Analiza / Situata reale në Kosovë dhe miopia politike e Ramës

Ornela

Nga Bedri Islami

 

“Minishengeni” i Ramës, të cilin as ai vetë ende nuk e di se çfarë është dhe ku do të shkojë, ka zgjuar aq shumë pasione, britma, dalldi nacionaliste, rrahje gjoksi dhe rrëmujë, sa që vetëm shefi i qeverisë mund ta kishte llogaritur.

Si kurrë më parë, në gjithë këtë zallamahi u përfshinë strukturat e Kosovës, që nga Akademia e Shkencave, media të ndryshme që kurrë nuk kanë pasur një qasje pozitive ndaj Shqipërisë, aq më tepër kur në pushtet ka qenë e majta; figura interesante dhe të dalë nga hiçi, politikanë të klasit të parë dhe shefi i qeverisë, Haradinaj; u rithirrën në ndihmë fjalët e njohura,” tradhti”, “tradhtar”, u bënë gjithëfarë thirrjesh, u ngritën hipoteza, gjithçka u duk sikur, jo larg, por të nesërmen e një samiti budalla, Kosova do të shitej, ajo do të copëtohej, Serbia do të ishte përsëri në Kosovë etj.

Së pari, as Edi Rama, as Haradinaj, as Thaçi e as Kurti nuk kanë as tagër e as nuk munden të prekin një pëllëmbë Kosove. Edhe sikur të ketë një qeveritar në Kosovë apo në Shqipëri që do të synonte shitjen e saj, kjo gjë ka marrë fund një herë e mirë, që nga qershori i vitit 1999. Ai që nuk e di, ka gjithë kohën e duhur për ta mësuar e për të mos e harruar. Kosova, aq sa është meritë e lëvizjes çlirimtare dhe e mendimit politik racional, aq është, në mos më tepër meritë e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Kufijtë e saj, një ditë, ndoshta do të mund të zgjerohen, por kurrsesi të rrudhen. Prova e bërë në definimin e kufirit me Malin e Zi tregoi se vetëm një grupim i mbledhur rreth fuqive të mëdha mund të bëjnë gjëma të tilla, por njerëz të veçantë nuk e kanë atë tagër e as atë forcë.

Këtë e dinë politikanët e Kosovës, disa nga të cilët kanë qenë ministra apo të përkëdhelur në regjimin e Millosheviçit, e dinë medialë që kanë marrë fonde e vazhdojnë të marrin fonde nga anale serbe; e dinë tregtarë që e kanë mbushur Kosovën me mallrat serbe; e dinë qeveritarë që janë me gjysmën e kokës të kthyer nga Beogradi, e dinë akademikë, që, jo shumë kohë më parë kanë qenë anëtarë të Lidhjes Komuniste të Kosovës, një aneks i Lidhjes Komuniste të Serbisë, apo edhe bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë serb.

Kam dëgjuar thirrje nga intelektualë që 20 vite më parë mallkonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nga gazetarë mistrecë që shkruanin me ironi për këtë, sa që deklaronin, kur vriteshin heronjtë e ardhshëm të saj se “UÇK-ja po përvetëson viktimat e dhunës serbe”, ashtu si kam ndjerë shqetësimin e natyrshëm të disa njerëzve, statura e të cilëve të ngjall besim e shpresë.

Kosova, politika, media dhe mistrecët e saj iu futën luftës kundër “ Minishengenit” dhe Ramës, me një turr të tillë që asnjëherë nuk i janë vërsulur hordhive serbe nga të gjitha anët; ata që, në vitin 1998 ngritën grupe pune e komisione të veçanta për të hetuar “krimet “ e luftës së UÇK-së, por kurrë të krimeve serbe mbi Kosovën.

Nëse politika serbe dhe njerëzit e saj në Kosovë kanë pasur dhjetëra qëllime, njërin prej tyre e kanë arritur që tani: me “ndihmën” e miopisë politike të Ramës dhe duke vënë në lëvizje falangat e tyre në lobin serb , që nuk vegjeton në Prishtinë dhe Tiranë, ata kanë bërë një ndarje të hatashme, të dhimbshme dhe kanë ngritur një stuhi, e cila, nuk po ngihet rastësisht.

Në Kosovë, me 6 tetor janë bërë zgjedhjet parlamentare dhe po bëhen tre muaj që nga ajo ditë, e cila u shpall si mësim, por që nuk paska qenë asgjë tjetër, veçse vazhdimi i mentalitetit shqiptar mbi politikën.

Në tre muaj, ndërsa i vërsulen me të gjithë kthetrat Edi Ramës, nuk kanë arritur të bëjnë më të domosdoshmen, qeverinë e re, dalë nga këto zgjedhje.

Kosova është në gjysmë zëri; shefi i qeverisë është në largim, dhe, megjithëse nuk besoj se Gjykata Speciale do të ketë të papritura për të, përsëri ai është në pritje të qeverisë së re. Qeveria ka rënë prej afër një gjysmë viti dhe korrupsioni po gërryen shtetin deri në thelb. Dy partitë kryesore po kapen prej zhelesh politike, duke arnuar programet, sipas një parimi të pakuptimtë: të jap 50 për qind të programit tim, më jep 50 për qind të programit tim; të jap dy ministra dhe më jep presidentin; të jap kryetarin e parlamentit dhe më jep dy nënkryetarë. Posti i presidentit të ardhshëm është vënë në tryezë si një kurban; kush do e marrë dhe kush do e lërë. Rinumërimi i votave tregoi se tek të gjithë liderët kryesorë ata ishin shtuar, nganjëherë paradoksalisht, duke dëshmuar se sistemi i listave të hapura nuk është asgjë tjetër, veçse dhunimi i votës dhe dalja e të fortëve. Askush nuk e dënoi këtë rritje artificiale të votave…të gjithë po sulen drejt ndarjes së posteve.

Për të krijuar qeverinë e re të Kosovës, sidomos tani kur dy liderët kryesorë e kanë më të lehtë të flasin përmes fb-ve, se sa me njëri tjetrin, nuk ju ka faj as Edi Rama, as qeveria e së majtës dhe tërmeti, në përballimin e pasojave të para u shquat.

Partitë politike në Kosovë e kanë më të lehtë të sulmojnë Edi Ramën, të kërkojnë kthimin e përparësive nga ta duan e si ta duan, se sa të formojnë qeverinë e re, nga e cila shumë presin e jo shumë besojnë. Një përzierje e verës së paprovuar me uthullën e stërprovuar nuk ka shenja të dobishme për të ardhmen dhe , si do që të jetë, Albin Kurti do të ketë ballë vetes një detyrë më të vështirë, shumë më të vështirë, se sa dhjetra e dhjetra protesta, manifestime dhe përleshje që ka bërë.

Koha e provës së tij nuk varet nga haluçionacionet e Edi Ramës dhe as nga dalldia nacionaliste, që herë pas here, në vite të shkuara, njerëz pranë tij e kanë ndezur.

Albin Kurti është lideri më i votuar në Kosovë, por nuk ka ndodhur asnjë mrekulli. Me 240 mijë votat ndaj tij nuk mund të bëhesh paternalist, as ndaj forcave të tjera politike në Kosovë, e as ndaj shtetit shqiptar, i cili, edhe kur Edi Rama ia fut kot, si në këtë rast, ka forcë të zgjohet nga ajo që e ka në thelbin e tij, vetëdijen kombëtare.

E lehtë është të merresh me shtetin shqiptar, shefin e qeverisë, që nuk po bën më shumë se sa kanë bërë parendësit e tij dhe se sa mund të bëjnë pasrendësit e tij, nëse ndonjë herë vijnë në pushtet. Ai nuk ka bërë më shumë se sa liderët e djeshëm të Kosovës e dhëntë Zoti të mos e bëjnë edhe liderët e rinj.

Në politikë, ndryshe nga sa ndodh në luftë, gjithçka fillon nga pragu i shtëpisë, pra nga vetja.

Të mos shikosh veten, duke ia ngulur sytë tjetrit, në fund të fundit, rëndimi do të jetë i yti.

Qeveria e Kosovës duhet të ngrihet sa më parë, në mënyrë që edhe qëndrimet e saj, zyrtare, të një lidershipi të ri, të merren seriozisht, të kenë epërsinë e tyre dhe të jenë më shumë të studjuara se sa britmat në dhomat e befta të nacionalizmit.

Dhe, kur këto të fundit bëhen nga një sërë mediale e politike, akademike e rrugore, nga ata që u puthnin gjithë qejf dje e flirtojnë gjithë afsh sot, atëherë e gjithë kjo të ngjall krupën.

 

 

Share This Article
27 Comments
  • Melsi,pronari i hotelit ku janë strehuar plot banorë që iu rrafshuan shtëpitë nga tërmeti,sa mësoi se natën e vitit të ri aty do vijë Rama,i tha menaxherit të vet:
    -Anuloje kontratën me kllounët që do argëtonin fëmijët në dt 31 dhjetor. Të mos harxhojmë lekë kot.

    • Dje u mbush muaji nga dita e tërmetit dramatik të 26 nëntorit. 51 viktima, mijëra shtëpi të rrafshuara, qindra miliona euro dëme, ama mijëra orë xhirime me komediografin Rama.

      Tani nga TV-ja ne e dimë deri sa qime ka fiks mjekra e tij, sa nga ato i ka të bardhe e sa gri, sa benevrekë e fustane vesh në një ditë. Veç ende s’ka një faturë të dëmeve.

      Ka aq rritëm në prezantimin e Ramës sa po duket që ky muaj kaloi si muaj feste dhe jo si gjëmë kombëtare.

      • Qesh e zgërdhiu sa të dush tina, por “Ismail Kemal bej Surreli” nuk para i preferon filmat “bardh e gri”. Me sa më kujtohet, kjo preferencë e tij na është komunikuar përmes një artikulli për ish-ikonën e muzikës së lehtë. Edhe pse e tradhëtojnë shallvaret e zeza dhe mjekra me qime si të byrazerit të tij anadollak, kopja false e Qemalit origjinal i ka qëndruar dhe vazhdon t’i qëndrojë besnik ngjyrave të ylberit. Përveç kapuçit parisjan, dëshmi e shijeve të tij artistike janë larmia e kollareve dhe kostumeve te pllazhit 😉

      • Si per dit festash
        punetoret e pastrimit te gropave te ilirit e saliut pasken rrok tastjeren e argetimit,hidhuni perpjet por gjigandi rama aty do te jete derisa dhe miu i fundit te mos ekzistoj,
        sa keni filluar vetem dyshezen good luck gays

        • U ua ua na qenka merzitur kujdestari i rilindjoterve dhe na paska leshur kricat te pellasin. Ika une se po me therrasin…

      • Problemi i militantit eshte se lritiken e merr si deshire te kritikuesit per ti rrembyer fronin e dashur liderit te tij.
        Adhurimi eshte primitivitet
        Por niveli mendor i militantit do shume kohe ende te arrije ne te ardhmen

  • O z.Bedri. Që të jemi paksa më korrektë në interpretim, personalisht nuk do ta besoja se ju jeni i interesuar që shefi (aktual) i qeverisë të bëjë “diçka më shumë” se c’kanë bërë pararendësit e tij. Jo për gjë, por po qe se do t’ja kalonte për nga shkalla e profesionalizmit yjeve në ngjitje, atëhere do na merrte lumi të gjithëve bashkë. Të dridhet mishi kur sjell ndërmend katrahurën e 1997-ës, detonacionet e Gërdecit, dhe sidomos garën shtetërore të yjeve të qitjes më 21 janar të 2011-ës, apo të janë zvenitur nga kujtesa?

    • Mire e ka ky
      Te presim sa te bej dhe piktori gerdecin dhe 21 janarin e vet
      Hahaha
      Ti kerkosh medias llogari per ato te cilat i ka bere politika dhe kur ai qe eshte votuar per ti zhbere me autoret bashkepunon, i fut ne qeveri i ben president, i fton per dialog ne vend qe ti ndeshkoj, epo ky eshte kulmi
      Mos harroj Bedriu thot
      Rama le t harroj
      Bedriu nje cop gazetar privat
      Rama nje i zgjedhur pergjegjes politik dhe perfaqesues ligjor i shumices

  • Një përzierje e verës së paprovuar me uthullën e stërprovuar nuk ka shenja të dobishme për të ardhmen dhe , si do që të jetë, Albin Kurti do të ketë ballë vetes një detyrë më të vështirë, shumë më të vështirë, se sa dhjetra e dhjetra protesta, manifestime dhe përleshje që ka bërë.
    Nga i gjithe artikulli kur e shtrydha kjo mbeti…..

  • Bedriu i merr udhezimet nga Mero Tullaci i kockave greke te Peshtanit, qe binin nga mali bashke me shiun..
    Heronjte greke, ku jane heronjte greke..
    Dule..Duleeee..
    Bedri Duljaaaa

  • Bravo ! Bedriu e tundi e shkund sa u dridh kuvendi ,deri në kosovë shkoi danami e gjëma. !

    Nga rrënjët të shkulum EDI RAMËN ,
    se kështu e do vetë sllobo-Sali-katrani.
    Thonë në Kosovë u bë deti kos ,merrni lugën në xhep ,Bedriu të mos mbetemi bosh !
    Jam Specialist ,s’ ma hedhë kërkush
    dalloi tamam ,përzierjen si ,mashtruese
    verën të së paprovuar,
    me uthullën e stërprovuar ,
    nuk ka shenja të dobishme,
    për të ardhmen në kosovë !!!!.

    U ngjitën nëpër tribuna ,
    njerzit me pushtet .
    agjentura,në kosovë
    bëri punën e vet.

    Zjarrin në kosovë ,
    dihet kush e ndezi
    Mbetet një histori e zezë
    brez pas brezi,nuk harrohet.

    UÇK, rroku armët ,
    Kërkoi që të mbrohet ,
    Po na vret Sllobodani ,
    veprim që s’durohet.

    e nisën me hile ,
    tradhëtar e spiun ,
    si luftë civile
    u derdh gjaku lumë.

    …DHE;
    Bedriu ç’do ditë që kalon ,
    sjell shenjat e minusit ,
    As vetë nuk e kupton ,
    se po zbret drejt pusit.

    Zbret ngadalë ,
    dora s’ka ku kapet .
    Pa zë e pa fjalë ,
    filloi numron katet.

    Si zog e si flutur ,
    i ri ish krenarë.
    I thinjur i kërrusur ,
    bashkë me g.dita ,
    zbret në kat parë !

    Readaksit prestigjoze ,
    nuk të pranojnë,më,
    se në vend të punës ,
    fillon fantazmat të trgoi .

    Kur isha i ri ,thua
    lum si unë,o zot !
    Tani në pleqëri ,
    të duket jeta kot.

    Askush të mos zemrohet ,
    Jeta kështu e ka .
    Gjithsesi ,ndrrohet lëkura ,
    se gjarpri çdo vit e bë.

    Duro Edi mos bë zë !
    se kështu redaksionalen ,
    gazeta Dita tallava e ka.,

    se ka qenë dikur.

      • Mirel i respektuar ,je bë për psikiatri,jeni hutuar fare ,po të merren mentë ,pse fut veten në siklet,ndodhë diçka që nuk pritet .Furnelën që është bë prush e fik ai kodosh Bedriu që kokën e ka prush,jo ti ?

    • I dashur fteri! Nga java tjetër festojmë datlindjen e vjehrrit, që e paçim, bën mashalla 60 vjeç, po është i pjerdhur duket si 90. A mundet t’ju ftoj për këtë darkë të recitosh ca bejte se i ka shumë për qejf. Ka qarë kur ia kemi lexuar këtë të fundit, se ai nuk di të lexojë. E ka dhe gruan nga Ftera. Ju falenderoj po erdhët.

  • Myteberi eshte katandisur me keq se plaku Mere, i cili pasi e braktisen te gjithe niperit (aliu pi selenic, qipe pehlivanka, neti pi vjose, zonja nuriham, black swan, etj. ) filloi te turfullonte nga marazi. Tani vetem tespiat i kane mbetur te gjorit. Do t’i hedhe e perdredhe dhe ca kohe ne duart qe po i dridhen deri sa nje dite te mallkoje veten qe morri persiper rolin e kllounit oborpastrues.

  • TARTABIQ -MYZO !,
    Me që më ke dhënë detyrë të pastroi oborrin ,do pastroi me helm tartabiqat e Myzo-t që na përhapin sëmundje. ,dhe të mbysë mijtë e gjirizave .Vashi në djallë ,sharlatanë ,sa për miqtë e mi jaqn të gjithë fisnik ,ne e kuptojnë mjëri tjetrin edhe kur nuk flasim hapur e mbrojmë njëri tjetrin ,se flasin zemrat revulicionere ,kurse ju keni zemër raksionare.

  • TARTABIQ -MYZO !,
    Me që më ke dhënë detyrë të pastroi oborrin ,do pastroi me helm tartabiqat e Myzo-t që na përhapin sëmundje. ,dhe të mbysë mijtë e gjirizave .Vashi në djallë ,sharlatanë ,sa për miqtë e mi jan të gjithë fisnik ,ne e kuptojnë mjëri tjetrin edhe kur nuk flasim hapur e mbrojmë njëri tjetrin ,se flasin zemrat revulicionere ,kurse ju keni zemër raksionare.

  • Pastroje gojen nga tartabiqet myteber, dhe mundohu t’i kushtosh me shume kohe shendetit mendor. Mba vesh dhe ngulite thelle ne fiqirin tend te pjerdhur se ti nuk i hyn ne pune as pronareve te hale e dhe jo me partise se rilindjoterve Sa per dijeni kujdestari lecka si ty mund t’i perdorje vetem per llustrim kepuce dhe asgje me shume. Dhe se fundi nje keshille miqesore per ty. Ruaj veten fteruc se me rrotkarizmin tend te pashoq do marresh ne qafe dhe bashkefshataret e tu fisnike. Ben vaki se ben dhe ti harakiri ne hale dije se padroni yt do jete i pari qe do te damkose ne kurriz vulen e tradhetarit. Hec kref bishti zagar para se t’ja filloj nga varianti tjeter.

  • U lirua nga burgu Ahmet Doda, djali i dajes i Tualantit, drejtori i konvaleshences, ne te cilen ai kreu vrasjen shteterore te komisarit Hajdarmetaj pasi e kishte strehuar ne ndertesen konvaleshences, e cila sipas aktit te ekspertit pas termetit te 21 shtatorit per shkak te demtimeve te renda ishte e pabanueshme.

    Ky lirim i paralajmeruar nga burgu i Ahmet Dodes, djalit te dajes se Taulant Balles tregon se ku po shkon Shqiperia.

    Rama njesoj si Saliu

    Pike!

  • Bedri, je hallakat shume.
    Nga samiti , tek rremuja per krijimin e qeverise ne Kosove.
    Rremuje. Thaci e therret dy here Kurtin, per ta mandatuar per kryeminister, ai i pergjigjet se do shoh kur mund te vij.
    Habi e madhe, e therret per ta bere kryeminister, e nuk shkon.
    Nuk i dalin llogarite sepse me 26% te deputeteve , nuk mund te jete kryeminister.
    Do behen perseri zgjedhje.
    Tani, sipas teje, Rama ka dore ketu ?
    Shkruaj duke vendosur pikat mni “i”, e jo sa per te shkruar.
    Ne si popull nuk mund te ndahemi ne dy pjese, pse Haradinaj e Rama , shahen e debatojne me njeri tjetrin.
    Buzhala (nje njeri i keq), aludoi qe Haradinaj do e rrafe me grushta Ramen.
    Kete do Serbi e Greku.
    Turp.

  • Edhe dicka Bedri.
    Nuk e mendoj qe edhe ti je dakort me thenien Ramushit, qe Rama e Thaci do merrnin 10 miliard euro nga serbet, per ndryshimin e kufinjeve.
    Sepse ketu ka filluar krisja Rama-Haradinaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *