Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë vit janë shqyrtuar propozimet për drejtues të përkohshëm të Prokurorive në rrethe.
Me 4 vota pro, Rita Gjati është caktuar me një mandat 3-mujor në krye të Prokurorisë së Kukësit.
Janë propozuar Violeta Shkurta në Prokurorinë e Fierit, Françesk Ganaj në Prokurorinë e Pukës dhe Alma Bramo në Prokurorinë e Durrësit.
Po sot pritet të caktohet edhe drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Elbasanit.
Para nisjes së seancës me dyer të mbyllura, anëtarja e KLP, Nurihan Seiti kërkoi që komisioni i karrierës të japë të dhëna shtesë për magjistratët që propozohen për të marrë një post drejtues.
j.l./ dita
