Britania miraton marrëveshjen, largimi nga BE më 31 janar

J L

Deputetët kanë mbështetur planin e kryeministrit Boris Johnson për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, në 31 janar.

Ata votuan pro Marrëveshjes së Tërheqjes, që pritet të shqyrtohet më tej në Parlament.

Parlamenti i ri i vendit i kontrolluar tashmë nga konservatorët, e miratoi projektligjin me 358 vota kundrejt 234 votave kundër.

Deputetët gjithashtu ranë dakord për të diskutuar mbi projektligjin pas kthimit nga festat në datat 7, 8 dhe 9 janar.

Qeveria thotë se do ta miratojë projektligjin në kohë për afatin e 31 janarit të Brexit.

Ndërkohë në projektligj janë bërë ndryshime që pengojnë ministrat të zgjasin periudhën e tranzicionit nga BE-ja.

Kjo gjë ka ndezur kambanat e alarmit tek bizneset, të cilat druhen se vendi do të përballet me një Brexit “pa marrëveshje” në fillim të vitit 2021.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *