Anulohet mesha e Krishtlindjes në Notre Dame, hera e parë që nga viti 1803

J L

Pas flakëve që shkatërruan katedaralen e Notre Dame në 15 prill të këtij viti, autoritetet vendore në Paris bënë të ditur se këtë vit nuk do të mbahet mesha e Krishtlindjeve në këtë kishë.

Kjo është hera e parë që një gjë e tillë ndodh që nga viti 1803.

Që nga viti 1803, çdo Krishtlindje, Katedalja e Notre Dame në Paris zhurmonte nga këmbanat e festive fetare për të shënuar lindjen e Krishtit.

Këtë vit pas zjarrit të tmerrshëm të 15 prillit, për herë të parë kisha, tetë shekullore, do të jetë e heshtur.

Asnjë shërbim fetar nuk do të mbahet mes mureve të saj për të pritur lindjen e fëmijës Jezus.

Parizienë dhe turistë duhet të drejtohen në kisha të tjera për festimet e mesnatës së 24 dhjetorit dhe për meshat e datës 25.

Është kisha e Sant Xherman Lokzeri, përballë Luvrit, ku që nga data 1 shtator janë zhvendosur zyrat e katedrales.

Do të ketë një meshë lutjesh në oren 23.30, ndërsa në 25 dhjetor mesha do të jetë në orën 10, ndërsa celebrimi solemn po në të njëjtën kishë në orën 11 e 30.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *