Edhe këtë ndërrim vitesh, Tirana do ta përcjellë në sheshin “Skënderbej”, mes tingujve të muzikës, argëtimit, dhe shoqërisë së njëri-tjetrit.
Bashkia e Tiranës, ashtu siç tashmë e ka kthyer në një traditë pritjen e ndërrimit të viteve në këtë shesh, ka organizuar një koncert madhështor, i cili starton në orën 23:00 të 31 dhjetorit, me emra të njohur të muzikës shqiptare.
Ndërkohë, një spektakël i vërtetë fishekzjarresh do të realizohet për të gjitë qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë të kryeqytetit, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë në Tiranë festat e fundvitit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me qytetarët disa nga momentet më festive që do t’i shoqërojnë mbrëmjën e 31 dhjetor.
“Siç e kemi bërë traditë tashmë, ndërrimin e viteve e presim te sheshi “Skënderbej”.?
Një spektakël i paparë fishekzjarresh për të pritur #Tirana100VjetKryeqytet dhe një koncert madhështor na presin më 31 Dhjetor ora 23:00 me Eneda Tarifën, Mariza Ikonomin dhe Elhaida Danin. ?”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.
o.j/dita
pendik escort

Shkoni more loqe ndihmoni të varfërit se skanë bukë të hanë,
mos harxhoni kot paratë e popullit se nuk keni asgjë për të festuar.
Tjeter gje tregon para skena, qe te merr mendjen me pallavra, propagande, mashtrime dhe tjeter gje mbrapa skena ku firmosen si prishja e Teatrit Kombetar ne Tirane, ndertim kullash, etj. Asgje per popullin, vetem ngritja taksash te sherbimeve te bashkise, gjoba per makinat,deri kur futen neper vrima minjesh. Shkaterruesi dhe veshtiresuesi i trafikut dhe qarkullimit ne Tirane.
Stacionet e autobuzave nder qytetes sa me larg nga qendra e Tiranes, p.sh. stacioni i autobuzit per ne Durres, kalon tek kthesa e Kamzes. Stacioni i autobuzit per ne Korçe, diku nga rruga e Elbasanit. Kryeje po deshe udhetimin ne keto kushte??!!
ERION VELIA, nje mashtrues dhe nje person ordiner qe vetem genjen dhe broçkullit.
EDI RAMA + ERION VELIA, dy persona mashtrues ordiner ku luajne mire rrolet e karagjozit dhe te kllounit te cirkut.