Shuhet artistja që luajti Pinokun e dhjetëra role të tjerë, e veçantë në artin dhe mjeshtërinë e saj artistike jo vetëm në teatrin e kukullave
Gjikë Kurtiqi*
Është ndarë para kohe nga jeta, në moshën 66-vjeçare, Eva Pëllumbi, një aktore e madhe, shumëdimensionale, me një fond të pasur rolesh në teatër dhe kinematografi, interpretuese, realizuar brenda një harku të shkurtër kohor.
Arti Shqiptar me ikjen e Eva Pëllumbit ka humbur një nga më të mirënjohurat e më të spikaturat e brezit të saj të aktorëve.
Si autor skenarësh e pjesësh teatrale dhe si Drejtor i Teatrit të Kukullave Tiranë për 10 vjet, kam pasur rastin ta njoh artin e Evës që nga fillimet e saj si artiste e deri në vitet më të mira të arritjeve dhe pjekurisë artistike, kur u largua në emigracion.
Biografia artistike e Evës
Rreth dyzet vjet më parë, në dyert e teatrit të kukullave në Tiranë dyndeshin qindra fëmijë të kryeqytetit që mezi prisnin të shihnin Pinokun e tyre të dashur. Kishte nga ata që e shihnin personazhin e mahnitshëm për të disatën herë. Ata ishin fëmijë dhe atëherë nuk e kuptonin se kukulla kishte një emër konkret. Ajo ishte një aktore e rrallë dhe e papërsëritshme dhe quhej Eva Pëllumbi.
Fëmijëve u mjaftonte vetëm paraqitja e saj në skenë dhe e fiksuan si “Pinoku”. Më vonë ata do të merrnin vesh emrin e saj të vërtetë.
Tashmë të rritur, burra dhe gra në mesomoshë, rreth 40-vjeçarë, janë ndjerë më të trishtuarit kur morën vesh se Pinoku i tyre i pazëvendësueshëm u nda nga jeta.
Përvoja artistike e Eva Pëllumbit zë fill që në fëmijëri, me pjesëmarrjen në grupet e interpretuesve të vegjël pranë Pallatit të Pionierëve Tiranë.
Pas studimeve ne Liceun Artistik të Tiranes, në vitet 1972 -1974 Eva punoi si aktore pranë Teatrit Profesionist të Estradës Tiranë. Ndërmjet viteve 1974 – 1975 kreu një kurs 2-vjeçar studimesh për Artin Skenik. Ndërsa nga vitet 1975 – 1991 punoi si aktore në Teatrin e Kukullave Tiranë. Njëherësh Eva interpretoi gjatë kësaj kohe edhe disa role në filmat artistikë të Kinostudios “Shqipëria e re”, si tek “Kapedani”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Ëndërr për një karrige” etj.
Ajo interpretoi, gjithashtu edhe në disa filma vizatimorë, duke realizuar dublime zërash ndër të paret filma animues shqiptarë. Përmendim mes tyre “Pika e ujit”, “Çufoja dhe bubi kaçurrel”, “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit” etj. Janë mjaft evidente, me një produktivitet të ndjeshëm cilësor, realizimet e një sërë interpretimesh të saj skenike nga bota e fëmijëve, si role fëmijësh, personazhesh me kafshë, pjesë të kënduara, imitime, kërcime, interpretime plastike të spikatura e plot talent, që pasuruan repertorin e Teatrit të Kukullave Tiranë. Ndër rolet më të spikatura te Eva Pëllumbit në Teatrin e Kukullave kanë qenë: “Pinoku” në dramatizimin e romanit me të njëjtin titull të K. Kolodit; “Ora e Lojës” tek pjesa teatrale “Djali që humbi orët” dhe Veshkaushi tek “Lepurush Veshkaushi”, autor Gj. Kurtiqi, Bufi tek “Ditëlindja e Bardhoshes” me autor Pleurat Armirin; Grera tek “Kur thumbojnë bletët”; Keci bardhosh tek “Dhia dhe kecat”, Pata e vogël tek “Shtëpia e Patave”: Sorra tek “Dhelpra dhe sorra” etj. Veç këtyre janë te shumta rolet e interpretuara prej saj në radiodramatizimet dhe emisionet për fëmijë të Radios e Televizionit Shqiptar, ndër to “Çufoja dhe bubi kaçurrel”, “Shtëpia e Patave”, “Kacamisri” etj.
Vlerësimi i munguar
Ndërkohë skena dhe ekrani shqiptar prisnin rikthimin e saj vital ne role te reja, tashmë me pervojë me të pasur interpretuese, gjë që mbeti një pritje e pashpresë. Lamtumira e Evës ishte e papritur e pa kthim. Jam i bindur se arti shqiptar do të na i rikthejë përherë vlerat që ajo i ka dhënë plot përkushtim, pasion e talent. Do ta gjejmë talentin e spikatur te Eves mes roleve të filmuara, skenave të ekranizuara. Do ta sjellin atë në memorien kolektive brezat që u rriten me artin e saj, artistet, bashkëpunëtorët, njerëzit e thjeshtë që e adhuruan këtë art.
Gjallëria, talenti i saj krijues, plastika origjinale në aktrim e interpretim, imitimet e veçanta në tipizimin e personazheve, nga ato njerëzore e fëminore deri te kafshët, ishin dukuri të rralla që sollën një përvojë të re personale dhe artistike për stadin e trendin e atëhershëm të zhvillimit. Eva i dha gjithçka mundi botës së artit skenik, ekranit, radiodramatizimeve, filmit të animuar, filmave artistike, ku shkëlqyen rolet e shumta të saj. Ajo e pasuroi botën e artit me vlera e frymë të re interpretimi, risi jo të zakonshme që po lulëzonin ato vite në terrenin shqiptar.
Gjithmonë e shkathët dhe krijuese në rolet e detajet që realizonte në skenë, apo nëpër filmat ku ka interpretuar, Eva mbetet e do të kujtohet si një talent i rrallë në art. Ajo ka ndërtuar e interpretuar role që kanë mbetur gjatë e kanë lënë gjurmë në kujtesën e fëmijëve dhe publikut. Brezat e rritur dhe edukuar me personazhet e realizuar nga Eva, si Pinoku, Ora e Lojës tek “Djali që humbi orët”, Grerëza tek “Kur thumbojnë bletët”, Grifsha tek “Ujku Murrash dhe Kau Balash”, Sorra tek “Dhelpra dhe Sorra” etj. i ruajnë të skalitur në kujtesën e tyre këto personazhe. Sa herë udhëtojnë nëpër botën e bukur të fëmijërisë këta breza prekin vlerat e vërteta të artit shqiptar, personazhet afektive që flasin shqip.
Gjykoj se artistët me talent të spikatur, si Eva, nuk mund të kalojnë pa vëmendjen e shoqërisë, për vlerat dhe artin që i kanë dhënë asaj, si dhe traditës sonë relativisht të re në këtë fushë.
Është një keqardhje përtë gjithë artdashësit që ajo nuk arriti ta merrte një vlerësim plotësisht të merituar sa ishte gjallë. Prandaj do t’i ftoja institucionet përkatëse të bashkojmë opinionet dhe vlerësimet tona me ato të mbarë publikut shqiptar, për t’i dhënë, edhe institucionalisht, një titull të lartë vlerësues Eva Pëllumbit si “Mjeshtre e madhe” për veprimtarinë artistike te saj.
*Shkrimtar

Nuk ka aktore që të ketë lenë gjurmë aq të thella në memorien e fëmijëve të asaj kohe se sa zëri i mrekullueshëm i Eva Pëllumbit. Eva ishte e suksesshme dhe e njohur nga të gjithë artistët (jo dështakë) dhe artëdashësit, edhe pse fekalet e diktaturës ishin instruktuar që mos t’ja shfaqnin emrin e vërtetë në filmat ku luante role kryesore.
Pas braktisjes me lot ndër sy të atdheut të prangosur nga veglat qorre të regjimit diktatorial, ëndrrat dhe dëshirat e “pinokut” tonë të dashur mbetën edhe në zemër të Evropës të parealizuara. Në pamundësi për t’u rikthyer përfundimisht në vendlindje si pasojë e instalimit të një demokrature akoma dhe më të egër se ajo e mëparshmja, kjo mjeshtre e madhe e meriton të nderohet me të gjitha atributet që i takojnë cilitdo që ka kontribuar me kaq pasion për artin.
Eves iu prefte shpirti ne paqe. Ngushllime gjithë pjesëtarëve të familjes dhe të afërmve.
Ruhe in Frieden !
Requiescat in pace !
Me vjen shume keq. U prehte ne paqe. Ngushellime Irenes dhe Gjergjit.
Artiste,aktore për fëmijë,si Eva Pëllumbi,rallë VINË.
Të jesh në dhe të huaj e për më teper, nje ish mësues 83 vjecar në Tiranë,nisur me fshatrat e saj,me kujtimet e fëmijnisë nis në Dangëllinë Naimjane e Tiranë shkolluar e plakur si edukatori brezit të Ri, ky lajm i ndaries nga jeta e kësaj artisteje,ish nxënëse ato vite,është i dhimbshëm sa i kobshëm. Une mësues nga 1964,fatmirësisht me kulturën dhe artin nis,njohur atë të miren Eva Pëllumbi, në gjithë verprimtarinë e saj, si shprhet me dy rrjeshta, komentuesi *Berti shok fëmijnie*, thotë gjithcka,si vëtë shkrimi i të nderuarit Gjikë Kurtiqi, veterani artit dhe arësimit shqiptar,qe i përshëndes. I përjetshem kujtimi i saj dhe si shprehet i nderuari Gjikë,organet kopetente,duhet ti bëjne vlerësimin dhe nderimet e merituara,asaj vërtet te RRALLE,ne skenën e fëmijëve shqiptare.
Ngushëllime families dhe gjithë dashamirësve të saj me FËMIJËT ,qe me rrolet e saj rriten.
*Pasuesi veteran*,Mësues,deri drejtues shkollash,
sot,29 vjet* pesionist, Lavierës -ATDHE-emigracion, me fëmijët dhe per fëmijët,vite kaluar. Dhe këtu në Toronto mar kënaqësitë e pasuesve te te Maddhes EVA PËLLUMBI: Idhulli skenës pë fëmijët na La.
PËRJTËSI shëmbull saj.
Torono 27-12-2020 Dhimitë M Xhoga.
E mbaj mend ,dhe e kam njohur personalish , nje vajze e himet dhe gjithnje e mbaj mend vetem duke qeshur .Nuk dinte kurre tu nevrikoste .Jane raste shume te ralla te kesh rastin te njohesh njerez si Eva ,vetem me miresi duke qeshur gjate gjithe kohes .
Ngushellime Irena ,per Even ,motren tende .