Presidenti Ilir Meta, para pak minutash ka publikuar në gjuhën angleze videon e dytë kundër kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvoranit.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan që ky spot i dytë është kthyer në anglisht “për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti”.
“Të dashur qytetarë! Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.
Kujtojmë se përplasja mes Ilir Metës dhe Ardian Dvoranit nisi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku Presidenti e akuzoi kreun e KED se ka shkelur Kushtetutën, duke mos respektuar radhën e përzgjedhjes së emrave nga institucionet përkatëse, përkatësisht 3 nga Presidenca, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë.
Pas përplasjeve të forta në distancë, Presidenti Meta paralajmëroi se do të publikonte edhe video, që sipas tij, përmbanin fakte përvëluese kundër Ardian Dvoranit.
j.l./ dita

Nji xhaje nga Franca u habit kur e pa. Dhe tre goca nga Kina nuk do hane buke sonte.
Tashti qe po therret “ndihme” ore beu yne ,te erdhi me te vertete :”vdekja”!Po nderkombetaret miratuan “SPAK-un more beu yne d.m.th.kane miratuar gjithcka qe eshte bere deri tashti,Ty ku te con mushka ?Apo do tu thush ketyre nderkombetareve se ti ke te drejtei! ,ndersa ata kane gabuar ,ose jane korruptuar nga ky Dvoran
Ilir Meta duhet te kete te drejte, sepse ai burri me gomar qe vodhi floririn e Kerrabes ishte Dvorani i maskuar si fshatar…
edhe ky (Iliri)do te haje buke deri ne zgjedhjet e tjera.Keshtu e ka politika,me shan ,te shaj sepse keshtu do populli.(C’do populli ben partia,sepse realisht nje parti jane te gjithe.)