Nga Ylli Pata
Ka më shumë se një muaj që partia që qeveris vendin votoi për të zgjedhur 706 delegatët e Kongresit që do të mbahet në shkurt, por askush nuk di kush është zgjedhur
Socialistët kanë më shumë se një muaj që kanë zhvilluar zgjedhjet e brendshme në këtë forcë politike, por ende deri tani, kjo forcë politike nuk ka publikuar rezultatet e votimeve që u zhvilluan në live tv por edhe me teknologjinë e re të votimit elektronik.
Në një proces publik, me kuti votimi në qendra të ngritura në 61 bashkitë e Republikës, sipas organizimit socialist, u bë e ditur se u votua për delegatët e Kongresit të PS-së që do të mbahet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Deri më sot PS nuk nuk ka publikuar asnjë të dhënë për këtë votim; sa morën pjesë në proces, sa ishin votat e vlefshme, por edhe kush fitoi.
Bëhet fjalë për 706 delegatët e organit më të lartë vendimmarrës të Partisë Socialiste, pra Kongresit, i cili do të zgjedhë Sekretarin e Përgjithshëm edhe Asamblenë Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë kryesinë e socialistëve shqiptarë.
Kongresi i PS-së që nga viti 1992 ka qenë një eveniment politik në vend, pasi ka sjellë zhvillime të rëndësishme jo thjesht në emra por edhe në mënyrën sesi qendra e majtë ndryshon përpara ekzigjencave të elektoratit shqiptar.
Në vitin 1992, socialistët e Nanos vendosën që të shtyjnë fuqishëm një opozitë të fortë ndaj një të djathte që po futej esktremisht në prekjen e vlerave Kombëtare siç ishte Lufta Nacional Çlirimtare dhe arritën që në 26 korrik të fitonin më shumë se gjysmën e bashkive dhe komunave të Republikës.
Në Kongresin e vitit 1996, edhe pse në kulmin e presionit të pushtetit autokrat të Berishës, socialistët me kryetarin në burg arritën të jenë protagonistë të agjendës politike kombëtare, edhe pse bojkotuan zgjedhjet parlamentare të 26 majit dhe u dëmtuan keq në lokalet e 20 tetorit 1996.
Këto Kuvende jo vetëm ishin në krye të axhendës së mediave kombëtare, por PS furnizonte me rezultate zyrtare gazetarët e kronistët politikë, përpara se këto të bëheshin zyrtare në forume.
PS ishte një forcë transparente ku gjithçka zhvillohej në dritë të diellit dhe nuk kishte aksesin e sotëm që ka interneti, portalet apo edhe rrjetet sociale.
Prej shumë vitesh tashmë askush nuk di ç’bëhet në PS, madje edhe në aktivitete Kombëtare si ai i 26 nëntorit. Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i socialistëve shqiptare thotë shpesh se publiku nuk ka përse të mësojë detaje të diskutimeve brenda familjes socialiste, por vendimet duhet të bëhen publike, si për hir të transparencës që kërkon publiku, por edhe për hir të transparencës karshi anëtarëve e votuesve të së majtës shqiptare.
Në faqen zyrtare të Partisë Socialiste, ka vetëm një fjalim të numrit dy të kësaj force, Taulant Balla, i cili ka bërë të ditur mbylljen e procesit të votimit por që nuk bën publik asnjë rezultat.
“76.068 anëtarë të Partisë Socialiste morën pjesën përmes votimit tradicional në një nga ushtrimet më të rëndësishme, jo vetëm për demokracinë tonë të brendshme, por edhe për të gjithë sistemin politik shqiptar.
Në përfundim të këtij procesi, kam kënaqësinë të njoftoj se në të 363 vend-votimet e ngritura në të gjithë bashkitë e vendit është zhvilluar procesi rregullisht, duke dëshmuuar arritjen e një cilësie dhe standardi të lartë të këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Balla më 16 nëntor.
Por kush fitoi, kush ka marrë mandatin e “deputetit” që do të zgjedhë krerët e forcës më të madhe në vend ende mbahet sekret. Pse? Kur realisht këto delegatë do të jenë në mënyrë dialektike politikanët aktivë të së majtës. Ka kaluar më shumë se një muaj dhe selia rozë nuk jep asnjë shpjegim….
*****
Botuar në Dita. Në foto: Kryetari i PS Edi Rama duke votuar në 16 nëntor: “Votimi elektronik, plotësisht i mundur dhe i padepërtueshëm nga forcat e errëta” – u shpreh njëshi i të majtëve pas votimit

Ate e din vete ata,e di vete Edi Rama dhe kur te vij koha do t’a nxierin.Nuk na prish shume pune.
Ç’ka te fshehte ketu….!?
PS kurve ka qene nga 8 Nentori e der me tash…organizate terroriste qe vriste burra,gra shtatzane,femije,pleq e plaka….aty e kini histohistorine te shkruar e zeza mbi te bardhe…treguar nga vete kryedylberi Hoxha….i kini bere ne marksizem aq sa u kane plasur syte e daullet e veshit….
Eee ju prisni qe te veproje ndryshe dylberi rilindas….tash!?
Nuk i japin rezultatet see akoma nuk e ka dhene pelqimin Presidenti Vuçiç….do i seleksionoje ai e me pas do i shpall Balli Librazhdit e palli Skenderbeut…
Lol, zgjedhje ilegale!
PS gradualisht ehte kthyer ne nje lozhe masonike. Vetem masonet nuk lejojne qe informacioni i brendshem i tyre te behet publik.
Eshte ofendim inteligjence qe te quhen zgjedhje. Nuk jane zgjedhje por emerime. Ashtu si ndodh edhe me zgjedhjet Parlamentare. Thjesht i justifikojne si zgjedhje per te mbajtur gjalle iluzionin te turma, se ajo ka fatet e saja ne dore duke zgjedhur njerez te parazgjedhur nga diktatori i Partise. Te mjeret ju, kur do te zgjoheni nga gjumi!!
Kujt ja thua o Gento, kokderrave? Ne nje kohe kur ndryshimet e kushtetutes se 2008 po mbajne akoma peng situaten politike ne vend, anarshia institucionale ka kapur majat. Sot nuk merr vesh i pari te dytin, dhe kush nuk arrin ta dalloje kete mjergullnaje te dendur ujqish, ai ose eshte idiot i lindur, ose ja ka shitur shpirtin shejtanit.
Ne kushtet e nje anarshie te ketyre permasave te frikshme, demagoget provinciale s’reshtin duke i thurrur lavde vetvetes per gjoja rritje te demokracise se brendshme partiake, edhe pse fare haptazi pushtetet jane deleguar gradualisht vetem ne duart e halldupit shallvaregjere. Ketij halldupi i intereson gjithshka qe lidhet me cimentimin e pushtetit te tij personal, pervec zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Mungesa edhe pas nje muaji e rezultateve te zgjedhjes se deputeteve eshte shprehje e hapur e diktatures partiake brenda selise rrozge.
jemi në “gjëndje të jashtëzakonshme”prandaj nuk mund të japim rezulattet!!
ajatollah dobiçi disa gjëra ei respekton sa ska ku të vejë!!
e cfare zgjedhjesh ishin ata,thjeshte gallate. Perderisa kryetari nuk preket ,atehere si mund te kete zgjedhje?. Se mos ataqe do te shkojne ne kongres do te ndryshojne gje,pervecse do teduartrokasin Ramen! Rama u ka dhene porosi te deleguareve qe jane vegla te tij qe te emerohen ne drejtim qe nga kryetari i OS e deri tek sekretari i Pergjithshem ata qe i mbajne iso Rames. Nuk behen me zgjedhje,nuk funksionojne me strukturat,vetem Rama urdheron,kritikon,flet e vendos kudo ne parti,ne parlament ne kryesi ne Kershillat socialiste e ne Asamble. PS ka kohe qe ka vdekur,por nuk ia kane bere hallven.
Gjigandi ka fituar me unanimitet te plote
Asnje vote kunder.
Votimi u be i hapur. Me urdher te prere..