-Ka ardhur koha që bijtë e puthadorëve të nazi-fashizmit të heshtin përgjithmonë-
Nga Gëzim LOKA
Dhënia e titullit “Qytetar Nderi”, pas vdekjes të burrështetasit Haxhi Lleshi nga këshilli i qarkut Dibër është një akt i duhur në kohën e duhur, madje për të qenë më të saktë, në kohën e vonuar.
Themi, e vonuar, sepse një emër si ai i Haxhi Lleshit është i lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e Dibrës, me rrënjët e atij heroizmi dhe qëndrese, që kanë shfaqur dibranët në të gjitha luftërat qëndrestare e veçanërisht në Luftën e Dytë Botërore për liri e dinjitet shoqëror.
Haxhi Lleshi ishte modeli i njeriut që në vlerësim të traditave, zakoneve dhe burrërisë dibrane e shqiptare, motivoi në jetën e tij një qëndrim dinjitoz, qëndrestar në raport me veveten, Dibrën e dibranët dhe gjithë shoqërinë shqiptare.
Ai ishte një personazh emblematik i Luftës së Madhe, në emër të së cilës sakrifikoi rininë e tij, pasurinë dhe gjithçka, duke merituar titullin e lartë “Hero i Popullit” jo nga Shqipëria politike, por nga aleanca antifashiste e bllokut antifashist, të kryesuar nga BRSS-ja (Rusia).
Reagimi frenetik dhe ulëritës ndaj një akti kaq normal institucional e vlerësues të figurave lokale e kombëtare, nuk habit më askënd, madje do të habiteshim sikur ky vlerësim-siç thamë i vonuar-të kalonte në heshtje.
Stuhia e bojës së zezë të ekstremistëve, sharjet dhe fyerjet, denigrimet cinike ndaj figurave të Luftës, gatishmëria patologjike e atyre që gjithmonë janë të gatshëm në llogoren e përbaltjes, fryu me tërbim në gazeta dhe ekrane, ku fanatikët antiluftë, u hodhën rishtas kundër Haxhi Lleshit dhe aktit të këshillit të qarkut Dibër, të kryetarit të përgjegjshëm të bashkisë, të këshillit të qarkut, që nuk bënë gjë tjetër veçse ushtruan kompetencat e tyre ligjore për vlerësimin e figurave të trevës dibrane, ku Haxhi Lleshi zë një vend të rëndësishëm.
Gjithë kjo zulmë çakenjsh, nuk është gjë tjetër veçse përvijimi i bijve të kolaboracionizmit dhe tradhëtisë, që ashtu sikurse etërit e tyre iu bashkëngjitën fashizmit dhe nazizmit, sot i bashkëngjiten përbaltjes e njollosjes së luftës dhe emblemave të saj.
Të sulmosh Haxhi Lleshin, do të thotë të sulmosh jo vetëm Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku roli i tij ka qenë emblematik, por dhe trashëgiminë e vlerave të familjes Lleshi, si një nga familjet më të njohura të Dibrës, me rrënjë të ngulitura thellë në truallin e qëndresës dibrane dhe mbarëshqiptare kundër të huajve.
Haxhi Lleshi i përket pemës historike të njërës nga dyert më në zë të Dibrës së Madhe, derës së Lleshit, me nje kontribut të çmuar historik për lirinë dhe mëvetesinë e trojeve shqiptare.
Të parët e tij ishin qëndrestarë stoikë në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe dinjitetit shoqëror të shqiptarëve kundër orekseve gllabëruese shoviniste e pansllaviste.
Haxhi Lleshi, një djalosh rinor, plot energji e pasion për jetën, që vinte nga shtresat më të pasura të shoqërisë shqiptare, ishte një nga idealistët që iu bashkëngjit rezistencës antifashiste, u vu madje në krye të saj, duke prirë në krye të formacioneve partizane.
Ky vizion i këtij djaloshi ëndërrimtar dhe qëndrestar, do t’i bashkëngjitej atij të PKSH, për një luftë pa kompromis kundër okupatorit fashist dhe falangave të tij në vendin e shqipeve.
Haxhi Lleshi ishte atje në Pezë, në flakët e luftës, ku u ngrit Fronti Antifashist, që do të niste luftën e madhe, me parrullën emblematike “Pa dallim feje krahine e ideje”, ku u hodhën themelet e një shteti pa pushtues, të barabartë për të gjithë shqiptarët, në një shoqëri të lirë e demokratike. Ai do të zgjidhej anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH.
Haxhi Lleshi, i lindur në Zogje të Dibrës, më 1 maj 1913, ishte mjaft i ri, ende djalosh kur u njoh me liderin e PKSH dhe i besoi projektit të tij për një Shqipëri të lirë prej nazifashizmit dhe shtypësve e shfrytëzuesve, duke u ngritur kundër origjinës së tij.
Lidhja e tij me Enver Hoxhën tashmë është e njohur dhe ka hyrë në analet e historisë, por ajo që ende nuk është thënë për Haxhi Lleshin është fakti se ai ka investuar shumë për luftën dhe pas Çlirimit ishte i vetmi nga liderët e shtetit të ri komunist që e bleu me florinj pronën e tij ku ndërtoi shtëpinë, të cilën pinjollët e tij e gëzojnë edhe sot.
Sot, që mbi shumë figura të Luftës po hidhet baltë, imazhi dhe kujtesa për këtë burrë shteti, njeri të drejtë e të ndershëm, kurajoz e trim, largpamës e ndihmues ndaj njerëzve në nevojë, vjen më i gjallë se kurrë në mendje dhe të frymëzon që të shkruash të vërtetën. Pasi e vërteta nuk është kurrë bardhë e zi, por me ngjyra dhe personalitete si Hero i Popullit Haxhi Lleshi e mbushin me ngjyra jete e dashuri njerëzore peizazhin gjysmëshekullor, mjaft problematik, të epokës komuniste.
Dhënia e këtij titulli nderi nga këshilli i qarkut Dibër, më bëri të rikthehem pas në kohë, kur Haxhi Lleshi vinte në shtëpinë tonë, tek Loket e Lurës dhe bisedonte gju më gju me lurianët e mi, i thjeshtë dhe ndihmues ndaj gjithëkujt që kishte nevojë për ndihmën e tij.
Haxhi Lleshi kurrë nuk e bëri gjoksin gropë për të nxjerrë në pah meritat e tij në luftë e në epokën e ndërtimit të pasluftës, nuk i tundi medaljet e tij, por i thjeshtë e kurajoz, qëndrestar e stoik, eci në rrugën e tij, duke qenë një model për gjithë të tjerët, ku duhet thënë se jo të gjithë ata që ishin në kupolë të lartë të piramidës shtetërore, pra jo të gjithë ishin në lartësinë e dinjitetit të tij.
Qëndresa dhe përkushtimi i tij, si një nga udhëheqësit më trima dhe më dinjitozë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, është shkruar me gërma të mëdha jo vetëm në librat dhe tekstet e historisë së Shqipërisë, por dhe në memorien dhe librat e figurave të njohura botërore që e kanë njohur nga afër.
Në librin e tij me kujtime, oficeri i lartë anglez Reginald Hibert, me mision në Shqipëri “Fitorja e hidhur – Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë” shkruan në kapitullin “Përvojë me nacionalistët në veri” kështu: “Përvoja jonë ishte e veçantë përgjatë luginës së Drinit, por ajo ishte mjaft tipike, që BLO patën me nacionalistët në të gjithë Shqipërinë. Ata ishin kokëngjeshur ndaj çdo përpjekjeje për t’ua shpjeguar lojën e forcave të Mëdha Botërore, nga e cila do të varej fati i Shqipërisë. Ndër ta nuk doli asnjë udhëheqës me vizionin për të parë se, për shkak të dhunës së egër që kishte shpërthyer në të gjithë Evropën… Mosdëshira e krerëve nacionalistë për të luftuar është e kuptueshme… Ndryshe nga viset e tjera, në Dibër nuk u formua asnjë çetë nacionaliste.” I vetmi nga këto krerë, që vinte nga një derë e parë, derë e pasur dhe me ndikim feudal në gjithë Dibrën ishte Haxhi Lleshi, që u lidh që në ditët e para me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe ishte një nga komandantët e parë ushtarakë të njësive të kësaj Lufte. Haxhi Lleshi e rriti emrin e tij në flakët e Luftës Çlirimtare, ku dha një kontribut të shquar e të pamohueshëm, i cili do të kalojë gojë më gojë dhe brez pas brezi e do të përkujtohet me madhështi, duke hyrë përjetësisht në analet e historisë kombëtare. Por jo më pak të vyera ishin veprat dhe bëmat e tij prej shtetari shembullor edhe në epokën e socializmit; edhe pse shumë gjëra nuk shkonin në rrugën dhe drejtimin e duhur, kjo nuk ishte faj i njerëzve idealistë si Haxhi Lleshi, por i atyre segmenteve partiake e shtetërorë që kishin tradhtuar dalëngadalë interesat e popullit dhe ishin vënë në mbrojtje të interesave të tyre private. Haxhi Lleshi, siç e cekëm më lart, është dekoruar me tituj të lartë nderi jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Moskë, nga koalicioni antifashist, i cili e vlerëson atë si një udhëheqës të shquar të Luftës, që ka vënë në shërbim të kauzës së lirisë kundër okuptaorit nazifashist jetën dhe pasurinë e tij.
Haxhi Lleshi me të drejtë gëzon titullin e lartë “Hero i Popullit” dhe askush, qofshin dhe më ekstremistët, që kanë ardhur në pushtet këto tridhjetë vjet, nuk kanë guxuar të tentojnë që t’ia heqë, sulmohet për titullin “Qytetar Nderi” që ia jep qarku Dibër, vendi i rrënjëve të tij, për të cilin ka bërë shumë dhe do të kujtohet përgjithmonë.
Këto sulme të paprincipta dhe krejt atavike e primitive, kanë për qëllim të mohojnë Luftën dhe figurat e saj, të njollosin pemën e përgjakur të lirisë së një populli, që për nga numri i banorëve, ka dhënë më shumë se çdo vend tjetër contribute në frontin e përbotshëm antifashist dhe antinazist.
Këta janë agresione propogandistike të nivelit të ulët, të ndërmarra nga bijtë dhe nipërit e atyre, që në kohën kur ndahej historia më dysh, u bashkuan me Frontin e të Keqes dhe e njollosën veten përjetësisht në histori.
Këta janë sulme të pa precedentë, që dishepujt e njollosjes së gjithçkaje, i bëjnë një figure si ajo e Haxhi Lleshit, që komunikon aq shumë në kohë, jo vetëm në të djeshmen e luftës dhe të epokës ndërtimtare, por edhe sot, kur gjithçka ka marrë rrokopujën dhe nuk ekziston një modelim i vlerësimit të vlerave dhe kontributeve njerëzore, në raport me kohën, atdheun dhe lirinë.
Haxhi Lleshi ishte në anën tjetër, në anën e të drejtës, në anën e popullit, në anën e Luftës pa kompromis kundër të huajt, kundër bishave nazifashiste dhe veglave të tyre, në anën e Koalicionit të Përbotshëm, që mundi makinën më të përbindshme të krimit në shekullin XX dhe i hapi rrugë zhvillimit e progresit në çdo cep të botës.
Qarku Dibër është i vonuar në vlerësimin e tij, por më mirë vonë se kurrë. Ka ardhur koha që historianët të thonë më në fund fjalën e tyre ne peshë dhe pa ndikime politike për Luftën dhe figurat e saj dhe të tjerët, ata që shohin të zezën tek e bardha dhe të bardhën tek e zeza, të heshtin përgjithmonë.

Shqipëria ka patur shumë atdhetarë dhe nacionalistë që luftuan fashizmin dhe nazizmin,
por që nuk donin komunizmin se e dinin që ishte varri i demokracisë së përparuar.
Haxhi Lleshi si bashkëpuntor i diktatures ka pergjegjësinë e vet mbi instalimin e ketij
regjimi gjakatar antishqiptar dhe anti demokratik si dhe per qindra të pushkatuar
me gjykata dhe vendime farsa ku u dënuan ajka e intelektualizmit atdhetar.
Zoti ja shpërbleftë te mirat dhe krimet ketij figure te degraduar te shtetit diktatorial.
Poshtë diktatura me lakejt e saj. Nuk kemi interesa personale te mbrojme apo kritikojme
kriminele si lleshi.Ata i do i dënojë historia.Personalish kam për zemër fatet e kombit të
shumë vuajtur gjatë diktaturës dhe pas saj.
Per populi shqiptar, do kishte qenë më i mëshirshëm fashizmi dhe nazizmi sesa bisha diktatoriale
imitim i keq i pjellës bastarde te stalinizmit bolshevik.
Stalinizmin e dënoi populi i vet,enverin e rrezoi populli i tiranes,ky palaço kerkon të na legjitimojë
kermat dhe kriminelët e popullit non masken e çlirimtarit.
Më mirë nazizmi se kriminelet e pameshirshem si lleshi.
I uroj me gjithe zemer Gezim Lokes qe ka shkruar sakte dhe realisht per Haxhi Lleshin dhe Vepren e tij qe ka mbetur e arte ne historine e Shqiperise dhe te Dibres.
Ti h e vogel qenke ca me keq se neoballistet e neo fashistet e kohes sone. Po nuk habitem qe po e godasin kaq shume Luften NC dhe udheheqesit e saj, madje dhe Heronjte e kesaj lufte, sepse tradhetaret dhe pinjollet e tyre kane helm ne zemer dhe ne mendje, madje aq shume saqe ka vajtur deri te kryeministri.
Dibranet e vertetejane gezuar me gjestin patriotik te keshillit te qarkut Diber!
Ka nje tendence ne komente qe te rikrijohet konflikti partizane – balliste ! Ose cdo kundershtim behet nga pinjollet e bashkepuntorve te fashizmit etj . Jo ore , ka edhe verejtje historia , Po te lexohen diskutimet ne Parlamentin Shqiptar gjate viteve 1920 – 24 do verehet qe deputetet komentoine mbi familjare te Haxhi LLeshit dhe diskutimet e tyre jane negative ! Kjo familje gjate gjith atyre viteve jetonte ne Jugosllavine monarkiste . Me pushtimin e Shqiperise nga Italia me 7 Prill 1939 nuk erdhi Haxhi Lleshi ne rezistence por ishte Abaz Kupi. Po keshtu ne 1940 per te riorganizuar rezistencen antifashiste ne Shqiperi erdhen Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi dhe Mustafa Kacaci te derguar me ndihmen e ambasades angleze ne Beograd. Me pushtimin e Jugosllavise nga Italo – Gjermanet ne prill te vitit 1941 erdhi ne Shqiperi Haxhi Lleshi dhe u angazhua pa diskutim ne te gjitha momentet e luftes . Pas lufte kishte gjith detyrat qe permenden ne artikull por ne vitin 1952-53 ne Shkup te JUgosllavise tani komuniste Titiste jane bere disa takime te nxitur nga Anglo- Amerikanet mes perfaqesuesve te Zogut dhe Titos me qellim nderhyrje ne Shqiperi.Aty perfaqesuesit e Titos kane kerkuar qe ne rast te rikthimit te Zogut ne Shqiperi perseri Haxhi Lleshi dhe Myslim Peza do jene ne udheheqje te Shqiperise . Kjo nuk kuptohet !? Pastaj Haxhi Lleshi qe mendohet qe paska patur perkrahje te heshtur nga Jugosllavet ka rrol ne pushkatimet e burgosjet e udheheqesve komuniste te Partise qe u denuan gjate viteve si antiparti, agjente e poliagjente ??? Ketu eshte kontradikta ! Nuk jane dokumentuar problemet brenda Partise Komuniste ku edhe Haxhi LLeshi ka rol dhe ka firmosur ! ….
Ore ti H,
E shikon se vetem nje koment te zi ka, ky shkrim pozitiv. Dmth., se: ata qe nuk shkruajne, me heshtjen e tyre, jane dakort me zotin LOKA. Heshtje eshte flori. Dhe, floriri ka vlere ne cdo kohe.
Loka duhej të theksonte cilët ishin ata pinjoll -eksponent dibranë në këshillin e rrethit që sulmuan Haxhi Lleshin ,që zyrtarisht jan koliboracionistë ,ballisët ,zogistë ,i inkriminuar kundër LAN-ÇL ,dhe veçanrishtë ,mendoi se jan pasardhësit të krerve koliboracinist e fashist reaksionar të Dibrës ,si Halil Alia që luftoi me armë kundër partizanve në Fush Alie dhe bustin e ka sa një Qen në bulevardin kryesor të dibërs. ,bajrektari Mena në lurë ,strehë e reaksionit veriut , bashkëpunoi me reaksionin e Mirditës GJon Mark Gjoni e bajrektari tradhtar kukësit Muharrem Bajrektari,ku me forcat partizane në krye Haxhi lleshin çliroi dibrën deri dhe në dibr te madhe ,duke shkruar nji faqe të lavdishme të historisë lavdishme të luftës drejtë të shqiptrve.Këtë se luan TOPI .
Baba këndonte këngën
O ju të parët tanë,
dëgjoni se do mbajë fjalë,
Dibranët në peshkopi kur ranë ,
gjeti dreqi të vllanë !
Shqiptarët s’ u përqanë ,
me pushkë mbrojtën vatanë !
Është nderë i madh ,për shqiptarët të mbrojn dëshmorët ,heroit dhe figurat e mëdha si Haxhi Lleshi . Rina të mbroi idealet e LANÇL ta pasurojnë nga brezi në brez frymën e re demokratike jo tradhëtare e koliboracioniste.apo fashiste.
Loka duhej të theksonte cilët ishin ata pinjoll -eksponent dibranë në këshillin e rrethit që sulmuan Haxhi Lleshin ,që zyrtarisht jan koliboracionistë ,ballisët ,zogistë ,i inkriminuar kundër LAN-ÇL ,dhe veçanrishtë ,mendoi se jan pasardhësit të krerve koliboracinist e fashist reaksionar të Dibrës ,si Halil Alia që luftoi me armë kundër partizanve në Fush Alie dhe bustin e ka sa një Qen në bulevardin kryesor të dibërs. ,bajrektari Mena në lurë ,strehë e reaksionit veriut , bashkëpunoi me reaksionin e Mirditës GJon Mark Gjoni e bajrektari tradhtar kukësit Muharrem Bajrektari.
Forcat partizane me në krye Haxhi lleshin çliroi dibrën deri dhe në dibr te madhe ,duke shkruar nji faqe të lavdishme të historisë lavdishme të luftës drejtë të shqiptrve.Këtë se luan TOPI .
Baba këndonte këngën
O ju të parët tanë,
dëgjoni se do mbajë fjalë,
Dibranët në peshkopi kur ranë ,
gjeti dreqi të vllanë !
Shqiptarët s’ u përqanë ,
me pushkë mbrojtën vatanë !
Është nderë i madh ,për shqiptarët të mbrojn dëshmorët ,heroit dhe figurat e mëdha si Haxhi Lleshi .
Rina të mbroi idealet e LANÇL ta pasuroi nga brezi në brez frymën e re demokratike jo tradhëtare e koliboracioniste.apo fashiste vllavrasëse..
Loka duhej të theksonte cilët ishin ata pinjoll -eksponent dibranë në këshillin e rrethit që sulmuan Haxhi Lleshin ,që zyrtarisht jan koliboracionistë ,ballisët ,zogistë ,i inkriminuar kundër LAN-ÇL ,dhe veçanrishtë ,mendoi se jan pasardhësit të krerve koliboracinist e fashist reaksionar të Dibrës ,si Halil Alia që luftoi me armë kundër partizanve në Fush Alie dhe bustin e ka sa një Qen në bulevardin kryesor të dibërs. ,bajrektari Mena në lurë ,strehë e reaksionit veriut , bashkëpunoi me reaksionin e Mirditës GJon Mark Gjoni e bajrektari tradhtar kukësit Muharrem Bajrektari.
Forcat partizane me në krye Haxhi lleshin çliroi dibrën deri dhe në dibr te madhe ,duke shkruar nji faqe të lavdishme të historisë të luftës drejtë të shqiptrve në L2B.Këtë se luan TOPI .
Baba këndonte këngën
O ju të parët tanë,
dëgjoni se do mbajë fjalë,
Dibranët në peshkopi kur ranë ,
gjeti dreqi të vllanë !
Shqiptarët s’ u përqanë ,
me pushkë mbrojtën vatanë !
Është nderë i madh ,për shqiptarët të mbrojn dëshmorët ,heroit dhe figurat e mëdha si Haxhi Lleshi .
Rina të mbroi idealet e LANÇL ta pasuroi nga brezi në brez frymën e re demokratike jo fashiste vllavrasëse .
cfare trimash ishn dibranet ;;ja fshinin cizmet enver hitlerit ;;; cfare ben per popullin ;;;;;,,, asgje ;;po te ishin trima clirononin kosoven qe e kane 10 metra larg ;;por haxhi pushti as qe e mednoi nje here ;;mendoi vetem per rracene vet dhe sherbeu nje tradhetari si enver koqja qe bota e civilizuar e njeh si skizofren ;;; nuk flas per disa cobane nga shqiperia qe se kane haberiin e jetes ;;; haxhi lleshi hero ;;ha ha ha nje mij halesh qe ja thithte hitlerit enver ;;nga frika apo nga servilizmi nuk e di akoma ;;;;merci
Loka duhej të theksonte cilët ishin ata pinjoll -eksponent dibranë në këshillin e rrethit që sulmuan Haxhi Lleshin ,që zyrtarisht jan koliboracionistë ,ballisët ,zogistë ,i inkriminuar kundër LAN-ÇL ,dhe veçanrishtë ,mendoi se jan pasardhësit të krerve koliboracinist e fashist reaksionar të Dibrës ,si Halil Alia që luftoi me armë kundër partizanve në Fush Alie dhe bustin e ka sa një Qen në bulevardin kryesor të dibërs. ,bajrektari Mena në lurë ,strehë e reaksionit veriut , bashkëpunoi me reaksionin e Mirditës GJon Mark Gjoni e bajrektari tradhtar kukësit Muharrem Bajrektari.
Forcat partizane me në krye Haxhi lleshin çliroi dibrën deri dhe në dibr te madhe ,duke shkruar nji faqe të lavdishme të historisë të luftës drejtë të shqiptrve në L2B.Këtë se luan TOPI .
Baba këndonte këngën:
O ju të parët tanë,
dëgjoni se do mbajë fjalë,
Dibranët në peshkopi kur ranë ,
gjeti dreqi të vllanë !
Shqiptarët s’ u përqanë ,
me pushkë mbrojtën vatanë !
Është nderë i madh ,për shqiptarët të mbrojn dëshmorët ,heroit dhe figurat e mëdha si Haxhi Lleshi .
Rina sot të mbroi idealet e LANÇL ta pasuroi nga brezi në brez frymën e re demokratike jo luftënxitëse ,fashiste vllavrasëse .
Haxhi LLeshi eshte si Korabi. Me sa mund te shembet Korabi me shata e lopata, aq mund te perbaltet edhe NJESHI i dibraneve. Gjithesesi, kush ka deshire, le t’i bjere legenit.
Artikulli duket sikur eshte nxjerre nga Zeri i Popullit. Nejse, cdo kush ka mendimin e tij, dhe Haxhi Lleshi ishte vertet luftetar dhe i zgjuar. Por emri i tij ne zonen e Diber-Peshkopise u rreshtua pas atij te Muharrem Bajraktarit dhe Abaz Kupit (Basit te Canes). Ndoshta kjo ngaqe ajo zone ka vuajtur pergjate kohes se “socializmit”.
Haxhi Lleshin nuk ta kane sulmuar kolaboracionistet,nazistet,ballisto-zogistat dhe istat e panumurt qe jeni mesuar te shtoni pas zeros.
Me dokumente e ka sulmuar ish sekretarja e komitetit partise te Peshkopise,Tefta Cami ne dy letra qe i dergon Hysni Kapos dhe Enver Hoxhes.
Eshte vete Enver Hoxha qe ne ditarin e tij te ruajtur ne Arkivin e shtetit vendos te mos botohen kujtimet e Myslym Pezes dhe Haxhi Lleshit,qe sulmojne njeri tjetrin dhe vete Enver Hoxhen,kur ishin kryetar dhe nenkryetar te Kuvendit Popullor.Enver Hoxha nuk eshte dakord te botohet letra e Myslym Pezes drejtuar Haxhi Lleshit ku i kujton te shkoje te terheqe pensionin e mbreterise Jugosllave ne Shkup.
Sipas Enver Hoxhes Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi ,para lufte ishin ne sherbim te Mbreterise Jugosllave dhe merrnin pension mujor ne Jugosllavi.
Sipas Enver Hoxhes,Haxhi Lleshi i kishte thene sekretares se tij qe e kishte dashnore:-Sa te vdese enveri,qe eshte semure,pushtetin do ta marr une.
Eshte vete enveri qe ne ditarin e tij zbulon se Haxhi Lleshi kishte denonxuar gruan e tij nga familja Jegeni me vellezer te pushkatuar dhe denuar,qew kishte qene ne familjen e vellezerve per te pritur nje person qe vinte me vizetue nga Jugosllavia.Prandaj e ndau gruan dhe bashke me te birin i internoi ne Sulove.
Per nga rendesia,familja e Haxhi Lleshit nuk mund te krahasohet me Elez-Ndreu te Slloves.Por as ata,as Halil Alia nuk e kane sulmuar Haxhi Lleshin.
Pasardhesit e tyre kane ruajtur normat dhe respektimin e Bajraqeve te Dibres dhe pas shembjes se diktatures nuk u moren asnjehere me Haxhi Lleshin.
Ju keni ngrene koken e njeri tjetrit dhe keni fyer njeri tjetrin.Shihe problemin brenda perbrenda celulave te Partise deri ne sekratariatin e Komitetit Qendror ku drejtonte shoku Enver!
Atje ka shume material per sulmet kunder Haxhi Lleshit.Filloje me shoqen Tefta Cami qe eshte gjalle,se enigmen e vrasjes te te jatit ajo indirekt e lidh me Haxhi
Lleshin.
Nuk eshte ndonje sekret, qe Haxhi Lleshi u perplas vete qysh ne 1943 me “reaksionin”, M. Bajraktarin etj., cfare permbanin edhe librat e shkolles. Me 1944 andej kaloi M. Shehu dhe u perplas ai me “reaksionin” pastaj, por jo me Bazin. Te gjithe ata te “reaksionit” iken me 1944-45, dhe natyrisht qe nuk kishin si te kishin me pune me Haxhi Lleshin. Me vone Haxhi Lleshi -sic vinin zerat deri poshte- ka patur perhere perplasje “te vogla” me gjithfare zyrtaresh.
Interesant mbetet libri i tij me kujtime, qe ia ndaloi Enveri. Nuk e di a e ka botuar me vone?
Birri nihet që është BURRË si,-*fteri vëtet *fter*që nuk lëviz nga istikami atdhetrit vetetë, asnjëherë. Me te lumtë !
Gëzuar VITIN e RI.2020t.
Guri Naimit D.
Burri nihet që është BURRË si,-*fteri vëtet *fter*që nuk lëviz nga istikami atdhetrit vetetë, asnjëherë. Me te lumtë !
Gëzuar VITIN e RI.2020t.
Guri Naimit D.
Burri njihet që është BURRË si,-*fteri vërtet *fter*që nuk lëviz nga istikami- atdhetrit vetetë,-asnjëherë. Me te lumtë !
Gëzuar VITIN e RI.2020t.
Guri Naimit D.
Faleminderit Profesor i ynë 83 vjeçar Guri Naimit D.!
…Sepse ,nga mësuesit si ju ,patëriot të mëdhej u mësua gjuha e bukur shqipe. Nënë bajonetat e ushtrisë malazerze ,serbe ,greke,nën hundën e fashizmit e nazizmit ,mësuesit tanë hapën shkollat dhe themeluan licetë e universitetet deri te akademia e shkencave deri te kongresi e miratimi i gjuhës zyrtare shqipe në v. 1972.
Ku gjendet mësuesi Ndrec Nue Gjoka sot ?
përse e vranë raksionarët e mirditës ?
-,sepse hapi 50 shkolla në Mirditë ,e mira ju kthye në një të keqe ,raksinarët hedhin baltë ,siç hedhin kundër Haxhi Lleshit,Enver Hoxhës ,e udhëheqësve të tjerë të LANÇL ka nga ata që i akuzojnë si si tradhëtar të atdheut dhe ruana zot nga më e keqja -si armiq të popullit.!….
Kur këta udhëheqës të lavdishëm të udhëhequr nga PKSH dhe vetë Enver Hoxha çlirioi vendin dhe ngriti flamurin e lirisë e të shpëtimit të kombit shqiptar në l2b,,duke u bë kështu faktor kryesor të nihej shqipëria si kontribuese në në luftën kundrë fashizmit t nazizmit shqipria e vogël ,por e madhe si kontribut u radhit në kolicionin e shteteve fituesve të L2B.
Ushtria shqiptare pasardhëse e ushtrisë nacional -çlirimtare ,vigjilente dhe kurdoherë e gatëshme për mbrojtjen e kufijve të shtetit shqiptar ka qenë besnike e paqës me President Haxhi Lleshin në krye për 50 vjet fitore..Me një fjalë historia e shqipërisë është e lidhur ngusht me historinë e Haxhi lleshit,historianët nuk mund të pranojnë denigrimin e Enver Hoxhës ,Haxhi ,Lleshi etj.për aktivitetin e ndjenjat e tyre patëriotike që në rini të tyre e vunë jetën në shërbim të atdheut e popullit. .
Puna e tyre bëhet edhe më e vlefshme ,kur merret parasyshë se ajo ishte e frymëzuar vertëm nga ideale të pastërta si kristali për atdheun ,për popullin ,për shqipërinë dhe asnjë kërkesë MATERJALE ,për të mbushur xhepin e tyre.
Ndryshe nga qëllimet e parisë raksionare të dibrës ku lufta e tyre patëriotike ,mbështetje te privilegjet e humbura dhe mbushja e xhepave tyre,te pasuria e tyre . Kur Haxhi Lleshi i fali arka me flori luftës antifashiste nacl-çlirimtare. Këtu bëhet ndryshimi ndahen krundet nga gruri ,e mira nga e krqja .Rakasionarët i përkasin së keqes.-TOPI SE LUAN :Gëzuar dhe ti profesor vitin e ri 2020 në dhe të huaj ,ardhësh shëndosh e mirë në Tiranë në verë.Shpresoi të ju takojmë .
Faleminderit Profesor i ynë 83 vjeçar Guri Naimit D.!
…Sepse ,nga mësuesit si ju ,patëriot të mëdhej u mësua gjuha e bukur shqipe. Nënë bajonetat e ushtrisë malazerze ,serbe ,greke,nën hundën e fashizmit e nazizmit ,mësuesit tanë hapën shkollat dhe themeluan licetë e universitetet deri te akademia e shkencave deri te kongresi e miratimi i gjuhës zyrtare shqipe në v. 1972.
Ku gjendet mësuesi Ndrec Nue Gjoka sot ?
përse e vranë raksionarët e mirditës ?
-,sepse hapi 50 shkolla në Mirditë ,e mira ju kthye në një të keqe ,raksinarët hedhin baltë ,siç hedhin kundër Haxhi Lleshit,Enver Hoxhës ,e udhëheqësve të tjerë të LANÇL ka nga ata që i akuzojnë si si tradhëtar të atdheut dhe ruana zot nga më e keqja -si armiq të popullit.!….
Kur këta udhëheqës të lavdishëm të udhëhequr nga PKSH dhe vetë Enver Hoxha çlirioi vendin dhe ngriti flamurin e lirisë e të shpëtimit të kombit shqiptar në l2b,,duke u bë kështu faktor kryesor të nihej shqipëria si kontribuese në në luftën kundrë fashizmit t nazizmit shqipria e vogël ,por e madhe si kontribut u radhit në kolicionin e shteteve fituesve të L2B.
Ushtria shqiptare pasardhëse e ushtrisë nacional -çlirimtare ,vigjilente dhe kurdoherë e gatëshme për mbrojtjen e kufijve të shtetit shqiptar ka qenë besnike e paqës me President Haxhi Lleshin në krye për 50 vjet fitore..Me një fjalë historia e shqipërisë është e lidhur ngusht me historinë e Haxhi lleshit,historianët nuk mund të pranojnë denigrimin e Enver Hoxhës ,Haxhi ,Lleshi etj.për aktivitetin e ndjenjat e tyre patëriotike që në rini të tyre e vunë jetën në shërbim të atdheut e popullit. .
Puna e tyre bëhet edhe më e vlefshme ,kur merret parasyshë se ajo ishte e frymëzuar vertëm nga ideale të pastërta si kristali për atdheun ,për popullin ,për shqipërinë dhe asnjë kërkesë MATERJALE ,për të mbushur xhepin e tyre.
Ndryshe nga qëllimet e parisë raksionare të dibrës ku lufta e tyre patëriotike ,mbështetje te privilegjet e humbura dhe mbushja e xhepave tyre,te pasuria e tyre . Kur Haxhi Lleshi i fali arka me flori luftës antifashiste nacl-çlirimtare.
Këtu bëhet ndryshimi ndahen krundet nga gruri ,e mira nga e keqja .Rakasionarët i përkasin së keqes.-TOPI SE LUAN :
Gëzuar profesor vitin e ri 2020 në dhe të huaj ,ardhësh shëndosh e mirë në Tiranë në verë.Shpresoi të ju takojmë .
I nderuar z Lokaj, ju lumte per kete shkrim per Haxhi Lleshin nje nga figurat me te rendesishme te Luftes Nacional -Clirimtare per rrethin e Dibres e Shqiperine.
Per kete kontribut, ju meritoni titullin qytetar nderi nga Qarku i Dibres.
Respekt,
Besnik
Ore IDJOT Besniku pa doktoratur ose me plagjturë ordiner ,Gëzimi ka kopjuar historinë e Zërin e Popullit i dimë vlersimte për Haxhi Lleshin ,por interes do të ketë trajtimi i antikomunizmit pas 1990 tës,kundër figurave Haxhi Lleshi ,Enver Hoxha dhe herojve të LANÇL në përgjithsi.
Po skeni turp kur thoni Gëzim Lokës “Per kete kontribut, ju meritoni titullin qytetar nderi nga Qarku i Dibres” ore – mavri -BESNIKU qënke idjot fare .!,haaa.haaa,haaa sa injorance e qelb paska ka ky vendë,nuk pastrohet me rruspë traktori .
Sipas kësajë teorie nuk ngelka gazetar pa titulluar e dekoruar në këtë vernd.
Atëherë shumë gazetar që shkruajnë për figura e personalitete duhet të dekorohen e të bëhen qytetar nderi .Për shembëll gazetari talentuar Abdurraman Ashiku që ka bë qindra biogafi e reportazhe për Haxhi Llshin e personalitete të tjera ,duhet të shpallet 1000 herë qytetar nderi i Dibërës..Sa budalla qënke ,sa budalla paska ky vend,s’ka të mbaruar..
Unë nuk kam bërë ASNJË biografi e reportazh për Haxhi Lleshin e personalitete të tjera, ASNJË.
Më nxirr një, vetëm NJË.
Dhe mos më merr nëpër gojë zoti “sa injorant paska ky vendë”
Flm shume, mire qe te dhashe rastin ta nxjerresh mllefin!
Per kete duhet te me vleresosh edhe mua si qytetar, natyrisht jo nderi!
2020-ten filloje pa stres
Sinqerisht,
Besniku
Kujt ti besoi lexuesi librit te Gezim Lokes per trimin mbi trimat Halil Alise apo shkrimit per vrasin e shqiptarve Haxhi Lleshin qe dhe dokun e dibranve shekullor qe hasmi personal meret nga vetja dhe jo me anen e pushtetit siç beri Haxhi Lleshi ndaj fisit Demaj qe u hakmor me anen e pushtetit dhe fuksinonit te Kryetarit te Kuvendit. Dibranet trimin Halil Aline e kan perjetuar me bust ne mes te Peshkopise… kurse Haxhi Lleshit i kan dhan nje leter si qytetar nderi nga trashgimtaret e partise kriminale te Haxhiut. Dibranet din ti vlersojne bijte e tyre.. kush eshte per bust e kush eshte per letra….
Ndregjon -fuksi !..
Shelgu ndreqet sa është filiz,se kur të rritet spata e ndreq.
edhe ty sëpata mbas qafe të ndreq,nuk ka edukim me ty .
Sepse ishte kriminel antishqipetar
Si Haxhi Lleshi,ashtu edhe Myslym Peza,kane qene kacake,te dy ne Jugosllavi,imorale,si te gjithe kacaket,qe duke cfrytezuar,perkrahjen qe I dhane Enverit,ne fillim te luftes,hengren e pine gjithe jeten si krajla te vertete,pa bere asnje pune (mbas clirimit ),por mbanin poste “honorifike”,se punet I benin te tjeret.Haxhiu,ndau gruan (gjoja si bije e nje familjeje me vellezer te pushkatuar),sepse ajo e demaskoi me dashnoren ,qe kishte ne zyre,si dhe me ate qe kishte ne shtepi (punonjese e sherbimit),sepse historine e te shoqes,ai nuk kish pse ta nxirrte ne aate moshe.Me keq se ky,ishte edhe Myslymi,I cili e la edhe shstatzane sherbyesen dhe I shkon Enverit ne zyre,e si me teqeshur,I thote”O babe-he babe si ke qene-une mirekam qene,po baba ka bo I gabim t.vogel.Enveri,qe ishte I mireinformuar per bemat e tij,I thote.S;ka gja babe se e korrigjon baba gabimin.Mbas kesaj,Myslymi ndau gruan,e embajti sherbeoren qe I lindi edhe djalin.Myslymi,kohet e fundit (disa vite)nuk shikonte mire,e megjithate,I tekej te shkonte per gjah,per rosa e fellonza.Prej hallit,garda e shoqeronte me disa ushstare,qe merrnin qe nga Tirane,pula e rosa me vehte ,e kur beehej gati Myslymi,ato I thonin:Gati Babe,gjuj dhe I leshonin pulat qe kishim marre nga Tirane.Baba gjunte n’ty, e disa prej tyre I vrisnin gardisstet,duke pergezu,baben per nishanin,qe hala ishste xhom (Qorrit).Edhe me femijte,te dy jane sjelle,si kacake.Te tjerat ,po deshet,mesojini prej njerezve qe akoma jane gjalle.
Myslim Peza eshte nje figure legjendare e permasave boterore. Gabimi qe te lejon ty Krist, te merresh me thashetheme dhe te denigrosh komandantin e pare antifashist ne rang boteror, qendron tek pasardhesit e tij, te cilet e kane mendjen te bejne biznes dhe jo te shkruajne me fakte dhe dokumente arkivore bemat e tij te jashtezakonshme heroike. .
Per Buda-n.Une kam shkruar per Haxhi Lleshin dhe Myslym Pezen.Fakti qe vecon te dytin,tregon se per te parin (Haxhiun) je dakort,ndersa te dytin -Myslymin,e njeh nepermjet librave te shkruajtura nga regjimi.Myslymi,simbas teje,figure legjendare boterore (nese boten e konsideron vetem Brenda Jugosllavise dhe Shqiperise)ka vepruar si kacak edhe Brenda cetes se tij (e cila kishte shume luftetare trima),po te permend patriotin Deljallisi,I cili,disa here eshte perplasur me Baben,per ceshtje parimore,por baba me tarafin e vet shume fanatic,beri qe Deliallisi te largohet nga ceta dhe vetem shume vite me vone,I quajtur tradhetar,prej Babes (mbasi baba ndrroi jete),iu rikkthyen vlerat patriotike dhe u shpall,patriot.Ky legjendari boteror,mund te quhet vetem per keto veprime kunder patrioteve te vertete,qe nuk pajtoheshin me baben,si dhe veprimeve kontraverse te tij,per gjate gjithe jetes se tij.Enveri,e njihte shume mire Baben,se bente edhe vete te njenjtat veprime si Baba,por nuk e ngacmonte,bile shume e ka mbrojtur,edhe duke cuditur te gjithe,seeps kishte frike nga nami I Babes,qe ja kishin hiperbolizuar ,ndjeksit e tij fanatike,bile edhe nje liber qe kish shkruar Baba,Enveri e izoloi,se e dinte mire permbajtjen,e librit qe nxirrte shume horlleqe ne mejdan.Mbas luftes,Baba,jetoi veten ne saje te mbrojtjes se Enverit,deri sa jetoi.