Mira Munga Jupi, aktorja e njohur që ka luajtur rolin Kotes në filmin “Përrallë nga e kaluara”, ka ndërruar jetë në SHBA, ku jetonte prej 19 vitesh.
Këtë lajm e ka dhënë mikja e saj e ngushtë Shegushe Bebeti.
“Oh sa dhimbje…oh sa lot…nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj…sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes. Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë. Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet Skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë”, shkruan Bebeti.


Edhe me nje rol mund te skalitesh ne mendjen e zemren e njerezve. E tille do mbetet Mira… Ngushullime familjes.
Si kishte emrin MIRA dhe veprimtarimin, I perjetshem aktores rallë sa Kujtimi Mira M Jupit.
Për *Pasuesit veteranë* Toronto
Dhimbia e madhe Popull.
Qajenj jeten qe keni bere ne Shqiperi ne ato kohe.
Kohe te arta, nuk vijne me