U gjend e masakruar në një pyll të Francës, familja e 37-vjeçares nga Berati apel shtetit

J L

37-vjeçarja  shqiptare, nënë e një fëmije rreth 2 vjeç, që u gjet e masakruar në një pyll në Francë mëngjesin e Krishtlindjes quhej Brunilda Kovaçi nga Berati.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit.

Në varfëri dhe pamundësi ekonomike ata thonë se nuk kanë mundësi të tërheqin trupin e pajetë të vajzës në atdhe, ndaj apelojnë shtetin t’i ndihmojë.

 “Po presim çupën të na vijë, nuk kemi lekë ta marrim. Ju lutemi shumë na ndihmoni.Të keqen. I bëjmë apel shtetit të vërë dorë se jemi fukarenj”, shprehet familjarja.

37-vjeçarja e cila u gjet e masakruar në një park pranë qytetit të Kanës, ishte hedhur në pyll gjysmë e zhveshur. Ajo  dyshohet se shfrytëzohej si prostitutë.

Në trup kishte djegie, ndërsa në vitin 2015 kishte bërë denoncim në polici për dhunë të ushtruar ndaj saj.

Një person është ndaluar, por nuk dihet ende statusi i tij.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *