THUMANË – Një akt që do mbetet në histori për nja dy-tri ditë, kreu ditët e fundit truproja i kryeministrit, punonjësi i Gardës Marian Ngozi.
Sic raportojnë Gojët e Liga, punonjësi buxhetor që para pak ditësh dhuroi me dëshirë gjysmën e rrogës për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, me guxim i doli përpara në çastin e mbramë, një plumbçeje të nisur për kreun e qeverisë.
Vendngjarja e episodit pothuajse tragjik, ishte ish-qyteza e ish-Thumanës ku kryeministri kishte mbërritur për të përgëzuar një grup ekspertësh anti-tërmet nga Andorra.
Ai bashkë me eskortën ishin duke kaluar pranë një shtëpie dikur njëkatëshe, tek e cila po bëheshin disa riparime nga muratorë autodidaktë të licensuar nga enti përkatës çrregullator.
“Pikërisht kur po kalonte shefi, njëri prej muratorëve tendenciozë lëshoi nga lart spangon me plumbçe, gjasme për të shënuar nivelin para se hidhte suvanë e re. Pashë se plumbçja ishte gati për të prekur shefin, ndaj i dola përpara në sekondë, ashtu siç jam stërvitur për vite të tëra. E kapa plumbçen dhe e tërhoqa fort, duke rrëzuar edhe keqbërësin nga çatia e shtëpisë. Bëra detyrën dhe kaq,” deklaroi modestisht për mediat Marian Ngozi.
Sipas Marian Ngozit, gjithçka është çështje adrenaline.
“Ne vërtet jemi trajnuar në Gardë me plumbçe plastike ose prej sheqeri të karamelizuar, me simulatorë e programe kompjuterike, por askush nuk e di sesi do reagojë realisht, kur ka të bëjë me plumbçe të vërteta. Aty del në pah karakteri,” pohoi truproja.
Burime të tjera nga vendngjarja saktësuan se skena ishte një rrëmujë e vërtetë. Disa spektatorë të ngeshëm, diku tutje, i bërtisnin kushedi se kujt, “o hajvan, erdhe prapë?”.
Ustallarët në majë të shtëpisë së dëmtuar nuk duket se e miratuan praninë kryeministrore që po i përshëndeste babaxhançe, duke bërtitur: “Hik o Edi, pash zotin me këto shfaqje, na len me punu!”, dhe vijuan punën të bezdisur.
Kryeministri, që mesa duket e ka emrin Edi, tentoi t’u bëjë vendasve pyetjen e famshme që e kanë shijuar tashmë treçereku i shqiptarëve dhe gjysma e liderëve të globit:
“Po ju, si i keni bërë fëmijët, një e nga një apo të gjithë njëherësh?”.
Por askush nuk ja vuri veshin, me përjashtim të tre ekspertëve andorrianë që nisën të përgjigjen të çoroditur nga kjo pyetje, sekush për fëmijët e vet.
Përfundimisht, edhe pse i pajisur me jelek anti-plumbçe, akti i gardistit si një gjest instinktiv profesionalo-patriotik në mbrojtje të një prej figurave më të gjata që ka nxjerrë kombi shqiptar, u vlerësua lart nga të gjitha mediat e Thumanës.
Le të kujtojmë këtu për lexuesin e Gojëve të Liga se Marian Ngozi është truproja i dytë që i del përpara me trup kryeministrit të rrezikuar.
Një tjetër koleg i tij, pak kohë më parë mbuloi me kurmin e vet muskuloz kreun e qeverisë, pikërisht kur drejt tij po vinte një pyetje e helmatisur gjatë një konferencë për shtyp.
*****
SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike pro-rindërtim, anti-murator

plumbcja mire, po shyqyr qe nuk rastisi ndonje mistri a sqepar aty rrotull thuaj
Skandal diplomatik/Tirana zyrtare letër Senatit amerikan: Votoni kundër Trump. Është rrezik për qytetërimin
Për Trampin kishte të drejtë, rrezik isht e rrezik është. Pavarisht se kujtonte se nuk kishte mundësi të fitonte.
Nje shkrim per t’a dhjer.
Jam stervitur si QEN, thote qeni. Nuk kam lindur si qen, jam stervitur.
Nuk mund te tallesh me ato heronjt or gojet e qelbura. Qene ato ushtare e oficere te nderhyrjes se shpejte qe shpetuan shume jete njerezish, e ju vetem i shanit e i fyenit ato jo nuk kane kokore, jo nuk kane qen, jo nuk kane doreza, e cfare nuk sajuat, turp.
Pellazgu KASEMI 🙂
O kasem akademiku, truprojat e gardes nuk jane nderhyrja e shpejte e emergjencave civile, je komplet pa lidhje. Keta te dytet pastaj, a nuk ishin pa doreza e kaska, pa qen dhe pa vegla? Sado te jesh I sakrifices dhe I gatshem per te rrezikuar, duhet edhe ca mjete, apo jo kasemmm
Ore dash, une nuk thashe truproja e gardes, por une thshe personeli i nderhyrjes se shpejte dhe emergjencave, por me sa duket qenke me shikim te dobet dhe i tramakosur pasi e paske mendjen vetem tek nderhyrja e shpejte. Ato ushtare e punojes qe moren pjese ne shpetimin e viktimave te termetit ishin vertete heronj more dash, e duhen sepektuar e falenderuar per punen e bere, e jo police qe te paskan tramakosur ty.