Policia e Shkodrës ka gjetur një sasi droge prej 40 kilogramësh e llojit marijuanë në vendkalimin e Muriqanit. Mësohet se droga është gjetur në automjetin tip “Nissan” dhe se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 50-vjeçarin e dyshuar, Nexhat Haziri. Sipas policisë, Haziri është nga Gjilani, por që jetonte në Malin e Zi. Ndaj Hazirit rëndon akuza për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa droga është blerë në Shqipëri.
