“Paratë duhet t’i kthesh Agron! Vetë, në daç kthehu, në daç mos”

redaktor

Ilir Mborja: Përse e ironizova ikjen e Tufës për të luajturit mendsh nga “hataja” e vetësyrgjynosjes së “shkrimtarit tonë të famshëm”, dhe për ca “intelektualë të gavetës”.

Si mund ta quajmë ndryshe letrën e gjatë solidarizuese dhe “mallëngjyese” që ish ndihmësi i parë i drejtoreshës de jure Nexhmije Hoxha dhe ish drejtori de facto i Institutit të Studimeve Marksiste – Leniniste deri kur u mbyll më ’90-n, Besnik Mustafai, i dërgon (tashmë) ish Drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufës…

 

-Z. Mborja, intervista juaj për gazetën tonë më 14 dhjetor titullohej “Mos u kthe Agron!”. Pak ditë para asaj, z. Spartak Braho na kishte dhënë një intervistë që titullohej “Kthehu, Agron!”. Kjo antitezë ka sjellë një pështjellim tek lexuesit tanë, mbase edhe tek vetë z. Tufa? Ç’të bëjë ai, të dëgjojë zotin Braho e të kthehet apo të ndjekë porosinë tuaj?

Mendoj se duhet të na dëgjojë të dyve. Edhe z. Braho më parë, edhe unë më pas kemi thënë në thelb të njëjtën gjë, por ai me logjikën e një juristi e ligjvënësi me përvojë, ndërsa unë, si një admirues i letërsisë, u shpreha në stilin tim duke përdorur një sintaksë të figurshme letrare që quhet “oksimoron”.

Agron Tufa, si shkrimtar që është, besoj se e kupton siç duhet gjuhën e figurshme… Nga mesazhet që kam marrë gjatë këtyre ditëve, ishte i nevojshëm ky sqarim dhe ju bëtë mirë që më pyetët.

Unë, pasi kam denjuar publikisht disa bëma dhe gjëma të tij, nuk mund të pajtohem me mendimin se ai duhet të marrë ekzilin politik. Nuk e meriton! Ai ka shumë mëkate që duhet t’i lajë këtu…

– Ju po thoni se intervistat tuaja ishin në një linjë me deputetin Braho dhe me Prof. Tarifën. Mund të shpjegoheni pak më qartë për këtë?

– Intervistat tona mbase nuk ishin tamam tamam në të njëjtën linjë, por ajo e z. Braho “Kthehu, Agron!” nuk kishte asnjë kundërthënie përveç antitezës letrareske me titullin në intervistën time “Mos u kthe Agron!”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve tuaja, z. Braho sillte argumente shumë bindëse (ndonjëherë të kombinuara me humorin e vargjeve të Arben Dukës) se asnjë fije floku nuk do ta prekte atë dhe sidomos fëmijët e tij dhe, për këtë, e ftonte sinqerisht të linte ekzilin e të kthehej në Shqipëri.

Madje, shkonte më tej e i rekomandonte të rimerrte detyrën si Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe ta bënte, jo si gjer më sot, por ndershmërisht e profesionalisht atë.

Ndërsa unë, mbase i shprehur jo shumë qartë, duke përdorur stilistikisht oksimoronin, u mundova të ftilloj idenë që shkurt, me dy tre fjali mund të përmblidhet kështu: Agron, në daç kthehu, në daç mos u kthe atje ku ke shkuar. Por paratë që u ke grabitur taksapaguesve me “doktoraturën” e vjedhur duhet t’i kthesh!

Pastaj shprehesha me nota pesimiste dhe, mes të tjerëve, e bëja përgjegjës edhe tufën e bashkëpunëtorëve të tij për situatën apokaliptike që ka rrënuar arsimin universitar…

-Mund të na shpjegoni se ç’është “oksimoroni” dhe mund të na sillni ndonjë shembull për ta ilustruar e për të qenë më i qartë për lexuesin e gjerë?

Në një fjalor jepet ky shpjegim: “Oksimoron-i vjen nga greqishtja oksymoron – i krisur, i luajtur mendsh.
Oksimoroni i ngjan paradoksit, është një antitezë e llojit te veçantë, në të cilën bashkohen kuptime të kundërta dhe del një kuptim i ri.

Është vendosje marrëdhëniesh sintaksore (bashkërenditje, përcaktim, etj) midis dy antonimesh. Shembull: qetësi shurdhuese, paqe e përgjakur, çorganizim i organizuar, etj.”…

Pra, oksimoroni, kjo antitezë e llojit të veçantë, ky mjet sintaksor i figurshëm letrar, mendova se i shkon shumë përshtat episodit për të cilin po flasim. Ky mjet letrar, d.m.th. oksimoroni, m’u duk më i volitshmi për të përshkruar këtë situatë sa paradoksale, aq edhe absurde.

Nuk gjeta mënyrë tjetër për të folur për të luajturit mendsh nga “hataja” e vetësyrgjynosjes së “shkrimtarit tonë të famshëm”. Nuk gjeja dot mënyrë tjetër për të vizatuar portretin e dyzuar tragjikomik të Tufës dhe për të përbuzur këta vajtues groteskë të vetësikterisjes së një hajduti që e krahasojnë (!!!) idiotësisht me ekzilin e Ismail Kadaresë më 1989-n.

-Po ndonjë shembull nga ky aktualet që po flasim, veç atyre që jep fjalori, mund të na sillni për ta ilustruar oksimoronin?

-Shembuj sa të doni, po nga t’ia nis më parë? Shumëkush që e ndoqi intervistën e Agron Tufës të para ca ditëve te VOA e dëgjoi gazetarin e saj Ilir Ikonomi, i cili, që në minutën e parë, duke kërkuar shkakun e vërtetë të ekzilit të tij “politik” (megjithëse “harroi” ta pyesë për vjedhjet dhe plagjiaturën) nuk harroi të përdorë fjalën “ironi” kur i drejtoi pyetjen:

“Zoti Tufa! Jemi në vitin 2019 dhe ironia është se pikërisht sot Shqipëria merr presidencën e radhës të OSBE-së, ku një komponent është komponenti human. Ç’mendim keni?

Dhe pastaj, ishte Agron Tufa i pazoti të shmangë fjalët “paradoks” dhe “absurd” (tipike për oksimoronin) në përgjigjen e tij: “Këto lloj paradoksesh të një rendi absurd unë nuk di se si kanë mundur të ngjasin…”(?!).

Ju z. Shehu e dini shumë mirë se: gazetarët profesionistë nuk harrojnë për asnjë moment se ata janë vetëm pronarë të pyetjeve, ndërsa përgjigjja mbetet gjithnjë pronë e të intervistuarit.

E gjithë ajo intervistë, e mbushur me fjalët “ironi”, “paradoks” dhe “absurd” (tipologjike për oksimoronin) ishte një rast i pastër i përdorimit të tij. Po unë, kur intervistohem nga ju, pse s’paskam të drejtë t’ju “akuzoj” se, veç episodit absurd që po trajtonim, ishin edhe pyetjet tuaja që ndikuan në përgjigjet e mia në atë stil të figurshëm?

Në bashkëbisedimet tona të botuara në gazetën tuaj “Dita” kemi përmendur disa absurditete shpesh qesharake të sjelljeve të Agron Tufës, por veç përsëritjes, ekziston mundësia që të biem edhe ne në një situatë të tillë…

E thamë njëherë atë, që: të shpallësh rrezikun e komunizmit 30 vjet pas rënies së tij është sikur jeton jo në kohën e sotme por në një realitet tjetër dhe, nuk duhet harruar se ky “rrezik” iu “kanos” z. Tufa vetëm kur iu provua “doktoratura” e vjedhur dhe plagjiatura që pasoi. Histori që e kemi stërthënë dhe nuk ka njeri në botë, shkrimtar ta shpjegojë pa përdorur teknikën e oksimoronit.…

Nuk shpjegohen ndryshe absurditet qesharake të Agron Tufës, se përndryshe çmendesh vetë dhe luan mendsh edhe lexuesit. Apo absurditeti tjetër që: librin që denigronte abuzivisht figurat e LANÇ-it e shkroi Çelo Hoxha, për t’u trembur e marrë malet e Uralet, i mori Agron Tufa?!
Aman, o Xhevdet, ke pyetje tjetër të lutem!

-Dhe për vetëm për këtë, sipas jush, Agron Tufa iku dhe qëndroi në Zvicër?

– Kush e thotë këtë, veç letrës së Agron Tufës, se ai është në Zvicër? Ju e besoni vërtetë një mashtrues si ai?

Pse të mos e besojmë?

-Sepse Agron Tufa nuk besohet për asgjë. E provova në kurriz vetë si një mashtrues të pështirë: Tre muaj më shkruante privatisht dhe publikisht se më kishte paditur në gjyq për shkrimin tim në gazetën tuaj “Dita” më 3 shtator të këtij viti: “Ndalo luftën mediatike dhe hajde përballu në gjyq! Mos m’u fshih!”…

Për këtë arsye nga 31 tetori deri më 3 dhjetor 2019 qëndrova në Shqipëri për t’iu paraqitur kërkesës së “paditësit” tim. Megjithëse me raport mjekësor të përhershëm (pas një aksidenti automobilistik më kanë vendosur protezë në aortën kryesore të zemrës dhe jam me status invaliditeti) nuk iu fsheha “gjyqit” që më shkruante se kishte nisur ndaj meje.

Pra, për arsye kurimi shëndetësor jetoj mes Athinës dhe Elbasanit dhe po për këtë shkak udhëtoj me avion me biletat që m’i presin të afërmit e mi.

Praninë time në Shqipëri ia rikomunikova me gojë e me shkrim (me tone sinqerisht paqësore) në WhatsApp-in e tij më 14 nëntor. Më 16 nëntor shkova vetë në Tiranë e iu përballa në Sallën Ovale të Pallatit ku zhvillohej ceremonia e ndarjes së çmimeve të Panairit të Librit 2019.

Deri të hënën, më 2 dhjetor vazhdoja interesimin, por dhe te kancelari, edhe tek postieri i gjykatës më raportonin se asnjë padi nuk ishte regjistruar ende kundër meje atje(?!)… Gjithçka paskësh qenë një mashtrim nga ana e “luanit” tim…

Po atë mbrëmje, më 2 dhjetor, kur mësova nga mediet se “paditësi” im ishte larguar dhe paskësh kërkuar azil politik në Zvicër, preva biletën për të nesërmen dhe më 3 dhjetor u ktheva në Athinë. Ç’të bëja? Më kishte mashtruar…

-Pra ju po thoni se ai mashtron edhe kur thotë se është në Zvicër?

Ju thashë: Për mua Agron Tufa është kokrra e mashtruesit dhe unë për vete nuk e besoj më për asgjë.

Unë ju siguroj se kam më shumë miq konfidentë se ai edhe në bordin, edhe në institutin që ai drejtonte. Ende në profilet tona në Facebook (edhe pasi shumë miq të tij, pas kësaj që ndodhi, më kanë fshirë si shok) sot që flasim, kemi ende 167 shokë të përbashkët. Prandaj jam i prirur të besoj disa prej tyre më shumë se atë.

Domethënë?..

Domethënë që ekzili i tij ishte një akt i paramenduar prej kohësh prej vetë atij dhe i vendosur përfundimisht kolegjialisht pas publikimit të skandalit të vjedhjes së “doktoraturës” dhe plagjiaturës më 3 shtator në gazetën tuaj “Dita”.

Akti i negocimit nga ata që përfaqësonte ai si Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, për të mos e dëmtuar moralisht atë shtresë, ishte: “Shko ku të duash, veç drejt Lindjes jo!”…

Por Agron Tufa është i pabesë dhe nuk di t’i përmbahet aktit të negocimit me ta. Ai gjithashtu nuk është aspak i mençur e shprehet hapur (tek Deutsche Welle ) dhe tregon të vërtetën se i urren aleatët perëndimorë, se ambasadat e tyre në Tiranë i përplasën derën e duke i flakur syve “intelektualit antikomunist” 16 faqet me qurravitjet se “do ta vrisnin komunistat” …

Ju thashë, që më të lehtë kam të besoj këta shokë konfidentë të përbashkët dhe që unë i njoh si të vuajtur të njëmendtë nga lufta e klasave dikur, sesa Agron Tufën…

-Dakord. Largimi i z. Tufa dhe kërkesa për azil politik e tij atje kudo qoftë, besoni se ishte fundi që i vuri kapakun këtij që ju e quani absurditet?

-Normalisht ashtu duhet të ndodhte: Heshtja, pështirosja e mëshirimi, ndjenja të tilla të përziera duhet t’i linin vendin lajmit të vetësyrgjynosjes së tij në opinionin e atyre që e njohën …

Por, nuk ishte e thënë. Siç e përmenda më lart, ngashërimet e grafomanëve dhe e ca “intelektualëve të gavetës”, nuk e lanë të fashitej në heshtje këtë situatë sa paradoksale aq edhe absurde, sa komike, aq edhe tragjike…

Jua përmenda letrën e gjatë solidarizuese dhe “mallëngjyese” që ish ndihmësi i parë i drejtoreshës de jure Nexhmije Hoxha dhe ish drejtori de facto i Institutit të Studimeve Marksiste – Leniniste deri kur u mbyll më ’90-n, Besnik Mustafai, i dërgon (tashmë) ish Drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufës.

Vetëm ky fakt (oksimoron i gjallë) çmend çdo njeri normal dhe bën që t’i kthehen mendt çdo të marri…
Ç’shembuj të tjerë t’ju jap? Më falni Xhevdet! Mos doni ta kthejmë në gallatë këtë bisedë? Por nuk na shkon. Situata në universitetet tona është ashtu siç u përshkrova në intervistën e parë: “tërmeti apokaliptik” që ka rrënuar universitetin dhe viktimat e tij janë shumë më të mëdha se ato që la pas tërmeti i madh i 26 nëntorit.

Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë në intervistën e fundit: “Mafia akademike është ulur e drejton…

Dhe po të mos ishte publikuar në faqet e gazetës suaj si hajdut parash nga fondet publike dhe pastaj i pronës intelektuale të Dr. Aristotel Spiros, Agron Tufën aty do ta kishim: në mes të Tiranës duke treguar përralla antikomuniste e baltosur heronj të gjallë e të vdekur.”…

Atëherë ju po ripohoni se z. Tufa kërcënohet vërtetë nga ajo që ju e quani “mafia universitare” dhe, sipas kësaj, ai paska pasur arsye që ka ikur dhe nuk duhet të kthehet?

-Jo. Nuk jam duke thënë saktësisht atë dhe nuk e kam thënë as në intervistën e mëparëshme. Veç titullit, që, siç jua shpjegova, është një figurë letrare që quhet oksimoron, kam thënë fjalë për fjalë këtë:

“Pra, ata që e kanë detyruar të vetësyrgjynoset, kam bindjen se kanë qenë pikërisht bashkëpunëtorët e tij në krim që janë: …gjithë mafia universitare që firmosi në të bardhë “doktoraturën” dhe futi duart për të fshirë provat pas denoncimit në siti-n e internetit të Universitetit dhe për mua, dyshimi për rekomandimin e arratisë së A. Tufës mund të shkojë deri tek piramida e lartë shtetërore: ish ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe aktualja Besa Shahini, ish-Prokurorja e Përgjithshme z. Arta Marku, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryeministri Edi Rama.”…

Pra, jam shprehur se: “e kanë detyruar të vetësyrgjynoset” dhe gjithashtu kam hedhur dyshimin: “për rekomandimin e arratisë”. Ndërkohë, po në këtë intervistë si edhe në shkrime të tjera për Agron Tufën, kam nënvizuar faktin se ai ka qenë dhe mbetet i përkëdheluri i bashkëpunëtorëve të tij dhe i gjithë shtetarëve të lartë.

Ata nuk e kërcënuan se do ta vritnin kurrë kanakarin e tyre Agron Tufa, por vetëm i rekomanduan: “Ik sikterisu se do na hapësh punë me studentët e pastaj me drejtësinë! A e dini ju z. Shehu se një lëvizje studentore kishte planifikuar më 4 dhjetor që studentët të bojkotonin leksionet në gjithë universitet publike?

Prandaj i kërkuan???: “Mbathja o Voc gjëkundi! Fshihu! Na shpëto, se po fillon drejtësia!..”. Kurse të tjerët, ata pushtetarët e lartë, duket se i rekomanduan të përkëdhelurit të tyre edhe datën: “Ik para 4 dhjetorit, Agron!

S’po i bëjmë dot ballë pasojave të tërmetit të 26 nëntorit dhe mos na hap telashe të tjera me studentët! Boll të mbrojtëm! Drejtësia që po vjen s’është më në dorën tonë…”…

Po, mafiozë janë dhe, në këtë rast, nuk po përdor figurë letrare. Siç e nënvizova më parë, këta mafiozët e universitetit, mafiozë që ç’ke me të janë, madje edhe më të rrezikshëm se mafia e drogës, se vret të sotmen e të ardhmen…

Por ajo ndryshon nga këto se pjesëtarët e saj nuk vriten mes njëri tjetrit, se hesapin e parave nuk i ndajnë me njëri tjetrit, por ua grabisin secili për hesap të vet studentëve të vet dhe gjithë taksapaguesve të varfër.

Atëherë, me një gjuhë mundësisht të zhveshur nga mjetet letrare, përfundimisht ç’do t’i thonit Agron Tufës atje ku ndodhet?

– Ti Agron Tufa ike nga Shqipëria sepse do që t’i shmangesh drejtësisë. Pasi u provua përpara opinionit publik se je një hajdut pagash të pamerituara e një plagjiator i paskrupull, dhe pasi nuk ekzistonte më asnjë justifikim apo alibi për ty në këtë botë, na shkruan se kërkon shpëtim “në” një vend më të drejtë e një shoqëri më të pjekur, siç është Zvicra!!!

Medemek, me shpresën se ata nuk do ta mësojnë kush në të vërtetë je ti dhe do të të japin statusin e azilantit politik me përfitime personale ekonomike.

Por e gjithë kjo, është për ty një certifikim i luftës sate të ndyrë për të përbaltur luftën partizane, që e renditi Shqipërinë përkrah forcave përparimtare të Evropës e botës dhe për të rehabilituar nazifashistë e kolaboracionistët e Luftës II Botërore. Ti je mbjellësi i përçarjes midis shqiptarëve. Ti pretendon se je antikomunist, por vetë përdor metoda komuniste, duke i vënë zjarr luftës së klasave.

Shqipëria është një vend që lufton për të konsoliduar institucionet e Shtetit të së Drejtës, ndërsa ti e lufton, me pretekstin se ato janë institucione komunistësh…

Duhet të kthehesh sa më parë në Shqipëri, Agron.

Duhet të kthesh edhe paratë e vjedhura popullit tonë të varfër…
Edhe paratë e dy biletave të mia (Athinë – Tiranë e Tiranë – Athinë) duhet të m’i kthesh se m’i ka paguar tjetër kush e nuk ta kishin për borxh të shpenzojnë për mashtrimet e tua.

Ti duhet të kthehesh në Shqipëri që t’u shpjegosh organeve të drejtësisë shqiptare si i ke shpërdoruar fondet shtetërore dhe pse ke vjedhur pronën intelektuale të të tjerëve. Ky vend, me ndihmën e aleatëve të Perëndimit, BE-së dhe SHBA-ve tashmë i ka ato institucione ligjore dhe fuqinë që të shprehet me drejtësi për veprat e tua penale.

Për hir të atyre pagave të majme që ke marrë nga ky suret, duhet të kthehesh e të japësh llogari. Asgjë e keqe nuk të gjen nga kjo, përveç drejtësisë, vendimi i së cilës do të të shpëtojë ndërgjegjen tënde.

Të siguroj se jeta jote dhe e familjes sate është e sigurt.

Fundi i fundit: Vetë, në daç kthehu, në daç mos u kthe!.. Paratë e vjedhura duhet t’i kthesh Agron!

 

*****

Botuar në Dita. Bisedoi Xhevdet Shehu

Share This Article
46 Comments
    • Duke qene se e konsideroj dicka zbavitese kalimin e kohes se lire duke lexuar episode me bemat dhe vetesyrgjenosjet e tufave te karallojve, une do te deshiroja ta shperqendroja vemendjen e lexuesit jo ke gjemimi i muzikes serbe ne zonen e “shtetrrethuar”, por ke nje tjeter lloj paradoksi lehtesisht i konstatueshem, po te hiqnim nje paralele me disa nga oksymoronet me te spikatur te forumit. Qofsha gabuar, por per mua personalisht nuk ka oksymorone me zbavites se sa urjahipet madhore te bodrumeve.

    • Ama vetem ISMAIL kadarenen, sahanlepiresin numer nje te HOXHES, mos e zer me goje tani ne prag te krishtlindjes, se do lemeritet gjeli e do na fluturoje nga ballkoni.

  • Ky hajduti qe po iken si i perdhjere pse nuk zgjodhi “Somaline”per azil ,por zgjodhi Zvicren?Keto mashtrime dhe spekullime duhet t’i shohe mire qeveria e Zvicres qe te mos bjere prehe e ketyre “kurvave”qe ikin me valixhe te mbushura me volute.

  • Xhevdet,nje interviste e shkelqyer ! Bravo,bravo,bravo..!
    Dakort plotesisht me Ato qe shkruhen ne kete interviste .
    Shtoja se vec emrave qe permenden me lart si L.Nikolli
    deri te Edi Rama qe e kane “keshilluar” te iki,fakt eshte
    se nje mbrojtje te hapur mediatike po I bejne edhe Ba-
    sha, Mustafaj etj. Prandaj duhet te na sqaroje edhe qelli-
    met e kesaj bande perse eshte hedhur ne sulm ne mbroj-
    tje te hajnit e plagjiaturistit,Agron Tufa,ketij “antikomunis-
    ti” me fjale dhe komunisti me vepra,pa thonjeza kjo e fundit ?!

    • Nje demostrim sharlatani,nje buce rrugesh qe s’ja ve ne pordhe asnjeri sado qe te lefi.C’do legeni qe i pelqen vetevetja psehtyn mbi te tjeret.Kush ja jep te drejten keti kllouni te bej ligjin mbi te tjeret

  • O Ilir Mbordha, po ty kush te vuri Minister Financash qe te japesh urdhera se kush duhet t’i ktheje parate e vjedhura e kush jo? Po te ishte vetem ky Tufa hajde de, po ky i ziu rrogen ka marre, pavaresisht se ty nuk te pelqen c’ka thene e c’ka bere. E kam fjalen mos u bej kokosh ne kotecin e tjeter kujt. A je i zoti t’u kerkosh parate e vjedhura ca te tjereve qe u peshojne koqet ca me shume se ketij Tufes? Nqs jo atehere rriji bithes siper Mbordhac.

    • Ke te drejte zotni ? Po parate e veta te biletave me duket se ka te drejte ti kerkoje cdo njeri, edhe pa qene Minister Financash. Agron Tufa duhet te sqaroje vetem kete pikepyetje. E hodhi ne gjyq sic deklaroi apo mashtroi ?

      • Me fal o ti ??, po ky zotni Mbordha mori nai thirrje zyrtare nga gjykata per te ardhur ne Shqiperi? Nqs jo, atehere i bie qe erdhi per qejf te vet, keshtuqe perse na u dashkan rimbursuar biletat? Kush e ha sapunin per djathe i befte mire, se si tha: “Budalles i bie cdo gje me shtrenjt”. Apo ty ky Mbordha te duket burre i mencem meqe cfare i vjen nga poshte e nxjerr nga siper.

  • Te ben per te vjelle !
    Hajde i thote;
    Ktheu se te siguroj une se ty dhe familjen tende s’ju gjen gje ! Ky eshte cubi,eshte ky qe flet ne emer te shtetit,ky eshte ai qe gjykon,e percakton kush ka te drejte,ky ben edhe historianin,eshte ky qe ruan e njef moralin,ky qe i di te gjitha,ky vlereson edhe azilin politik,kujt duhet t’ja japi Zvicra,kujt i takon e kujt nuk i takon.Sa te jete ky,ta qaje azilin Agroni kudo qe ta kerkoj
    Nuk po e zgjas me se po me shkohet ne hale nga kjo qe lexova

  • Plehra i plehrave Agron Tufa e bagëtisë, një legen që u vetëquajt intelektual.
    Shkrim mjaft i goditur që nxjerr në pah jo vetëm të palarat e Tufës së bagëtive por dhe gjithë sistemit Akademik Shqiptar.
    Fatkeqësia e Kombit nuk është ikja e gomarit Tufa ,por mafia Akademike që ka rrënuar dhe po rrënën sistemin arsimor në Shqipëri .

  • Z.Ilir,shkrimi është dinjitoz dhe përveç vlerave të tjera ka dhe humor të shëndetshëm.
    Po mirë mo,si nuk u shkoi MËNDJA asnjërit prej jush të nënvizon.SA SHQETËSOHET TUFA PËR TË PERSEKUTUARIT E REGJIMIT TË SHKUAR?!!!!
    Kjo është më me vlerë.Ai as e çan trapin për ta.Njësoj si ndonjë në PS për ballistët dhe dëshmorët e atdheut,një prerje janë.Njësoj si superlegenat e PD Besnik Mustafa i,Sali Berisha etj që kanë filluar tallen hapur me ata që tash u vjen fryma erë më keq se para 90.

  • Intelektualet e Currave.
    Kur mesuesi fshatit i dha nje liber me lexue,,ate e pertypi si cap dhe tash e ndan ne citate,qe nuk le rast pa i cituar.Ky eshte intelektuali malok,,Sali shpella,Besnik Mustafa,Agron Tufa.
    Asgje s`kane nga vetja.
    Pergjojne si cuba,,vjedhin dhe i deklamojne si te vetat.
    U deshen 30 vjet qe Tradita Qytetare t`i nxjerre bojen ketyre palacove maloke,por me cmim te larte.
    E keqja ketij vendi i erdhi nga cubat maloke qe pergjojne prapa gardhit.
    Unitetin Kombetar e themeloi Idajet Beqiri,por ne Vlore ishte Ilir Mborja.Malokun shpellar nga kali e rrezuan
    intelektualet me kurajo qytetare Fatos Lubonja,Skender Gjinushi,Ilir Mborja,Arben Malaj..Keta pashe une ne Vlore ne 1997,kur plumbat fershellenin si fishekzare.
    Letersia malokut.Besnik Mustafa.
    Paska shku ne Paris Besnik Mustafa(!)
    Letersia Mustafes.Froijdi Berishs.
    Mallku qofsh o enver hoxha qe solle bishat e shpelles ne mes te Tiranes.
    Hajde duro letersine e shpellareve,shtirraqerine e shpellareve,PLAGJATUREN E SHPELLAREVE.

    • demo enveristi i kamufluar me propagande etnike:

      Maloku antikomunist Agron Tufa nuk eshte si grekofoni i Sigurimit, Ilir Mborja qe eshte hedhur ne nje istikam me Gerdallen gjakatare te Enverit, Spartak Braho dhe me pinjollet e Xhelateve te Enverit, Fatos Tarifa dhe Shaqir Vukaj, Antikomunisti i perbetuar Agron Tufa qe ja ka zbathur breket SPAK-ut te shpifur te Hetuesve te diktatures me te poshter qe ka njohur Bota

      NUK ESHTE SI GREKOFONI ANTISHQYPTAR, JOSIF PASHKO

      qe:

      Ti i kendon hymne dhe elegji ketij Prokurori te felliqur dhe gjakatar dhe pinjolleve te Mata Harit te Enverit, Eleni Pashko qe nuk la djale te ri pa futur ne krevat dhe qe spiunoi te enveri edhe burrin e vet kriminel dhe amoral,

      prandaj:

      Mbylle HALEN me jashteqitjet e kameleonit enverist qe hedh si BOLJA alias mirel fanatiku qe hedh papushim ne faqet e gazetes se nerume DITA

      • Intelektuhale

        Jua dhjeu luften ky Tufa.
        Qen bir qeni. Iku nga beteja qe ju sapo kishit filluar ta barazonit.
        Legen. Tyja te pshurri mu ne kapelen republike dhe iku.
        Maskarai.

        • Beji te fala Taulant Balles Plagjiatorit Famoz te Rilindjes Enveriste, Bilbilit Pionoer te Partise qe i kendonte ne vesh Enverit, por edhe Pronarit te Fabrikes se Kokaines ne Xibrake.

          qe:

          Shkoi ne Komisariatin e Policise ne Fushkruje me banditet socialiste Raja per te kercenuar Komisarin ne detyre Emiliano Nuhu qe te mos dergonte ne Prokurori denoncimin e Xhisieles se perdhunuar dhe palluar nga Rajat e Edvin Droges

          dhe:

          Pastaj eja tek Tajvani qe te flasim per Tufen me kafe dhe zerdeli ne dore.

  • Gazeta e nerume DITA:

    Me lejoni te publikoj nje verrejtje etike me pozite te larte qytetare,

    sepse:

    Jeni bere njesh dhe ne nje linje me grekofonet e Monarko-Fashisteve, Ilir Mbroja qe jane ne nje linje me Gerdallat Prokurore te Enverit, Spartak Braho dhe me pinjollet e krimineleve dhe xhelateve te Enverit, Fatos Tarifa dhe Shaqir Vukaj dhe nuk publikoni komentin e intelektualit per kete turp kombetar, duke tallur dhe perqeshur si halabake komuniste antikomunistin Agron Tufa nga i njejti istikam i Partise se Punes, ne nje kohe qe:

    SHQYPNIA ENVERISTE KA NDERUR BYTHEN DHE KA QITUR LLAPEN PER ANTARSIM NE BE-NE ANTIKOMUNISTE DHE DEMOKRATIKE

    Kjo me te vertete eshte nje arrogance dhe cinizem enverist i papare.

  • Kakofoni enveristash ne tre pamje.
    E para, i behet kjo thirrje Agron Tufes: “Kthehu, Agron!…”;
    E dyta, i behet kjo thirrje Agron Tufes: ” Mos u kthe , o Agron!…”;
    E treta, i behet kjo thirrje Agron tufes: ” Ne dac kthehun, ne dac mos u kthe, o Agron!…
    Gjithe sa me siper jane tituj shkrimesh ne gazeten e nderuar DITA.
    Presim per nje thirrje te katert, te peste e keshtu me radhe.

  • demo enveristi i kamufluar me propagande etnike:

    Maloku antikomunist Agron Tufa nuk eshte si grekofoni i Sigurimit, Ilir Mborja qe eshte hedhur ne nje istikam me Gerdallen gjakatare te Enverit, Spartak Braho dhe me pinjollet e Xhelateve te Enverit, Fatos Tarifa dhe Shaqir Vukaj, Antikomunisti i perbetuar Agron Tufa qe ja ka zbathur breket SPAK-ut te shpifur te Hetuesve te diktatures me te poshter qe ka njohur Bota

    NUK ESHTE SI GREKOFONI ANTISHQYPTAR, JOSIF PASHKO

    qe:

    Ti i kendon hymne dhe elegji ketij Prokurori te felliqur dhe gjakatar dhe pinjolleve te Mata Harit te Enverit, Eleni Pashko qe nuk la djale te ri pa futur ne krevat dhe qe spiunoi te enveri edhe burrin e vet kriminel dhe amoral,

    prandaj:

    Mbylle HALEN me jashteqitjet e kameleonit enverist qe hedh si BOLJA alias mirel fanatiku qe hedh papushim ne faqet e gazetes se nerume DITA

    • O Gone intelektuali: shshshshshshshsht! Ler pseudonimet e mos e cyt ma tutje “Teveqelin”! Me degjo vetem ket here. Jepi ato 300 eurot e biletës që e rrejte per gjyqin se nuk i ka te vetat e mbylle ket muhabet me kaq. Perndryshe nuk te ndahet teveqeli e do te dalin per hunesh ato pare. Komuniko aty ku komunikoni e postoja me WesternUnion e te mbeteni miq sic ishit, He xhan, Mos merr trute e “gjahtarit” se e pe ku te cuan. Mbylle me kaq.

      • O dashamires me “gisht ne bythe”:

        300 euro intelektuali i dhuroi si “pare xhepi” per familjet e 51 viktimave te 26 nentorit, qe injoranca e qeverise se Edvin Kaqolit i la te vdesin ngadale poshte renojave ne nje agoni te papare,

        prandaj:

        MOS I QAJ HALLIN KALORESIT QE I VAREN KEMBET

        O Reptil Zvarranik Sarkastik,

        por:

        Beji te fala Komisarit te Policise, Dritan Zagani qe Edvin Drioga dhe banda e tij mafioze qeveritare bashke me Lukunine e Kanibaleve te Enverit nga pas e masakruan me liber shpie dhe e shpallen “ARMIK” dhe e denuan:

        NE EMER TE POPULLIT ME VDEKJE

        Vetem sepse guxoi si Komisar Policie ne detyre te zbuloje dhe te tregoje me gisht Kapobanden e Habilajve te Droges qe ishte Saje Qorri, Ministri Beniamin i Edvin Droges,

        dhe:

        Per kete arsye Zvicra si Shtet Demokratik qe edhe Hitleri nuk guxoi ta pushtonte i dha Dritan Zaganit azil politik duke i treguar gishtin e mesit Edvin Droges dhe bandes se tij kriminale enveriste,

        njashtu:

        Sic veproi tani me Drejtorin e Institutit te krimeve te Komunizmit, Agron Tufa qe guxoi te tregoje me gisht krimet e LANC-it jugosllav te Enverit kunder popullit te vet ne Shqypni dhe Kosove, sepse ja kishte shitur BYTHEN e pederastit Titos per interesat e pushtetit te tij personal,

        njashtu:

        Sic ka ka shitur Edi Rama BYTHEN e Kaqolit, mafiozit te pacipe, George Soros per dy aspra dhe mareveshja ne terrin e nates me mashtruesin Obama per depozitimin e Armeve te Llahtarshme Kimike te Asadit ne Dajt dhe Elbasan

        NUK LA ASNJE DYSHIM PER KETE BYTHASHITJE ENVERISTE

        • Ouuu! Po ti o intelektual nga e di qe 300 euro intelektuali Agron i dhuroi si “pare xhepi” per familjet e 51 viktimave te 26 nentorit, Kusht ta tha ty? Apo je Agroni vete?
          Sa për ket qe thu:
          MOS I QAJ HALLIN KALORESIT QE I VAREN KEMBET -ok. Me ty jam. Nuk ia qaj hallin asnje hajduti. Po te vjedhesh siç (Shshshshsht!) hajdutet si ty sigurisht qe 300 euro i kane pare xhepi dhe ia kthejne si lemoshe atyre qe ia kane vjedhur kur i ze shtepia brenda.

          • Te thashe o dashamires me “gisht ne bythe”:

            Beji te fala Dritan Zaganit, por edhe atij tjetrit qe nuk u tut nga Banditet Rilindas Raja te Taulant Balles, Bedelit te Edvin Droges qe ja kishin vene patllaken tek koka per te fallsifikuar kallezimin e Xhisieles qe e kishin palluar ne mes te dites dhe ja kishin djegur bythen me cigare sikur te ishte tavell duhani dhe qe me pas i bene atentat Prokurorit te Durresit qe Edvin Droga e anatemoi me mistrecin e Beratit, njesoj si Dritan Zaganin dhe Emiliano Nuhun,

            dhe:

            Pastaj eja te flasim se kush eshte hajduti dhe banditi.

  • Me gjeni nje citat per kete mbrekulli qe do ndodhi ! I zgjidhem pasojat e termetit ! Cuna hajde te bejme listen e atyre qe do kthejne parate ! Fillojme me kete Agronin ! pastaj te gjithe tjeret si ai ! Pastaj ato qe nuk kaluan vetingun se nuk justifikuan pasurine !!!??? Ate pjesen e pajustifikuar ! pastaj tjeret , me ndihmoni filloi lista ! gallate …..

  • Intelektuali.Une SPAKUN E UROJ PUNE TE MBARE!E keqja fillon me PLEPAT. Duhen prere Plepat e Berishs.
    Duhet zhdukur trashegimia e Berishs.

    • Hala se ke marr vesh o Demo vellai se intelektuali Tufa edhe amerikanët e FBI i quan “komuniste”? C’hyn debat me ate hale?! Ka marr krahe nga Like Hajduti e i lefin SPAKut.

    • demo entuziasti:

      Per Sali Varkarin dhe Sali Sekretarin e Enverit jemi ne nje linje,

      por:

      Per Prokurorin gjakatar te Enverit, per grekofonin Josif Pashko qe “kaloi ylberin” dhe u be komunist “pas pilafit”

      NA NDAN NJE HENDEK I THELLE

      • Mos akuzoni Arben Krajën me dokumente të vjedhura, por shihni këta që na vodhën për 30 vite
        23/12/2019 in Blog
        0

        Me një dokument në dorë nga azili, Agron Tufa, ende pa qetësuar shpirtin e tij dhe mendjen pas “arratisjes” nga Shqipëria, arriti të trazonte të gjithë shqiptarët. Një fletë që tashmë është bërë më e famshme se vet Tufa, tregon se Arben Kraja, kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka qenë prokuror në vitin 1990, kur diktatura po jepte shpirt, para shpirtit të lirë të shqiptarëve.

        Fleta e treguar nga ish-kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit tregonte se Kraja kishte hetuar një të ri për kalim të paligjshëm të kufirit në mesin e vitit 1990. Kraja është prokuror, pasi për këtë gjë ka studiuar. Nëse e shikojmë sot, jashtë kontekstit dhe ta zhveshim nga momenti politik e historik i vendit, duket një gjë krejt normale. Një prokuror heton një njëri për një vepër penale që sipas ligjeve të kohës dënohej.

        Por këtë dokument, të treguar vjedhurazi nga Tufa nëse e fusim në kontekstin historiko-politik, sërish do ishte një gjë normale. Kraja në vitin 1990 ka qenë prokuror, paguhej për të bërë një punë, të cilën e bën dhe sot. Dhe historia është kjo: Një i ri kishte kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, ishte arrestuar nga policia dhe dosja hetimore ishte në duart e prokurorit. Prokurori në bazë të hetimeve dhe provave shprehej se ishte konsumuar vepra penale e “kalimit të paligjshëm të kufirit”, që në atë kohë (Shqipëria ishte në muajt e fundit të sistemit komunist) ishte vepër e dënueshme.

        Por për shumë syresh, ai dokument (që nuk dihet se si ka përfunduar në duart e Agron Tufës në azil) është prova se Kraja “ka qenë shërbëtor i diktaturës”. Por nëse zhvishemi nga emocionet dhe i thërrasim logjikës, rezulton se një pjesë e konsiderueshme (për të mos thënë të gjithë) kanë qenë shërbëtorë të diktaturës për shkak të detyrave që u caktonte “nëna parti”.

        Shkojmë përtej kohës që jetojmë, të imagjinojmë se jemi në vitin 2021. Shtator 2021, ndoshta Lulzim Basha bëhet Kryeministër dhe aktin e parë që merr është: Shpallja armik e shërbëtor të regjimit kriminal, të çdokujt që ka qenë, prokuror, doktor, mësues, berber e shofer në kohën e Ramës. Mund të themi se ata që do shpallen armiq nesër janë vërtet armiq sot? Mund të bëjmë fajtor ata që kanë vepruar me ligjet e sotme dhe bien ndesh me të nesërmet? Mund të akuzojmë ata që sot bëjnë punën e nesër ne u shikojmë gunën?

        Por ka të tjerë që thonë se në kohën kur Kraja me dorën e tij të djathtë në cepin poshtë djathtas të letrës, ka firmosur hetimin e të riut, komunizmi po binte dhe era e ndryshimit po ndihej kudo. Por kush ishte në atë kohë aq shumë i bindur se komunizmi kishte rënë? Kush ishte aq parashikues të dinte se nesër do zgjoheshin në demokraci? Kush e dinte se ajo që do lindte bashkë me diellin do ishte diell që do ngrohte e jo diell që “shumë do shndërrinte e pak do nxehte”? Përgjigja është e thjeshtë: ASKUSH?

        Dokumenti me firmën e Krajës tashmë është bërë flamur që valvitet, e ka nisur dhe kërkesa për dorëheqjen e tij me arsyen e thjeshtë: Ka qenë në punë në një kohë jo shumë të përshtatshme. Kërkesa për dorëheqje është lexuar nga PD? Në një deklaratë nga selia blu, Gazmend Bardhi kërkonte që e shkuara e anëtarëve të SPAK-ut të ishte e bardhë, pasi ishte nxirë nga lajmet në media. Por harroi të thoshte se kur po bëhej Reforma në Drejtësi, duhet t’i thoshin Amerikës që të prodhonte 10 prokurorë në laborator, pa të shkuar por me të ardhme premtuese. Harroi që të thoshte se partia në emër të së cilës foli ka qenë në pushtet më shumë se 10 vite e nuk u kujtua kurrë për dekomunistizimin e vendit. Të ndante këtë popull nga e shkuara e errët e ta nxirrte në dritën e vërtetë. E sot në këtë ditë dimri të ftohtë kërkon shkrirjen e akullit diktaturë dhe kërkon që të sotmit mos të jenë pjesë e së djeshmes.

        Vërtetësia e dokumentit të “vjedhur” që u tregua si dëshmi flagrante u konfirmua dhe nga Autoriteti i Dosjeve (një institucion i krijuar dhe paguhet nga shqiptarët) për të treguar “të mirët” dhe “të këqijtë”. Por ky autoritet me deklaratën pas publikimit të dokumentit për Krajën, duhet të shpallë dështimin me sukses, pasi nuk arriti të zbulonte të shkuarën e prokurorit kur duhej dhe të ndalte revanshin e tij drejt kryesimit të SPAK.

        Ndërkohë që të gjithë kërkojnë sqarime për firmën e hedhur nga Arben Kraja, me dorën e djathtë në cepin poshtë djathtas së letrës, nuk kanë sqaruar se si ai dokument në ato duar që e nxorën në dritë. Por nëse ai dokument bëhet shkopi në rrota për vijimin e punës së SPAK, dikush duhet të mendojë për “kreun e protokollit” të këtij institucioni Taulant Ballën që caktoi dhe dosjen e parë që duhet hetuar dhe kërkon rezultate./Anesti Barjamemaj

  • Agron Tufa merr azilin politik ne Zvicer dhe tufes enveristave qe kane vene ne balle ate Mborjen per tu fshehur pas tij i mbetet te hane marmallate ketu me intervista me grafik nga Xhoda Shehu.

  • DI TE VJEDHESH? DI. DI TE MSHEFESH? NUK DI. ATEHER MOS VIDH O TUF BOLJA.

    PO KU HA NGA KETO PYKA ME OKSIMORON AGRON TUFA O GAZETAR LESHI.

  • Ty o morr i kuq komunist Ilir Mborja ,me qe permend te ktheje leket ky Agroni , dhe qe te dhimbsen parate e popullit ,fol edhe per ministret dhe ministrat e ripjelljes komuniste qe i kane te gjithe doktoraturat te vjedhura .Akoma me finte Enveriste o Ilir Mborja vazhdon ti . Mu pergjigj ,po te jesh burre ,por e di qe sdo pergjigjesh , se nuk te vjen zeri o legen ,hipokrit e servil..I ke me ze e me figure o Ilir Mborja ,ti ka nxjere ai zevendes ministri qe ndenji dy jave ne detyre ,te gjitha vjedhjet ,e doktoratave te shumices ministra te ripjelljes ,( ne mos gaboj e quajne Taulant )

    Te lutem zoti Agron ktheu ,kemi nevoje per intelektuale si ju ,kemi nevoje dhe nuk ngopemi per ti cjerre masken arbuteve komuniste ,qe po na pine gjakun ,po na vjedhin ,dhe mbi te gjitha na kane rrembyer DINJITETIN , pronat , qe prej vitit 1945 e deri me sot ,kemi nevoje ti themi brezave te rinj ,cfare bishe ishte diktatura komuniste ,qe kurre mos ardhte o zot ,dhe me keqeardhje vazhdojne sot e 30 vite ,ish sigurimsat , ish komunistat qe po e shkretojne shqiperine e kane mberthyer shqiperine . Dhe me keqeardhje .njerezit e ndershem e patriote, po ikin nga syte kembet , nga ky vend .

    Te lutem zoti AGRON ktheu, kemi nevoje per ndihme prej jush . Ktheu i nderuar Agron ta mesojne rinia e sotme te verteten e historise , ti mesojne kush ishte diktatura komuniste , qe shkateroi kete vend ,shkateroi mbi te gjitha njeriun , shume me keq se sa Turqia ne 500 vite pushtim ..Me keqeardhje na ke lene ketu pinjollet komuniste si Ky Mborja , si Braho hetus i enverit e Rucat me kompani . Na ke lene ketu

    Sali Berishen ,sekretar i partise ,me brutali dhe karjeristi qe u ngjiz ne sekonde ne “Demokrat ”

    Na ke lene ketu edhe Lali erin ,si kapo i levizjes MJAFT ,mbasi vodhi parate qe e sponzorizoi BE ,per ardhjen e demokracise te verte ne shqiperi ,dhe kondra morrave te kuq komuniste ,edhe ky u ngjiz ne sekonde tek “PS”

    A more i nderuar zoti Agron ,per deri sa u vodhen te gjitha trojet ,pronat e pronareve ,nga keta morrat e kuq anti prone per vehten e tyre ,ku dje pa breke ne bythe, e sot miliardiere ,dhe mos hapja e dosjeve te sigurimit famekeq te diktatures , jemi akoma ne neokomunizem modern qe ketij Mborjes ,bashke me kelyshet morrat e kuq te tjere nuk i vjen zeri . Mjer ne ,por shpresa e jone e vetme eshte “SPAK ” Ku SPAKU do i coje ne papilonin 313 te gjithe kata morra te kuq .Dhe shqiperia do behet ,do vine te drejtojne shtetin politikane te rinj ,jo hipokrite si ky Mborja ,por me principe perendimore , dhe atehere ,do njohim ,ta provojme te pakten nje here te vetme dreqi e mori ne kokpalaret e neperkembur DINJITETIN , pronen ,dhe lirine .Dhe per kete qellim po investon Amerika .
    Te lutem kthehu zoti Agron ,mos na le ne dore te morrave te kuq.

    • O tartabik i zi! A e di qe po na e tran si shume capin me ato pronat e tua, apo s’e di? Kush pretendon se eshte ne te drejten e tij, ai i drejtohet gjykates dhe jo forumeve te gazetarise.

  • Mos ia rritni veshet Leshnik Mustafait, se as ndihmes i NHoxhes nuk ka qene, as drejtor Instituti, por erdhi me gaz e hare ne Institutit te shkruante monografine e Enver Hoxhws dhe pas 11 muajsh iku me bisht ner shale, se nuk ia shkrepte dot. Ai mw pas do tw bashkohej me babain e tij shpirteror udbistin Sale, por edhe prej atij iku, po me bisht ner shale …

  • Po u lodhet bre shoke me Agron Tufen e nderkohe fituat mustaqet e Celos, qe sapo u zgjodh drejtor ne vend ge Agronit.
    Tani o burra futjuni punes te kapeni me Celon se ju ka demaskuar keqas qy ndaj meriton nje leksion te mire nga grupi i zjarrit te enveristeve te thekur!

  • Agroni, PeDe-ri SHQUP-ist i radhes qe u largua nga tufa qe me kot perpiqet te glorifikoje idiotintelektualizmat e tij…

  • Gazeta DITA ben shume mire qe vijon ta mbuloje skandalin e dhenies qyl te doktoraturave tek Departamenti i Letersise i Fakultetit Histori Filologji te Universitetit te Tiranes.
    Po ashtu, duhet pershendetur edhe demaskimi i rasteve te plagjiarizmit kudo qe shfaqet.
    Z. Mborja ka shume te drejte kur thote se mafia akademike eshte me e rrezikshme se sa mafia e vertete pasi varros te tashmen dhe te ardhmen e vendit.
    Prandaj edhe ketij kanceri i duhet deri shkuar deri ne fund, dhe u lumte edhe atyre cunave te Levizjes Dija qe vijojne t’u cjerrin maskat plagjiatoreve ne politike, qeveri, universitete, etj.
    Sikurse ka bere nojftuar Levizja Dija, demi ekonomik i taksapaguesve nga doktoraturat e vjedhura, ato te dhuruara si qoka, te blera me 6000 Euro, apo te dhena per sadaka, shkon ne miliona Euro. Dhe doktoret e rreme vazhdojne te marrin shperblimin mujor qe vjen nga Ligji dhe VKM-ja per doktoraturat.
    Prandaj, edhe gazetari Xh. Shehu dhe redaksia e Gazetes Dita nuk kane pse te tuten dhe te mos i shkojne kesa pune deri ne fund.
    Tufa i ka mohuar akuzat e marrjes se doktoratures “per sadaka” dhe madje ka thene se dosja e doktoratures se tij ka edhe fimrat e 8 “profesorave” te komisionit, se ai ka marre 90 e ca pike, e te tjera perralla. Natyrisht ai mohon edhe vjedhjen ndaj punes shkencore te A. Spiros, edhe pese faktet jane kokeforta dhe e kane zene mat ate.
    Ne baze te Ligjit per te Drejten e Informimit, qe shume gazetare e perdorin rregullisht, pse nuk i drejtohet redaksia me nje kerkese zyrtare Dekanatit te Fakultetit te Histori Filologji, ku t’i kerkohet dosja dhe praktika e plote e “doktoratures” se Tufes e vitit 2008, si dhe te gjitha permbledhjen e borderove per kurset qe ka dhene ai, si dhe pagat qe ka marre?
    Sekretaria eshte e detyruar t’i pergjigjet redaksise brenda afateve ligjore, perndryshe mban pergjegjesi ligjore.
    Nje kerkesa analoge i duhet drejtuar edhe Institutit te Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit, konkretisht per pagen, shtesat, dietat, dhe honoraret qe ka marre ish-Drejtori A. Tufa qe nga koha e emerimit dhe deri ne kohen e largimit.
    Edhe ne kete rast, Ligji per te Drejten e Informimit e detyron Instititutin Hoxha qe te beje transparencen, pervec rastit kur ka ndonje gje per te fshehur.
    Nxjerrja e se vertetes dhe e fakteve eshte tipari themelor i gazetaride profesionale dhe investigative, madje eshte sherbim madhor per publikun!!
    Cfaredo pergjigje qe te marre redaksia nga Dekanati, si dhe nga Instituti, duhet ta botoje, qe opinioni publik te mesoje versionin e organizmave te akuzuara, dhe mandej te vijohet me tej procedura.
    Kuptohet qe nje kopje redaksia duhet t’i coje edhe Ilir Floririt, mikut me te madh e te fshehte te Tufes, me lidhje qe shkojne qe nga Skrapari e mbarojne ne Peshkopi, dhe qe la nam, por qe edhe doli zbuluar me ne fund, me deklaraten e tij “alla-flori” ne favor te Tufes.
    Urime edhe njehere redaksise, gazetarit Shehu, si dhe gazetarit investigativ Mborja.
    Vijoni punen tuaj me guxim, dhe mos e lini pa rrahur kete teme rregullisht, deri sa te demaskohen perfundimisht plagjiatoret dhe te cdemtohet deri ne nje arka e varferuar e shtetit.

  • NJE ANALIZE E SHKELQYER….. SHTERUESE… KAFKIANE !

    -Te ndrite mendja e te shkelqefte penda o Ilir Mborja!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk behet fjale per nje analize dosido te anuslisteve televizive e pacavuresk te pacavugazetave te oturakut mediatik.
    Kam lexuar me vemendje analizat e denoncimet tuaja mendjendritura dhe me fakte te celikta qysh nga dita e pare kur bere denocimin e ketij hajni ne cizme te pasurise dhe prones intelektuale me ndihmen e kryemafias se antiaresimit rrenues qe po e rrenon dhe varros te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise per cka varrmihesi kryesor eshte Saleh Ramollah Ajatollah Berimilloshevici dhe “Banda e Gangstereve” te tij dhe Like Floririt.
    Bashkefajtor tash mbi 7 vjet eshte edhe Edi Rama qe u mjaftua me mbylljen e krejt pak palo- universiteteve, kur duhet ti mbyllte me 3-4 perjashtime te gjitha universitetet e Plepave, Vitrinave dhe Kristaleve ….me petagoge analfabete e fabrika e ” shitore” diplomash e titujsh shkencore si ai i nacional- socialistit, shkurt nazistit putinist Agron Tufa i batakcinjeve dhe horave .
    Jo vetem nuk i shkriu, por edhe investon taksat, djersen dhe mundin e shqiptareve ne keto hale- universitete qe prodhojne analfabete formale dhe vrasin te sormen e te ardhmen e Shqiperise !
    Turp…. turp… nje mije here turp !
    Me teper se analize me fakte te celikta kemi te bejme me nje psiko-analize tipike kafkiane, qe i lexon persosmerisht pastrurin dhe karakterin e ndyre mashtrues, shpifarak, gerdites deri pertej krupes te nje falsifikatori te historise dhe realitetit historik te Luftes se lavdishme Nacional- Clirimtare, por edhe te nje hajni me cizme te pasurise, te prones intelektuale dhe per ti shpetuar drejtesise dhe ndeshkimit nga ligji qe po vendoset ne Shqiperi jo vetem te Agron Tufes, por edhe te Mafias universitare e akademike qe i shesin keta tituj pruresit me te pare njesoj si trurin e tyre prostitutat e Rruges se Zjarreve ne Rome apo ato te Mouline Rouge ne Paris… duke e kthyer cdo hajdut dhe askush ne Prof. Dr. ne shkencetar, ne shkrimtar, ne poet, cdo mekatar ne profet, cdo hor sterhori ne fisnik, gjithfare plehu ne mjalte.
    E keqja me e madhe eshte se ata me cmendurine dhe pafytyresine e tyre e paraqesin ate poshtersi e hajdutet i flagrante si fisnikeri dhe e shesin vetveten si viktima persekutimi duke qene koke e kembe vampire dhe persekutore deri ne inkuizitor te luftetareve e heronjeve qe sakrifikuan gjene me te cmuar, jeten e vet ne lulen e rinise per lirine e atdheut e popullin te vet, te ciles nderohen dhe zene vend ne Panteonin e lirise dhe pavaresise se popullit dhe vendit te vet ne mbare Boten.
    A ka poshtersi, cinizem , pafytyresi e krim me te perbindesh se ky ne historine e njerezimit?
    A ka tradheti me te madhe e atentat me te rende e cnjerezor se te ngresh nga varret e te rivrasesh te renet, deshmoret e heronjte e lirise dhe antifashizmit.
    Sharlatane e terroriste te tille kopila te nazi- fashizmit, te Musolinit e Adolf Hotlerit e kane vendin para nje Nurenbergu te ri para se te jete teper vone, para se fara e tyre e shprishur e falangat e murrme Muso-Hitleriane te tyre te nisin marshimin e tyre mbi Tirane e kudo ne Bote, para se keta pinjolle te murtajes nazifadhiste tu vene zjarrin bibliotekave e te ndermarrin holokauste te reja.
    Nuk luftohet komunizmi me qendrime, me mendesi, me shpirt e propagande nazifashiste.
    Cfare e dallon Socializmin Kombetar te Stalinit nga Nacional- Socializmi i Adolf Hitlerit, Himlerit, Geringut, Gebelsit !?
    Ali Hoxha Hoxhe Alia si e jema si e bija!
    Pike per pike si dy pika uje te ses gote apo burim .
    Popuj. jini vigjilente para se jete teper vone, para se te mos ngelet askush per te na qare !
    Do te jete ne Turpin e Zvicres dhe autoriteteve te saj po qe se i jep Azil Politik nje mashtruesi e nje hajduti si Agron Tufa e tufa te tjere si si!
    Prokuroria e Pergjithshme tu nisi urgjent nje kerkese per ekstradimin e ketij hajduti e rrenci te degjeneruar, te provuar me fakte te patundeshmr nga studjuesi shembullor Ilir Mborja etj !
    Faleminderit Xoti Mborja dhe miku im Xhevdet Shehu, gazeta Dita per analiza te tilla te shkelqyera!
    -Te ndrite mendja e te shkelqefte penda o Ilir Mborja!

  • Ne vend te nje urimi per neo-nazifashistet

    IKEN NJE PLEH I JOSIF PUTINIT
    VJEN NJE MUT I DUCE-GERINGIT !

    Njeri hajdut
    i pasurie intelektuale.
    Tjetri falsifikator i
    Partise Babale!
    Njeri edhe tjetri.
    me hale
    se hale !
    Ik nje pleh…
    E vjen nje mut.
    Qe te dy jane.
    Vec hajdut!

    Vdekje Fashizmit !
    Liri Popullit !

    • Or qorr Dega sa per pleh,/ ke Ed Ramen, nuk e sheh?
      Idiot Dega or komunist mut,/ ke Ed Ramen krye hajdut!

  • Nipi i kryetarit të partisë fashiste, tefik mborja, na flet për “luftën”. Nuk ka estradë më të madhe. Normal, komunistë e fashistë, nuk i ndan gjë. Megjithëse nga stili i gjuhës duket se i shkruan xhevdeti këto dhe e përdor këtë si emër. hahaha

    • Skandal ! Jo o ” rita ” jo ! Po ” intelektuali ” si e krahason kete Mborjen me Shaqir Vukajn ? Lexon gje ky ! Sipas kesaj i bie qe milicia fashiste e kryetarit te Partise Fashiste Shqiptare Teufik Mborja ka rrethuar shtepine e Bejto Fasliut sepse ishin te strehuar dy a tre komuniste . Bejto Fasliu burre zakoni ka nisur pushken se nuk i dorezon mysafiret . Aty vritet goca e tij ,pra halla e Shaqir Vukajt .Cajne rrethimin e dalin ne mal ! Aman o c,behet keshtu ! ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *