Rriten rezervat, Shqipëria blen 1 ton ar

J L

Tendencës globale për të blerë ar nuk i ka shpëtuar as Banka e Shqipërisë, e cila në 10 muajt e parë të këtij viti ka rritur me 82% rezervat e saj në ar.

Të dhënat zyrtare të bankës tregojnë se në tetor të këtij viti rezervat në ar fiksohen në 106 milionë euro, që përkthehen në 2.23 ton ar me kursin e sotëm të këmbimit të metalit të verdhë.

Në muajin janar të këtij viti, rezervat në ar ishin vetëm 58 milionë euro, ose 1.22 ton ar dhe në muajin maj, 59 milionë euro.

Pra, në harkun e vetëm 6 muajve, nga maji në Tetor, Banka Qendrore e Shqipërisë ka blerë plot 1 ton ar, që në vlerë përkthehen në rreth 48 milionë euro.

Kjo tendencë është tërësisht e re për bankën tonë qendrore, pasi gjatë gjashtë viteve të fundit, rritja ka qenë mjaft e vogël.

Kthesa ka ardhur pikërisht në muajin qershor të këtij viti, dhe ka vazhduar, të paktën deri në tetor, kur edhe kemi të dhënat e fundit.

Tendenca për të blerë ar nga bankat qendrore është globale dhe ka nisur masivisht prej vitit të kaluar, ku u prek dhe rekordi më i lartë që prej vitit 1967, me 656 ton në nivel global.

Blerja masive e arit të verdhë ka bërë që Shqipëria të jetë një ndër vendet më aktive në botë në këtë drejtim. Madje, Këshilli Botëror i Arit (World Gold Council) e përfshin në listën e 20 vendeve që kanë bërë blerjet më të mëdha në botë gjatë këtyre 10 muajve të parë të vitit.

Në vend të parë në botë është Turqia.

Ekspertët e këshillit por edhe ata të Goldman Sachs shprehen se, për bankat qendrore ari është një aset fantastik, pasi është i sigurtë, likuid dhe gjeneron kthime në terma afat-gjatë.

Por, ndër të tjera gjatë këtyre dy viteve, tendenca është rritur edhe për arsye të tensioneve gjeopolitike, dhe bankat qendrore po i  drejtohen metalit të verdhë për të balancuar disi këto rreziqe.

j.l./ dita

Share This Article
12 Comments
  • I lumte Bankes te Shqiperise, pune me mend qe po i shton rezervat ne ar. Faktikisht po ruan ne rezervat e saja te arit tere ate valute qe dergon ne Shqiperi emigracioni. Banka e Shqiperise mund dhe duhet te blinte shume me teper ar pasi i ka mundesite qe jane krijuar me çmimin qe kane valutat e forta ne raport me lekun. Arit vetem do ti rritet çmimi. Pritet qe se shpejti do te nise nje inflacion i papare te kartemonedhave leter . Shtetet perendimore, perveç Gjermanise, kane rritur borxhin publik ne nivele rreth 100 perqind te prodhimit total te tyre dhe nuk jane me ne gjendje te paguajne as interesat pa ndalur pothuajse plotesisht investimet publike. Per te shpetuar nga kjo situate jo e kendeshme financare e ekonomike, kane shpikur normat e interesit negative, gje qe nuk ka ndodhur asnjehere ne historine e financave boterore. Normat e interesit negative jane ne fakt inflacion por i fshehur. qe zhvlereson çdo dite edhe monedhat me te forta dhe u lejon vendeve perendimore te paguajne interesat e borxhir publik si dhe ta rinovojne ate me norma interesi shume shume te ulta. Vendi yne do te hyje ne tregun financiar boteror me euribondin e trete dhe rezerva e arit ne rritje na siguron shume me besim ne syte e investitoreve dhe si rezultat norme interesi me te ulte.. Vertet pune me mend ka bere Banka e Shqiperise..

  • Ne keto momente Banka e Shqiperise rezerven e arit, floririt, e ka fikesuar ne 2,23 TON AR = 106 MILION EVRO me kursin e tanishem.
    Diçka e paperfilleshme per nje popull dhe shtet si Shqiperia.
    Kur dihet qe ne sistemin e kaluar diktatorial komunist me ne krye ENVER HOXHEN jane grabitur, konfiskuar, sekuestruar, vjedhur dhe pervetesuar 255 TON FLORI, AR. Ku ne thesar te shtetit, pra ne Banken e Shqiperise jane futur 2- 3 TON FLORI.
    Po, pjesa tjeter ku ka vajtur dhe shkuar??!!
    75 vjet, qe nga viti i mbrapsht 1944, ku Shqiperia u çlirua nga NAZISTET GJERMAN dhe u PUSHTUA NGA KOMUNISTET ne menyre te njetrajteshme eshte vjedhur dhe GRABITUR deri tani, viti 2019, nga KOMUNISTET dhe tani nga KRIPTOKOMUNISTAT.
    Rrace maskarenjesh dhe legenesh, pa ndergjegje. Tung.

  • Per A:
    Ta vodhi Sala e rakicka e fulhajni e gjithe hajnat e tjere qe nga 1991. (ndoshta qe ramizcka)bpa permendur ahmetin qe e vodhi te gjithe.

    Enver Hoxha me Komunisten e pas 1944 e grumbulluan dhe e rruajte ne Bänke.
    Gjeta shkresat ne arkuvin qendror per Floririn e marre gjyshit Tim dhe cfare gjeta:
    Listat
    Emri / mbiemri / sasia e Floririt / Borxh

    Pra shko e laj gojen ti A dhe meso dhe germat e tjera te alfabetit derzi.

    Paske mesu dhe ti se cishte viti 1944. Injorant.

    Legen e thashethemexhi analfabet.

    Keta e kan ble me leket e shtetit per Ta vjedh privatisht.

    Mos ti je rakicka Dora vete se je dhe prape ne Bänke tashti. Ti ekonomisti agrar.
    ATE Dokumenten Tim se gjen me ne Ministrine e finances dhe Banke. Se leket i kane vjedh keta dhe fshehin e zhdukin CDo Lloj dokumenti.

  • Cmimi i floririt eshte ne kulm, sepse e blejne Kina dhe disa vende te tjera. Ne keto vite nuk ia vlen blerja e tij!

  • Rezervat e floririt ne tunelet e Skraparoit ishin 255 tone flori.Cfare eshte nje ton flori krahasuar me sasine e florririt qe kishte shteti shqiptar para 91.Kush e vodhi?
    Perse nuk kryen nje investigim Banka Kombetare per sasine e floririt te vjedhur gjate ketyre 30 vjeteve?
    Perse vazhdon shteti shqiptar te jape me koncesion minierat dhe vendet florimbajtese te Mirdites,Turqve dhe Kanadezeve,kur dihet se shteti shqiptar nxirrte nga Distileria Rubikut sasi te konsiderueshme floriri.

  • O guvernator ,qe sta di emrin , ule Euron coje 78 leke qe te blesh sa me shume flori .Hajt me krah te leta more shejtan budalla . Mos ca koken fare , refugjatet i ke te urte ,mos e rruaj fare .

  • Bravo Demo Enveristi.

    Aman thuaj atij Asë se cfare kish Shqypnia ne kohen tone, ne kohen e Enverit te lavdishem:

    demo: “Rezervat e floririt ne tunelet e Skraparoit ishin 255 tone flori”

    “A” te humbte vula me keq se emri

    Keni goje Ju analfabetet e kohes dhjerokratike. Me gjithe ate HECt e Enverit i shfrytezoni Ju minj analfabet gjirizi.

    Me gjithe ate toka rotullohet.

    Shkoni lepijani vucicit buzet me falni b… e vicit Ju qe merrni neper gojen e qelbur kohen e Enverit.

  • Bravo Demo Enveristi.

    Aman thuaj atij Asë se cfare kish Shqypnia ne kohen tone, ne kohen e Enverit te lavdishem:

    demo: “Rezervat e floririt ne tunelet e Skraparoit ishin 255 tone flori”

    “A” te humbte vula me keq se emri

    Keni goje Ju analfabetet e kohes dhjerokratike. Me gjithe ate HECt e Enverit i shfrytezoni Ju minj analfabet gjirizi.

    Me gjithe ate toka rotullohet.

    Shkoni lepijani vucicit buzet me falni b… e vicit Ju qe merrni neper gojen e qelbur kohen e Enverit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *