Formimi i Qeverisë, Thaçi ftesë Kurtit për herë të dytë brenda ditës

J L

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dërguar edhe një ftesë tjetër për takim për të caktuar Albin Kurtin si të mandatuar për krijimin e Qeverisë.

Kjo është ftesa e dytë brenda ditës që Thaçi ia përcjell Kurtit, pasi e para për t’u takuar në orën 13:30 u refuzua nga lideri i LVV-së, i cili tha se nuk ndodhet në Prishtinë.

Sipas ftesës, thuhet se Thaçi e fton Kurtin në orën 20.00, duke mos marrë e konsideruar arsye të fortë mungesën gjatë paradites.

Pak minuta më parë, Presidenti ka shkruar në Twitter se sa më shpejt duhet të formohen institucionet e vendit dhe për këtë do të përcjellë edhe një ftesë.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi e ka ftuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të caktuar mandatin për formimin e Qeverisë.

Takimi ishte planifikuar të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës.

Kurti megjithatë e ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Isha une Sllobodan Milloshevici qe pajisa U”C”K-n me zyre perfaqsuese ne Prishtin nderkohe qe masakroja foshnje.

  • Lufta e madhe po behet per ta venitur UCK e Kosoves qe shqiptarve te Kosoves u solli Lirine.
    Kurti nuk munde te takohet me thacin se nuk ka sy e faqe per tu takuar dhe per tu perballur me gjigandin e luftes per liri qe Hashim Thaci me shoket e vet te luftes themeluan kete shte qe per hire te demokracise duhet te bjer edhe ne doren e Adolishenti sice eshte Albin Kurti.!
    Ti Albin nuk je ase sa njera kokerr e Hashim Thacit.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *