Mandati për Qeverinë, anulohet takimi Kurti-Thaçi

Ornela

Albin Kurti nuk do të marrë sot mandatin nga Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje u ka shpërndarë mediave në Kosovë një njoftim ku saktësohet se Kurti ndodhet jashtë Prishtinës dhe e ka të pamudur të takohet me Presidentin.

”Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takojë Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thuhet në njoftim.

Thaçi i dërgoi sot ftesë Kurtit për ta mandatuar për krijimin e Qeverisë. Ftesa i është dërguar liderit të Vetëvendosjes, si partia e parë fituese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Pas Albin Kurti të marrë mandatin nga Presidenti, ka 15 ditë kohë për të njoftuar Qeverinë e re, e cila duhet të formohet në koalicion me një parti tjetër, për të siguruar 61 votat e nevojshme në Parlament.

Ditën e djeshme u betuan deputetët e rinj, ndërkohë që Glauk Konjufca nga Vetëvendosje u zgjodh në kryetar i Parlamentit.

Negociatat disa javore midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, e cila doli parti e dytë në zgjedhje, nuk kanë dhënë ende një vendim pozitiv. Palët kanë ngecur te posti i Presidentit të Republikës, i kërkuar me shumë ngulm nga partia e drejtuar nga Isa Mustafa.

Ky i fundit deklaroi mbrëmë se nuk i quan ende të dështuara negociatat me Kurtin, çka lë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në minutat e fundit.

 

O.J/DITA

Share This Article
5 Comments
  • XHIHADISTI ISLAMIKO FONDAMENTALIST E INTEGRALIST,KURTI NDODHET NE KALIFATIN E BATHORES TE KONSULTOHET ME KALIF SALINE SI TE DJEGIN EDHE KOSOVEN PASI DOGJEN ISH SHQIPERINE

    • Jo more dhiari i Dules, eshte Isa Mustafa qe pret keshillat nga Rama dhe Vucic. Ramuti dhe Vucic e duan Albinin jashte politikes.
      Te gjithe e dine, kot perpiqeni te mbuloni surratin e ndyre te tradhetarit.
      Rama e Vucic. Ky eshte dueti i Kerministrit shqiptar

  • Fondamentalisti kurti,nga fisi mongolo turk,ka ardh ne Shqiperi per te bler molotov nga sali munika e hajduti ilir

    • o vrrome e Dules, ti nuk i vjen as te maja e flokut Albinit per mendje.
      Laje gojen pasi ha ndonje cope kocke greke kallep deri ne gryke

  • O Mirel coc te ka bere Rama sa me cdo koment atij i referohesh. Lexo o idiot patetik se Kurti eshte ftuar nga Presidenti qe te marre mandatin per KM po ky koka e madhe nuk ka kohe te veje se ashtu e ka nje pune. Ku hyn ketu Rama dhe titisti Mustafa?! Shko ore idiot se do ja degjoni kengen ketyre patrioleshve te Kosoves. Ik tani futi nje me dore ne ferra me foton e monikes pa cizme perpara e per tu fshire fshiu me gazeten Dita se per ate eshte katandisur kjo gazete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *