Me një listë prestigjioze nga 63 vende të botës, gazeta britanike “The Guardian” ka zgjedhur 100 futbollistët më të mirë të vitit.
Në një klasifikim të përpiluar edhe me ndihmën e ish lojtarëve të njohur si Dimitar Berbatov, Falcão dhe Daniele Massaro, tabloidi britanik renditi më të mirët e topit, duke vënë në olimpin e futbollit argjentinasin Lionel Messi.
Argjentinasi çudibërës i Barcelonës që fitoi Topin e Artë, merr me meritë edhe kupolën e “The Guardian”.
Sulmuesi i formacionit katalanas cilësohet mes radhëve të cmimit motivues si një ndërtues loje dhe jo vetëm shënues.
“Lionel ishte shënuesi më i mirë në Europë dhe po kështu dhe në Champions. Ndoshta askush nuk ka luajtur më parë si Messi, kurrë në histori”, thuhet në gazetën britanike.
Shumëkush e cilëson thjesht si mbrojtësin më të mirë në botë, por virxhin Van Dajk është një lider, një inspirues dhe nuk ka rivalë në lojën në ajër. Holandezi i Liverpulit mbajti një repart të tërë në fushatën që i dha Champions, ndihmoi Portokallinjtë që të shkojnë në finalen e Ligës së Kombeve.
Ai ishte pretendent deri në fund për topin e Artë por nuk mundi t’ja rrëmbejë Messit, ndërsa vlerësimet erdhën nga Anglia si lojtari më i mrië sezonal, çmim krejt i kuptueshëm.
I treti në listën e “The Guardian” është Sadio Mane, senegalezi i Liverpulit që ishte dhe më konsistenti në fushatën për kampion Europe.
Ai ndërton shtëpi në vendlindje, ngre shkolla dhe bën projekte bamirëse pa fund, ndërsa në vendlindje e cilësojnë dhe hero që coi ekipin në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Ronaldo mbetet jashtë podiumit virtual por askush nuk mund të thotë që për portugezin ishte një vit i dështuar.
Magjitë nga java në javë po rikonfirmohen si në Europë ashtu dhe në serinë A, njësoj si fluturimi befasues në golin e fundit ndaj Sampdoria.
Renditja e “The Guardian” : https://www.theguardian.com/global/ng-interactive/2019/dec/17/the-100-best-male-footballers-in-the-world-2019
j.l./ dita
