Ruçi: Krenar për protesën, kjo është demokracia

anazapta

Seanca e Parlamentit ka nisur pas një ndërprerjeje 30 minuta me fjalën e kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Kreu i socialistëve tha se protesta e sotme është tregues i demokracisë dhe përgjegjësisë qytetare, por nuk duhet përdorur nga politika, siç po bën opozita.

“Kam ndjekur me vëmendje reagimin qytetar dhe pas 22 vjetësh demokraci mund ta them me plot gojën që e kam ndier veten krenar. Qytetarët e vendit tim për një çështje të vendit të tyre, për një çështje që është në diskutrim protestojnë. Kjo flet për përgjegjësi qytetare. Si politika dhe qytetar i këtij vendi përgëzoj të gjithë ata që protestojnë. Kjo është demokracia. Por duke parë e dëgjuar në Parlament kryetarin e PD dhe kryeministrin në hije të opozitës, që flet për panik e tmerr në familjet shqiptare, e gjithë kjo krenari më bën të them : Pse o njeri që edhe një gjë të mirë që lulëziu në Shqipëri e bëre pis. Pse këtë civilizim kërkon ta kthesh mbrapsht. Pse kërkon të sillesh në këtë vend si një fanztazmë. Mos e trash zullumin se boll i ke bërë këtij vendi. Ju garantoj jo vetëm në emrin tim, por në emër të maxhoranës socialiste, se ne kemi të gjitha përgjegjësistë dhe jemi të vetëdijshëm për hapat poltike dhe institucionale që kemi hedhur. Nuk ka deri më sot asnjë vendim për këtë çështje dhe nuk do të ketë ndonjë të tillë që cenon interesat e qytetarëve”, tha Ruçi.

 

Share This Article
3 Comments
  • o gramoz ti sje krenar per cunin tat ik o plere e komunizmit bashke me saliun e kryetarin se ketu po flitet per nje popull qe keni vite qe ja nxini jeten po po te jete se armet qe do sillni ju bejne zullum juve sme pals trapi vafshi ne ferr me breza shpresoj kaq ky eshte mallkim prindi krenar per fmijet e vet dhe …mos ngatarroni ameriken ne kete mes dhe simpatine e ketij popullli per ameriken je ju legena qe bete lemsh cdo gje malllkuar qofshi

  • Me vjen mire qe me ne fund,pas 23 vjet rropatje dhe neperkembje te vullnetit sovran te shqiptareve,mazhoranca aktuale respekton dhe mbron ushtrimin e demokracise,ne vullnetin e lire te njerezve.Zoti Ruci eshte nje rogesist i njemendte.

  • Shqiptaret e kane treguar heret pergjegjesine qytetare… Kujtoni Kushtetuten,(Pacavuren thuaj), qe i propozoj popullit ky qoftelargu,qe eshte akoma! Te majte e te djathte,ja flaken me neveri turive te tije,qe ku s’i ka futur,edhe vazhdon t’i fut…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *