Opozita kryesore politike në vend, por edhe një pjesë e gazetarëve po ngrenë alarmin se Edi Rama po instalon diktaturën. Me termin diktaturë e ke të thjeshtë të asociosh çdo epitet: enveriste, fashiste, narkopolicore etj..
Me ligjin e ri për mediat elektronike duket se opozita dalloi kepin e shpresës së mirë për përligjjen e kësaj akuze. Mirëpo me mendje pak të ftohtë gjërat nuk janë kështu.
Kritika apo vërejtja ndaj kësaj sjelljeje politike nis padyshim nga premisa e përbashkët se z. Rama e ka mbyllur ciklin e qeverisjes së vendit.
Atij i mungon ideja për të ardhmen të cilën më kot rreket të zëvendësojë me kauza menaxheriale siç është p.sh rindërtimi, apo edhe reforma në administratë.
Zoti Rama ka humbur karizmën e dikurshme që u ngjiz nga naiviteti i shoqërisë, propagandës mediatike dhe kërkesave të ulëta të zhvillimit që blenë për sukses katër mure fasadë.
Zoti Rama nuk tërheq më rininë, as është model i saj dhe këtu nuk pi ujë as sfida e hapur e snobit artist me veshjet atipike që mëtojnë të provokojnë një lloj showbizi personal.
Më kryesorja, kryeministrit i është gërryer besueshmëria.
Si mund të flitet atëherë për Diktator dhe Diktaturë? Arroganca dhe vaniteti janë tipare të një diktatori, por kur katalizohen nga akte të pashembullta.
Qeverisja e z. Rama nuk dallon për vendime të guximshme, për reforma thelbësore. Ajo është një qeverisje si të tjerat që përpara se të matet me kritere të sakta, filtrohet si shtojcë e gjesteve të një njeriu. Rrugën diktaturës ia hap edhe niveli i ambicieve si dhe vullneti për t’i zbatuar ato. Z. Rama paralajmëron përditë qametin por prova e bëmave të tij të kujton atë këngën “Demua i kapardisur” të Vaskë Currit.
Diktatura është diçka shumë serioze. Ajo madje është serioze edhe në zbatimin e ligjit, në materializimin e asaj që thotë. Nuk ka diçka të tillë në pushtetin e tanishëm.
Një diktator shquhet edhe nga lloji i bashkëpunëtorëve të vet. Enturazhi i kryeministrit të kujton çdo gjë, por jo atë që parathotë një Diktaturë.
Një Diktaturë kërkon kontroll dhe transformim. Pushteti i tanishëm do vetëm të parin duke qëndruar po njësoj si çdo pushtet pararendës.
Por ka patjetër një fill diktature në këtë që ndodh.
Është diktatura që vjen nga katrahuara, amullia dhe mungesa e simetrisë në sistem.
Zoti Rama rezulton më i forti brenda një sistemi ku të tjerët sa vijnë e dobësohen. Patjetër që kjo peshore e çbilancon ekuilibrin, por këtë pasojë nuk kemi pse ta hiperbolizojmë si projekt politik.
Zotit Rama i ka ngecur në dorë pushteti që i lënë të tjerët si opozita. Që i lë dështimi dhe diskreditimi i saj.
Ndaj ndonëse jetojmë nën një qeveri arrogante deri në pikën sa po cenon pa asnjë kuptim rregullat minimale të bashkëjetesës, sërish kjo nuk e justifikon llojin e opozitës që kemi sot.
E cila teksa bërtet diktatura, diktatori, në të vërtetë po konsumon të vetmen kartë sulmi që duket si tezë e natyrshme politike.
Rama ka dëshmuar se edhe sikur ta ketë fushën bosh është në gjendje vetëm të prodhojë katrahurë ligjore dhe politike, një masiv ligjesh me dispozita penale dhe termin burg si pandemi, ndërkohë që në heshtje, sigurinë e vet po e kërkon te drejtësia “e re”.
Çfarë diktatori t’i themi këtij?
Mund të jetë shumë gjëra, por sa më e trashë akuza, aq më e gjatë shkonë edhe tërkuza e qeverisjes së tij.
Re.Pu.

Saktë..
E vërteta eshte që Edi… nuk “domestikohet” dot si kryeministër.
Në fakt edhe kaq, është shumë për një basketbollist
I nderuar Kryeredaktor i gazetës Dita, Adrian Thano
Ka ardhur koha kur duhet analizuar ku gabuam që nuk ia dolëm të shpëtojmë nga burrështetasit që dinë të sundojnë, por jo edhe të ndërtojnë shtet.
Pra ne duhet të merremi me atë si t’ia kthejmë këtij populli besimin, që ta ndalojmë ecjen e tij drejtë më të rrezikshmes që mund t’i ndodh një kombi: të bëhet i pandjeshëm ndaj fatit të vet.
Dhe burrështetasit e sotëm të Shqipërisë janë duke e keqpërdorur mu varfërinë dhe këtë pandjeshmëri të popullit ndaj fatit të vet.
Pra ata e bënë Shqipërinë vend që i ngjan një plantashi të kanabisit, shtet që mbijeton nga paratë e drogës, ku partitë politike janë strehimore për të paaftët, e madje edhe për kriminelët dhe ku partitë janë ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato!
E di, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Dhe sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!
Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike e rilindësve’.
Dhe kjo diktaturë nuk e nënshtron popullin duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet.
Kjo ‘diktaturë’ nuk i mbyll kufijtë dhe nuk i vret në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxit dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre.
‘Rilindësit’ në Shqipërinë e sotme, ndërtojnë shtet vetëm për ata që u përkulen atyre.
Sa mirë që në komentet e sotme për kopertinën tuaj nuk kanë hyrë ende militantët e verbër dhe provokatorët.
Sa për vete, gjithmonë e kam ditur se partitë politike nuk janë as akademi shkencash, as organizata humanitare, e as shoqata filozofësh e intelektualësh, por grupe interesi, që synojnë marrjen e pushtetit.
Por ama, e pranoj publikisht: kurrë nuk e kisha paragjykuar e besuar se ato do bëheshin atë që në pjesë të madhe i karakterizon partitë shqiptare – strehimore për injorantët, karrieristët e sëmurë, gënjeshtarët, banditët dhe hajnat e kategorive të ndryshme.
Dhe prisja që Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, si njeri i mençur, e ka kuptuar se nuk ka politikanë më të rrezikshëm se ata që e kanë humbur pushtetin mbi vetveten. Dhe se do bëjë çmos që kjo të mos i ndodh edhe atij.
Por për fat të keq, ndodhi e kundërta: ai shpejt e mësoi si sundohet populli, por jo edhe vetvetja!
Komenti më i mire i vitit!!!
Jo vetëm komenti më i mirë, por edhe ai që tregon një model gazetarie se si mund të bëhet, pak, saktë dhe me kulturë, një shkrim- analizë.
Ndërkohë që vetë shkrimi i Re.Pu. (ndoshta ResPublika) nuk është as mish as peshk, pra le të themi është një pasqyrë e thyer, për të parë një ‘diktaturë-katrahurë’, siç dhe rreket shkruesi i tij të argumentojë ‘regjimin’ e Ramës, por që për mendimin tim, nuk ia ka arritur dot. Se pse kemi qenë apo jemi kështu, pra para Ramës, me Ramën sot dhe me siguri dhe pas Ramës nesër, përgjigjia gjëndet më së miri tek komenti i MK, thelbi (quint-esentia) e të cilit është niveli kulturor e demokratik i popullit, prej të cilit buron klasa jonë politike, pra dhe qeverisjet e gjithçka që lidhet në veçanti me to dhe në përgjithësi me vetë shtetin tonë. Ky është problemi, si ta “ndërrojmë” popullin, (gjë që realisht është përtej mundësive), se ndërrimi i qeverisjeve në kahun gjithmonë pozitiv dhe progresiv, kështu do bëhej më i lehtë. Ndryshe, po të përdorim një metaforë, do xhirojmë në vend si gomat e makinës në borë apo baltë, nëse nuk i vëmë atyre zinxhirët. Mesa duket do rrjedhin shumë ujëra për të arritur atë çka aspirojmë të gjithë, shtetin serioz dhe ekonominë e dëshiruar, por që për t’i arritur deri më sot, e kemi humbur pusullën. Ndoshra hëpërhë, apo…?!
M.K.
mos ma merr për ters,por është budallallëku më i madh që po shoh:”Ka ardhur koha kur duhet analizuar ku gabuam”!
lali nuk është koha të diskutojmë se “ku gabuam”,është koha TË NDREQIM GABIMIN!!
se ku gabuam!?
kanë kohë historianët ta gjejnë!!akoma nuk kanë gjetur gabimet që ka bërë genti e teuta në kohën e tyre!
MK
duke u nisur nga vlersimet që të kishin bërë,e lexova me kujdes replikën tënde,pavarsisht se më duket më shumë koment se replikë!!
pavarsisht fakteve të vërteta dhe mendimeve të sakta mendoj se dhe ti fjalën diktaturë dhe sistemin diktatorial i njeh njëlloj si artikull shkruesi!!
pra me atë që ke provuar në kurrizin tënd!diktaturë quhet vetëm ajo e par 30 vjetëve,ajo shqiptare,socio-enveriste!!
lali e ke si ti gabim ashtu dhe artikullshrkuesi,diktatura ka ngjyra të ndryshme ka diktatorë të ndryshëm,ka forma të vepruari e të ndërtuari të diktaturës që nuk kanë të llogaritur!!
mjafton ti hidhet një sy i shpejtë i diktaturave në historinë e njerzimit dhe do të shihet se janë të pafundme dhe të pakrahasueshme me periudhat “demokratike”!!
nuk dua të zgjatem,por po them se ky sistem që po përjetojmë nuk është një katrahurë!!
është thjesht një diktaturë e përshtatur për mentalitetin shqiptar!!mentalitet që vetëm rregullin dhe rregullsinë nuk e njeh!!këta politikanë kanë shfrytëzuar këtë mangësi tonën!!
shikoni vetëm një aspekt të thjeshtë të jetës sonë!shikojeni në shtëpi,shikojeni në shoqëri,sikojeni në masmedja!!
janë shumë të rrallë njerzit që flasin me llogjikë!janë shumë të rrallë ata që e fillojnë dhe e mbarojnë një fjali një mendim nga fillimi në fund pa rënë në kundërshtim brënda mendimit!!
kjo është një pasqyrë e trurit tonë që shfrytëzohet nga kriminelët që “ne zgjedhim”,normalisht do të ishte për të na drejtuar,për të na grabitur!!
Po per shtangistin dhe bajraktarin mesjetar , nuk na the gje o Aladin ? !
Dikur ai u shpreh se përpara se të jem kryeministër, unë jam Edi Rama. Mirëpo kjo fazë e interesimit publik ka mbaruar. Askush nuk do të dijë për Edi Ramën, por për kryeministrin. Që nuk mund të sillet kështu. Zakon I vjetër padyshim
Kush i ka zhvatur?/ U dhanë 5.6 miliardë lekë, për pallatet e dëmtuar më 21 shtator; por ato u rrafshuan më 26 nëntor
E kap ligji antishpifje kete?
Në kryeveprat e letërsisë botërore kam veçuar qysh prej kohësh “Don Kishotin e Mançës” të Miguel de Cervantes Saavedra. (Sa herë më ka shkuar ndërmend emri i tij i gjatë!) dhe “Ushtarin e mirë Shvjek” të Jaroslav Hašek. Është e kotë të thuri lëvdata të pafundme për këto dy kryevepra nëse nuk i keni lexuar të paktën dy herë!
Kësaj radhe po e lë Shvejkun në aventurat e tij si ushtar model i një Perandori që mizat i dhisnin portretin, për tu marrë për disa radhë me Hidalgon, Kalorësin e Fytyrës së Vrerosur Hirësinë tij Don Kishotin e Mançës!
Trim i çartur e fisnik në marrëzinë e tij, një ditë të bukur i hipi kalit më të famshëm në botë, Rosinantit, e i ndihur bujarisht e jo krejt marrëzisht, nga shqytari besnik, rondokop e kryetul Sanço Pança, u nis të luftonte kundër… Mullinjve të erës!
Pa e ditur se një ditë do të ringjallej e rimishërohej në një fshat në qoshe të Tiranës, që do të bëhej menjëherë i famshëm ndër mediat kombëtare e ndërkombëtare në Surrel, Shqipëri!
Mori për grua Dylqinjën e Tobozës, që e kishta fantazuar qysh në moshë të re, mori emrin e fshatit ku u rimishërua, dhe nga Don Kishoti i Mançës, u vetëshpall Don Kishoti i Surrelit.
E në vijim autovendosi titujt: Don Kishoti i Surrelit, Kalorës i Reformës në Drejtësi, Lider i Rilindjes, Kryelider i Ballkani Perendimor, Hero Kombëtar i 7 miljon Shqiptarëve, Mishërim dhe Udhërrëfyes i Besimeve Fetare, Parashikues i Fatit, Kryeinxhinier i Perandorisë së Arnautistanit…
E një mori titujsh që për arsye vendi dhe kohe po i lëmë pa i përmendë me shpresën e mirë se Heroit të Lizës nuk do na i mbesë hatëri! Se kur i mbet hatëri këtij farë burri, del nga hullitë e nuk ka Taulant Ballë ta kthejë në metrò!
Don Kishoti i Surrelit ndryshon në disa drejtime krejt të vogla nga ai i Mançës, gjëra krejt të parëndësishmë si:
-Surrelsi ka lexuar një numër zero librash kalorësie se përndryshe do të kishtë një gjuhë më të moderuar!
-Surrelsi në vend të Rosinantit përdor mjetet më luksoze e më të shtrenjta për tu zhvendosur nga Surrel Selia në zyrat e Hyqymetit, ose nëpër rrugët e Vilajetit, kur takohet bythë më bythë me popullin që e don kaq shumë!
-Ka ndryshuar edhe Sanço Pança! Herë e thërrasin Taulant, herë Alfred, herë Ulsi, herë Elizë, herë Erion, herë Blendi, herë Pandi, herë me zhabë (barkalec) e herë pa zhabë, herë mashkull, e herë femër!
-Nuk po flasim për Dylqinjën! Surrelsi ka ndërruar disa, deri kur gjeti Dylqinjën e vërtetë jo të Tobozës, por Dylqinjën e Sistemit Bankar!
I ndan edhe një pikë e veçantë: Don Kishoti i Mançës, në të dyja volumet i shpall luftë të përjetshme Mullinjve të Erës.
Don Kishoti i Surrelit i ka shpallë luftën më të ashpër çdo lloj mediet vizuale, të shkruar, digitale, sociale e tërci -vërci! Me parimin: Blej të gjithë ata që shiten, gjobit, pusho nga puna apo arresto ata që nuk pranojnë çmim, vijon të vërtisë shpatën digitale të kërcënimit për të gjithë ata që nuk mendojnë si ai, dhe për të gjithë ata që e dinë se Don Kishoti një ditë do të ikë nga zyrat e Hyqymetit!
Çudia më e madhe qëndron në faktin se asnjë nga vasalët (meshkuj apo femra) e tij të stërshumtë e kryeulur, nuk marrin guximin të luajnë rolin e berberit të dhe doktorit të fshatit të Mançës, që me delikatesë ia vinin në dukjë marrëzinë gjeniut të Mançës kur luftonte më Mullinjtë e erës!
Askush nuk merre guximin ti thotë Don Kishotit të Surrelit: Dy beteja nuk mund ti fitosh kurrë: Betejën me Mullinjtë e Erës dhe Betejën me Shtypin e Lirë! Kush ka marrë guximin t’iu shpallë luftë ka humbur dhe do të humbase përherë! Tung!
hahahaaa
e forte kjo
Këtu prehet Don Kishoti Ish i fortë e ish i zoti botën mbrapç desh ta kthente e me ushtëzë ta mbërthente!
E keni gabim o dita
Po instalon diktaturen deh cke me te
Po kap drejtesine e re, e keqja e madhe vjen me pas
Një atentat i heshtur dhe me natyrë mafioze po përgatitet kundër drejtësisë së re, investimit më të madh të SHBA-BE në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist.
Qeveria më e korruptuar në Evropë (sipas raporteve ndërkombëtare) me në krye Edi Ramën po zgjat duart drejt drejtësisë së re, për të kontrolluar inspektimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, për t’i trysnuar dhe përdorur më pas.
Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani po projekton ushtarin e Edi Ramës, Artur Metanin, në krye të Inspektoriatit të Drejtësisë. Artur Metani është i besuari i Edi Ramë në krye të një prej institucioneve më të korruptuara të shtetit shqiptar, Avokatit të Shtetit, i cili i sjell çdo vit qindra milionë euro dëm buxhetit të shtetit me gjyqet që humbet në albitrazh.
Sa te jete Saliu perballe, Edi Rama mbrteron ne pushtet me votat e deleve
Rama dhe Saliu jane nje o byrazer.
Mbajne njeri tjetrin.
Rama denoi gjithe shqiptaret dhe hakerrehet kunder gjithckaje, pervec Saliut dhe saliereve te tij
Saliu mjafton te hapi gojen dhe tu kujtoj njerezve qe eshte gjalle, qe Rama te rrije ne pushtet edhe sikur te heqi citjanet e te dhjesi publikisht te kali skenderbeut
Rama dhe Saliu jane sic thoshte Konica:
“Merrni darët shpejt o trima, hoqëm gozhdën mbeti vrima”
Hapi 1, vendosi kontroll mbi mediat.
Bleu pronaret e medias me pallate. Joshi gazetaret me vemendje dhe favore. Krijoi nje ushtri analistesh te paguar.
Hapi 2, zevendesoi gazetarine me propaganden.
Futi konceptin e kasetave te gatshme, duke iu hequr mundesine gazetareve te silleshin si te tille. Pastaj i zevendesoi fare duke i detyruar mediat te ktheheshin ne transmetues te TV te tij privat.
Hapi 3, eliminoi lirine e fjales online.
Administraten e monitoron per ate qe thote ne Facebook. Prej vitesh pushohen njerezit nga puna per nje like. Nderkohe, detyrohen te bejne like dhe share postimeve te tij.
Ata qe punojne ne sektorin privat i kercenon me inspektore, police dhe me presione te tjera nga larte poshte.
Per te tjere krijoi Acromaxin qe te mbylle te gjitha portalet kritike ndaj tij.
Per ata pak qe kane mbetur, brenda apo jashte vendit, kaloi sot nje ligj qe na rikthen ne kohen e “agjitacion e propagandes”.
Hapi 4, do vendose kontroll te plote mbi fjalen e lire ne cdo ambient publik edhe privat.
Nuk eshte e larget koha kur do gjobitemi per ato qe do themi ne kafene; do pushohemi nga puna per ato qe themi ne autobuz; dhe do arrestohemi nese ankohemi tek rradha e bukes.
Kamerat neper rruge dhe dyqane i ka vendosur. Celularet, TV dhe laptopet i kemi gati. Keshtuqe nuk do e kete te veshtire te na monitoroje edhe cfare mendojme.
Ky nuk eshte nje film fantastikoshkencor apo tregim futurist orwellian.
Ky eshte nje realitet i prekshem per kete popull qe e ka ende te fresket kujtimin e diktatures se shkuar.
Nje popull pa memorie eshte nje popull pa te ardhme.
Ne shqiperi nuk ka pasur asnje te denuar te torturuesve. Sot ato kane vetem nje veshje tjeter te quajtur demokraci.
Ky gomar te ha mutin. Ka nje ligj që ne kohe te Enverit dhe eshte edhe sot. Kushdo shpif DENOHET DERI ME BURG. Oregani qe boton shpifje eshte i detyruar te beje pergenkjeshtrim ne te njejtin vend e hapesire, çka nenkupton rregullimin e problemit dhe normalisht humbjen e reputacionit te Organit PUBLIKUES. Autori mepastaj ka humbur besueshmerine dhe nuk e ndjek askush e nese perseritet ai DIGJET PROFESIONALISHT. Por ky HAJDUTI RAMA nese eshte burre te ngreje padi e te vertetohet me gjyq,m siç eshte rregulli i perbitshem se ka jetuar vetem me djerse e rroge, e pastaj le te denohet cilido gazetar qe E AKUZON SI HAJDUT., I pari jam une…. Ai eshte HAJDUT I QELBUR DHE DO QELBE BIRUCAT E BURGUT TE REÇIT…
Pikerisht Rama nuk ka autoritet sepse ai nuk kontrollon agje Ai vetem ben zhurme dhe ngjan me shume me nje Gjel Deti ! Ne fakt ekonomia shqiptare perkeqsohet nga dit ne dite Jeta eshte shume e pasigurt Armata e te paafte ne shtet dhe administrat sa rritet edhe me shume !
Egjithe puna e Edi RAMES eshte Televizioni dhe prezantimi ne ERT -Fasad !
Do ti shkonte shume mire Ed Fasada !
Problemet e paftesise administrative eshte shume e madhe nga qendra ne periferi Me mijra probleme per mbijetes !
Pas termetit gjendja do perkeqsohet edhe me shume !
Shqiperia eshte ne krize Nuk po ecen Ka ngecur ne vend numuro !
Populli sheh ne ekrane Gazetare Analista Parlamet Gramoz Ruc Ed Ram Bash Monik Fejzi. Sokol Mark, Arjan can, Tur ZHej ect ect
Asnji biznes asnji kompany Investim serioz. Njerzit po ikin rinia po iken
Ai vend nuk behet ! Nuk kam besim tek kjo kast politike !
Shqiperia po rrudhet edhe nga truri !
edhe nga trupi, gjymtyret Po shkatrohet !
Korbat dhe shpifesit e dites ,ne dite zie.Mund te hane mut sa te duan anonim por ball per balle …hehe ..ka cecua bicak.Nuk kane lene njeri pa baltosur duke perfshire dhe ata qe u kane bere koken.Hijena.Kujtuat se u be deti kos dhe hajt te marim te gjithe nga luge e te game.Ju zente gryken paraja e bere me shpifje.
Edi Rama nga KAQOL pa shkolle dhe pa arsim u be ne Thumane KILLER vrastar i 28 mjeraneve qe la poshte renojave me urdherin e tij personal te regjistruar me ze dhe figure ne deklaraten ne TV bashke me “Biben” e tij Olta Xhacka,
njashtu:
Si Lulzim Basha qe nga KAQOL qe nuk mbaroi dot nje shkolle dhe nuk mori nje dipllome ne Hollande me bursen e Sorosit u be KILLER vrastar ne 21 janar kur dha urdher per te qelluar mbi protestuesit ne bulevard nga paniku i humbjes se pushtetit
Nga ana tjeter:
Te dy KAQOLET shqyptare kane vjedhur fonde publike si te papare dhe i kane shpetuar gjithnje Drejtesise me finte enveriste,
prandaj:
Problemi o gazeta e nerume DITA nuk qendron tek Diktatura, por tek shqyptaret dru me pre qe votojne ketu e 75 vjet symbyllur vetem KAQOLA pa shkolle ne drejtimin e shtetit.
Nuk shterojne nga bodrumet e Shqupit dhe Lesheslise bashke…
Dhe ne mend me erdhen dy thenie unikale nga dy kolos te fjales shqipe…
SHQIPTARET NUK I KANE QEF NJERZIT E ZOT…
shkruan gjenia e Gjeneralit te Fjales shqipe , Kadares.
Dhe:
ARMIKU I SHQIPTAREVE JANE VET SHQIPTARET…
shkruan Faik Konica, publicisti dhe analisti me i drejperdrejt i letrave shqipe.
Ta marrim me radhe.
Sali Rrumpalla dhe Like Kusarit te Floririt, sic e cileson vet Kryerrumpalla, Mitomani dhe Politikani me kriminel qe ka pare historia e shtetit shqiptar ne keta 100 vjet.
Pse sulmet ndaj Edi Rames, ( te cilin shumica e shqiptareve i dha nje Mandat absolut qeverisjeje,) jane bere kaq te egra dhe e bejne qimen tra duke lakuar e sterlakuar edhe kepucet e Kryeministrit shqiptar?
Per mendimin tim, Edi Rama ka meriten historike se me aftesit e tij organizuese e ktheu Tiranen, per nje kohe shume te shkurter nje kryeqytet me fytyre europiane, ku opozitaret e sotem ne qeverisjet e tyre e kishin kthyer ne nje Nevojtore te stermadhe…
Nisur nga pervoja e drejtimit te Kryeqytetit, edhe kur qeverine qendrore e kishte ne dore Kryerrumpalla dhe Kryekrimineli,
Edi Rama ja doli dhe populli qe eshte mesuar te shohe PUNEN DHE JO GUNEN,
e pruri ne pushtet heren e pare me shumice te thjeshte dhe heren e dyte me shumice absolute, si rralle qeveri tjeter ne vendet europiane te Lindjes po e po,
por edhe te Perendimit demokratik.
Dhe Edi Rama dhe shumica e tij qeverisese ne nje kohe te shkurter kaperxeu Katastrofen ekonomike dhe financiare., per te mos ta lene vendin te perfundonte si Greqia, e cila pa ndihmat e BE, do te ish para nje Katastrofe te vertete.
Por jo.
Edi Ramen nuk e mposhti as katastrofa ekonomike, as ajo financiare dhe shume shpejt Shqiperia mori kursin normal jo vetem ne rritjen ekonomike, por dhe ne stabilizimin shteteror duke nisur edhe me ndihmen e partnerve te saj strategjik, reforma jetesore si ajo ne Drejtesi, ne administrate, ne ndertime, ne ekonomi, edhe pse Europa dhe bota po perjeton nje krize te gjithanshme.
Pikerisht tani qe Reforma ne Drejtesi po merr jete, lufta e eger politike e te ashtuquajtures Opozite, deri me protesta, largimin nga Parlamenti dhe deri mobilizimin e te gjitha aseteve politike dhe mediale, per ta denigruar Kryeministrin shqiptar dhe qeverine e tij, eshte bere me e ashper.
Duhet nje roman i tere te permendesh gjithe armiqesine me fjale dhe me vepra te Rrumpalles dhe Kryehajdutit per ta denigruar dhe gjunjezuar Edi Ramen.
Por fakt eshte se Rama ka mbeshtetjen popullore dhe me kete arme ai besoj se do ti fitoj perseri zgjedhjet kur tu vij radha.
Sali Rrumpalla eshte para burgimit!
Ilir Kryekusari eshte para shkarkimit dhe para drejtesise!
Jane mobilizuar te gjitha forcat e Mafjes politike per te ndalur Kryereformen, ate ne Drejtesi qe do tu hedhe prangat ne duar Peshkaqenve te Korrupsionit dhe te Krimit.
(Por natyrisht, nje Reforme e tille kerkon kohen e vet.)
Prandaj jane hedhur ne sulm gjeneralet e korrupsionit dhe mercenaret e tyre qe vetingu dhe reforma ne drejtesi po i nxjerr si skarcitete.
.Pjese e ketij sulmi jane fatkeqsisht edhe disa figura karieriste te PS, te cilat u menjanuan natyrshem nga pushteti. Po shohim te aktivizohen perseri te lekundurit dhe ata qe u quajten me emrin e moderuar “mendimi ndryshe”, por qe ne fakt jane me te rrezikshem
Ku e gjen Katastrofen
kur diteperdite po shohim qe Qeveria e Edi Rames eshte e tera ne nje perfshirje totale per te zhdukur sa me pare pasojat e nje fatkeqsie natyrore,
qe nuk i ka ndodhur asnjehere Shqiperise ne keto permasa, duke rrezuar Pallate dhe duke tronditur dy qytetet ku jeton gjysma e popullsise?!…
Eshte tupshme te peshtysh ne kete forme perpjekjet per qeverisjen dher sigurimin e solidaritetit kombetar e nderkombetar per te perballuar nje situate katastrofike natyrore.
Eshte tupshme te mbeshtetesh nje grup gazetaresh mercenar qe duane jo lirine e shtypit , por lirine e shpifjes.
Gjithsesi, shqiptaret dine ta lexojne Qeverine e tyre dhe Kryeministrin qe po ben perpjekje prej Heroi jo vetem per te organizuar punen qeverisese, por duke bere edhe psikologun ndaj femijve dhe te demtuarve fatkeq.
Shqiperia do ti mbijetoje furtunes se baltes…
Eshte ceshtje muajesh qe kokat e krimit te shkojne ne shtepine pa qira dhe vendi te ece normal ne rrugen demokratike,
me nje opozite konstruktive dhe jo destruktive.
Historia njerezore keshu ndahet,: ne anen pozitive dhe negative te saj.
Mjere ata qe nuk i bashkojne perpjekjet e tyre ne rrugen e duhur te Historise!
Ne kohen e qoftelargut, ne nje fshat ne bregdet, nje veteriner ne koperative, iku 3 dite nga puna pa leje ne Vlore te gruaja.
Ne fund te muajit i prene ditet e punes per ato tri dite.
Shkoi te kryetari i koperatives e i tha: Me kane prere ditet e punes.
Kryetari: Mire ta kane bere, se nuk ke qene ne pune.
Veterineri: Une te gruaja ime vajta. Ju shkoni te grate e botes edhe nuk ju thote njeri gje.
Ja keshtu drejton edhe Edi Rama
ata të shqupit nuk po hanë mut më,o hale
“Nuk shterojne nga bodrumet e Shqupit dhe Lesheslise bashke…”këtë e ke për vete më duket??
sepse i je bashkuar shqupit në mbrojtje të dobiçit!!
hale,këmbëngulja tënde deri në gomarizëm total,më ka bërë që mëndja të punojë deri diku!!
një pyetje ka më ka lindur në kokë,tru nuk kam,mos je gjë dhe ti po aq dobiç sa nipi i zogut??pra rracë dobiçash dhe ti??
Per N.VJOSEN që e sheh Shqipërinë nga jashtë dhe të tjerët si ai që nuk jetojnë këtu:
NJË SPORTIST QË LUTET TË VDESË…
Korrik 2015. Botova këtë haber.
“Laguna Blu”. Fshat turistik në Golem. Kam një apartament 60 metra katror. Kur ka zheg në Tiranë, me Ezmerkën, nxijmë zhapën aty. Më thotë zonja:
– Ke parë çdo ditë një njeri që ecën në breg?…
– Jo, – i thashë si i zënë në faj.
– Normale. Ti ma rrotullon qafën si lule dielli. Pa pikë lezeti kullot sytë mbi gratë e botës!!…
– Vajzat nudo, doje të thoshe…
Para meje kaloi një mesoburrë. Në këmbë me atlete, pantallona të shkurtëra, mbi to një këmishë. Kishte pak mjekër dhe flokë të thinjur. Bënte xhiro. 500 metra varavingo. Shkuam për drekë. U rikthyem. Burri ecte. Në darkë u larguam. Burri vazhdonte ecjen…
Të nesërmen burri u shfaq në horizont. I dola përpara.
– Mund të të bëj një pyetje?
Ai shtangu. Në dorë mbate një misër të pjekur… Nuk foli. Hungëriu…
– Kam disa muaj që nuk shkembej muahabet me njeri!
– Nga je?
– Nga Kukësi. Tani banoj në plazh.
– Çfarë pune ke bërë?
– Jam mësues fiskulture. Më quajnë Agim Mazniku. Kam qenë 10 vjet kampion absolut në mundje. Jam edhe Mjeshtër i Merituar i Sportit.
Për të mbajtur ndezuar muhabetin i thashë:
– Kam pak dhjamë në bark. Ka derman për ta ulur?
– Format e trupit janë në fuksion të ushqimit dhe lëvizjeve. Kush prish këtë raport, deformon trupin.
– Pse e braktise Kukësin?
– Para katër viteve u ndërruan katër drejtorë arsimi. Të pangopur. Donin para. Më lanë pa punë. Pa para, shtëpia nisi të pikonte. Kam mik Shefqet Kastratin që më ofroi një shtëpi në plazh. Jam 60 vjeç. Më duhen edhe 5 vjet të dal në pension. Nga ora 13 deri në orën 23 bëj ecje në bregdet. Blej një misër, racioni i drekës dhe i darkës. I lodhur më zë gjumi. Zgjohem çdo ditë në orën 11. Me disa biskota dhe një copë shalqi ruaj raportet mes ushqimit dhe lëvizjes… Zotni! Më gjen dot një punë?
I kërkova numrin e telefonit. Disa herë e mora në telefon. I bllokuar. Kështu kaloi një vit.
Fund qershori 2016. Përsëri në plazh. Përsëri me Ezmerkën nxijmë zhapën. Në horizont u shfaq miku im. Përsëri ecte. U ulëm për kafe. Ishte kërrusur, fishkur…
– Pse nuk e hap telefonin?
Ngriti supet…
– Çfarë bën?…
– Marr frymë duke ecur…
– Të ka kërkuar njeri për punë?
Zgurdulloi sytë…
– Kush? Jam i vdekur ende i pakallur në dhe… Sa do zgjasë? Çështje ditësh?… Muajsh? Nuk e di… Unë lutem të vdes çdo mesnatë…
Qershor 2017
Përsëri në horizont burri që ecën. Pimë kafe. I lodhur. I fishkur. I pa ngrënë. I pa gjumë. Herë – herë humbiste fillin e bisedës… Më dha një numër telefoni…
Gusht 2017
Dy muaj rresht miku im nuk u duk në horizont. E kërkova në telefon. Jashtë shërbimit… Ndjeva mall e dhimbje…
“Mrekullit e drejtoreve te…,”
Paske talent per te shkruar.
Ti solle nje rast te nje njeriu te neperkembur.Te lodhur. te kapitulluar.
Une mund te sjell me dhjetra shembuj. Bile edhe te njerzve qe nuk i kam njohur rastesisht ne plazh me ezmerken…
Njerez te afert. Qe i njoh mire.
Por Bota keshtu eshte ndertuar.Njerez qe luftojne me jeten.
Por dhe njerez qe dorezohen .
Per ta permbledhur mendimin, po te tregoj dicka qe e kam lexuar nga nje njeri, ndoshta me te talentuarit ne bote per talent organizativ, por dhe si udheheqes shteteror. Para tij Curcilli i famshem perulej me respekt dhe thoshe qe ne te tjereve na duheshin dite dhe ndoshta jave, kur atij i duhej vetem nje kohe teper e shkurter per tu dhene zgjidhje problemeve te medha…
Dhe ai shkruan:
Ne bote ka dy kategori njerzish.Ata i ngjajne dy llojeve te peshkatareve qe i kap furtuna ne det te hapur.
Tipi i pare i peshkatareve:
Kur i kap furtuna ne det ku shikon vetem uje dhe qiellin.
Sapo vijne dallget e medha ata thone:
– Obobo, na zuri Furtuna. Nuk kemi cfare bejme. Se perballojme dot.Mbyllni syte! … Mbaruam. Kaq e patem…!
Dhe ky tip peshkataresh jane te destinuar te vdesin!…
Tipi i dyte i peshkatareve:
Edhe ata i kap furtuna papritur ne det te hapur.Por nuk rrine duarkryq te presin vdekjen…Ndaj, para dallgeve te medha therrasin:
– Kthejeni timonin djathtas!…
– Kthejeni timonin majtas!…Ngrini Velat!… Jepni alarmin!… Ndizini motoret me gjithe fuqine!… Luftoni me dallget…
DHE KJO KATEGORI E PESHKATARESH KANE SHUME GJASA TI SHPETOJNE VDEKJES….!
Keshtu i nderuar.Ne tregimin tend te shkruar me shije , dashur apo padashur ke shkruar se z.Mazniku ka patur mik Shefqet Kastratin. Edhe une qe nuk e njoh Kastratin e pasur,
do ti kerkoja nje nder qe, po te kisha nevoje,
te me punesonte se paku ne nje pike furnizimi me karburant….Por nejse, ti besoj se e ke sheqerosur pak tregimin tend per te diskretituar “drejtoret e Riqindjes” , ose me sakte ate qe i ka nen komande drejtoret si Kali i Karroces se qeveris se radhes…
Nejse.
I nderuar, ti veme koke muhabetit. Shoqeria njerzore keshtu ka qene qe nga komuniteti primitiv e deri sot. Dhe keshtu do jete besoj deri sa te kete njerez mbi planet.
Do kete te afte dhe te paafte. Njerez qe luftojne me fatin e jetes…Por dhe qe dorezohen. Ty te uroj qe te mos jesh nga ata peshkataret qe dorezohen dhe mbyllin syte para Furtunes…
Kam nje njeri timin te afert. Edhe ai di vetem te ankohet nga mengjezi ne darke… Dhe Fillon e llafos…kaq fiton Saliu, kaq Iliri, tregojne se Rama merr perqindje etj, pa cka se ata qe e akuzojne ai u thote se nuk ka bir kurve te me akuzoj mua se i kam futur doren ne xhep…Une e besoj, per sa kohe qe nuk ka fakte konkrete. Nje tjeter nuk e beson…Keshtu eshte ndare kjo bote…
Te akohemi? Te presim nga qielli sic e ke pyetur ti ate mikun tend “te ka kerkuar njeri per pune?”…ne vend qe ta pyesje ” cfare perpjekje ke bere per te gjetur pune?”…
Keta miqt e mi austriake thone: “Jamern hilft nicht…” (Te ankohesh nuk zgjidh gje…)
A ke mundesi te ndryshosh dicka?…
Sistemi te jep liri te pakufizuara, por punen duhet ta kerkosh vet dhe jo te presesh te ta japin llokume…
Ndjese, ne se nuk te kam kuptuar mire, por me shume nuk te shkruaj dot…
Lereni kete N.Vjosen, ca merreni kot.
Ka frymezim te shkruaje idiotizma.
Je teper i sakte ne te gjitha sa thua zoti N.Vjosa .
Na lodhet me kete “diktature”,sikur nuk I sherby et kundervetes edhe ne komunizem,kesaj qe vetem ju e quni ende “;diktature”. Kete ligj antispifje, e pranoi edhe OSBE-ja dhe BE,sepse kete “diktature” e kene gjitha shtetet me t radita demokratike,sepse cdo kund nat yrshem velen etike njerezore e moralit “anti-shpifje”.Kete shpifjen,askusn aksund ne asnje kohe system apo mjedis,nuk e duron,ose se paku nuk e deshiron shpifjen.Shpifja eshet e kade shiruar,eshte e pakendshme dhe nuk lejohet te kete hapesire mes nje shoqerie te qytetruar.Andaj nuk dij,pse kush nga ju sikur e deshiron kete shemti njerezore te mos ndalet,t’i jepet hapesire dhe te duket normale,sic eshte dukur deri sot, ne hapesirat shqiptare.Fjale dhe emdnimi I lire eshte tipar hemelor I demokr acise,Genjeshtra dhe shpifja,hipokrizia-mizeverlleku, kurre nuk eshte dashur ne moralin e tradites shqiptare.
Mos bjer pre e propagandes.
Nuk jane per shpifjen ato dy ligje
Ashtu quhen por eshte maskim i zakonshem rilindjot
Sic eshte maskim “socialist” e gjithe Rilindja
Dita, botojeni edhe mendimet e kunderta dhe ajo vetm ato te mirel… dhe te censhurres .
Dje u vendos ligji i censurës,po populli bëri gjumë. Vend i mjerë. Mjafton një dyqan buke,një nevojtore dhe ndjehemi rehat…
Po nese thua qe: “Qeveria nuk po vjedh ose po ben pune te mire …” Denohesh per shpifje te rende ?
Pike se pari, ligji anti shpifje eshte prezent ne te gjithe shtetet demokratike te Europes dhe botes. Ne shume vende europiane, p.sh. ne rast se dikush mohon holokaustin e regjimit hitlerian kunder hebrenjve ( negacionistet ), denohet me vite te gjata burgimi. Ne rast se ne Shqiperi ky ligj nuk ekziston, apo nuk eshte i plote, atehere “mire se te vije”, le te behet ashtu siç eshte ne vendet e tjera demokratike; deri ketu s’ka asgje te keqe apo te habitshme !
Ne Shqiperi pas 1990-tes, duke pasur “shume uri” per fjalen e lire, qe kishte munguar per pothuajse 1/2 shekulli, shume te ashtuquajtur gazetare abuzuan me te, thashetheme baresh e pijetoresh ( llogje pazari ) i botonin ne organe te ndryshme shtypi, ku ata kishin privilegjin per te pasur akses, si lajme te dores se pare !! Kjo gje vazhdon edhe sot e kesaj dite ( sigurisht jo me te gjithe gazetaret ). Ne keto kushte nje ligj anti shpifje per gazetat dhe mediat On-Line eshte i domosdoshem. Ai qe e quan vehten gazetar, duhet te kete te dhenat duhura per te qene i tille. Ne te kundert jane thjesht palaço, qe e mbajne vehten per gazetare. Gazetari i vertete, si nje nga pjestaret e pushtetit te katert ( gazetaria ), duhet te jete “flamurtar” i lajmit dhe jo i Fake News-it. Ne te kundert duhet te perballet me ligjin.
Tani, me aprovimin e ligjit ne fjale, ne mendjen e shume njerezve lind dyshimi se mos valle mund te abuzohet nga pushtetaret politike, per te mbyllur gojen e atyre qe mund te thone te verteta te papelqyeshme per ta. Edhe kjo eshte plotesisht e vertete; siç u abuzua nga gazetaret me fjalen e lire, mund te abuzohet edhe nga pushtet mbajtesit me ligjin e mesiperm. Kjo eshte per tu pare, ketu fjalen kryesore duhet ta kete drejtesia e pavarur, qe shpresojme te vendoset me reformat e fundit.
Që të sqarohet njëherë e mirë publiku, Prokuroria e Përgjthshme duhet të verifikojë lajmin-akuzë të bërë nga disa persona, sipas rë cilëve “Edvin Rama në vitin 1994 ka qënë i ndaluar nga Policia Franceze për trafik ikonash”.
Është e vërtetë apo jo?!
Natyrisht kjo nuk pritet të sqarohet nga vetë Rama, por si për të gjithë të tjerët subjekt i ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria e Përgjithshme duhet të bëjë verifikimet e rastit. Ka qenë apo jo i ndaluar nga policia Franceze? Vetëm kaq! Nuk besoj të ketë bërë trafik ikonash sepse nuk do ta kishin lëshuar…
Pa dyshim e mira do ishte të sqarohej roli dhe përgjegjësia e shtetasit Edi Rama në financimin e fushatës së Obamës. Por le të sqarojë si fillim lajmin mbi ndalimin në Francë, se këtë të Amerikës e qëndisin vetë Amerikanët…
Kjo është e vetmja rrugë që e ndan shpifjen nga e vërteta.
Të tjerat janë dëngla.
DITA:Te shkruaj Emrin ky analisti demode.Sepse do hyje ne fuqi ligji i SHPIFJES…!
-Rama Katrauren qe gjeti ne 2013 po e driblon dite-per-dite.Ju kerkoni qe ne çdo gjuajtje penalltie te behet g o l..!
-Ju thoni qe Rama nuk eshte DIKTATOR.Kjo ka shume rendesi,pasi me diktatoret: Ahmet,Enver,Sali,Like,etj,u dendem.
-Kemi 25 vjet qeverisje RRUMPALLEHANE.Rama po mundohet te bej shtet.Por Shqipetareve nuk u pelqen ligji,rregulli.Saliu i mesoi pa taksa,me droge,prostitucion,ndertim pa leje,vetgjyqsi me arme…!
-Enveri qe zbatonte ligjin-e denigruame.Saliu qe vodhi e vrau sa deshi-e shame,e rrezuam por nuk iken per shume arsye..
-Rama qe rriti buxhetin nga “0”-4.5%- nuk na pelqen se vishet allafrenga..!
-Ahmet Zogu qe vodhi floririn dhe tradhetoi Atdhene-i kemi vendosur bustin ne mes te Tiranes.Ky eshte skandal.Po Skandal eshte dhe reabilitimi i Mit’hat Frasherit prej Rames.
-Rama duhet te shterngoi me fort ONM per shpejtimin e reformes ne drejtesi,krijimin e organeve te drejtesise dhe qe keto(SPAK+BKH) te fillojne arrestimin e peshqeve te medhenje siç ka premtuare ne 2013..
-Dhe jo si po veprohet me Salianerine+BABALE e KO,qe ne 2 vjet u tunden themelet e shtetit nga vidiot shpifse dhe drejtesia fleti gjume.
-Pas Salialit maskohet SALIU,LULI,G.BARDHI,ALIBEU,MULI,BALLIU,etj,nen mbeshtetjen e Presidentit.
-Dhe Edi Rama ne 6 vite ka punuare e po punon ne rrethim prej keqbersit e keqdashesit e ketij vendi,pa mohuar edhe ndikimin e agjenturave te huaja.Shembull eshte LOBIMI RUS,Kerkesa e Greqise per DETIN,etj…!
kapter vëllai,çkemi ndonjë gjë??
si e kam duron??mirë i ballafaqoni ndonjëçikë mendimet??
jeni leshëzuar në tru që kohë më parë,por tashti su mbajnë frenat më!!
madhor,aman të keqen na bëj situatën luftarake!!
vetëm mos harro ta fusësh në shtab dhe duron,ë??
shëndet madhor shëndet!!jetë të gjatë dhe sa më pak demencë që të mundesh!!
mos e shpreh të tërën se do na bëjnë masë kompiuterat!!
të uroj një ditë të këndëshme madhor!!
e verteta eshte se mund te qeverisesh me diktat pa instaluar Diiktature. Biles, nuk nevojitet fare diktatura, edhe sikur te te lejohej. Cfare eshte “diktati”? Sipas shpjegimit enciklopedik me termin Diktat kemi te bejme me nje marreveshje paqjeje(me fituesin) pa mundesine e negocimit. Hahhahhahaa, me vjen per te qeshur, se ketu eshte çelesi dhe kyçi i gjithshkaje qe mblidhet ne keto 30 vjet dhe ky shkrimi me siper i sjelle nga ju e dashur DITA te ben shume te reflektosh. Diktatin e sollen bashkarisht aleatet tane dhe Ramiz Alia nuk pati mundesine te negocionte. Diktatin e sollen harbutshe fare dhe ne krye te rrumpalles u vendos dyshja Berisha-Hajdari.Diktati demokratik, pa mundesine e negocimit. Shqiptaret nuk e kuptuan Diktatin dhe votuan serish socialistet e Partise se Punes, por fituesve te Paqes nuk u erdhi mire. Ata ndersyen dyshen e mesiperme dhe legenet e njeqind flamureve dhe brenda pak oreve pas 31 marsit u organizua 2 prilli. Asgje nuk behet kot kur flitet per Diktat te fituesve. Kronologjine e ngjarjeve qe atehere deri me sot le ta beje kush te doje e kush ka kohe, por shpifja ime e tanishme deshiron te siguroje qe jemi akoma nen thundren e ketij Diktati. Kur Rama nuk di te na mbushe mendjen, hop, na siguron qe edhe aleatet, ambasadoret amerikane, Be-ja, Ksbeja(a eshte me ky organizem), Makroni, bidoni, etj, te tere keta e aprovojne Ramen ne reformat e tij. Po çfare jane reformat? Jane po ato gjera ligjore, vija te hequra drejt, qe me kohe jane shtremberuar. Ky prape i reformon, dmth me vizore i drejton, se ato prape shtremberohen. Helbete, koston e ketyre vijave e paguan populli. Por edhe kur Rama kerkoi te vinte ne pushtet, harruat ju te gjithe dhe une, qe Rama na kerkoi nje marreveshje pa negocim. Ai do bente shtet. Do denonte krimet e pandeshkuara. Do ndreqte kolonat e shtetit ligjor, te cilat termeti berishian i pat shkallmuar me taban. Ose i pat bere ne themele rere. Askush nuk negocioi me Ramen, ti qendronte rregullit te marreveshjes, por pranoi(dmth e votoi) me kushtin e Diktatit. Pa negocim. Imagjino, qe te gjithe u xhindosen kur Rama beri pazar me Meten per koalicionin ne zgjedhjet e atehershme. Pra, ishte Diktat. Dhe Rames i erdhi mire ky rregull. U mesua dhe beri nja 4 vjet. Pastaj u ngrit me fjalor kuzhine, me byreqe dhe tepsi, na ofroi Diktatin tjeter, marreveshjen pa negocim; me votoni vetem mua, se Meta me pengonte te beja shtet. Epo, hajde prape ta provojme. I hyri ca hynereve te tjera dhe tani jemi prape perpara nje marreveshjeje pa negocim: me votoni prape se burre me te mire se mua nuk ka! Per mendimin tim, dy here kaloi macja mbi kos, te treten si zor…Po çfare alternative kemi? Nga ana tjeter po behet gati Luli te marre pushtetin dhe ketu del loja e kungulleshkes me rotacion; Diktat te cilin e kemi nenshkruar pa negocim me aleatet qe para 30 vjetesh. Ptra, edhe heren e trete macja do kaloje mbi kos si heret e tjera, se nuk kemi oferte tjeter, por do jete mace qe qesh, ne vend te maces me mjekrren e Ismail Qemalit. Ti pijme lengun demokracise!
Mono, nuk eshte problemi se cila mace do kaloje, Daci qe zgerdhihet apo macoku mustaqelli?
Puna eshte qe shqipot akoma rrine e mendojne: A eshte mace kjo qe po na kalon ne Kos apo jo?
Koha ia nxori bojën Edvinit , koha është armiku më i madh i tij , koha s’punon për të , prandajë ai dridhet e spërdridhet , prandajë është bërë qesharak , prandajë s’e ka për gjë të lëpijë atë që ka pështyrë . Ç’do ditë e më qartë shqipëtarët shohin tek ai njeriun fallco, egoistin, pa ideal , njeriun ordiner , një infantil të degjeneruar moralisht e politikisht .
Populli për të është një kope , aleatët e vërtetë të tij janë armiqtë e popullit – të gjithë njerëzit e Sali banditit …..lista është e gjatë , frymëzimet ideo-politike i gjenë tek shtresat më të degjeneruara e më tradhëtare të popullit shqipëtar……
Edvini është një qelbësirë që po ndot gjithë vëndin .
Edvinit i ka ardhur fundi , është injoranca e popullit tonë që e mbanë atë akoma në këmbë .
Qoftë ky, maskarai I fundit ndër maskarenjtë që patëm peshqesh në këto 30 vjet !
Moderator i ditës boto komentin e Ffterit ose do e dërgoi të gjitha gazetave përfshi dhe AMA.
Kush po i fsheh komentet kundër këti artikulli,botoni vetëm komentet kundër Ramës..?
Moderator i ditës boto komentin e Ffterit ose do e dërgoi të ……………gjitha gazetave përfshi dhe AMA*****************.
Është e turpëshme , pas shumë kërkesave po insistoi për të botuar komentin tim kundër kryeredaktorit, që ju a dërgova që në mjes ,disa herë ,por ju vijoni të refuzoni me kokëforci e nuk e botoni edhe tani në orën 15:30.
Habitem sa frikë e paski kritikën ,por ju bëni vetëm seleksionimin e komenteve kundër këti artikulli.Kjo tregon se nuk jeni trasarent me opinjonet që ju dërgojnë ,keni strategji jetshkurtër,nuk e nderon fare kryeredaktorin as moderatorin ,merrni vlersim ZERO.!.
Sot per sot , ne Shqiperi jane dy parti kryesore qe rivalizojne per pushtet , PS-ja qe eshte aktualisht ne pushtet dhe PD-ja ne opozite . Keto dy parti kane ne krye , e para Edi Ramen dhe e dyta (de juro) Lulezim Bashen . Tjeter kandidature nuk duket kund ne horizontin shqiptar . Edi Rama ka gjithe ato kusure , qe nuk i bejne nder te majtes dhe vete Shqiperise dhe qe , pa dyshim jane nje kosto per mbare vendin . Mbi te gjitha , Ai nuk justifikoi shpresat e te majtes dhe ne filozofine e tij qeverisese eshte veshtire te percaktohet si lider i te majtes . Per te eshte folur e flitet shume nga vet ne te majtet . Ne krahun tjeter , si alternative e vetme mbetet Lulezim Basha , nje klonim i shemtuar i liderit famekeq , bile me i keqi qe ka pare ky vend ne keto tre dekada dhe me tej , mesjetari Sali Berisha !Te kembengulesh , me thonje e me dhembe , qe te risjellesh ne pushtet Sali Berishen , eshte shume me teper se sa nje tradheti kombetare , eshte nje ortakeri me armiqte me te eger te shtetit tone . Ne komentet qe kam shkruar ketu , i kam kerkuar redaksise se gazetes ” Dita ” , qe te hedhe drite mbi kete problem jetik per Shqiperine e mbare shqiptaret dhe te mos mjaftohet vetem me luften e eger te saj kunder Edi Rames , kur dihet me saktesi matematike , qe ne se rikthehet ne pushtet Saliu dhe mbare taborri i tij i eger i katrahurit , na pret fati i hidhur i shperberjes se plote te shtetit dhe jo shume von , edhe te kombit . Nje gazete kaq e lexuar dhe vleresuar , sic eshte “Dita”, nuk duhet kurrsesi te bjere ne keto pozita , por te jete me transparente dhe e ndershme ne qellimet e saj . Shqiptaret , pa dyshim edhe me nderhyrjen e huaj , nen e mbi rrogoz , e suallen Saline ne pushtet ne 2005-en , dhe qe rezultoi nje gabim teper i rende e qe na kushtoi shume ! Por kesaj radhe gjema do te ishte shume me e madhe dhe e pa riparueshme , ndaj PRESIM NGA KJO GAZETE TE JAPE MEND E ALTERNATIVA QE NGJALLIN SHPRESE E JO TE SHTOJE KATRAHUREN E TI FRYJE ZJARRIT TE SHKRUMBOSJES SE VENDIT . PYETJA IME ESHTE : PERSE PO NGULMONI PER TE RISJELLE SERISHT SALINE NE PUSHTET DHE , NE SE NUK JAM I SAKTE , KUSH TJETER NGA LIDERET E PARTIVE TE SOTME TE DEGJENERUAR E TEJKONSUMUAR , DO TE DONIT TE SILLNIT NE KRYE TE VENDIT ?
Ju lutem redaksise se gazetes , eshte ne nderin e saj qe , ne numurat e saj te ardheshem , ne nje menyre ose ne nje tjeter , ta nxjerre lexuesin nga kjo dileme jetike per vendin , te jete me transparente dhe e ndershme perpara shqiptareve .
Zotnia më lart e thotë troç :
të pranojmë të keqen më të vogël Edvinin , para së keqes më të madhe Saliut apo kukullave të tij . Këtu s’kemi asgjë të re , një recetë e vjetër që na mban të mbërthyer në vënd , vimë vërdallë në një rreth vicioz, si kali në lëmë me sytë nga Perëndia duke pritur ngordhjen e këtyre kuajve që po ngjallen lugat !
Këtë e kanë thënë jo një herë troç , botërisht , pa ekuivoke , në mënyrë explicite edhe Nanua dikur edhe Edvini sot .
Me shqipëtarët u tall dje rrugaçi Nano , jua pruri shpirtin majë hundës dhe për pasojë ,u rikthye krimineli Sali – kaq i urryer ishte bërë për shqipëtarët mëndjelehti pordhac e hedonist Nano !
Historia po na përsëritet pikë për pikë , asgjë s’ka ndryshuar , asgjë s’kemi mësuar , asgjë s’kemi harruar , po ai popull , po ata politikanë !
Ky ngërç , kjo nyjë nuk zgjidhet kështu , me nënshtrim prej skllavi . Me të keqen , me të ligën , sovrani s’ka pse bën kompromis , e keqia e vogël bëhet e madhe .
Ç’duhet bërë ?!
Para popullit ç’do diktator është një hiç , një zero , zëri i popullit është zëri i zotit, thoshin latinët – kur populli është popull , jo kope .
Sheshet të mbushen plot , të ndryshohet ligji zgjedhor , poltikanët e këtyre viteve – jashtë nga parlamenti , te ndryshohet kushtetuta , të krijohet një parti e re me figura të panjollosura ……partitë e vjetëra- në koshin e plehërave…..
O trima shqipëtarë , o intelektualë , o filozofë, o patriotë , o të gjithë ju që akoma s’kini vdekur për së gjalli, mblidhuni dhe na thërrisni , ne pas do iu vimë .
Shqipëtarët nuk kanë vdekur , jo !
Po nuk ka asnje mundesi tjeter
Iken Rama vjen Basha ky eshte sistemi
Ndaj Rama i thote “duro miku im”
Rama po te jete burre hap krahun brensa se majtes
Por ai nuk e do te majten dhe PS
thjesht i shfrytezoi per pushtetin
Pas maskes se tij eshte nje ekstremist anarshist i djathte
Do lej ai pushtetin, do ta mari PD ky eshte sistemi
Kush e kupton sistemin e di kete
Vetem nje mundesi ka qe te rrije pushteti te e majta
ate qe thote kjo gazete dhe gjithe te majtet e vertete
Rrezim i Rames brenda se majtes, para se te jete teper vone dhe te rikthehet Saliu ne pushtet
O Limani, zoteria me siper ja fut kot, sepse eshte aq qorr sa nuk po e shikon as me sy e as me mendje qe Rama e shperbeu shtetin perfundimisht.
Ramuti shkoi pertej parashikimeve te Saliut ne cdo aspekt, si ne planin e brendshem ekonomik me PPPte gjigante, koncesioet e HEceve, rrugeve e te plerave, qe Berisha nuk i beri dot, dhe ne planin e jashtem Rama shkoi dhe me tutje. Jo vetem qe ringjalli mareveshjet e BErishes me greket, mareveshje qe u anulluan, dhe u bene “NuL” nga Gjykata Kushetuese, por shkoi me tej dhe krijoi dhe Pakicen KOmbetare greke, dhe po u jep te drejte te deklarohen si te duan ne Census per kombesine, gje qe Kushtetuta perseri e ndalon. Pra, po jua jep Vorio Epirin Greqise. Flamurin dhe Tabelat greke i ngre vete ne Jug, dhe bile shkon e flet dhe Greqisht.
Efkaristo Para, Para, Para. Para… Para……Poli..
E keni degjuar palacon si flet?
Tani te mendosh se katastrofa Ramut qenka me e pranueshme nga katastrofa Sali, kjo do te thote qe shqitparet me mire te marrin armen e ti bien vetes.
Te vetevriten, sic thote Dita..
Edhe arrijne e besojne qe eshte me i mire nga Saliu..Cmenduri..
Fare nuk po kuptoj peortesten kunder anti-shpifje,Mos valle kerkoni ende te vazhdoni me genejshtra e shpifje hipikrite,Ende jeni per kaos te papermbajtur sijimesh e te pavertetesh mediale. Mjefte me, cdo shtete demokratike ka end e ligj per jeten dhe zhivllimet shoqerore, por shteti doemos merr masa nadj ayre qe prishin qetesin mediale e shoqerore.Pritini zbat imin e ketij ligji anti-shpifje te hipokrizise-mizeverllekut.Tani veproni e kerkoni ndalim,a po per shpejtim veprimi te attij ligji.Protesta nuk kishte asnje kuptim ,nuk ishte per mbrojtje cilesie shoqerore e vlera njerezore.
Rama po ja shtron qylymin Bashes,si i thone:tapetin e kuq.Kjo nuk eshte Diktature,KJO ESHTE PIKTATURE.