Letër e hapur drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, z.Adriatik Llalla. Unë, i dënuari Bajram Mustafaj kërkoj nga ju fillimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit Gazmend Dibra, ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili ka abuzuar me fondet e ilaçeve për të dënuarit duke na lënë pa ilaçe dhe me lekët e ilaçeve ka shpërndarë ushqime në këmbim të votës për Partinë Demokratike.
Këto që unë them janë absolutisht të vërteta, pasi ne të burgosurit kemi më shumë se një vit që ilaçet duhet t’i blejmë me lekët tona, pasi siç e kanë parë të gjithë, Gazmend Dibra ka shpërndarë ushqime të cilat i ka blerë me lekët e fondeve për të burgosurit. Me shpresën se me fillimin e hetimit, do vihet në vend drejtësia. Bajram Mustafaj, burgu Shënkoll.
