Grabit bankën, dhe hedh paratë në rrugë duke uruar Krishtlindjet

Leda Hysa

Një burrë me mjekër të bardhë dhe mbi 60 vjeç vodhi një bankë dhe më pas hodhi dollarët në ajër, duke uruar kalimtarët “Gëzuar Krishtlindjet”.

Historia e pabesueshme ndodhi në Shtetet e Bashkuara, ku policia e Kolorados konfirmoi se një “burrë i moshuar i bardhë” vodhi të hënën ‘Academy Bank’ në Colorado Springs pasi kërcënoi punonjësit e bankës me një armë të paidentifikuar, ndoshta edhe lodër.

‘Robin Hoodi’ filloi të nxirrte para nga çanta dhe të thoshte ‘Gëzuar Krishtlindjet”,- tha një dëshmitar për KKTV 11 Neës.

Grabitësi, i identifikuar nga policia si David Ëayne Oliver, u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Megjithatë, ai nuk ishte i armatosur. Disa kalimtarë i kthyen paratë në bankën e vjedhur por policia thotë se ende mungojnë mijëra dollarë.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *