Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes

J L

Policia është ende në kërkim të 45 vjeçarit Gëzim Saraçi.

Mëngjesin e 31 dhjetorit ai i hodhi në zyrë një granatë dore kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe.

Sipas TCH,  në orën 8 e 15 minuta në ambjentet e Bashkisë së Lushnjeës ka hyrë ish shoferi i kryebashkiakut.

Për shkak të njohjes dhe miqësisë që ai ka patur me kryebashkiakun nuk është ndaluar nga rojet dhe as nga sekretarja të cilës i ka thënë që mos lejojë të hyjë askush në zyrën e Tushes për sa kohë është ai.

Pas disa minutash në zyrën e kryebashkiakut dëgjohen zëra të fortë ndërsa kishte nisur një konflikt verbal.

Sekretarja Erisa Qalliu ka hapur derën e zyrës për të parë çfarë po ndodhte, ndërsa Gëzim Saraçi, ka hequr siguresën e granatës dhe e ka hedhur atë.

Për pasojë nga shpërthimi, sekretarja është dëmtuar më shumë, ndërsa kryebashkiaku është më lehtë.

Të dy janë dërguar në spitalin Ushtarak, por pas kurimit të parë Tushe ka dalë prej andej ndërsa sekretarja po trajtohet.

Por përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë?

Nga burime brenda Bashkisë thuhet se konflikti ka lindur në vitin 2017, kur kryebashkiaku e largoi nga puna ish shoferin e tij.

Në Bashki përflitet për shfrytëzim të pozitës nga të dy përballë bizneseve, deri ditën kur ka shpërthyer konflikti.

Ish shoferi vijonte të ishte në borderotë e bashkisë së Lushnjës edhe pasi “ishte shkarkuar”.

Sipas dëshmive në një pikë të konfliktit ai e shantazhuar ish-mikun e tij kryebashkiak me ekzistencën e videove që kërcënonte se do t’i bënte publike.

Policia thotë se ka marrë tashmë pamjet e kamerave të sigurisë në bashkinë e Lushnjës si dhe ka marrë në pyetje punonjësit.

Ndërkohë që po shikohet edhe dosja penale e personit në kërkim.

Ai mendohet se ka një të kaluar problematike gjatë kohës kur ka jetuar në Itali dhe me kryetarin e Bashkisë nuk ka patur thjesht raporte shef-vartës.

Sipas Partisë Demokratike, autori i ngjarjes është një trafikant droge dhe prostitucioni i cili ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes.

j.l./ dita

Share This Article
20 Comments
  • I larguar në 2017,megjithatë ish shoferi vijonte të ishte në borderotë e bashkisë së Lushnjës!
    Shteti ne duart e mafias.

    • Kush e di qe kishte video shoferi kur ai nuk eshte kapur akoma? Fake news i shperndare nga opozita mashtruese e Lul Bashes dhe kryemashtruesit Sali Pashe Toptani.

      • Edhe un ashtu mendoj,”Fake news i shqupit”.Dhe nuk eshte hera e pare qe opozita ka dale bllof,si me Arben Çukon,
        Armando Prengen,Arben Ndoken,Elvis Rroshin,Saimir Tahirin,Vangjush Dakon,Valdrin Pjetrin,Agim Kajmakun,Mark
        Babanin….dhe afro 350 “rilindas” qe jan detyruar te largohen nga puna me te kaluar kriminale.Nuk ka mundesi qe te
        gjith”rilindasit” te jene te inkriminuar,mjafton vetem Kryeministri.

        • Per nje gje ke faj Zigur, jo se keto nuk jane te verteta, por Ramut Rillindja ka te drejte te revoltohet, se Shqupit sikur i behet qefi qe RIlindja ka vetem kriminele. Dhe e keqja eshte pse i behet qefi Shqupit, jo pse vihen kriminelet..
          Ndaj mos u gezo dhe ti si Shqupi. Kete te thote Prizem, dhiarja e Dules.., eshte prekur ca

  • si eshte mundur, qe ky plehra Edvin Rama vendos vetem persona mutër??????? Duhet te jete vetë….krye-muti

  • Une dyshoj qe shoferi nuk do kapet qellimisht dhe do te asgjesohet qe mos nxjerri sekretet e korrupsionit.
    E dyta ose do bjen ne ujdi me shoferin qe ky te mbylli gojen kundrejt nje denimi te ulet.

    Cdo gje arrihet ne Shqiperi kur ka para ne mes.

    • @Tanush – Kush je ti, ish Ministri i Puneve te Brendeshme i Sali shurres, qe i dike te gjitha horrlleqet e mashtrimit dhe vrasjes se njerezve?

      • Nuk jam as ish-ministri i Sali shurres dhe as i Ed kakesPo ne Shqiperine tenden dhe timen zhdukja e deshmitarve nuk eshte ndonje gje e panjohur. Ka filluar qe me ekzistencen e shtetit shqiptar.

      • O moj dhiarja e Ramutit…sa kocka greke hengre per Vitim e Ri?
        E shoqeruat pak me muzike serbe? Se ashtu ju shkon me mire ne gryke

  • Nuk ka pas vidio se po tê kishte nuk kishte pse përdorte bumjen, por a ka nevojë për vidio kur shohim se krimi na ka zaptuar zyrat e shtetit! Më gjeni një pushtetar qē nga presidenti , kryeministri, deputet,kryebashkiak, prokurorë, gjyqëtar, bizesmen, oligark, akdemik, e deri te drejtori apo shefi i vogël që në timonin e makinës sē shtetit tē blerē e paguar nga taksat e popullit nuk ka në timon njē “shofer” tē tillē si ky laluci qê poshtē xhypit mban telekomandën e tritolit apo vidio të shefit ! Thoni shyqyr që kryeministrin nuk e kemi shofer, pa kêtyre “poshtê varjua!!!

  • Jam absolutisht kunder Rames dhe ketyre k/bashkiakeve qe po behen si ato te Meksikes..
    .
    Por nuk durohen keto komentuesit qe jane sot ne dezhurn te Shqupi Saleshit s keto tre me lart qe sa here ndodhin keto ngarje makabre ngrene dolline e fitores

    • Jane mesuar te vallezojne mbi kufoma….pune PeDe-rash SHQUP-i, ky avaz do te jete deri sa te zhduken si specie e rralle qe jane.

      • Ka te drejte necrofagu, dollia e fitores se Shqupit po shkaterron shtetin me shume nga termeti i Ramutit.
        Dhe prizem qe ruan kufomat e necroseve greke e mbeshtet plotesisht.
        O prizem, sa kufoma greke gjete mbreme?
        75 Euro shperblim per nje pale kocka.., vazhdo punen, gerrmo sa me shume

        • @mirelushka
          je komplet jashte teme…simply flying of ideas. Mblidh kallabellekun mirelushke – lepurushke se PeDe-rat e SHQUP-it ta kane nevojen te vazhdosh te vjellesh vrerin tend te ndyre neper portale. Buken e perditshme po fiton tek e fundit.

    • Po ti Arben turku i felliqur , ç’te duhet te fusesh hundet ne punet shqiptare ? Ike more zagar e islamik radikal i felliqur . Je vetem nje cope injorant , qe dergon telegrame me helm neper forrume , e qe nuk di te formulosh as edhe nje fraze te vetme per te qene . Yyyyy turk i qelbur .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *