A do të distancohet Rama nga një BE që nuk e mban fjalën?

J L

Në vitin 2019 u shemb një politikë 20-vjeçare e Evropës ndaj Ballkanit. 2020 duhej të ishte viti i pastrimit të rrënojave. Që në pranverë do të merret vesh sa kufoma ndodhen nën gërmadha.

Nga Norbert Mappes-Niediek

 

Një tjetër samit i BE për Ballkanin Perëndimor është caktuar të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Zagreb. Zyrtarisht Këshilli i Evropës në tetor vetëm e shtyu vendimin e tij për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vetoja e presidentit francez, Emmanuel Macron, thyerje e një premtimi solemn nga samiti i kaluar në qershor, shkaktoi tronditje në rajon dhe pothuajse në të gjithë Evropën.

Veçanërisht në Gjermani kritikohet fakti, se me refuzimin e tij të ashpër BE ka humbur levën më të rëndësishme për të mbështetur reformatorët pro-perëndimorë në gjashtë vendet jo anëtare të BE në Evropën Juglindore. Shumë shpresojnë se samiti i Zagrebit në maj mund ta rishikojë vendimin e tetorit, por shpresa është e dobët.

Një Komision i ri Evropian do të përgatisë samitin, dhe raporti i tij bie nën kompetencën e Komisionerit të ri të Zgjerimit, Olivér Várhely.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, politikat e të cilit Várhely gjithmonë i ka mbështetur, mbron me forcë zgjerimin e BE në juglindje, por me një agjendë krejt tjetër nga Gjermania. Orbán nuk preokupohet për demokracinë në shtetet e Ballkanit, përkundrazi: ishte ai që shpëtoi nga burgu ish kryeministrin autoritar dhe të korruptuar të Maqedonisë së Veriut.

Sa më shumë përpiqet Hungaria për Ballkanin, aq më i madh bëhet skepticizmi në Francë, në Hollandë, por edhe në Gjermani. Frika është se Hungaria po përdor shtetet e Evropës Juglindore vetëm për të krijuar zonën e saj të ndikimit dhe për të mbajtur larg refugjatët.

Maqedoni: Zaevi ka luajtur vetëm me një kartë – dhe ka humbur

Një muaj para samitit të Zagrebit me 12 prill zhvillohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri reformator Zoran Zaev ka ecur në mënyrë konsekuente në kursin e BE, në 2018-2019 realizoi madje edhe ndryshimin e emrit të shtetit. Kështu ai luajti vetëm me një kartë dhe humbi. Akoma nën përshtypjen e freskët nga vota franceze ai ka planifikuar zgjedhje të reja. Sikur Zaev të humbasë zgjedhjet dhe opozita autoritariste, nacionaliste, pro-ruse të vijë përsëri në pushtet, proevropianët në të gjithë rajonin kanë pak shanse në plan afatgjatë.

Është e dukshme për këdo, se ata nuk e mbajtën dot premtimin: “pranim nëse kryen reforma”.

Do të ishte ironi e keqe, sikur samiti i Zagrebit pikërisht pas një fitoreje të mundshme të të djathtëve, t’i thoshte “po” negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Mesazhi do të ishte: bëjini rezistencë maksimale çdo kërkese përendimore! Fiton vetëm ai që rrezikon më shumë.

Serbi: Vazhdimisht zgjedhje, opinioni në gjendje mobilizimi

Ndoshta edhe në Serbi do të këtë zgjedhje në vitin 2020 – ashtu si në 2017, 2016, 2014 dhe 2012. Zgjedhjet e vazhdueshme janë për njeriun e fortë të vendit, presidentin Aleksandar Vuçiq, një mjet i sprovuar për ta mbajtur publikun në gjendje mobilizimi dhe për të turpëruar vit për vit opozitën. Veton franceze në tetor Vuçiq e mori si shkas për ta relativizuar orientimin perëndimor të Serbisë dhe për të përgatitur popullin e tij për një kurs të përhershëm ndërmjet Europës, Rusisë, Kinës dhe të gjithë investitorëve të mundshëm – një konsekuencë logjike e tërheqjes evropiane. Prandaj në negociatat e pranimit asnjëra palë nuk ka shkak për t’u ngutur.

E njëjta gjë vlen edhe për Malin e Zi. Në shtatë vjet bisedime ky vend i vogël, ashtu si fqinji i tij Serbia, i ka kaluar deri tani në heshtje paralajmërimet e zbehta evropiane në lidhje me korrupsionin dhe frikësimin e gazetarëve dhe opozitarëve.

Shqipëri: A do të distancohet kryeministri Rama nga BE, që nuk mban fjalën?

Në Shqipëri kriza vazhdon. Nëse do të tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di se si. Ka stanjacion që prej bojkotimit të zgjedhjeve lokale dhe tërheqjes së opozitës nga parlamenti. Kryeministri Edi Rama është konfrontuar me rrjetet kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe ka fituar për këtë respekt në Evropë. Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse një numër vendesh evropiane, veçanërisht Holanda, nuk duan ta prishin me opozitën shqiptare.

Që Rama, njëri i vetëdijshëm për pushtetin, të dorëzohet, kjo nuk pritet. Më parë, ashtu si dhe Vuçici në Serbi, ai do të distancohej nga BE, i cili nuk e mban fjalën, dhe do të kërkonte një rrugë të vetën. Që Bosnjë-Hercegovina të zgjohet më në fund nga koma e saj politike, është ajo që mendohet më së paku në atmosferën e pritshme të vitit 2020. Sa më të pakëta të jenë shpresat kudo në rajon, aq më i madh është emigracioni. Me ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars, Gjermania jep një tjetër impuls.

Kosovë: Një rebel do të luftojë kundër korrupsionit

Me të vertetë interesante janë vetëm zhvillimet në Kosovë. Me fituesin e zgjedhjeve të tetorit, Albin Kurti, vendi së shpejti duhet të ketë një kryeministër të ri krejtësisht tjetër. Rebeli premton luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe duhet të përballet me rrjete të fuqishme, madje të gatshme për dhunë. Ndryshe nga reformatorët në vendet fqinje, për Kurtin BE është më pak pjesë e zgjidhjes se sa pjesë e problemit: Pas besnikërisë demonstrative ndaj Europës pushtetarët e deritanishëm fshihnin me gjithë qejf agjendën e tyre personale dhe kryesisht financiare. Në çdo formacion qeveritar ato u falendëruan me mbështetje masive nga ambasadorët e fuqishëm perëndimorë.

Këtë herë perëndimi është i rezervuar. Kjo vlen të thuhet madje edhe për SHBA, që nuk kanë treguar kurrë hezitim ndaj ndërhyrjeve. Në Uashington po punohet qartë në një strategji të re për Ballkanin. Ende është e paqartë, se si mund të jetë ajo. Por që amerikanët e marrin fletoren në dorë, kur Europa nuk di më tutje, është pikërisht për këtë rajon një model shumë i njohur që prej luftërave të viteve nëntëdhjetë.

***

Norbert Mappes-Niediek jeton në Grac të Austrisë dhe është korrespondent i shumë gazetave gjermane për Evropën Juglindore.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • “A do të distancohet Rama nga një BE që nuk e mban fjalën?”
    Kush e di?
    Ajo që dim është distancimi i BE nga politikanët shqiptarë, Rama në pushtet sot, që asnjëherë nuk e kanë mbajtur fjalën.
    Bile si e kemi ne zakon, ja lëm fajin Europës për hajdutëritë, poshtërsit tona.

  • Rama eshte distancuar ne fakt nga BE.Lufton me mullinjte e eres dhe ne fakt mbeshtet pardesyte e bardha qe tani kundermojne e Jane ngjyrosur e sterosur nga zhytja ne halene e korrupsionit.Ai sebashku me velloin politik Berisha Jane nje barriers e madhe qe pengon dhe do te pengoje ecjen e vendit dhe kombit perpara.

  • Me BE apo me Ramen, kjo eshte ceshtja! (teper veshtire te zgjedhesh)
    Amani, ate “mbajtjen e fjales” mos e thoni se i thone nje fjale – Nuk kujtohet Litari ne shtepine e te varurit!

  • O Dita ku ke rene e je katandisur tamam kazan i SHQUP-it. Do ta ndash mendjen me citimet e ketyre gazetareve gjermane, se deri dje e citoje kete nemcen si te te donte bytha e Thanos e na thoshe se ky paska thene qe Rama eshte i vetmuar e se nderkombetaret e kane braktisur, ndersa fjalet e tij thone e nenkuptojne tjeter gje, qe Rama paska fituar respekt ne Europe per luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te droges, porse vende si Hollanda nuk e mbeshtesin per integrim ne BE se nuk duan ta prishin me opoziten shqiptare, pra ate qe te gjithe e dime per shkak te lojrave sabotuese te lobingjeve te Lulushes se Hollandes. Turp o gazete karagjoze. Je mbeshtetur tere kohes e per vite tek lexuesit e majte, por sot mbahesh nga klikimet e komentet e bathoristeve te shqupit e shurrakeve te kopshtit te Tufes. Po te pakten ke ende shprese se paske akoma gazetare qe marrin mundimin te botojne te plote komentet origjinale te gazetareve te huaj e jo vetem interpretimin e Thanos & CO qe u jane errur syte e botojne lloj lloj brockullash vetem boll te shahet Rama. Ai ka plot te meta e gabime te renda po njeqind here me mire ate se lulushin, Monen, Liken, Shehun, Ndoken, Mediun & Co. Do vije dita e natyrshem Rama do largohet se plotika cikel eshte, por ama termat Kazan e Kadrinj per ju te medias kane per te ngelur gjate ne memorien e ketij kombi spese te tille jeni. Tani vazhdoni masturbohuni me komentet e zhulsave te shqupit. Dhe ndonje komentuesi te shqupit qe si pelqen komenti im, librin e shtepise me rradhe ta venca poshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *