Të shtosh miqtë në Facebook duke e falsifikuar atë? Ka disa menyra. Dhe politikanët si Berisha nuk ngurrojnë kurrë të mashtrojnë në këtë pikë. Se pari ke menyrat per te blere “like” te gatshme. Ka plot kompani qe ofrojne kete, mjafton te kerkosh ne google dhe dalin nje tufe. Po ashtu po te kerkosh ne Youtube te dalin edhe tutorialet e tyre qe te bindin se kjo metode funksionon.
Por ka edhe menyra te tjera pak te vecanta. Nje prej tyre konsiston ne perdorimin pa dijeni te vizitoreve te faqeve te ndryshme. Mjafton te kesh njohje me webmasterin e ndonje faqeje shume te vizituar (ne vecanti faqe shqiptare) dhe ai te pranoje. I duhet te bashkangjise ne nje apo disa faqe te sitit ne fjale nje pjese kodi te vecante qe ne forme te fshehur ben like nje faqe te paracaktuar ne facebook (faqja qe na intereson te shtojme liket) cdo here qe nje perdorues=vizitor i ketij siti viziton sitin ne fjale. Kjo funksionon vetem ne rast se perdoruesi qe po viziton sitin ne fjale ka kryer logimin e tij ne facebook ne broëserin qe po perdor per te vizituar internetin. Me pak fjale, nqs ti ke shok webmasterin e DITA përshembull me kete menyre ti mund te marresh like pa dijeni nga cdo vizitor i DITA per nje faqe qe ti ke interes ne FB.
Ka dhe te tjera menyra qe perdorin gabime te FB. Psh. nqs ti dergon dikujt nje mesazh ne FB qe permban nje URL te nje faqeje Facebook-u, atehere FB shton direkt liket e faqes qe dergove si mesazh. Me pak fjale nuk eshte aspak veshtire qe t’i shtosh. Por FB ka filluar te korrigjoje plot gabime te tille.
Leave a comment