitje sociale ku vjell e zbraz cfare te te doje qejfi. Beni topin mediave sociale se do behemi zombie fare dhe nuk ka fare nevoje per ligje se mbyllen vete ca qe jane krijuar vetem per te turbulluar mendjen e miletit qe dhe pa to eshte i mbytur nga hallet
Rama si Saliu po ra nga ffiku mbi fiqte e Lalit do te bjere.Ligjin e ben maliqi Parlamenti eshte si kasoollja e Nastrdinit
Jetoje pa ErTV sidomos e boykotoni cdo lakm nga qeveria neper gazeta ! Et o gjeni publikun qe interesohet per kush eshte i mire kush punon etj etj Zotni Mema e zotni Naci jane shembull se ka nje shqiperi tjeter qe gjen rrugen per me u mbledh e me u bashkuar per nje ´oferté politike tjeter larg deshtakeve politikane qofshin ne kete pseudoparlament, qofshin ne qeveri ku nuk ka asnje njeri me vlere profesionale
Urrrrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaa! Ja edhe nje fitorje tjeter ne rrugen drejt gremines. Rrofte Komiteti Qendror i Hajduterise me mutin Edvin Mortja ne krye.
Apapapapa, kur e ngre gjishtin lart ky psikopati maniakal i bon te dridhen gjithe gomeret e planetit.
Nëse shprehja rrena i ka këmbēt e shkurta është e saktë në Shqipēri e kundërta
J o kontrolle,po rregull norme qytetrie ne mediat shqiptare,ashtu sic e ka gjithe bota e qyteterur. Mos kekoni mkaos te kete ne media,sic ishte deri tash,askush askujt,nuk do ia “hjek koken” pse shipf e genjen,por do I terhiqet ver etja dhe do korigjime ne nivelin e moralit demokratike te lirise se fjales dhe mendimit ten lire,Parimit t hemelor te demokracise.
Nuk rrini dot pa saju e shpif lloj lloj maskaralliku per njerzit qe ju kan ne dor ose per kundershtaret tuaj o kopila , çdo njeri esht i lir te thot çte doj per tjetrin , nuk e dalon askush , por theniet duhet te faktohen me argumenta qe nuk jan genjeshtra , ne te kundert ne burg o zgjepsa , se ja keni shpif kti vendi ka 30 vjet qe shani baltosni sajoni lloj lloj kurvlliku per kundershtaret tuaj dhe nuk keni majt pergjegjsi , ska me dobiça ne burg jo denim me gjob, se keni mar me qaf ket ven ka 30 vjet , ku shani njerzit e mir dhe lavderoni mashtrusit pisat antishqiptaret e maskarenjt , ne burg qenerit.