Ndryshon vendimi pas presionit të banorëve. Në hotele deri në sigurimin e banesës me qira

Leda Hysa

Autoritetet vendore dhe qendrore janë tërhequr nga vendimi për të larguar nga hotelet e Shëngjinit banoret e Thumanës, të cilët kanë ngelur të pastrehë pas tërmetit të 26 nëntorit. Afati për të qëndruar në hotele ishte deri në datë 3 janar, për të kaluar më pas në banesat me qira, që do të subvencionohen nga shteti.

Por duke qenë se jo të gjithë kanë gjetur banesat me qira, vendimi për qëndrimin e tyre në hotel është shtyrë. Nga një mijë banorë që ndodhen në hotele në Shëngjin, 120 prej tyre që kanë plotësuar procedurat u ishte kërkuar që nesër të dilnin, por ata kanë bërë rezistencë duke mos pranuar. Përballë kësaj situate, kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, sipas banorëve ka qenë mbrëmë në hotel ku janë vendosur në Shëngjin duke u garantuar se do të vijojnë që të qëndrojnë deri kur të gjejnë shtëpitë me qira.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë banoret të cilët për Report Tv shprehen se kanë marrë premtimin nga kryebashkiaku se do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira. Por sipas banorëve sigurimi i banesave është një mision i vështirë, pasi tregu i qirave është rritur. Qiraja e miratuar nga bashkia është 3 mijë lekë për person në muaj. Ata i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë që të rishikojë vendimin, ndërsa kanë marrë miratimin e tij. Përpos çmimit problem është edhe gjetja e shtëpive me qira.

Njëra prej banoreve, Dava Gjergji tregoi bisedën me kryetarin e bashkisë dhe premtimin që morën nga ai. “Mbrëmë kryetari i bashkisë na tha, mundohuni gjeni banesën dhe merrni bonusin. Nuk kam mundësi, i thashë edhe kryetarit, nuk kujt me i shkuar brenda. Jam tetë vetë nuk kam kujt me i shkuar brenda me vdekur. Nuk ka thënë kush për të dalë nesër, nuk na kanë caktuar një ditë. Fillimisht na thanë me firmosur një bonus për të dalë, nuk kishim informacion të saktë, kryetari na e bëri më të qartë, na tha bonusi nuk është sa u kanë thënë, por do të jepet sipas anëtarëve të familjes dhe sipas metrave të banesës që keni pasur. Vështirësia ime është se nuk mundem me gjetur banesë vetë” tha ajo.

Nga ana tjeter, murgesha Mariglena Gjoni e cila po asiston si psikologe thotë se gjendja e këtyre banore është shumë e rëndë, madje ka dhe prej atyre që kanë menduar ti japin fund jetës. “Ajo që shoh është jo thjeshtë shkatërrimi i një shtëpie, por i një shprese, nuk dinë ku do të gdhihen. Banorët e Thumanë janë problem, pasi kanë edhe traumën e personit të vdekur, të familjarëve, etj. Por edhe të tjerët nuk janë më pak. Fëmijë, adoleshente, janë me rrezikshmëri të lartë për vetëvrasje.

Disa më kanë thënë kam tentuar të vras veten disa herë. Është një problem jo pak i vogël, për të thënë dramatik është pak. Kush dëgjon, të vendosë dorën në zemër. Thirrje shtetit dhe qytetarëve; mos ngrini idenë se sa do të marr për qiranë, mos përfitoni nga situata. Duhet të vendoseni në vendin e tyre, ku i dihet si vjen fati nesër. Ju lutem dëgjoni ankthin dhe britmën e tyre” thotë motër Mariglena Gjoni.

l.h/ dita
Share This Article
4 Comments
  • E patë foton e asaj foshnjës që vitin e ri e kaloi në çadér??? Mes të ftohtit e acarit. Mes shurdhérisë të qeverisë që paguan 20 milionë euro pér një km autostradë,që paguan vota,që ble infuencë ndérkombëtare,që bën deputetë kokrrat e injorantëve,të servilëve,të trafikantëve drogmenëve.
    Kjo qeveri është më e keqe se nazistët. Urren edhe foshnjat. I le ashtu mes dhëmbëve të të ftohtit. Nuk u siguron çatinë,por u ve mbi kokë një fletë të hollë cope prej doku.
    Ky fëmijë është prova e krimit që qeveria po kryen ndaj popullatës së vet. Gjumi i tij i pafajshëm më mbush sytë me lot e me revoltë. Dhe them,ne nuk kemi në krye ca hajdutë e kaq. Kemi një grup mizorësh,vrasësish dhe kriminelësh gjakftohtë.
    Dua të hyj një çast te ëndérrat e kësaj foshnjë. Me siguri mendja e tij sheh pak zjarr,pak ngrohtësi,pak ledhatim. Kaq i duhet të quhet njeri. Por ja që shteti ynë është mik me térmetin,jo me viktimat dhe të dëmtuarit. Edhe kafshët në stalla kanë çati e dritare me xhama. Njerëzit në epokën e qeverisë së aerodromeve janë jashtë,mbuluar me një fletë çadre,poshtë qiellit mbushur me yje dhe ngricë.
    Gjumi i trazuar i kësaj foshnje u bëftë kancer për qeverinë e oligarkëve,pér hajdutët që këto 6 vjet mbetën duke shqyer e ndarë mes vedi pasurinë e shqiptarëve. Amen!

  • Do ishte nji humanizem dhe patriotizem, vertete atdhetare nga ato qe kane shtepi per ti leshuar per qira.Te mos i leshojne me qira.Ta cojne mendjen sikur vete keto jane ne keto kushte dhe si do mendonin per veten e vet.Pikrisht mbi kete arsyetim ta hapin zemren dhe ti strehojne te dramatizuarit nga termeti pa asnji kokerr lekut.
    Harruat luften e Kosoves ku shume familje shqiptaresh hapen dyert e shtepiave ne strehimin e kosovarve.Pa asnji interres por vetem me humanizmin e shpirtit dhe te zemres per atdhetaret,vllezrit e vet.
    Shteti,pushtet pusht,te behet ma serioz dhe me kembe ne toke.Dhe t’iu vije ne ndihme maksimale te gjithe pronarve te shtepiave,ketyre qe tregohen ma human se vete ky lloje pusht pushtetit qe e quan madheshtore idiotesin e vet per strehimin ne hotel turistike.
    Iu lumte jo hallegjive qe me protesta e detyruat shtetin ne sherbim te interresit tuaj.I dhate nji shpulle te forte propogandes politike dhe cdo qeverie qe na shesin hipokrizine qe ne qeveritaret jemi sherbetor sherbyesit te popullit.
    Populli duhet te mos harrojne qe cdo here ne te ardhmen ndigjojne nji shprehje te tille duhet ti kujtojne cdo pushtetit qeveritarit:Ju njohim.Me rastin fakeq te termetit se sa sherbetor jeni.

  • Qeveritaret dhe politikanet Kane disadww. shtepi.Le ti leshojne me qira Te ulet . Te jetojne dhe populli si me europe

  • shteti u ngatrru kot me kto probleme.Qeveria e pushteti local pergjigjen per infrastrukturen e lehtesim te qytetareve qe te kalojne me ma pak dhimbje katastrofen e termetit(systemin e tyre ne vende te sigurta e cadra).Perse shteti tu ndertoj shtepira te reja,apo te kryej riparime ne shtepit e demtuara?Kto jan prona personale e shteti nuk ka pune me to.A eshte populli gadi te paguaj taksa shtese per ndertim te shtepijave apo riparim shpijash personale?Jam I bindur qe jo.Detyra e shtetit qendron ne ndihmesen e saj per pershpejtimin e veprimeve te kompanive te sigurimeve per te demshperblyer te damtuarit nga termeti ne perputhje me at shume sa eshte kontaktuat ne kontrate.Ai qe nuk ka siguruar pasurin e tundeshme e te patundeshme perse shteti duhet te paguaj ate?Prandaj qeveria ka ra ne batak e fajtoret tashma ndihen te sigurte e fajsojne e kercnojne qeverin!!!!!!Shteti temos merret me kto probleme por ti nxjerrin jashte demtuarit nga termet,por ti paisin ato me cadra familjare qe plotsojne standartet nderkombetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *