Presidenca e BE, Kroacia premton të bëjë çmos për hapjen e negociatave me Shqipërinë

J L
epa06276092 Croatian Prime Minister Andrej Plenkovic arrives on the first day of the European Council Meeting in Brussels, 19 October 2017. European leaders meet in Brussels on 19 and 20 October 2017 to discuss most pressing issues, including migration, defence, foreign affairs and digitalisation and to review the latest developments in the negotiations following the United Kingdom's notification of its intention to leave the EU. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

Kroacia do të punojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut gjatë këtij gjashtëmujori që ky shtet ka presidencën e Bashkimit Europian.

“Ne do të bëjmë çmos për të kapërcyer problemet dhe zhbllokuar procesin që u ndalua në samitin e tetorit 2019”, tha kryeministri Andrej Plenkoviç më 2 janar, një ditë pasi Kroacia mori mandatin e saj të parë në presidencën e rradhës.

Franca dhe Holanda bllokuan hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar, duke ngjallur pakënaqësi dhe shqetësim Ballkanin Perëndimor.

“Konteksti i presidencës tonë është shumë specific”, tha Plenkoviç.

Nëse gjithçka shkon mirë dhe Britania largohet nga BE më 31 janar, synimi i Kroacisë është të koordinojë përpjekjet e BE-së për të përvijuar një propozim kornizë për marrëveshjet e ardhshme me Britaninë, shpjegoi Plenkoviç.

“Kjo është detyra jonë, ne tashmë kemi nisur të punojmë për të, së bashku me Michel Barnier, negociatorin e BE për Brexit”, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Jo Kroatet jen ma shqiptare patriot per Shqipenin se shqiptaret patriot per Shqipenin.
    Kam nji rrespekt dhe konsiderat teper te vecant per kombin Kroat.Per nga vlersimi ne interres dhe kontribut per Shqipenin i barazoj ne vlere me shtetin USA.

  • Bravo Kroacia.
    Edi Rama duhet të bënte bashkëpunim (Shengen) me Kroacinë dhe Malin e Zi, dhe jo më pushtat kriminelë të Ballkanit sic janë serbët.
    Po ta bënte atë, i gjithë deti Adriatik dhe deti Jonë di bëhej një Bastion i fortë kundër Ruso-Sërbeve por edhe kundër Turqisë Osmane.
    Edi Rama si vllah me traditë që është, zgjodhi tradhëtinë si shumë vllehë këto 70 vjetët e fundit. Të më falin vllehtë që e duan Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *