Disa kohë më parë, gjyqtari Gentjan Medja doli para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një degë e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, për të mbrojtur veten nën dyshimin se ishte si jurist i paaftë.
Medja, i cili kishte kaluar procesin e rivlerësimit kalimtar në shkallë të parë pa probleme në lidhje me pasurinë apo pastërtinë e figurës, përballej me një kërkesë nga Komisioneri Publik për rivlerësim, në bazë të një metodologjie të re të aftësive të tij profesionale.
Në përgjigje të kësaj, Medja mbajti një fjalim të gjatë dhe shterrues mbi parimet e shtetit të së drejtës, në të cilin shpjegoi diçka që në fakt shpjegohet në shkollat e drejtësisë që në vitin e parë të studimit: Shteti është i autorizuar të bëjë ligje vetëm për atë që Kushtetuta e lejon shtetin të bëjë ligje.
Institucionet ligjzbatuese bëjnë ato punë të cilat ligji i ka autorizuar dhe ngarkuar të bëjnë në mënyrë eksplicite. Agjencitë ligjzbatuese nuk kanë të drejtë të bëjnë gjëra që ligji nuk i autorizon të bëjnë dhe po kështu, Kuvendi i Shqipërisë nuk bën dot ligje që kushtetuta nuk i lejon.
Dhe në rast se Kushtetuta e Shqipërisë ka ndonjë përcaktim që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, apo me konventat ndërkombëtare apo rajonale, të tilla si Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, është kushtetuta shqiptare ajo që rrëzohet si jo në përputhje me këtë konventë.
Në fund të fjalimit të Medjas mbi limitet e shtetit, Komisioneri Publik e falënderoi dhe theksoi se e kishte dëgjuar me shumë vëmendje. Në seancën pasardhëse, Komisioneri Publik pranoi argumentimin se institucionet e shtetit nuk mund të bëjnë diçka për të cilën nuk janë autorizuar dhe e tërhoqi kërkesën.
Kjo seancë në KPA ishte një rikthim në njohuritë elementare të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së ligjeve, gjë që u duk e tepruar edhe në atë rast.
Në fund fare, Shqipëria duhet të shohë përpara drejt gjërave më të komplikuara dhe të mos vijojë të merret me gjërat që dihen.
Për fat të keq, Shqipëria ka mbetur ende në kapërcyellin mes dy regjimeve.
Kjo u bë e qartë nga votimi në parlament i së ashtuquajturës paketë – antishpifje si dhe nga një fjalim që kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi mbajti në konferencën e Avokatit të Popullit për lirinë e shprehjes të premten më 20 dhjetor.
Sipas Ruçit, “demokratizimi i medias mbart farën e rreziqeve”, ndërsa lexuesit mund të “ndjehen të kërcënuar nga liria e medias”.
Dhe më tej, Ruçi u përpoq të mbrojë paketën antishpifje duke argumentuar si një babaxhan: “Vetërregullimi nuk mund të garantojë mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe dinjitetit të qytetarëve pa plotësimin prej rregullimit prej shtetit”.
Pikërisht ky është ai momenti kur të duhet të vrasësh një mizë bezdisëse në fytyrën tënde duke goditur veten me shpullë për t’u rikujtuar edhe një herë për leksionin themeltar të Shtetit të së Drejtës: Shteti është i kufizuar të veprojë vetëm brenda kuadrit të kushtetutës dhe ligjeve, qytetari është i pakufizuar të veprojë me përjashtim të asaj që ndalohet specifikisht në ligj.
Dhe sa i përket paketës anti-shpifje, a është shteti i lejuar të kufizojë lirinë e shprehjes përmes organeve rregullatore?
Përgjigja më e mirë që jepet ndaj kësaj pyetjeje gjendet te neni 22 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Kushtetuta thotë:
“1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. 3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet. 4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të televizionit.”
Ndërsa neni 10 i Konventës thotë:
“Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë duhet të përfshijë të drejtën për të pasur opinione dhe për të marrë dhe ndarë informacion dhe ide pa ndërhyrje nga autoriteti i shtetit dhe pavarësisht kufijve. Ky nen nuk mund të ndalojë Shtetet nga kërkesa për licencim të sipërmarrjeve të radiove, televizioneve apo kinemasë”. (Fjalët me bold janë theksuar nga autori).
Kjo është edhe arsyeja se pse Komisioni Europian dhe Komisionerja e Lartë e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, në dy deklaratat e tyre 24 orë para miratimit të paketës anti-shpifje nga parlamenti e bënë të qartë këtë kufizim.
Sipas Komisionit Europian, rekomandimet e saj për Shqipërinë janë ” kufizimi i qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online.”
Dhe sipas znj, Mijatoviç, e cila është një nga ekspertet më të njohura të lirisë së medias aktualisht në kontinent, “ka rëndësi vendimtare që të sigurohemi që interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që vetërregullimi nga media, përfshirë median online, të triumfojë.”
Siç bëhet e qartë nga ky lexim nga ana e Komisionit të nenit 10 të konventës, nga ku rrjedh edhe neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë, shteti nuk ka të drejtë të rregullojë median me përjashtim të televizioneve, radiove dhe kinemave.
Por edhe në këto të fundit, kushtetuta jonë thotë “mund t’i” ndërsa konventa thotë “nuk ndalohet të”, gjë që do të thotë se: në rastin e gazetave, revistave apo medias ne internet, shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë ndërsa te televizionet mundet të zgjedhë, në bazë të zhvillimeve specifike të një vendi, të ndërhyjë ose jo.
Pra, që të kthehemi te fjalimi i Ruçit, rregullimi nuk është një alternativë ndaj vetërregullimit. Parlamenti nuk autorizohet nga kushtetuta dhe nga konventa të bëjë ligje për këtë punë. Nxitja e vetërregullimit është i vetmi opsion në politikëbërje.
Kjo është edhe përgjigjja e nevojshme ndaj ankesave të kryeministrit se kundërshtarët e ligjeve në fjalë “nuk duan fare ligje”.
Kundërshtarët nuk pranojnë që Shqipëria të këtë diçka më pak se sa të drejtat e caktuara në Kushtetutë dhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe, po, kjo do të thotë se parlamenti nuk bën dot ligj për të mbikëqyrur median.
Kryetari i Kuvendit, i cili më herët është ankuar se Europa na ka sjellë drogën në Shqipëri, shprehu në fjalimin e tij edhe disa ide mbi botëkuptimin e tij se çfarë është liria. Sipas Ruçit, lexuesi mund të “ndjehet i kërcënuar nga liria e medias” apo se “liria e medias nuk mund të zhvillohet jashtë etikës së saj.”
Akoma më tutje, Ruçi konsideron median “degë e kartërt e qeverisjes”, ndërsa duket se shpreh keqardhje se ajo është “e pavotuar”.
Këto maksima duket se janë shumë të medituara dhe të tilla që nuk vihen në diskutim. Vetëm ka ca gjëra që stonojnë.
Media nuk është dega e katërt e qeverisjes. Në teorinë e përgjithshme politike, medias i është vënë si një tip nofke “pushteti i katërt”, shtesë ndaj pushtetit ekzekutiv, atij ligjvënës dhe atij gjyqësor.
Kjo nofkë nuk e bën median pjesë të qeverisjes, as pjesë të kuadrit të përgjithshëm kushtetues të vendit. Është vetëm një nofkë për të shpjeguar rolin e saj në demokraci si kërkues llogarie ndaj këtyre pushteteve të mësipërme. Po kështu, biznesit, psh, në disa teori politike, për shkak të ndikimit që mund të ushtrojë në tre kolonat e qeverisjes, i është vënë nofka “pushteti i pestë” apo shoqërisë civile i është vënë nofka “pushteti i gjashtë”.
Kjo nuk do të thotë, që larg qoftë, ne të krijojmë një zyrë të ekzekutivit për të mbikëqyrur politikëbërjen që vjen nga biznesi apo nga shoqëria civile. Sepse po ta bënim këtë, nuk do të kishim nevojë as për biznes, as për shoqëri civile e aq më pak, për media të pavarur nga pushteti politik.
Dhe përsa i përket etikës, pa të cilën nuk ka liri, etika është saktësisht ajo normë shoqërore që imponohet nga shoqëria përmes ndërveprimit të saj. Etika nuk mund të bëhet ligj. Kur një media shkel normën etike të shoqërisë, nuk është shteti ai që e mban përgjegjëse, është shoqëria. Përndryshe, vetëm një hap e ndan shtetin e së drejtës nga shteti totalitar.
Në shtetin e së drejtës, është pushteti teorikisht i pavarur i gjyqësorit ai që zgjidh mosmarrëveshjet mes qytetarëve dhe pushtetit politik, ndërsa në shtetin totalitar nuk ka nevojë për gjykata, i zgjidh të gjitha problemet shteti me urdhër nga pushteti politik.
****
Marrë me shkurtime nga Reporter.al. Titulli është i redaksisë

A ka gënjyer Edi Rama, për vitet në Francë? Ka korrigjim viti, statusi, fshehje të “punës” e vend-banimit
Ndërkohë që drejtësia shqiptare, nuk i ka mbyllur akoma “llogaritë penale”, për dy kryebashkiakët “rilindës”, konkretisht me hotelxhiun Valdrin Pjetri të Shkodrës dhe lule-shitësin Agim Kajmaku të Vorës; ka detyrim ligjor, të nis hetimin me po të njëjtën akuzë edhe për shefin e PPP-ve, kryeministrin ish-emigrant, Edi (Edvin) Rama.
Motiv ligjor për nisjen e hetimit, është dyshimi i arsyeshëm; me indicie deklarimet zyrtare në parlament e media, bërë nga tre ish-kryeministrat Nano, Berisha, Meta e para 3 ditësh; nga eksperti politik gjerman, Martin Henze, i cili i ka drejtuar këtë pyetje-kërkesë kryeministrit Rama: – “A mund të jepni përgjigje; nëse në vitin 1994, keni qenë i dënuar në Francë, për vjedhje e shitje ikonash?”
Akuzën si shitës ikonash të vjedhura në Francë; Edi Ramës ia ka bërë për herë të parë, ish-shefi i tij Fatos Nano, gjatë fjalimit më 16 shtator 2001 në Pezë; 25 herë ia ka pësëritur ish-kyeministri Berisha në parlament; dhe pas tij, ia ka përmendur 8 herë Ilir Meta, para se të bashkoheshin në “Tepsinë Rilindja”.
Në asnjë rast, Edi Rama që reagon e çon në gjyqe “për shpifje” cilindo që i përflet dhe orgjitë me “Krajl” Vuçiçin e Serbisë, apo me “sulltan” Erdoganin e Turqisë; “çuditërisht”, prej 18 vitesh nuk guxon të reagojë ndaj kësaj akuze të rëndë; që nuk ia ka bërë media, por shefat dhe ortakët e tij politikë e qeveritarë.
Prej 72 orësh, Rama nuk po guxon të sqarojë, të përgënjeshtrojë e as të çojë në gjyq “Për shpifje e cënim reputacioni”; as ekspertin e politikës gjermane, Martin Henze; siç bëri brenda 2 orësh, me padinë kundër gazetarit gjerman të “Bild”, PeterTiede, kur i publikoi përgjimet për vjedhjen e votave në Dibër.
I vetmi reagim i heshtur i Edi Ramës ndaj kësaj akuze, është ndryshimi i emrit nga “Edvin” në “Edi”, bërë në datën 27.11.2002, pas të cilës ka ndryshuar edhe dy pasaportat: Personalen dhe diplomatiken, si kryebashkiak i Tiranës.
Mirëpo, përveç emrit, kryeministri ka fshehur edhe disa të dhëna të tjera personale, specifike identifikuese për verifikim; të cilat, LigjiNr. 138/2015, datë 17.12.2015 “Për dekriminalizimin”, i detyron për vetëdeklarim nga personat që emërohen e zgjidhen në funksione shtetërore.
Ja 1 mashtrim, 1 falsifikim dhe 2 fshehje të dhënash personale, që Edi Rama, ka bërë në formular; për të cilat ligji detyron hetimin urgjent
Kryeministri Edi (Edvin) Rama, ka mashtruar me statusin e viteve të qëndrimit në Francë, duke thënë, se ishte “Për veprimtari artistike”; ndërkohë që jo vetëm në parlament e ILDKP për pasurinë, por dhe publikisht në media e CV zyrtare ka deklaruar se ka qenë “Emigrant ekonomik”.
Kryeministri Edi (Edvin) Rama, ka fshehur vendbanim-qendrim-punësimin, megjithëse ligji e detyron të deklarojë të dhëna të detajuara, për zonën e banimit (qytet, fshat), adresën e banimit (lagje, rrugë e numër banese), por dhe aktivitetin, ose punën që ka kryer.
Kryeministri Edi (Edvin) Rama, ka korrigjuar vitet e qëndrimit në Francë; nga 1994-1998, në 1995-1998, korrigjim që krijon dyshimin e plotë; se vitin 1994 e ka zhdukur, mbasi ky vit lidhet me kohën e akuzës si i dënuar për shitje ikonash në Francë; bërë nga Nano, Berisha, Meta e së fundi dhe nga politikani gjerman, Martin Henz.
Këtë akuzë dhe këto fshehje të dhënash në formular, duhet t’i sqarojë drejtësia me proces hetimi, siç e detyron ligji pas çdo akuze publike; me qëllim që të mos hidhet “baltë shpifjesh” mbi kryeministrin, por edhe PS e Shqipëria; të mos kenë kryetar partie e kryeministër… një “Rosh, Pjetër e Kajmak”
Krye-prokurori Olsian Çela, e ka detyrim të prerë ligjor; të urdhrojë nisje hetimi për shefin e Roshit, Pjetrit e Kajmakut/ A është dhe koleksionisti Artan Lame, pjesë e trafikut të ikonave me Edi (Edvin) Ramën, akuzuar nga Nano-Berisha-Meta e së fundi nga Martin Henze; mbasi formulari i dekriminalizimit, tregon se kryeministri ka fshehur të dhënat e aktivitetit jashtë Shqipërisë, ndërkohë që Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka zbatuar ligjin, duke deklaruar statusin si “Emigrant” në Greqi dhe adresën e banimit; kur pas kërcënimit nga pushteti “Berisha”, u arratis i maskuar si “gjyshe shurdh-memece” nga Tërbaçi i Vlorës
Hahaha – Filloj babalja numer 2 e nisur nga ujerat e qelbura te shqupit dhe leshelise! Nje i panjohur ne Gjermani hedh nje shashke dhe thote Edi Rama eshte arrestuar ne France: Perse nuk na e thua? Ka vjedgur dhe shitur vepra arti. Pa asnje fakt dhe pa asnje dokument nje askushi hedh nje gure ne lume. Saliu apo ndonje nga banditet e tij qe ka vendosur te futet ne burg per liderin na thone Prokuroria ka detyrim ta hetoje! E perse ore kokrra e budallait? Sepse ju tek mender b.tha dikujt qe eshte paguar nga shqupi qe te mashtroje dhe ta mbaje vendin dhe KM e vendit pa fryme per nja 2 vjet sepse dicka ka bere ne France. Hahaha Hani mender m.t sepse me keto mashtrime nukm mund ta beni vendin pershesh sipas qejfit. Jane pikerisht keto genjeshtra dhe mashtrime kunder te cilave u votua ligji anti-shpifje. Kujdes se do ta hani ju gazetaret qe e botoni pa konfirmim lajmin. Tani Edi e ka mesuar leksionin. Mos jep asnje pergjigje ndajn genjeshtrave! KAQ!
Zef Shpatari eshte Kryemashtruesi dora vete: Sali Pashe Toptani. Mashtrues ordiner dhe felliqesire e kombit shqiptar. Nuk i ha me njeri rrenat e tua te ndyra. Do pergjigjesh per krimet qe ke bere. Edi Rama eshte nderuar nga Franca me Legjionin e Nderit. Nese do te ishte ashtu sic e akuzon ti more fytyre e zeze nuk do tja jepte Presidenti i Frances ate titull honorifik qe e kan emarre shume pak persona ne bote. Vazhdo Edi Rama – leri qente te lehin ketu. Kjo eshte nje aresye me shume qe te filloje sa me shpejt aktivizimi i ligjit anti-shpifje.
Zef shpellari Rames nuk ia ndjen per lehjet e zagareve si ty.Tia kishte ndjere,nuk do ishte ketu ku eshte ai dhe nuk ka qene askush nga politikanet shqiptare.I shikon zagaret e bandes tende rrugeve dhe forumeve Tash sa vjet? Gjigandi Rama jua ka bere.I vetem fare.Me brekushe,me atlete,me kravata me ngjyra,me mjekerr pa mjekurr.Ohuu ku eshte Rama ku je ti.Prandaj futi nji mish derri te tymosur dhe he ne rregull.
I kemi thene Rames se me zgedhjen e Rucit fundosi vetin!
Keto deklarate vetem te Rucit vetem sa tregojne se ai eshte njeri i nje kohe : ate te diktatures, kur jo te demokracise!
Pse ndodhet Shqiperia sot e detyruar te merret me lirine e medias? Ja pra fare thjeshte, ne dhjetor 2019 fiks 29 vjet nga kalimi ne sistem demokratik dhe liri shprehje, degjohen “leksione” per liri mediash nga Galloshja e grisur e komunizmit, ish-Ministri i fundit i Brendeshem i Ramiz Alise Gramoz Ruci! Ky gdhe i pa gdhendur kurre as te nderroje dialektin tepelenas e jo me te nderroje botkuptim, sot 29 vjet nga kur ishte Minister i Diktatures shpall se “demokratizimi i medias bart faren e rreziqeve” dhe medien e konsideron “dege e katert e qeverisjes”(!)
Perfundimisht kjo Shqiperi po nuk u shkeput nga keto bajga enveriste qe i rrijne akoma ne politike si mut pas kepuce nuk ka as medie te lire, as demokraci te vertete e per pasoje as shtet te se drejtes. Me keto bajga akoma neper kembe lodhet kot Shqiperia dhe shqiptaret te behen si gjithe vendet tjera demokratike qe koleget e Ruceve i ka hedhur me kohe ne kosh te plehrave bashke me komunizmin qe kur nderruan sistemin politik. Nuk behet demokracia me kryeparlamentar Ministrin e Brendeshem te diktatures, harrojeni.
D I T A: PSE NUK E BOTON KOMENTIN TIM.!?NESE NUK E BOTONI DO JU PADIS.UNE NUK JAM ANONIM.JU BOTONI ANONIMET KUNDER KM RAMA.
Te miresh me kapterizmat ,do te thote idiotizem,,,,por vjen nje cast dhe nuk ke ku te dridhesh . Komentet e tua o mendija e kapterit te ndritur [ jane zarar I madh per shtipin dhe kete gazete ] Meshiroje gazeten nga gjyqi qe do ngritesh o mjerimi I vecante I mendjes se shterpuar . Kjo gazete nuk shkon shum large prej teje,kur hedh ne faqet e saj ,te lexohet [ Kicotuta ] apo si quhet kushtetuta e ketij vendi. LALAJ I diteve te zjarta.
Ne realitet, por edhe ne paketen e ligjeve per “Mediat etj…”, a ka patur nderhyrje te qeverise ne to? Une nuk i kam pare. Deri me sot, nese eshte vertetuar se ato jane shkelur apo dhe media te caktuara jane kercenuar, kjo ka qene koha e erret e qeverisjeve te Salehut. Nuk ka shqiptar qe nuk i di sot ato. Ne vend qe te merren e te jepen citime te cunguara nga njerez anonime apo dhe te njohur si Herr Henze qe nuk i sherbejne askujt, me mire t’i kujtojme ato. Une jam qyetetar i ketij vendi dhe deri me sot, te pakten nga Rama, nuk ka patur asnje lloj censure. Ai, edhe ne Kuvend diten qe u votuan ndryshimet ne paketen e ligjeve te medias, th: Thoni ç’te doni per mua, dhe per kedo qe do te merret me politike apo ne jeten publike, por jo per njerezit e familjes se tij dhe te askujt prej tyre, qe i masakrojne ata, ne portale apo rrjetet sociale, sidomos nga anonimet. Po per keto a nuk duhet te kete ligje qe i ndalojne? Dhe se fundi, gazeta eshte e lutur qe, ashtu siç citoi ne shkrimin e saj, fragmente nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane , do te ishte mire te citonte se në cilat nene te paketes ligjore per mediat, te ndryshuar se fundi, shkelen ato dy parime. Kjo do te ishte me e ndershme dhe më transparente per publikun. Pastaj, pikerisht ne kuadrin e kesaj lirie, secili le te gjykoje e komentoje sipas mendjes se vet.