Të na mbledh’ në shi
Nuk e mori malli
Mitingu i stisur
Duhej bërë nga halli.
Foli, Luli , foli
Zgalem në mes shiut
” Ëmbël” e shikonin
Syçkat e Saliut.
Foli, Luli, foli
Gati sa s’u mbyt
Sikur “Rrugë e Kombit”
I kish’mbet’në fyt.
Foli, Luli , foli
Çuditi dynjanë
Mu në atë shesh
Ku katër u vranë.
Foli, Luli , foli
Si trimi i dheut
Nga larg bishtin tund
Kal’i Skënderbeut.
Foli, Luli , foli
Në miting me shi
Nuk tha si i vodhi
Votat për bashki.
Qeveri kusarësh
Një mal me kusure
Pas çdo epiteti
Pi ujë me pagure.
Veten e ka marrë
Kthyer n’origjinë
Shkopin ka rrëmbyer
Godet Qeverinë.
Flet edhe fshin ballin
Këlthet e rënkon:
“Qeveri’ e krimit
Popull po t’rrënon”
Fol i dashur popull
Më thuaj sovran
Tani pa pushtet
A s’ju kemi xhan?!
Nejse ti do flasësh
Edhe mund të thuash
S’ ke asnjë qindarkë
Bukën të paguash.
S’ke asnjë qindarkë
Borxhe anë e mbanë
Prit bre burrë i dheut
Mos na bëj hatanë.
Dhe pak të na linit
Ju çonim në hënë
Ju na njihni ne
Mbajm’ fjalën e dhënë.
Do shkonit në hënë
Ne i mbajm’ premtimet
Atje kemi çuar
Që të gjitha çmimet.
Foli , Luli , foli
Po tallen dhe gurët
Nis e qesh mileti
I shtrëngon ushkurët.
Lulit i kishte ngecur okllaija ne fyt.
GJAT TE FOLURIT I DILNIN PERPARA FYTYRAT E 4 TE VRAREVE,NDAJ I ZIHEJ ZERI SE I DUKEJ SIKUR PO E ZININ NGA YTI E I THOSHIN: ” DO TA MARRIM SHPIRTIN ME DUART TONA ,QE NA LE FEMIJET JETIM ,EHE PSE GJYKATA SHKELI PERSERI MBI GJAKUN TONE”