‘Arbër’ dhe ‘Illyrian’/ Një planet dhe yll dedikuar Shqipërisë, janë 416 vite dritë larg

Ornela

Një planet në galaktikë do të mbajë një emër shqiptar. Planeti është vendosur që të quhet “Arbër”, ndërsa një yll do të mbajë emrin “Illyrian”. Emrat janë vendosur nga Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikantëve, i cili certifikoi zgjedhjen e bërë nga Shqiptarët për planetin që më parë quhej HD82886b dhe yllin ku ai rrotullohej.

Lajmin e ka dhënë shkencëtarja Mimoza Hafizi, e cila ka treguar se planeti po ashtu dhe ylli janë 400 vite dritë larg planetit Tokë. Këto dy objekte astronomike, tha ajo, ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.

“Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqënie të kombit tonë! Le të jetë planeti Arber një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor”, ka qenë postimi i saj.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Nëse e vërtet, vërtet bukur, dhe me siguri kontribut i personave që duhet të njiheshin shimë më shumë në bendin ton, sepse janë këta njerëz që me punë rë pandalshme e durim, arrinë ti japin edhe nuanca pozitive emrit Shqipëri!

  • Përgëzime Z. Hafizi!
    Emrat e gjetur, mesa duket prej saj, janë shumë të goditur, sepse përmbledhin historinë që nga lashtësia e popullit me vital të Ballkanit, i cili prej këtij vitaliteti dhe përmasave të shtrirjes dhe të popullatës, U coptua, jo më kot, por sepse Europa nuk donte të kishte një popull të fuqishëm në këto anë.
    Të LUMTË Z. HAFIZI!

  • Illyrians apo Arvanitasit zoti me comentin shabani ishin pakice ne Staten myslimane te krijuar nga Fuqite e Medha ne 1913en.
    Ata luftuan per Epir,Illyri,Greqi kunder Os maneve dhe Genicereve Orthodhoks te convertuar ne turq myslimane.
    Ky State me identitet jo Illyre nuk ka lidhje me te degjeneruarit dhe te ashtuquajturit Shqipetare apo Albanians,se luftuan per Turqine kunder Epirit,Illyrise,Greqise.
    Kush ka pak tru e kupton qe Illyrians jane pjese e Historise dhe Mithollogjise Greke dhe nuk ka asgje te perbashket me Deputete dhe Governatore turq si Ismail Beu dhe Frashellinjte qe si ligj nderkombetare cdo person qe i perket nje Parlamenti betohet per interesat e atij Parkamenti.
    Semundja me e madhe e Njerezimit thote Aristo-telis eshte Ignoranca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *