Intervista e 2017, Vuçiç: Plani ynë është Jugosllavia plus Shqipërinë

J L

Ajo që ndodhi në Tiranë, në Samitin e tretë të Shengenit Ballkanik u vesh njëherë me petk amerikan dhe njëherë me petk gjerman.

Por të kundërtën e kësaj e tregon intervista e parë e Aleksandër Vuçiç pasi fitoi zgjedhjet.

Për një media ndërkombëtare ai deklaroi se që para Samitit të Triestes do ta propozonte këtë plan dhe siç e përkufizoi ai është  “Jugosllavia+Shqipërinë.”

Më poshtë po japim intervistën e Vuçiç dhënë për Politico.eu.

Plani serb për te risjellë Jugosllavinë

Në një intervistë të tij për median ndërkombëtare Politico.eu, presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë jep një intervistë për të shpjeguar planet e platformën e tij.

Në këtë interviste ai shpjegon se është objektivi i tij të forconte lidhjet tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se sipas tij, lidhjet e forta ekonomike do të jenë ato që do të tejkalojnë tensionet rajonale, sidomos me Bosnjë-Hercegovinën që sipas tij është një fuçi barbuti.

Vuçiç i shpjegoj Politiko.eu në këtë intervistë të parë që ai do te dyfishonte përpjekjet për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë pak a shume në formën e ish Jugosllavisë, duke përfshirë këtu investime të rëndësishme siç është ajo e autostradës midis Beogradit e Sarajevës .

“Nëse vendet e tjera do të ishin dakord me këtë ide, do të krijohej një treg me 20 milion njerëz . Ky është një treg shumë atraktiv dhe do të tërhiqte shumë investitorë”.

Kështu u shpreh ai ne zyrën e tij ne Beograd midis kohës që kishte nga takimi me ambasadorin gjerman dhe telefonatës me Sekretarin e Jashtëm Britanik Boris Jonson .

Vuçiç dhe partia e tij fitoi zgjedhjet me 55 perqind të votave dhe konfidenca që vinte nga kjo fitore ishte e dukshme .

Por në të gjithë vendin pati protesta për këtë çështje lidhur me mënyrën me te cilën ai kishte mbytur fjalën e lirë.

Pavarësisht nga një lloj entuziazmi për ketë çështje  të një tregu të lirë në formën e ish Jugosllavisë dhe benefiteve që mund të ketë prej saj , edhe pse BE dhe Gjermania mund ta mbështesin, në Europë e Washington ka shqetësime lidhur me forca të tjera të jashtme që mund të ndërhyjnë e të përfitojnë siç është Rusia e Turqia, të cilat mund të bashkëpunojnë pas lojërave për të destabilizuar rajonin .

Edhe pse e konsideron një sfidë bindjen e vendeve të tjera, Vuçiç që është dhe lideri dominant i kësaj zone, është konfident  që çështjet e një përfitimi ekonomik do te tejkalojnë çdo çështje tjetër dhe ky projekt te prezantohet dhe me ndihmen e BE në Samitin e Triestes.

Edhe pse Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova e Serbia bashkëpunojnë brenda kornizës së marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, sërisht Vuçiç mendon që një bashkëpunim më i thelle do të ketë benefite më të mëdha.

Sipas tij, sidomos në fushën e infrastrukturës mund të bëhet shumë.

Ai shpjegon në harte se ndërtimi i autostradës  Beograd-Sarajeve–Prishtinë, jo vetëm do të shkurtonte kohën nga pesë në tre, por do të sillte pranë dhe grupet etnike.

“Është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Është një ide, politike por pa dëmtuar sovranitetin e tyre. Do t’i jepte shumë hov ekonomive tona”, tha ai.

Artikulli origjinal : https://www.politico.eu/article/for-serbias-vucic-road-to-eu-runs-through-balkans/

j.l./ dita

Share This Article
18 Comments
  • Ajo që ndodhi në Tiranë, në Samitin e tretë të Shengenit Ballkanik e ka zanafillen tek Federata Ballkanike e Titos kur kishte vendosur t’i shkeputej varesise nga BRSS dhe sajoi komplot kunder Stalinit ne mareveshje te fshehte me Enverin dhe Dimitrovin e Bullgarise shoqeruar me nje propagande properendimore te stisur duke e veshur me petk amerikan dhe anglez. Tani anglezi eshte bere gjerman vetem se propagandes se sotme i mungon LANC-i komunist dhe antifashizmi jugosllav i gerdallave te Enverit.

    Ju o gazeta e nerume DITA ne nje editoriale beni ne faqe te pare te gazetes nje pyetje pa te drejte replike apo pergjigje adekuate dhe intelektuale:

    KUSH SULMON SPAK-UN QE NE DJEP?

    prandaj:

    intelektuali gjen momentin dhe vendin qe t’i pergjigjet kesaj pyetje thelbesore qe eshte lene pa pergjigje:

    SPAK-UN E SULMOJNE SOT QE NE ZANAFILLE ATA INTELEKTUALE QE KUNDERSHTUAN NE 1945 FEDERATEN BALLKANIKE TE ENVERIT PER TA BERE SHQYPNINE REPUBLIKE TE 7 TE JUGOSLLAVISE KOMUNISTE

    por:

    Qe u vrane dhe u masakruan nga Prokuroret dhe Hetuesit e Enverit qe sot Edi Rama, cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit i ka hypur ne majat me te larta te Prokurorise dhe te SPAK-ut te shpifur me hetues te diktatures qe ka per qellim vetem per te luftuar me Armikun e Kllases dhe jo ne vend te fundit:

    PER TE JUSTIFIKUAR PAGAT DHE SHPENZIMET ME MILIONA EURO TE BEDEALEVE TE MAFIOZIT GEORGE SOROS PER REFORMEN ENVERISTE NE DREJTESI

    Po te nxjerri para Drejtesise SPAK-u famoz Edi Ramen per vrasjen me paramendim te 28 viktimave te tij ne Thumane dhe Sali Berishen per vrasjen e 26 viktimave ne Gerdec, per Remzi Hoxhen dhe Kosta Trebicken, bashke me Lulzim Bashen per 4 viktimat e tij ne 21 janar,

    atehere:

    INTELEKTUALI DO TE NDRYSHOJE MENDJE

  • Ne vitin 1948 Jugosllavia u nda nga Stalini dhe shkoi drejt Perendimit ose drejt zhvillimit ekonomik.. Enver Hoxha zgjodhi rrugen e kundert, shkoi drejt Lindjes. Analistet te ndjerrin perfundimet qe paten keto dy zgjedhje politike per popujt e Jugosllavisa, Shqiperise e Kosoves..

    • të zest ne për këto mëndje të ndritura!!
      errësojnë dhe vetveten aq të fuqishëm e kanë ndriçimin!!

  • po ik, o intelektual, se nuk quhesh i ditur ti, me “diturite” e tua . s’paska fushe, qe ti s’e njohke . bravo . enciklopedi, e gjalle . ndihmon edhe te tjeret, te mos lodhen, per te gjete ato inormacione, qe jep ti . por, ja; vetem kaq . qendrimi yte, eshte vetem nje ..i paracaktur; anti enverist, “patriot”, nacionalist dhe mbi te gjitha…”INTELEKTUAL” . dakort, por ke nje te mete te “VOGEL”; s’je….RACIONAL . JO, ne te vertete konkludimet, qe bene ti, jane te verteta…(intelektuale) .

    • Ke ke gabim @pershendetje e intelektualit,

      sepse:

      INTELEKTUALI ESHTE SHUME RACIONAL NE KOMENTET E TIJ PA DORASHKA HIPOKRIZIE

      Ja pershembell hap arkiven e gazetes se nerume DITA qe te shikosh se kur Edvin Kaqoli filloi te fyeje dhe anatemoje Kandidat Presidentin amerikan Donal Trump nga CNN me porosi te George Sorosit qe kishte financuar Fondacionin Mafioz Clinton me 400 meleone dollare USD, intelektuali me racionalizmin e tij parashikues i dergoi nje pyetje Kryeministrit Kaqok shqyptar qe i dukej vetja si Lider Boteror:

      PO SIKUR TRUMPI TE FITOJE GAREN ME KULCEDREN CLINTON NE CILEN BRIME MIU DO TE FUTESH TI O EDVIN DROGA?

      Edi Rama nuk i ktheu pergjigje intelektualit ate kohe fushate elektorale ne SHBA, por fanatiket e Enverit i u sulen intelektualit per ta shqyer si kanibale te vertete, vetem pas do kohe Edvini doli ne TV me nje deklarate te vonuar dhe tha:

      UNE ANATEMOVA KANDIDATIN KU TA DIJA UNE I SHKRETI QE TRUMPI DO TE BEHEJ PRESIDENT

      dhe:

      Ja hodhi pa u “lagur” si nje karagjoz i vertete

      E shikon sa RACIONAL eshte intelektuali:

      qe:

      NUK E LE ASNJEHERE GURIN ENVERIST TE BJERE NE TOKE

  • Eshte lehte, shume lehte, te besh kritizerin …….. jepni alterntivat dhe mendimet tuaja construktive se si ,mund dhe duhet bere me mire …… ne kushtet ,nivelin dhe poziten gjografike…….. .Eshte anakronike te kritikosh pa dhene alternativa ……..Eshte e demshme dhe e pamjaftueshme ……..

    • Taqo, megjithëse me një Shqipe të bastarduar e ke shtruar drejt temën.
      Këtu dalin të gjithë dhe hiqen si Dipllomatë,Strategë,Politikanë etj, japin dhe shesin mend dhe ide për çdo gjë, kritikojnë çdo gjë,anatemojnë çdo gjë, akuzojnë çdo gjë por ……. ata vetë s’japin, s’kanë ndonjë alternativë ose propozim tjetër.
      Këta “Të ndriturit” duhet të dinë që kur nuk bie dakord me diçka , duhet të kesh një zgjidhje ose propozim tjetër përpara se ta kundërshtosh atë.
      Nqs nuk ke një zgjidhje-propozim tjetër , atëherë MBYLLËN GOJËN DHE NUK HA M@T KOT.

  • Po sikur dikush kerkon te formoje nje grupim ku te bejne pjese shtetet e Perandorise Japoneze,ku perfshihet dhe Kina si kuptohet,sikur po kthehet Perandoria Japoneze?
    Lexoheni mire:
    “Eshte Jugosllavija e vjeter plus Shqiperine.Eshte nje ide,politike por pa demtuar sovranitetin e tyre.Do t’u jepte shume hov ekonomive tona”
    Pra,sipas tij te bejne pjese vendet e ish Jugosllavise,pa Kroacine dhe Sllovenine te cilat jane ne BE.
    A nuk kane qene pjese e Jugosllavise te vjeter me rrashe Serbija,(Kosova si pjese e saj),Mali i Zi,Bosnje Hercegovina,Maqedonia e Veriut?
    Pra keto shtete plus Shqiperine dhe tashme dhe Kosoven si shtet i pavarur,bejne apo jo 6 vendet e Ballkanit Perendimor?A bejne pjese si shtete te pavarura dhe te njohura prej Serbise Mali i Zi,Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina?
    Po deklarimi:..pa demtuar sovraniteti i tyre..a nuk mjafton per te mos u trembur asnje nga shtetet pjesemarres,vecanerisht Kosova?
    Keshtu eshte kur fryhen dhe zmadhohen te paqenat e te pathenat dhe dikush nga “pseudopatriotet e vonuar” betohen e sterbetohen:
    Edhe bar do hame dhe bisedime,marreveshje dhe bashkepunim nuk do bejme…

  • Qellimi i Vuciic eshte dalja ne detin Adriatik ,ne fillim Serbi e pas tij Ruset .Gati eshte politika e sotme shqiptare .Me keqeardhje , me keq se varret Greke ne trojet shqiptare ,se nuk kane troje Grekerit .Mos ju duket cudi ky komenti i im. dhe po ashtu i kane hyre te gjitheve ketyre tradhetareve vezet e poshme ne bark nga frika e SPAK:. Mos te ndodhi kam frike .

    PER INAT TE SIME VJERRE , DO FLE ME MULLIXHIUN Kujdes o popoll.!!!!!

  • Lum si Shqiperia per inteleklesha qe ka. S’po lexoj asnje analize ekonomike me anet pozitive e negative te nje mini-shengeni. Vetem lloqe Kavaje.

    Rrumpalle Ballkani jemi edhe ne shqipot edhe keto malakat e vogla qe komentojne ketu. Losers.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *