Viti i çudirave në Kosovë

Ornela

2019, pa dyshim, ka qenë viti më i çuditshëm i pasluftës në Kosovë. Ndodhën të gjitha që nuk mund të ishin llogaritur. Taksa 100 për qind ndaj prodhimeve serbe, e deri diku boshnjake, u bë mollë sherri, jo vetëm mes qeverisë së Kosovës dhe shtetit serb, që gjeti sebep të ndërpresë bisedimet, që edhe ashtu do i kishte ndërprerë, por edhe mes shefit të qeverisë dhe diplomatëve ndërkombëtarë, e më përtej saj, mes dy qeverive simotra, asaj të përtej Drinit dhe kësaj, të vjetrës, këndej Drinit. Dy shefat e qeverive u kënaqën duke sharë njëri-tjetrin, bënë qejf si ato fëmijët kur gjuhen me topa bore, pastaj e shtuan tonin dhe puna shkoi deri aty ku nuk e merr vesh as dreqi, e as i biri. Rama, si zëdhënës i pashpallur i ndërkombëtarëve, i binte lehtë me brryl Ramushit dhe i thonte : “Hiqe, bre , Ramush, se do të hiqen vizat!”. Më kujtohet një episod, kur pas disa ditësh qëndrimi në Rambuje, i lodhur dhe i mërzitur, pasi për herë të parë pas 10 viteve kaloi në margjinë, Rugova, ende pa lexuar as draftin e parë, i binte me brryl Thaçit dhe i thonte: “Nënshkruaje, bre Hashim, e të kthehemi në shtëpi”.

Kjo puna e bërrylit u bë mullar. Secili ia fut bërrylin shoqit dhe të gjithë të tjerët bëjnë sikur nuk e vërejnë. Isa Mustafa kërkoi t’ia ngjeshë Albin Kurtit. Isa është ujk i vjetër, ka shkollën e dikujt tjetër dhe i merr punët ngadalë. Kurti, më agresiv, i do gjërat më shpejt, se tre muaj me qeveri e pa qeveri janë pak si shumë, dhe ia fut bërrylin në FB, Isë Mustafës dhe ky ia kthen. Votuesit ia futën bërrylin PDK-së, të lodhur prej saj, por edhe ajo vetë e lodhur nga pushteti. Në një orë, jo më shumë, kjo e fundit, nën drejtimin e Veselit e vendosi se do të kalojë në opozitë. Kurrë kaq shpejt nuk ka ndodhur, por, edhe nëse do të kërkonte pushtet, askush nuk ia jepte. Të gjithë, ashtu si në tragjedinë e famshme, “Të shtatë kundër Tebës”, u bënë si një kor antik dhe thanë, “jo koalicion me PDK-në”. Secili, edhe “Nisma”, edhe AAK, shpejtoi të lajë duart e veta nga bashkëqeverisja me PDK-në dhe menduan se, duke ia futur brrylin, PDK do të jetë macja e zezë e ata vetë do të jenë zbardhur. “Nisma” ka dalë nga PDK-ja, AAK ka dalë nga gjithkund.

Pastaj u bënë përleshje e debate për kufirin. Dikush thonte se do synoj të bëj korrigjim të kufirit, ky ishte Thaçi, i cili si duket, edhe një herë ia futi brrylin të gjithëve dhe Kurti duhet të jetë i lumtur që edhe këtë herë, rivali i tij Thaçi ishte president dhe nuk u fut në fushatë. Nëse do të ishte ndryshe, askush nuk e di se si do të ishin shifrat. Thaçi është nuhatës i mirë i politikës, më i afti që ka Kosova, mirëpo si duket, dy forca politike, si askush tjetër kaq haptas, po duan t’ia shkurtojnë ditët e presidencës dhe t’ia afrojnë edhe një herë ditët e pushtetit. E kam thënë një herë dhe e them përsëri, ia kam thënë edhe figurave të njohura të VV, se “Thaçi, që më 1 janar në mëngjes, e di se ku do të jetë më 31 dhjetor në mbrëmje”.

Ta lëmë Thaçin në shejtaninë e tij. Thaçi nuk është i rrezikshëm për kundërshtarët kur gjëmon, por kur të buzëqesh. Nëse i ka qeshur këto ditë Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, të dy duhet ta dinë se ai po luan lojën e tij.

Haradinaj, njeriu që nga të gjithë liderët e Kosovës e kam për më zemër, nuk e ndjen se si kolegët e tij në Tiranë po e fusin në një lojë që nuk është e tija dhe nuk ka pse të jetë. Herë-herë, përmes tij, flet Ilir Meta, që ka hallet e tij dhe herë të tjera flet Berisha, që nuk e di fundin e tij. Lulzim Basha nuk ka zë as për vete, e jo për Ramushin. Nuk njoh politikan më të sinqertë, por edhe më të papritur. Nuk e di se kush ia ka mbushur mendjen se e shpëtoi Kosovën, kur asnjë ditë nuk ishte e rrezikuar. Thaçi, edhe me Ramën bashkë, miq që herë herë i japin krahun njëri-tjetrit dhe jo larg do ia ndjejnë edhe brrylin, edhe po të duan, nuk kanë tagër me shit Kosovën. Nëse ky, Thaçi, merr Luginën e Preshevës pa dhënë asgjë nga Kosova, do të jetë lideri i viteve, ndryshe, të mos futet në një pyll pa sopatë dhe t’ia lerë ahishtet dikujt tjetër, si ndodhi me definimin e kufijve me Malin e Zi. Demarkacion quhet, por lëvizja e kufirit është.

Viti 2019 ishte viti i befasive. Gjykata Speciale po thërret një nga një të gjithë ata që ngritën duart për ta miratuar. Asokohe patën ngritur një dorë, tani do të ketë ndoshta edhe nga ata që do të lidhin dy duart. Shefi i qeverisë, sapo e thirrën, dha dorëheqjen, por prap është shefi i qeverisë. Lideri i opozitës shkoi po ashtu. Pastaj të tjerë e të tjerë. Dikush ka filluar t’ia fusë brrylin shokut të vjetër, me mendje se do i hiqet bërryli nga fati i tij. LDK-ja fërkon duart se në fund të fundit është edhe punë e saj kjo çështja e dosjeve. Ia patën filluar herët, që në vitin 1998, të shtojnë shënime dhe shefi i tyre ishte një korozi, si i thonë në jug, Ekrem Kryeziu i Prizrenit.

Nejse, Dhoma e Specializuar, që po bëhet gati të hapë shumë dhoma, ka punën e saj, Kosova ka punën tjetër. Zgjedhjet e 6 tetorit u mendua se shte fillesa e së mbarës dhe fundi i një viti të ngatërruar. Albin Kurti, lideri karizmatik i VV, si ishte pritur, i fitoi zgjedhjet, por jo si ishte pritur. Një fitore në zgrip, që ngriti peshë zemrat e militantëve të zjarrtë të VV dhe si duket, ose nuk mjafton për të krijuar qeverinë, ose Kurti po bën llogari të tjera. Kurti është lideri më i lexuar dhe më i artikuluar në Kosovë, e besa edhe jashtë saj. Pragmatist në atë masë që duhet, njohës i mirë i teorive të kohës moderne, por edhe të historisë, i lidhur me luftën, më shumë si ide se sa veprimtari praktike, ia doli të merrte “pronësinë” e luftës, që nuk e mbajti dot PDK-ja dhe që e kishte lëshuar prej kohësh Thaçi. Shqipëria, kjo e këndej Drinit, mbajti frymën. Rezultati doli kur ende njerëzit nuk kishin fjetur më 6 tetor. Nuk kishte ndodhur kurrë. Habitërisht, “hajdutët” e votave, si i kishin akuzuar me javë e muaj, i zhvilluan zgjedhjet e qeta, nuk u hasmëruan me askënd, vodhën më pak se të tjerët në emra të përveçëm dhe e lëshuan qeverinë. Por, nuk ka ende njeri ta marrë. Habia e 6 tetorit u kthye në habinë e funddhjetorit, ku askush nuk troket me forcë tek porta e presidentit, duke i thënë “më jep mandatin”. Ndodh e kundërta, presidenti i thërret dhe ata nuk shkojnë. Ndoshta e kanë mësuar atë që shkrova në fillim të shkrimit. Nga Thaçi ruaju jo kur zemërohet, por kur të buzëqesh. Sepse tash 20 vite në politikë, jam i bindur se qesh me vete kur dëgjon e shikon se si grinden për një post presidencial, që ai, dy herë e zgjidhi për pak minuta…një herë për vete dhe një herë duke ia premtuar Pacollit.

Në Shqipërinë e këndej Drinit u gëzuan që fitoi Albini. Megjithëse shumë janë të habitur se çfarë e lidh atë me Berishën, dy skajet e një litari të politikës, përsëri e deshën dhe shumë vahdojnë ta duan…megjithëse, kur një lider, në tre muaj, nuk bën dot një qeveri, pyetja tjetër, për dreq, është se si do e bëjë Kosovën. Megjithatë, unë besoj se do të bëjë diçka ndryshe, nëse e lë Isa Mustafa, i cili, askush nuk e di se nga e ka kokën….Thonë se buka e vjetër nuk harrohet, ashtu si dashuria e parë…e Isa e ka pasur dashurinë e parë për politikën jashtë Kosovës.

Ndoshta Kurti ka menduar se do të jetë e lehtë të ndërtohet një qeveri me Isa Mustafën, mirëpo, jo gjithmonë hesapet e shtëpisë të dalin në pazar. Fitorja e tij, që Mustafa ia përmend përditë, me vetëm një deputet më shumë, është aq e paktë, sa nuk është pritur, por edhe aq shpresëdhënëse, sa nuk është menduar. Shumë njerëz, megjithëse e kanë ditur se nuk janë veç 240 mijë vota, e kanë pritur si një fitore plebishitare..mirëpo, ja që nuk paska qenë kështu dhe VV duhet të zbresë nga dielli. Se Isa dhe dikush tjetër, shpejt e shpejt mund t’ia tjetërsojnë një grusht deputetësh, si ndodhi më parë dhe më pas, rrëmuja do të jetë më e madhe.

Mirë më shkruan një mik i veçantë, se, “ka edhe shqiptarë që e duan Kosovën më shumë brenda Serbisë, se sa brenda Shipërisë”.

Kurti duhet të zgjedhë mes dy gjërave: Ose një koalicion më të gjërë, nëse Mustafa nuk bie dakord dhe gjen “gozhdën e Nastradinit” tek posti i presidentit, dhe kur them më të gjërë, ai, Kurti, e di më mirë se unë, ose të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kosova qeveri ka, e qeveri nuk ka. Ka shef qeverie në largim dhe shef qeverie që dihet se kush mund të jetë e nuk po vjen. Ka tregtarë që vajtuan se u mbyll kufiri me Serbinë, por që kanë gjetur deriçka për të futur mall si të duan. Kosova nuk e ka luksin të rrijë pa qeveri dhe koha e gjatë që po shkon është nga ata që gërryejnë themelin e shtetit.

Viti 2019 po mbyllet. Gjërat lëvizën dhe tani kanë mbetur. Një vit i ri erdhi. Do i shtyjë ai?

Kush e di!

 

Bedri Islami

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Ah vertet? Mooos! Po per rikuperimin e demeve te termetit kishe ndonje “tip” o Bedriu i shashkave te partise?

  • Kush e pyet me Bedrine ne Kosove?! Pos ish enveristet, edhe nder to vetem ato te perlyer keq neper Rovner e shik, askkush tjeter!

  • Se mos guxoj njeri t’ja preki Kushtetuten Mic Sokolit !
    I ben copa edhe nderkombtaret.
    Ndonje video mund te kete dale,po sa per ndershmerise ka parime ai !
    Do i lejojne ta marri me vete ndonje kopje te kushtetutes ne Rec

  • Lexon shkrimin e “kosovarit” shqiptar dhe nuk habitesh me! Brrylin- thote Bedriu-ja futim njeri tjetrit! Kurti eshte i ri,nuk di te formoje qeverine, pa le te udheheqe Kosoven-? Isa eshte spiun i serbeve- thote prape Bedriu dhe nuk thote se sa jane te tille ne Kosove dhe ne Shqiperi perfshire Sali Brrishen,qe ja u futi Brrylin te gjitheve! Mundohuni te kuptoni mentalitetin intrigues te Islamit per te kuptuar kush jane kosovaret shqiptare por edhe shqiptaret kosovare qe ja fusin brrylin njeri tjetrit! E mjera Shqiperi dhe Kosove me mentalitetin qe ka kombi yne.Thoshte Ramizi,Alia,ta veme Saliun ne krye te PD sepse “malesoret jane besnike”! Zot ndihmoje kombin tone te civilizohet nepermjet edukimit dhe jo “BRRYLIT” te Islamit! Te beje drejtesi sa me pare!

  • Po ta beje ket bised ne ndonje kafene mire , po te e botosh ne gazet sikur bie ne nivel shum te ulet .
    Thaqi politikan i zgjuar po cte themi per Esat pash Toptanin edhe ai ishte I zgjuar !!!!!!!!!

    • O llap,po mjaft me me llap llapa alla rugoviste.Thaqi eshte politikani me kombetare dhe me i zgjuar i Kosoves.Thaqi si student ishet nr 1 i zdhedhur nga studentet-student prorektore,udhehoqi UCK,bisedimet ne Rambuyje shpalli pamvaresine e Kosoves.PDK disa here edhe pse e para ne vota per hir te Kosoves ne deme te vetes bente kompromis me ledekeiste tre ndryshem qe Kosoven e shofin te hapur per Serbine dhe Shqiperine.Ata muhabetet e kafeneve janE faktet tua qe te kane shperla trurin..

      • Une e urrej me teper LDK se Thaqin po te dhenat qe ipen ne mjetet e informimit me bejn te shkruaj ne ket menyre me trego a ka mundesi ndonje udheqes I Kosoves te shkoj ne very te Kosoves lirisht ?
        Une simpatizoj Partin Demokratike Amerikane !

      • Thaci akuzohet nga bashkepunetoret e tij te ngushte si bashkepunetore (agjent) i ish-shefit te sherbimit sekret francez (DGSE) Arnaud Danjean.

    • o Llupi edhe Bedri Islami është katandisur lavdëro njërin ,lavdëro tjetrin sikur Esatin ta kish vëlla ,kurse Thaqin komshi se ai shiti kosovën,të dy bashkë shitën trojet.,vetë ky delë i larë. .

  • JA VETEM NJE RRUGE PER ALBIN KURTIN…

    Populli i lodhur i rraskapitur, i telendisur nga korrupsioni dhe nepotizmi i LDK AAK PDK, NISMES
    do ndryshim dhe votoi per ndryshim.
    Populli e kryesisht rinia e Kosoves ia besoi udhehqejen, drejtimin e saj Albin Kurtit dhe LVV.
    E vetmja rruge e Albin Kurtit eshte te veo roñé dhe respektoje verdidiktin e popullit te Kosoves, Besimi dhe aspiratat e tij qofte duke shura edhe ne zgjedhje te reja!
    Do ishte ne turpin e Kosoves dhe te Albin Kurtit qe ai i nenshtrohet cfaredolloj kushti keshtu e asesi ndryshe te nje titisti, Milloshevicisti… te nje hsjni me cizme te mundit dhe djerses se diaspores shqiptare si ish- ministri i Financave te 3 per qindeshit te mergimtareve per popullin e vet e jo per Bujar Bukodoshin e Isa Beg Mustafen e djemte e tij milionere duke vjedhur popullin e Kosoves .

    • Albinit i duhet qe te pranoje kushtet sepse nuk e ka numrin e mjaftueshem per formimin e qeverise.
      Kur akuzon te tjeret per hajni, mos harro qe edhe ne VV e Kurtit ka te tille. Ke Rexhep Selimin qe nuk ja leshon rrugen Ises, Hashimit Ramushit…

      • NGA LUFTA VEC AI LARGOHET
        QE ESHTE I LINDUR TRADHETAR
        NUK ESHTE DICKA QE HARROHET
        ESHTE SHPIRTI I HIMNIT KOMBETAR!

        Askush i perfshire ne hajni e korrupsion, as Rexhep Selimi as Zoti vet, ASKUSH nuk ben perjashtim nga ndeshkimi ligjor per poshtersite e tij.
        Pjesmarrja e aq me pak udheheqja e luftes nuk eshte rrethane lehtesuese, aq me pak imunitet per hajni, korrupsion, krim.
        Krejt e kunderta…. Eshte rrethane renduese per cilindo.
        Lufta Clirimtare e UCK-se nuk u be per saraje e dugaja te komandareve e luftetareve te saj qe e pshurren gjakun e vellezerve e motrave te veta.
        Lufta Clirimtare lavdishme e UCK-se nuk u be per te shporrur nje barbar qindravjecare e per ta zevendesuar me kusare shqiptare!
        U be per ti dhene fund nje here e pergjithmone genocidit, Tokes se Djegur, terrorizmit shteteror e kishtar ortodoks, Holokaustit mbi 100 vjecar antishqiptar serb ne Kosove!
        Drejtesia dhe ligji edhe vonojne, por kurre nuk harrojne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *