Vlorë, sekuestrohen 300 kg kanabis

redaktor

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 300 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas informacioneve droga e vendosur në disa çanta është gjetur në një skaf të braktisur në bregdetin e Himarës.

Dyshohet se mjeti lundrues ka ardhur nga territori Italian në territorin Grek (Ishujt e Fanit) pro për shkak të detit të trazuar dhe rrymave të forta detare është braktisur nga trafikantët dhe ka dalë në ujërat tona territoriale.

Ndërkohë policia e Vlorës po bashkëpunon me organet ligjzbatuese në vendet fqinje për hetimin e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve të drogës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *