“T’i jepet fund rotacionit 30 vjeçar me të njëjtit njerëz”

Ornela

Ekskluzive/ Ekrem Bardha

Shqipëria përballë Amerikës. Përleshja e përgjakshme e shqiptarëve të arratisur me grekët gjatë vizitës së Kryeministrit Mehmet Shehu në OKB. Pse Bardha thotë se pa rolin historik të diasporës shqiptare, sidomos në SHBA, problemet në Shqipëri do të ishin shumë më të mëdha dhe do të vihej në dyshim pavarësia e Kosovës. Kthimi në Shqipëri në fillim të viteve ’90 dhe pse ai i mbështeti demokratët ish-komunistë. Korrupsioni i lartë në sistemin e drejtësisë dhe në pushtet si pengesë serioze për investimet e huaja…

Intervistoi: Erion Habilaj

(Vijon nga numri i kaluar)

-Në një intervistë të kohëve më parë jeni shprehur se e keni protestuar me pankarta antikomuniste Mehmet Shehun para zyrave të OKB. Por më pas i hodhët pankartat dhe nisët përleshjet me disa protestues grekë. Si është kjo histori?

Në 12 tetor 1960, në Nju Jork erdhi kryeministri shqiptar, Mehmet Shehu. Mërgata politike, e udhëhequr nga Balli Kombëtar, Legaliteti, organizoi përpara selisë së OKB-së një demonstratë të fuqishme, ku hidhte parulla kundër kryeministrit komunist Mehmet Shehu dhe mungesës së lirisë në Shqipërinë komuniste.

Ajo ditë, 12 Tetor 1960, do të mbetet dita e lartësimit të identitetit tonë kombëtar, dinjitetit e krenarisë kombëtare, në të gjithë historinë e diasporës. Rruga, midis të “First Avenue” & 49 Street, u gjakos me gjak shqiptari. Ajo ditë dhe ajo rrugë, do të mbetet rruga e simbolit shqiptar në SHBA, rruga ku diaspora shqiptare, patriotët, atdhetarët e anti-komunistët, që kishin dalë ato ditë kundër Kryeministrit komunist shqiptar, Mehmet Shehut, e harruan atë dhe spontanisht, të motivuar nga një provokacion i rëndë i grupeve shoviniste të diasporës greke, për disa orë u përleshën fizikisht me grekomëdhenjtë, që kishin dalë të protestonin, me parulla dhe flamuj grekë, e që kërkonin nga Kombet e Bashkuara, njohjen e të ashtuquajturit Vorio Epir – Epiri i Veriut.

Kryeministri Mehmet Shehu, ishte përfaqësuesi zyrtar i RPS të Shqipërisë, ndodhej në Nju Jork në Sesionin 15 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Përfaqësues të diasporës greke, të ushqyer nga qarqet shoviniste greke në Amerikë, dhe ato anti-shqiptare minoritare në mërgim, e organizuan këtë demonstratë, me parulla të ashpra provokuese dhe thirrje anti-shqiptare. Ata kishin ngritur zërin duke shfrytëzuar pjesëmarrjen e Mehmet Shehut dhe liderëve nga e gjithë bota, duke kërkuar, sipas tyre, të ashtuquajturat të “drejtat” e nëpërkëmbura të minoritetit grek në Shqipëri, zhdukjen e çështjes çame, dhe mbajtjen në fuqi të Ligjit të Luftës, kërkonin që të merrnin, sipas tyre, gjithë Jugun e Shqipërisë, me pretendime të egra shoviniste, deri në Shkumbin. Diaspora shqiptare ndodhej në të njëjtin shesh, për të protestuar kundër regjimit komunist, që kishte izoluar Shqipërinë dhe dënonte mijëra shqiptarë për fjalën e lirë.

Mehmet Shehu dhe qeveria komuniste në Tiranë ishte armike secilit prej nesh, por Shqipëria na përkiste edhe ne. Mes Shehut dhe Shqipërisë, ne zgjidhnim këtë të fundit dhe nuk mund të lejonim shovinistët grekë, në mesin e Nju Jorkut, të përdhosnin dinjitetin e vendit tonë.

Përplasja filloi duke u goditur fillimisht në distancë, ku në mes qëndronte një rresht me policë amerikanë, ndërsa protestuesit hidhnin mjete të forta dhe parulla fyese e ofenduese, si nga protestuesit shqiptarë dhe turma greke, që ishte më e organizuar dhe e përgatitur për t’ju kundërvënë shqiptarëve, duke menduar se “edhe ata do t’i bashkoheshin atyre, meqenëse kishte ardhur Kryeministri komunist.”

Më pas, gjakrat u ndezën, vendin e fjalëve dhe të sendeve të forta, e zuri përleshja, askush nuk qëndronte mënjanë as që nuk mendonim gjë tjetër, veçse të mbronim dinjitetin e kombit tonë.

Kjo situatë vazhdoi për disa orë, derisa përleshja u vu nën kontrollin e policisë njujorkeze, e cila, kërkoi që protestuesit e të dyja palëve të mos afroheshin shumë afër njeri-tjetrit. Demonstratën dhe përleshjen e përgjakshme, e kanë ndjekur për herë të parë gazetarët e gazetave dhe radiove më të mëdha amerikane. Të nesërmen, ishte hera e parë që shqiptarët “pushtuan” lajmet e asaj dite, në faqet e para të gazetave më të njohura të Nju Jorkut. Të gjitha gazetat, radiot më të mëdha amerikane dhe më prestigjiozet e botës e pasqyruan ngjarjen me tituj te mëdhenj dhe në faqe të parë; disa prej tyre shoqëruar edhe me fotografi përshkruanin se çfarë kishte ndodhur dhe sesi kishte ndodhur. “New York Times” – “USA Today” – “Washington Post” – “St Petersburg (FL) Times” – Associated Press”, “Denver Post”, “Chicago Tribune”, – “Christian Science Monitor” e të tjera në faqe të parë pasqyruan demonstratën dhe ngjarjen, duke e trajtuar atë si lajm kryesor i asaj dite. Disa prej tyre dolën me tituj të tillë si : “Gjakoset rruga përballë Kombeve të Bashkuara”- “Në New York, hapet “lufta” midis Greqisë dhe Shqipërisë” – “Nacionalistët, dhe antikomunistët shqiptarë në Amerikë, për hir të Shqipërisë, dalin e “mbrojnë” udhëheqësin komunist, Kryeministrin Mehmet Shehu”, “Për hir të kombit të tyre – emigrantët politikë shqiptarë për pak e harruan udhëheqësin komunist” – “Shqiptarët, treguan se janë nacionalistë të mëdhenj” – e shumë e shumë tituj të tjerë të kësaj ngjarje.

-Jeni një ndër zërat kryesorë të diasporës shqiptare që keni luftuar për çështjen kombëtare, sa të organizuar janë shqiptarët në SHBA?

Roli i diasporës shqiptare ende nuk është çmuar si duhet. Nuk e di pse. Por, them të vërtetën se, pa rolin historik të diasporës shqiptare, sidomos në SHBA, problemet në Shqipëri do të ishin shumë më të mëdha dhe do të vihej në dyshim pavarësia e Kosovës. Diaspora shqiptare në SHBA, mund të kishte ndasi të veta, por për çështjen kombëtare ishte e bashkuar. Figurat më madhore të saj ishin të bashkuar dhe kishin fituar besimin e qeverisë amerikane. Këto personalitete shqiptare në mërgim, arritën të takohen me figurat më të larta të Amerikës, të kenë kontakte të vazhdueshme me to, të krijojnë një sistem mendimi dhe influence. Më ka rastisur të takohem me 6 presidentë amerikanë, t’i mbështes ata dhe të marr falënderime prej tyre, por asnjëherë për çështjet e mia. Kështu edhe të tjerë, njerëz me integritet.

-Cili është roli i SHBA në raport me Shqipërinë? Keni një këshillë se çfarë politike duhet të ndjekim ne për të mbajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara?

Roli i SHBA në raport me Shqipërinë është vendimtar. Askush të mos ketë dyshim. Tri herë Shqipëria ka shpëtuar prej presidentëve amerikanë, nga Uillson, Klinton dhe Xhorxh Bush – i riu.

Për të patur marrëdhënie të qëndrueshme me SHBA, para së gjithash duhet të jemi seriozë, të ndjekim politikën euroatlantike, të heqim dorë nga “lëshimet” ballkanike”, sajesat e çastit… Shqipëria nuk bëhet nga pjesa, por nga tërësia e mendimit europian.

Askush nuk mund ta kërcënojë Amerikën, aq më tepër nuk mund ta bëjnë këtë politikanë liliputë shqiptarë.

-Me ndërrimin e sistemit politik, ju u kthyet në vendlindjen tuaj në Shqipëri. Kishin kaluar thuajse katër dekada, përse vendosët të riktheheshit?

Po unë e kisha ëndërruar kthimin në Shqipëri. Mezi kisha pritur. Isha i gatshëm të kthehesha, dhe u ktheva, nga të parët. Kisha mbështetur proceset demokratike në Shqipëri, bile jam ndër të parët, në mos i pari, që kam organizuar ardhjen në Kongresin Amerikan të figurave kryesore të opozitës së vitit 1991, edhe me shpenzimet e mia, i kam shoqëruar, kam organizuar takime, megjithëse kisha shokë që më zemëroheshin se, ata, liderët e opozitës, kishin qenë komunistë dhe nga familje komuniste.

Duke i afruar dhe ndihmuar këta përfaqësues, pata kritika nga të djathtët e Diasporës së Amerikës. Ata mendonin se nuk duhej bashkëpunim me këta përfaqësues të Partisë Demokratike, sepse e kishin prejardhjen nga nomenklatura komuniste e regjimit të Enver Hoxhës.

Madje ata më akuzuan si tradhtar pse po mbështesja përfaqësues komunistë nga Shqipëria. Por, i rritur nën frymën e demokracisë amerikane, unë kisha kuptuar se luftën e klasave që Enver Hoxha e ngriti në Shqipëri për 45 vjet, duhet ta linim pas dhe të shikonim përpara për interesat e vendit tonë. Madje kryetari i Unionit Demokrat Botëror, Alois Mock, më ishte shprehur se “dihet që liderët e Partisë Demokratike të Shqipërisë vijnë nga një e kaluar komuniste, por ne duhet t’u japim atyre shansin dhe mundësinë që të tregojnë se duan realisht të ndërtojnë demokracinë në vendin e tyre dhe të japin prova për këtë”. Unë mendoja se në Shqipëri nuk kishte alternativë tjetër dhe ne duhet t’i mbështesnim ata. E dija shumë mirë se Gramoz Pashko vinte nga një familje komuniste, babai i tij, Josif Pashko kishte qenë Prokuror i Përgjithshëm, i cili kishte dhënë vetëm dënime me vdekje. Por djalit të tij, Gramozit, unë nuk mund t’ia mohoja të drejtën që ai të ishte demokrat dhe të luftonte për demokracinë. Prandaj dhe unë i prita dhe i kontaktova në SHBA me politikanë të lartë, si në Departamentin e Shtetit ashtu dhe në Kongres. Për Sali Berishën nuk kisha dëgjuar shumë dhe nuk e njihja. Dija vetëm se ishte mjek i zoti dhe anëtar i Partisë Komuniste.

Perse u ktheva?

U ktheva për të investuar, për të jetuar, për të qenë përsëri në vendin tim. Dyzet vite në Amerikë nuk ishin të humbura, por tani doja vite në Shqipëri. Dhe erdha.

-Z. Bardha, ne si popull e duam shumë Amerikën, është një nga vendet ku synojmë më tepër të emigrojmë dhe i besojmë shumë amerikanëve kur vijnë në Shqipëri. Ju keni takuar shumë personalitete në Amerikë, po ata a e njohin Shqipërinë dhe si shprehen për këtë vend?

Të jemi të vërtetë. Në fillim kishte pak ose aspak njohuri për Shqipërinë, e aq më pak për Kosovën. Po ju tregoj një rast që flet shumë…

Në vitin 1960, vetëm katër vite pasi unë kisha mbërritur në SHBA, në Detroit, organizova një takim në zyrën e senatorit Philip Hart, i cili përfaqësonte Partinë Demokratike.

Në këtë takim më shoqëronte edhe profesor Luan Gashi, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Kosovare, nga Kosova dhe zoti Astrit Sako.

Arsyeja e takimit ishte që të njihnim senatorin amerikan me abuzimet e mëdha që po ndodhnin me shqiptarët në Kosovë. Pasi i shpjeguam me fakte dhe dokumente dhunën, persekutimet ndaj vëllezërve tanë në Kosovë, senatori me shumë sinqeritet tha se nuk kishte asnjë dijeni dhe nuk kishte dëgjuar më parë se ku ndodhej Kosova. Ne kishim marrë me vete një hartë (që duket) dhe ku i shpjeguam pozicionin gjeografik të Kosovës etj. Bëmë edhe një fotografi duke i treguar hartën.

Senatori Hart, pasi dëgjoi gjithçka mbi faktet që ne paraqitëm, na premtoi se të gjitha këto fakte do t’ia kalonte politikës së Uashingtonit, si dhe na siguroi se personalisht do të ngrinte zërin e tij në senat mbi të drejtat e njeriut, sepse nuk mund të lejohej që të shkeleshin ato në mënyrë aq flagrante.

Ishte njëri ndër takimet e para me një personalitet të lartë të politikës amerikane. Senatori Hart, ndryshe nga sa kisha menduar më herët, të dukej se e kishe njohur prej kohësh dhe se me të mund të flisje krejt lirisht. I qetë në pamjen e tij, serioz dhe me një integritet të lartë, politik e moral, ai të krijonte mjedisin e duhur, për të biseduar lirisht, hapur, me sinqeritet dhe pa droje.

-Por pas viteve ‘90 ju investuat në Shqipëri, në një restorant që edhe sot shërben si pikë referimi, Piazza, gjithashtu prodhoni një nga verërat më të mira në Shqipëri. Keni dashur patjetër të punoni edhe në këtë vend?

Po, kam dashur me patjetër. Jo vetëm unë, por edhe fëmijët e mi. Kam dashur të punoj në atë punë që bëj më mirë, ku kam pasur më shumë sukses. Dhe hapa restorantin “Piazza”, që u bë më i miri. Por edhe vend takimesh të figurave të njohura. Kur ndodhi eksodi i madh i shqiptarëve të Kosovës, viti 1999, restoranti ynë, Piazza, nën drejtimin e Donikës, siguronte çdo ditë ushqim për 220 të ardhur, plotësisht me investimet tona, dhe këtë e kishte gjënë më normale në botë.

-Ndryshe nga ju, shumë biznesmenë të tjerë ngurojnë që të vijnë në Shqipëri, madje disa që kanë provuar janë larguar sërish. Pse ndodh kjo?

Përse nuk vijnë? Mendoj se është e qartë. Pengesat që u dalin përpara. Ne, unë dhe Donika bija ime, kemi ftuar dhe kemi sjellë, që në fillimet e ndryshimeve demokratike, biznesmenë të njohur, shqiptarë dhe amerikanë. Që donin dhe duan përsëri të investojnë. Të kthehen të punojnë në vendin e tyre. Dhe, çfarë ndodh? Këtu gjetën prokurorë të korruptuar, gjyqtarë të korruptuar, drejtues te korruptuar. Ata ua prenë rrugën, dhe këta biznesmenë shkuan më pas të investonin në Malin e Zi apo në Maqedoni.

Drejtuesi i një dikasteri, i një drejtorie, më parë i pyet për fitimet e tij, se sa për fitimet e shtetit. Cili biznesmen i huaj i hyn këtyre gjërave? Jo kushdo mund të ketë durimin tim për të kaluar pengesat e shumta. Prandaj edhe ngurrojnë të vijnë.

Kjo praktikë duhet të marrë fund. Sa më parë, aq më mirë.

-Zoti Bardha, sot Shqipëria është një vend me emigracion shumë të lartë. Nëse ju keni ikur për arsye politike sot të rinjtë ikin për arsye ekonomike. Keni një apel për ata që drejtojnë vendin, por dhe për të rinjtë që kanë një vrull të madh për t’u larguar?

E kuptoj ikjen e tyre, por nuk e miratoj ikjen e tyre. Kush do e bëjë këtë vend? Shkollat po mbyllen, të rinjtë mendojnë për ikjen dhe jo për punën. Ku po venë? Po shteti, ata që drejtojnë vendin, nuk mendojnë për këtë. Rreth 1 milion e 700 mijë shqiptarë janë larguar në tri dekada. Një e treta është larguar. Ata që drejtojnë vendin duhet të dinë se këta njerëz, për të jetuar, me dinjitet e jo si raja, duan punë, duan siguri, duan perspektivë. Rotacioni në pushtet i të njëjtëve njerëz nuk është zgjidhje e besueshme dhe, të rinjtë, duke mos besuar tek shteti dhe tek politika, largohen, pa e ditur se bota nuk pret askënd me lule.

-Në këto tre dekada që Shqipëria është në pluralizëm politik, kemi parë shumë njerëz që janë futur në politikë të varfër dhe kanë dalë si biznesmenë, dhe s’kemi thuajse asnjë rast të kenë hyrë biznesmen dhe të jenë larguar të varfër. A janë shqiptarët njerëz të lidhur me paranë?

Poeti Ali Asllani e ka një thënie të mrekullueshme për këtë… për ata politikanë që në mëngjes janë pa brekë dhe në darkë janë milionerë.

Politika në Shqipëri është kapitalizuar. Mendja është lënë jashtë politikës. Kushdo është i lidhur me paranë, por me paranë e ndershme. Ndërsa politika në Shqipëri nuk është e ndershme. Tashmë kemi tridhjetë vite pluralizëm. Ka ardhur koha ta gjejmë fajin edhe tek vetja e jo vetëm tek sistemi që iku e tek Enver Hoxha. Politika po shfaqet gllabëruese. Kam shumë frikë se edhe në rastin e tërmetit do të shfaqet lakmia.

Jetoj prej 60 viteve në demokracinë amerikane dhe ajo më ka mësuar shumë gjëra. Më ka mësuar se duhet të protestosh, por jo me zjarr, flakë, bomba molotov. Kam qenë dhe mbetem kundër çdo zgjidhje të tillë, në të gjitha kohërat dhe në të gjithë sistemet. Shqipëria nuk duhet të preket. Çfarë demokracie është kjo, kur i vihet zjarr dhe njerëzit sulmohen. Nuk e kuptoj kështu demokracinë.

Unë jam për pajtim kombëtar, për zgjidhje sociale, për bashkëjetesë, për mendim të ndryshëm, por jo thirrje lufte, vjedhje, korrupsion…

-Z. Bardha a ju kanë propozuar ndonjëherë të bëheni pjesë e politikës në Shqipëri? Pse keni refuzuar?

Më kanë propozuar, por unë, që ditën kur kam zbritur për herë të parë në aeroportin e Tiranës, i jam përgjigjur kësaj pyetjeje, se, “Unë i takoj së djathtës, por partia ime është Shqipëria”. I këtij mendimi jam edhe sot, pavarësisht se tridhjetë vite më parë, kur ishte fillesa e pluralizmit, kisha oferta të ndryshme.

-Çfarë mendimi keni për emigrantët shqiptarë në Amerikë?

Janë njerëz të mirë që po organizohen, po fillojnë të kenë bizneset e tyre, të krijojnë një lidhje të ndjeshme dhe të mendojnë edhe për vendin e tyre, që është atdheu ynë i përbashkët.

A jemi më punëtor kur jetojmë dhe punojmë jashtë?

Pa dyshim, jashtë Shqipërisë jemi më punëtorë dhe më të rregullt. Kjo tregon e mund të punojmë ndryshe dhe të jetojmë ndryshe, nëse vendoset me të vërtetë shteti ligjor.

-A ktheheni në vendlindjen tuaj në Kolonjë dhe si e kujtoni fëmijërinë?

Kthehem në Kolonjë shpesh. Edhe këto ditë isha atje, me djalin tim, Ilirin, që është kineast dhe po përgatit një dokumentar për vendlindjen tonë. Fëmijëria ime ka qenë përmes dy botëve, që e kam shkruar në librin tim, “Pranë dhe larg Shqipërisë”. Pra, ka qenë me dritëhijet e saj, por gjithsesi e bukur.

-Keni mall?

Oh, shumë mall.

Ju faleminderit për kohën dhe përgjigjet që ndatë me lexuesit e gazetës!

Share This Article
23 Comments
  • Ekerem ka te drejte! Ashtu duhet! Por dhe keru eshte nje POR e madhe! Te gjithe te rinjte ,jo domosdoshmerisht ne moshe, mundohen t’i ngajne Saliut ose Likes ose Rames! Shqiperia do te hiqet zvarre nga keta injorante -mercenare-idiote edhe per shume kohe! Gezuar Krishtlindjet Sali-Meta!

  • Zoti i nderuar Ekrem Bardha ! Te gjitha qe citoni ketu ne intervjune tuaj jane me se te verteta ,por te turpshme .I kemi provuar dhe po i provojme ne kurriz cdo dite .Ju me te drejte sic e dime dhe ne ,thoni se per te investuar ne shqiperi eshte veshtire .Ku fillon nga drejtesia e korruptuar ,ku zyrtaret e shtetit mendojne vetem per fitimet e tyre e jo per shtetin ,por mos i vini faj ,keta zyrtare duhet te japin perqindjet shefave te tyre larte ,se per ndryshe largohen nga puna .Me qe eshte rasti i termetit keta bandite i nxori termeti lakuriq ,qofte mos funksionimi i kontrollit specialist shtetror dhe mania e madhe te pangopur per fitime .Jemi edhe ne vetfajtore .Keto firmat e ndertimit llapin neper kafenete , me mellef , kemi dhene 20 % per cdo leje ndertimi ,dihesh qe do binte cilesia nuk kishim mundesi te tjera ,e nuk punon njeri te pakten per nje fitim minimal ?? .Tani ta mbajne me shendet , ku qeveria do ja ngarkoje ketyre reparimet .Z Bardha ,plus do rendoje nga taksat e popullit te mjere e te pa fajshem ,mireqenia e prespektiva e shqiperise do filloje kur

    PARTITE MIDIS TYRE TE JENE KUNDERSHTARE POLITIKE PA KOMPROMIS ME NJERA TJETREN .,sic eshte ne Amerike ku ju e dini me mire se sa ne .

    Por keto partite e ketij tranzicioni post komunist ,behen kundershtare me njera tjetren vetem atehere, kur i cenojne MONOPOLET njera tjetres .Por deri me sot e kane respektuar njeri tjetrin .Kur te crrenjosen monopolet , atehere populli do ndjeje ,qofte uljen e cmimeve ,qofte edhe cilessin me te mire te tyre .
    Shqiperia me keqeardhje eshte ne maje te gremines ,te falimentimit total te shtetit shqiptar me keq si termeti .Jane qindra dosje pa dale ne gjykaten e Strasbourgut kondra shtetit shqiptare ,per ceshtjen e pronave nga pronaret qe po presin sot e 8 vite pa dale . Sikur sot te hapi rubinetin kjo gjykae e nderuar , falimenton shteti shqiptar dhe faktore jane keta politikanet e pa pergjegjshem poste komuniste e anti prone .Tmerr i vertete .Pa ju permendur se nuk investon njeri pa u stabilizuar pronat .
    Prandaj Amerika me shume zgjuarsi ngriti me dhune jashte deshires se politikaneve hajdute tane, reformimin e drejtesise .SPAK dhe BKH:Me nje gure Amerikanet vrane dy zogj .Zhdukjen perfundimtare te ketyre politikaneve te ketyre tre dekatave te fundit ,me politikane djem e vajza te reja ,me principe ,te pa korruptuar ,por mbi te gjitha me principe perendimore ,dhe e dyta zhvillimin e lulezimin ekonomik e shoqeror ne shqiperi ,dhe qe rinia nuk do kete me nevoje te largohet nga vatani i tyre ., Dhe mbi te gjitha , Amerika do kete gjithmone ne jete te jeteve qetesi ne ballkanin perendimor dhe kjo pa dyshim eshte ne favor te mbare kombit Shqiptar ,ne kosove, mal te zi , maqedoni e shqiperi ..Eshte vet fajtor ai qe ben sikur nuk kupton. .Respekte e faleminderit z Bardha per kete interviste .

  • ZEkrem Bardha,Edhe une si ti mendoja n`ato fillime.
    Pasi Saliu mbolli mikrobin e grabithjes,krimit,droges,korrupsionit,,I vuri rruspet ekonomise kombetare,shkaterroi industrine,ushtrine,bujqesine
    Krijoi grupet e tij te interesit,Oligarket,Monopolet,..
    Tani mendoj ndryshe.
    Me mire nje komunist qen bir qeni,fanatik por qe nuk vjedh dhe nuk le te vjedhin,se sa nje Hajdut ne krye te pushtetit.Ketu nuk ka me derman,.Ky qe eshte sot ne pushtet vjedh si ka mesuar nga Saliu.Ka krijuar monopolet e tij,Oligarket e tij.
    Rinia po braktis vendin.Pas 30 vjetesh ketu nuk do te kete me shqiptare.Do mbushet me muxhahidine,kineze,afganistane.afrikane,,Tani shko lutju presidentit amerikan te sjelle nje kryeminister me gjithe qeveri nga Amerika,se me shqiptare hajdute,nuk behet.

  • Atdhetarë mbi te gjitha sa,-
    OPOZITARE po VËLLEZËR ,
    z. Ekrem Bardha. FALEMINDERIT.

    Jam 83 vjecar,MESUES e nje jetë, i lidhur me atdheun dhe per atdheun, luftuar e punuar. Luftuar qe nga Gjyshi Jano P Xhoga,që ra heroikisht si Kapedan* në mbrojtie të vendit sulmuar fqinjët më 1913të, atje në Danglëlli Shqeri,me ne krah Papa Stathin Melanin me me cetën e tij. Kra F.S NOLIT 1924trës,deri krye luftës N.Cl. familiet e fiset tona,sa mbarë fashati mes Dangëllisë-Zavalani.
    Në vite si Dangëlliot, kufi me Kolonjën,ani se 12-13 vjecar larguar nga vendlindia,Zavalani, per familiern BARDHA,me *të Madhin*po e quaj,sidomos sa lexova kete shkrim, Ai tej oqeanit buzëqumëshk shkuar,kisha degjuar e degjuar shume.Po sot sa lexova e falenderoj Z.Ekerem Bardha,sa na shkruan e mësuar se ka punuar si atdhetar i vertete Atje në Sh.B.A. për atdheun,pavarësisht nga kunershtimet politike te sistemit..
    I faleminderit. I drejtohem si OPOZITAR politik ,po atdheun mbi të gjitha, si shprehet Ai.
    Dhe nje herë i faleminderit.Nga Toronto i shkruaj, dhe mes një lokali tërë Shqiptarë *BARCEDO* ruga *Pape*, ku flitet e mendohet per atdheun,si shprehet Z.Ekerem Bardha,ne ketë Intervitë. Ai si mendoj unë, eshte atdhetar i vertetë,ani kuder atij regjimi e, me atë Përmbysie politike të Pas 90tës në shqiperi,për një UNITET MBARËKOMBËTAR vendosur BOTA dhe mirë u bë.
    Me fal se mosha bën te vetën.. unë 83 vjecar krah {Pasuesve veteran[* këtu në Toronto të Kandasë, Ju Falemindrit sa shkruani, në mbrodhesi te ATDHEUT tone,mbarë TROJEVE ambtare,sa emigranteve te kudo ndodhur ne BOTË.Për UNITET mbarëkombëtar jemi. Nga këtej ndjekim aktivitetet atdhetare të mbarë emigranteve ,me ata te Sh.B.A.ballorë. Ju faleminderit.
    UNITETI na BASHKOFTË një herë e mira sundoftë. Te realizojme e nderat e Rilindasve tane te MBEDHENJ. -Nje ATDHE me UNITET.
    Gezuar vitin e Ri z Ekrem Bardha Ju dhe, gjithe SHQUPTARËVE vërtet SHQIPTARË si JU.
    Faleminderit për këtë Intervistë, z Erion Habilaj..

    Toronto 24-12-2019. 83 vjecari *Pasues Veteran*
    Bir i *Dangëllisë Naimjane*
    OPOZITARE po VËLLEZËR!
    Dhimiter Xhoga.

  • Nese do ti vija nje vlersim me note studenti ketyre 2 intervistave te EBardhes me e pakta do ishte Note Pakaluese kurse normalja do ta quaja interviste mashtruese.

    Do ANALIZOJ vetem kete rast me ekstrem;
    .
    Zotria ne fjale mashtron per takimin me Niksonin per faktin se Amerika ne ate kohe kishte mike Greqine dhe Armike Shqiperine…dhe nese nuk u sulmua ai vend faktori kryesor ishte se Ushtria Shqiptare ishte e pathyeshme qe ne 1949 kur Greqia me Amerike dhe Angli pas bythe u zmbrpas me turp..
    .DHE ISHTE/ ESHTE LUFTA E PARE DHE E VETME QE SHQIPTARET PERBALLUAN NJE AGERSION TE RREZIKSHEM TE HUAJ
    .
    Pra ne kohen qe atdhetari mashtrues E.B na tregon perralla me Nikson ..le te shkojme ne ato vite te shohim Ameriken e dhe “gocen e tezes” Greqi
    :::::::::::::::::::
    (dokumente te dekonspiruara..ne kohen kur Bardha puthej me “nikon” )

    Georgios Papadopoulos ( Γεώργιος Παπαδόπουλος 5 May 1919 – 27 June 1999) was the head of the military coup d’état that took place in Greece on 21 April 1967, and leader of the junta that ruled the country from 1967 to 1974. He held his dictatorial power until 1973, when he was himself overthrown by his co-conspirator Dimitrios Ioannidis.

    Papadopoulos was a Colonel of the Artillery. During World War II, he initially resisted the Italian 1940 invasion but later became an active Axis collaborator in the Security Battalions which “hunted down” Greek resistance fighters.

    He underwent military and intelligence training in the United States during the 1950s,and had connections to the CIA….O EEEEEEQQQQEEEERRREEEMMMM…..
    .
    Ne vend te mbylljes:
    Zoti E.B

    Ju kemi pritur si Krishti ne 1991 dhe sot ne 2019 e shohim veten te varur ne kryq si komb.
    .
    Pra euro-amerikanet dhe ju shqipfolesit e mergates qyqeve nuk keni moral te jepni receta atdhetarizmi apo aspirina me Dekriminalizime Spak-Fucku sepse jeni pjese e fajit ne kete katatlizmo pas 1992 it tuaj.
    .
    Ju “B-te” e Amerikes qe nga
    Bushi-Bejkeri-Biberaj-Bardha…
    me zagaret tuaj Berisha & Basha
    jo vetem duhet te jepni llogari
    ne deshtimin tuaj ne implementimin e demokracise ne Shqiperi por dhe ta demshperbleni se dhe turku-serbi-greku te na kishte pushtuar nuk do arrinim ne kete gjendje.

    .Nese ju vazhdoni me keto Barcaleta me Niksone & Salisone jashte deshires tone
    po e beni Enverin
    nje nga burrat me te shquar te njerzimit..
    ..e perseris jashte deshires tone..
    .por PER MERITE te hipokrizise suaj qe krahas ideollogjise shkermoqet dhe shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve
    .

    • The…sa i qelbosur qe je ne tru.Zoti Bardha e ka deshmuar atdhedashurine dhe humanizmin e tije jo nje here por me qindra here.Ashtu shkrime si ti qdo kush mund te ofroje,mos shite mend se te vjen era.

      • Rregulli NR-1 ne planetin e Tokes kur ka mosmarrveshje apo dyluftim midis dy paleve eshte qe nje pale e trete asnjanese te jape gjykim.
        .
        Ne kete prizem dueli midis shtetit te Enver Hoxhes dhe shtetit amerikan……gjithashtu dueli midis shtetit te Enver Hoxhes dhe ballisto-fashisteve-zogisteve -terroristeve te Maltes…elezbiberisteve dhe ekerembardhisteve nuk duhen te merren ne konsiderate “te vjellat e tyre” pasi jane pale ne konflik…..
        .
        Dihet se armiqte e Enverit si Anglo-amerikanet-Ruset-Serbet-Greket-Vatikanasit-Izraelitet-Fondamentaliste islamike me Vuvuzelat Fekalet e tyre shqipfoles e kane permbytur ate vend dhe eshte veshtire te dale e verteta.
        .
        Komentshkruesi ka qene ne rradhet e para qe shemben Enverin dhe pritem me buqeta me lule te bardha keto Eqeremet por na doli Verem…As armiku me i ndyre i shqiptareve nuk do guxonte te mendonte kete perdhosje kombetare shume dimensionale..dhe eshte pikerisht qendrimi i ketyre Ekremamerikanve qe me ndyrsine e tyre po cojne uje ne mullirin e Enverin
        .
        T’i jepet fund rotacionit 30 vjeçar duhet qe te pushoje kanibalizmi ndaj periudhes Enver Hoxhes dhe te filloje de-nazi-berishizmi ku dhe ky zotnia ersekar ka pjesen e tij

    • Ky pellazg me kafk superiore vazhdon te mendoj se bota qe ja beri rrupi-supi Gjermanis, Hitlerit nuk mund t’ja ben zap zogo-fashistit Enver.

      • Ke te drejte zotni.A.O
        .
        Ja shiqoje si i ruajten trapin Enverit miqte e Heqeremit te Ham Ham burgerve
        ……
        Plani Tito-Zogu -Cia-Ciu për kryengritje në Shqipëri

        Dokumenti i dytë që botohet për herë të parë sjell informacione shumë interesante mbi bisedimet e emisarëve të Zogut me palën jugosllave. Jugosllavët, me sa duket shumë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri dhe qëndrimin e fortë anti-Tito që mbante pala shqiptare në linjën e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht një rrëzim të Hoxhës me çdo mënyrë të mundshme. Mbështetja për Zogun ishte një alternativë shumë e pëlqyer për Titon, i cili e kishte ndarë mendjen për një ndërhyrje sa më të fortë në Shqipëri, edhe nëse Zogu nuk do të kishte mundësi të përfshihej në një kryengritje të mundshme. Megjithatë, dërgimi i përfaqësuesve personalë të Titos pranë Zogut dhe ftesa për një zhvendosje të mundshme të Zogut dhe familjes së tij në Beograd duket se janë lëvizje, të cilat janë llogaritur nga Tito për të shprehur një besim tek ishmbreti shqiptar, por edhe për të arritur disa fitore diplomatike. Zogu, një diplomat i aftë për të nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me të dërguarit personalë të Titos, por duhet ta ketë refuzuar me xhentilesë ftesën për t’u zhvendosur në Beograd, të bërë nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisë. Nëse Tito do të merrte atë që kërkonte dhe të tërhiqte Zogun në Beograd, lideri karizmatik jugosllav do të kishte arritur një fitore shumë të madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si një alternativë për qeverisjen e një Shqipërie pro-jugosllave, e dyta si një kërcenim potencial ndaj Hoxhës dhe e treta, si një përpjekje për të zbutur faktorin kosovar, i cili duke parë ishmbretin Zog në krah të Titos, do të ulte tonet nacionaliste.

        TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND: Raporti javor Shtator 1952

        Gjatë muajit shtator, përfaqësuesit britanikë dhe amerikanë në Romë vazhduan bisedimet me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me të gjitha fraksionet, si dhe një ri-organizim të Komitetit si dhe zgjerimin e tij. Raportimet nga Roma bëjnë me dije se deri më tani shumë pak progres është arritur në këtë drejtim. Balli Kombëtar refuzon me këmbëngulje zgjerimin e Komitetit. Kemi gjithashtu raportime kontradiktore mbi pozicionin që tashmë britanikët duan të mbajnë mbi këtë çështje. Kemi urdhëruar përfaqësuesin tonë që të jetë i kujdesshëm në bisedime, deri sa ne të sqarojmë pozicionin e britanikëve, si dhe të shikojmë se cilët elementë të Komitetit do të përkrahin qëndrimin tonë. Gjatë javës së parë të shtatorit ( ) bisedoi me Mbretin Zog në Aleksandri. Zogu deklaroi se përfaqësuesit e tij ishin pritur në mënyrë mjaft miqësore nga jugosllavët gjatë takimit në Shkup, në fund të gushtit. Zëdhënësi i jugosllavëve deklaroi se jugosllavët dëshironin të shikonin një rrëzim të regjimit aktual në Shqipëri nga vetë shqiptarët, me në krye Zogun, por në rrethanat e patolerueshme të vendit, jugosllavët do ta rrezonin regjimin vetë nëse Zogu dhe shqiptarët e tjerë nuk i kishin mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. Jugosllavët ranë dakord që të dërgonin sa më shpejt përfaqësues direkt për të biseduar me Zogun në çështje të politikave, si dhe detaje operacionale. Jugosllavët gjithashtu deklaruan se nëse Zogu dhe familja e tij dëshironin të largoheshin nga Egjipti, ata do të ishin gjithmonë të mirëpritur në Beograd.

  • Do te mesosh te verteten ne se je vertet patriot qe e do Shqiperine.
    Pergjigjiu pyetjes: A eshte me mire per ty te humbiste Shqiperia (te ndahej midis Greqise dhe Jugosllavise apo te duronte regjimin komunist?

  • Do te mesosh te verteten ne se je vertet patriot qe e do Shqiperine.
    Pergjigjiu pyetjes: A eshte me mire per ty te humbiste Shqiperia (te ndahej midis Greqise dhe Jugosllavise apo te duronte regjimin komunist?
    Ekrem Bardha dhe shoket e tij balliste qe dolen per te demonstruar kunder Mehmet Shehut ishin patriote te vertete qe vinin Shqiperine mbi cdo gje e jo ideologjine (komuniste, fashiste, pluraliste apo rojaliste etj.)

    • Eshte cinike te behesh HERO ne vitet 60-70 kur QEREMI paska mbrojtur
      Mehmetin nga ca morracake greke perballe OKB..dhe ka heshtur nga invazioni grek ne vitet e pallokracise

      Historia 200 vjecare e perplasjeve fetare Shqiperi Greqi duke perfshire dhe ditet e sotme eshte invazioni me cdo kusht i vorio-epirit

      .Deri tani ky invazion ka patur sukses POLITIK-FETAR-EKONOMIK..Kisha greke
      me “komandant” AMERIKANIN ME ORIGJINE SHQIPTARE Nikolas Geixh,’
      me “komisar” Janullatos”
      me kellefin nje perdorimsh Sali Qenef Berishen dhe deri diku vasalet meta-basha-rama-nano pothuajse i kane vene PIKETAT E VORIO EPIRIT.

      Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së

      Dioguardi: SERBerisha na tradhtoi

      “Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”

      TIRANË – SRBBerisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të SERBerishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “SRBBerisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.

      Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin SERBerisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të SRBBerishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?

      Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti SRBerisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga SRBerisha, ku shkruan se doktor SERBerisha fliste shumë keq për minoritetin grek. Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së. Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktorSRBerisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
      Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti SRBerisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të SRBerishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti SERBerisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.

      Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?

      Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë. Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj. Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi. Dhe tani duhet të bëjë publike çdo gjë që tha në atë takim për shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Amerikë, që ne të kuptojmë pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim që ai realizoi ishte për avantazh politik. Por megjithatë, çfarë avatazhi politik mund t’i japë atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik që mund të të japë Milosheviçi. Zoti Hollbruk u përpoq të tradhtonte shqiptarët kur u përpoq ta bënte Milosheviçin palë këtu në Amerikë për paqen në Ballkan, përderisa ai kishte vrarë mijëra boshnjakë në Bosnje. Lobi shqiptar së bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi këtë ide dhe NATO vendosi të hedhë bombat mbi serbinë e Milosheviçit, rrëzoi regjimi i tij dhe më pas u nxor para drrejtësisë. Zoti Geixh nuk mbështeti luftën në Kosovë. Zoti SERBerisha tha se ai është për pavarësinë e Kosovës. Pse ka ndryshuar tani zoti SERBerisha?
      .
      nje pyetje per komentuesin Cerciz Topulin
      .
      Me thuaj vetem nje rast kur Heroi Ekerem ka bere qofte nje gram atdhetarizem kunder invazionit grek qe nga autoqefalia e deri te varrezat e ushtarve greke sipas kufirit te Vorio Epirit…Faleminderit

  • Po mos ja veni mendjen shume Ekremit, pleqeria e ben te veten…..
    Akoma ka shqipetar ne Amerike qe e njohin Ekremin pak me ndryshe. Sa per fakt, ishte Prof Repishti ai qe i pari beri nje deponim ne Kongresin amerikan ne vitin 1964 per Kosoven.

  • Nuk shpohet mali krimeve kundër shqipërisë me majën e çadrës Ekrem ziut ,apo mësuesit 83 vjeçar të Dangëllisë .Por ju falet ,si thonë kot ,plaku si fëmia ,nuk shikon më larg se hunda !.

    Nuk i ka lezet shamija e mëndafshit në kokën e zgjebosur të tradhëtarve e spinve..Këta spiun sa do të përkrahen nga amerika e kan kokën e zgjebosur.

    Me që jeni nga Kolonja të dy ju pyes ,ku jan varrosur eshtrat e Xhafer Cenku Lubonjës ?…
    Partizanit 23 vjeçar komisari politik i batalinonit parë shqiponja në brigadës katërt sulmuese që u rrethua në pabesi në malet e mirditës u vra në pritë duke hëngër buk në pabesi me 3 partzan të tjerë , nga gjermanët e tradhëtarët e spiunët e kapidanit mirditës Mark Gjon Marku e Muharrem Bajrektari në fushën e vjerthit ,aty u varrosën me lavdi e betimin e shokve për ti marr hakun,dhe hakun ja morën i doli tymi kullave të bajrektarit tradhëtar me damkë GJon Mak Gjoni .

    Ky ishte antifashist djalë i vetëm i një shtëpie të varfër patëriote nga Kolonja ,i cili luftoi heroikisht për çlirimin e vendit, ra heroikisht në malet e mirditës në zemrin e reaksionit zi.

    Po ju ku ishit në atë kohë ?!! A’hë harrova ,ju ballistët vidhnit e hanit pulat në kotec të fshatrve dhe u bashkuat me gjermanin ,mendonit të ja mbathnit në mëma shqipëri ,kur partizanët legjendar luftonin maleve të shqipërisë për çlirimin e atdheut.

    Ja dhe disa vargje dhe dy pika lot që më dalin nga zemra ime në këtë moment..

    Xhafer Cenko Lubonja ,nga kolonja ,
    do të rrojë ,përjet në zemrat tona ,
    Jo ata s’kan vdekur dhe kurr dhe s’do vdesin.
    Për jetë të jetës në zemr do mbesin.

    Dhe u betohemi në mënyrë soleme ,
    Se këmbë tradhtari s’shkel në këtë vende,
    Por në qoftë se duan ta cënojnë ,sharlatanët ,
    Lavdia e turpit do ti mbulojë.tradhëtarët.

    Se shembulli i Xhafer Lubonjës.
    po rrit sokola që i thonë shqiponjës
    Jemi të gatshëm çdo kohë e çdo orë,
    Me pushkë për sy , me kazëm në dorë ,
    për çeshtje të popullit do bëhem therorë .

    .

  • Nuk ka rrotacion 30-vjecar por ka 30 vjet qe bajgat e Ramiz Alise te atij dhjetorit-1990 mbajne Shqiperine peng ne qeverisje sa rrumpalle aq te korruptuara. Ka 30 vjet qe keta bajga ramiziane kane Kryeministrine. Keta kane bllokuar zevendesimin e elitave, qe ne Europen Lindore ka kohe qe eshte kryer dhe askund gjetke nuk ka ne qeverisje a parlament monstra te 30 viteve me pare si ketu ne Shqiperi.
    Shqiperia do shpetoje nga kjo llumnaje se pari kur te kete nje kryeminister qe nuk vjen nga qymezi dhjetori-1990. Der ahere do vazhdoje shteti korruptuar dhe rrumpallizmi. Mjaft me, nuk ka tranzicion 30 vjecar, ka 30 vjet stanjacion ne qeverisje me mendesine e 1990.

  • Fale ekremit kemi pasur Berishen edhegjithe pasojat tjera vine prej perkrahjes qe ky i dha atyre komunisteve ma pafytyre qe gjeti , veglat e ramizit per te mbjatur pushtetin…
    Illuzionin se kemi demokraci !
    Eh morr Ekrem Bardha shume pona kushton kjo ´toleranca ´ jote qe po toleron sot edhe shitjen e detit edhe shitjen e kosoves, per disa pritje e percjellje per ju!!!
    A ju duket se ka ardhe koha me thane enough is enough ? Jo gajret edhe pak sipas jush qe te shkaterohemi mire?!
    Ku u harruar Atdhedashuria e dhimbjaper Atdhe?! Ishallah jo ne disa hektar kalmett!
    Miqte e juaj te diaspores e pane me nje here se s’ka hajr per kombin prej berishave and nanove, ju jo se kishit hallin e Piazzase e veres?!

  • Po praaaa

    Na duhet edhe nje berber per kryeminister qe te na qethi dhe te na rruaje profesionalisht se ky qe kemi smerr vesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *