Hartë e re sizmike, Kuvendi thërret profesorin e intervistuar nga Dita

J L

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi sot në mëngjes një takim me gjeologun e tërmeteve Spiros Pavlidis.

Megjithëse ka që në 1989 që merret me sizmologjinë në Shqipëri, profesori modest i Universitetit të Selanikut iu prezantua publikut shqiptar për herë të parë në një intervistë video me DITA, botuar disa numra më parë print dhe online.

Në një mesazh falënderimi në redaksi, zoti Pavlidis tha se ka marrë disa ftesa nga institucione dhe politikanë të Tiranës pas transmetimit të intervistës në Dita.

Media të tjera kombëtare gjithashtu i janë referuar atij.

Profesor Pavlidis është kryesues i një raporti për TAP që kishte paralajmëruar aktivitetin e shtuar sizmik në Durrës dhe rrezikun e lëkundjeve të forta bazuar tek sjellja dhe historiku i rrudhës së Adriatikut.

Por ai tha gjatë intervistës në Dita se të gjitha studimet me të cilat ishte konsultuar për të dalë në ato përfundime ishin kryer nga sizmologët shqiptarë Sulstarova, Muço e Aliaj dhe gjendeshin prej kohësh në Tiranë.

Intervista e publikuar pak ditë më parë me profesorin mund të shihet më poshtë:

Gjatë takimit sot kryetari i Kuvendit Ruçi e falenderoi profesorin Pavlidis mbi kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë si edhe për mesazhet e qarta për shkencëtarët, politikanët dhe qytetarët shqiptarë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj. Unë kam vlerësim të lartë për punën tuaj si edhe të gjithë ekspertëve grekë dhe bashkëpunimin tuaj rezultative me Parlamentin dhe Qeverinë, për të hartuar legjislacionin, procedurat dhe rregulloret antisizmike.

Prandaj, e konsideroj të nevojshme rishikimin e kujdesshëm të legjislacionit mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujrat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe dukuritë e saj. Asnjë paragraf i legjislacionit tonë nuk duhet të devijojë nga mirëkuptimi me natyrën dhe ligjësitë e saj. Kuadri ynë ligjor duhet të respektojë në mënyrë rigoroze ligjësitë e saj dhe rezultatet e shkencave natyrore, gjeologjike, fizike etj. Për këtë do të mirëprisnim edhe kontributin tuaj si edhe të universiteteve dhe ekspertëve të shquar grekë dhe nga vende të tjera”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Profesori Pavlidis vlerësoi qasjen dhe theksoi se duhet një bashkëpunim shumë i ngushte midis shkencëtarëve sizmologë, gjeologë, inxhinierë dhe politikanëve e ligjvënësve.

“Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurive sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë. Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike.

Kjo gjë duhet bërë menjëherë. Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen nga aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike, karakteristike për zonën sizmike ku bën pjesë Shqipëria.

Ju keni një hartë sizmike të hartuar nga sizmologë të shquar shqiptarë, por mendoj se kjo hartë duhet të detajohet në harta zonale për të gjithë territorin e vendit.

Përveç kësaj, duhet të bashkëpunojmë për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore”, nënvizoi profesori Pavlidis.

Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe profesori Spiros Pavlidis diskutuan edhe mbi aspekte e detaje të tjera të konsolidimit të masave kundër tërmeteve dhe kultivimit të kulturës sizmike të shoqërisë.

j.l./ dita

Share This Article
14 Comments
  • Profesori,nje njeri I nderuar..I afte qe na ndihmoi, pyetet sepse njeh problemin e Shqiperise sizmike. Mire bere o Gramoz….po a I pyete shqiptaret nga te cilet njohu problemin prof. Pavlidis (ata jane pensionista e nuk I pushon dekani) ???
    Apo si ne rastin e Prof Bozo (Konomi) eshte dhe ai familje e mire (me biografi te mire)

  • GERDALLA E ENVERIT, GRAMOZ RUCI KUJTOHET “PAS PILAFIT” PER EKZISTENCEN E SIZMOLOGUT GREK QE PARALAJMEROI DY HERE QEVERINE DHE PRESIDENTIN PER QAMETIN E TERMETEVE QE PO VININ.

    Po pse e perqeshet presidentin Ilir Meta dhe e bete LOLO si fallxor mesjetar kur ai paralajmeroi termetin shkaterrimtar te shtatorit? Karagjozja pa shkolle dhe hajdute e doganave, Elisa Spiropali akoma nuk i ka kerkuar falje Presidentit shqyptar qe e perqeshi dhe e talli ne publike me deklaratat e saj te bedeles injorante.

    PSE EDI RAMA DHE BIBA E TIJ, MINISTRE E MBROJTJES NUK MOREN MASA PAS TERMETIT TE SHTATORIT QE U PARALEJMERUA NGA SIZMOLOGU GREK, PERKUNDRAZI I GARANTUAN BANORET E THUMANES TE KTHEHEN NE BANESAT E TYRE, PASI DEMET ISHIN “PALO GJE”?

    He mo Gerdalla e Enverit, Gramoz Ruci pse nuk e con ne Prokurori si Kryetar i Parlamentit, kriminelin Edi Rama dhe Biben e tij, Olta Xhacka per vrasjen me paramendim te 28 njerezve te pafajshem ne Thumane qe u mashtruan nga demagogjia enveriste e Edvin Kaqolit qe beri sizmologun famoz dhe i garantoi se termeti tjeter i radhes do te vinte pas 300 vitesh?

    PA E VRARE MENDJEN FARE SE SIZMOLOGU GREK KISHTE PARALAJMERUAR QAMETIN E 26 NENTORIT?

    • Hajvanlliku e injoranca s’kane te mbaruar, Albanistani jo vetem mund ti parashikoje por edhe ti parandaloje pasojat e termeteve ! I pari eshte orakulli Meta,
      njekohesisht edhe president i vendit.Kamikazi i kushtetutes

      • ZHULSI PA BREKE NE BYTHE:

        Orakullit Meta qe njihet si fallxhori Like Floriri qe zbuloi me magji se ku e kishte fshehur floririn e Bankes se Shtetit ne tunelet e Krrabes Enver Hoxha, prandaj Likja i ka treguar edhe me pare cilesite e tij prej fallxori parashikues si askush tjeter dhe ne kete kendveshtrim:

        PER TERMETIN E SHTATORIT I FRYU NE VESH SIZMOLOGU GREK QE E KA NDERUAR GERDALLA E ENVERIT, GRAMOZ RUCI “PAS PILAFIT”

        por:

        Edvinistet me Spiropalin ne krye e perqeshen ne shtator Like Floririn dhe u tallen me te si puna jote, dhe jo vetem kaq por garantuan banoret mjerane te Thumanes te ktheheshin perseri ne banesat e tyre vrastare, te shkaterruara nga termeti duke i thene se demtimet ishin palo gje dhe se termeti i radhes do te vinte pas 300 vitesh, keshtu deklaroi Edi Rama ne TV, por kur erdhi QAMETI ne 26 nentor, gaztoret e Edvinit filluan te numerojne te vdekurit qe kishin mbetur poshte renojave dhe po kerkonin ndihme nga strukturat e shtetit te Rilindjes, por qe 51 prej tyre u shuan dale ngadale pas disa ditesh nga:

        INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT KAQOL

        He mo zhuls pa breke ne bythe a ka injorance dhe hajvanllik me te madh se ky?

        • Hodhi budallaj nje gur ne uje.E ka gjetur kur do bjere
          tjetri ? Kesaj radhe do na e parashikoj Ruci,nje tjeter sharlatan.He mo militant ka me trapllik te madh ?
          Kush e ka parashikur kur do bjere termeti pervec keti Grekut te mitollogjise,se shkenca e sotme jo njehere.
          Termeti i pare qe ka rene ne kete vend eshte vete shteti Termetit te perendise s’kane ci bejne,e “keqja” eshte se ju zbuloj te pa larat,e gjeten nga se prisnin

          • BOLE militante:

            Greku i Mitologjise nuk ka kishte borxh ty o BOLE budallaqe, Greku i Mitologjise e gjeti dy here termetin dhe paralajmeroi shqyptaret injorante dhe dru me pre ke tjeter te lajmeronte Greku i Mitologjise o BOLE mosmirenjehese, pervecse te njoftonte BABAIN e Kombit, Presidentin Ilir Meta per QAMETIN qe po vinte edhe ne shtator edhe ne nentor, por ju QORRAT militante u gajaset dhe e tallet Like Floririn si FALLXHOR me Skenderbeshen Spiropali ne krye, madje Kryeministri Kaqol Edi Rama me Biben e tij, Olta Xhacka i garantoi mjeranet e Thumanes, rahmet pacin qe te riktheheshin ne banesat e tyre vrastare, Edi Rama pas termetit te shtatorit, si FALLXHORI Suprem i Zotit i garantoi Kandidat-Viktimat e Thumanes se termeti tjeter i radhes do te vinte pas 300 vjetesh dhe i garantoi ata si Kryeinxhinieri Suprem i Shtetit se banesat e tyre nuk kishin pesuar asgje dhe se carjet dhe plasaritjet ishin vetem nje:

            PALO GJE

            dhe:

            Keshtu Edi Rama varrosi te gjalle poshte renojave 28 vete, femije dhe njerez qe kishin fajin se i besuan Kryeministrit Kaqol shqyptar si Fallxhori Suprem i Zotit dhe si Kryeinxhinieri Suprem i shtetit.

            dhe:

            Per cudi askush nga Prokuroria apo SPAK-u i shpifur nuk i kerkon hesap ketij Kryeministri Vrastar qe vrau me doren e tij ne Thumane 28 njerez, femije dhe prinder dhe la poshte renojave te termetit te 26 nentorit 51 viktima gjithsej,

            NGA INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT.

  • Po pse nuk konsiderohet harta sizmike e perpiluar nga specialistet shqiptare. Ore a e dine keta se specialistet greke kane bashkepunuar me ata shqiptare dhe keto te dhena i kane dhe ata.
    Madje edhe ne termetin e fundit arriten te mbledhin foto e te dhena ne lidhje me menyren se si u perhap termeti dhe cfare ndodhi ne zonat ku pati rreshqitje apo dalje te reres ne siperfaqe shoqeruar dhe me carje te tokes si pasoje e kesaj levizje rreshqitese.

  • Profesori grek thote qe aty, ne Shqiperi, jane te gjitha studimet, pasi i injoruan dhe as qe e moren ne konsiderate paralajmerimin e 25 Shtatorit tani bejne sikur do e vene ujet ne zjarr.
    Ato qe tha Profesori ne gazeta i moren vesh gjithe shqiptaret, por Kuvendi i mutit Rucit e do direktt me kolltuk te bytha. Nuk mund te lexojne as raportet e specialisteve greke, as ato shqiptare. Duan komuninim gojor..
    Mjere ky popull ne duar te kujt ka rene

  • Pavlides eshte gjeolog i mire, por jo sizmolog.
    Sh. Aliaj, sot ne pension, eshte shume me i kualifikuar, se sa Pavlidesi, ne sizmologji.
    Therrisni edhe Siasi Kociaj e Arben Pitarka, te cilet punojne ne USA, dhe ja ku i keni njerezit e duhur. Plus 4 sizmologet qe kane mbetur ne Shqiperi. Keta te fundit jane ne IGjEUM

    • Po ta kishin mendjen per ate pune, i kishin thirrur me kohe. Tani bejne show per miletin.
      Pushtlleqet e Ramutit keto. Jo se ju dogj barku per fakiret qe gdhihen ne germadha si “turiste gjermane”

      • kjo pune e organizuar me specialiste nga qeveria kerkon buxhet.
        e qeveria e ramuttit nuk ka nje kacidhe
        gjithe cka qendrore shteterore po hiqet qafe e jepet me koncension me shkak financat e pamundura

  • therret sizmologun e huaj….por shkenctaret shqiptare pse nuk I fton , ata qe kane punuar dhe kane bere punime dhe kane mbrojtur doktoratura qe per fat te keq nuk I ka lexuar as zoti Ruci (qe e dime se sadi) as ndonje politikan tjeter…Kompleks inferioriteti …ai I huaji nga sizmologet tane I ka marre te dhenat o shoku Ruci…….dhe po ta perserit ne cdo takim apo interviste….shkenctaret Aliaj dhe Kociu jane ketu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *