Apel për ndihmë urgjente në spital

anazapta

Përshëndetje Gazeta Dita nga Librazhdi, një qytetdashës i gazetës tuaj dhe që lexohet shumë. Kemi nevojë për ndihmën tuaj, është 1 thirrje për ALARM në spitalin e qytetit të Librazhdit. Prej disa muajsh aty mungon skopia/radiografia, nuk punojnë dhe janë jashtë funksionit.

Mjekët e Librazhdit, të gjithë pacientët që kanë probleme serioze por dhe të lehta ose dua të bëjnë ndonjë skopi ose të shohin në brendësi të trupit organet ose ndonjë kockë të thyer, etj, i rekomandojnë në spitalin e Elbasanit.

Askush nuk e ngre zërin dhe askush nuk e prek këtë problem. Pyetur doktori i grafisë/radiologu: Fatmir Koçi pohoi dhe tha se është 1 aparaturë që kushton shumë dhe është e pamundur të zëvendësohet nga buxheti i spitalit se është shumë e shtrenjtë. Qeveria e re duhet të ndërhyjë këtu, të gjithë banorët e Librazhdit por dhe fshatrave të thella, dalin të zhgënjyer nga spitali dhe me të njëjtën gjendje: të sëmurë…
Kemi shpresë në gazetën “Dita”… Ku ka më bukur sesa të bëhesh zëri i atyre që nuk dëgjohen!!! Theksoj, ky problem duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt, të gjejë zgjidhje nga protesta, qendra, organizata a çfare ka Librazhdi, që kujtohen veç për ditë me diell. Uroj që këtë ta lexojnë personat përgjegjës, faleminderit, Arlis Alikaj. (Ma botoni me gjithë emër, ju lutem tek sms-të.)

 

Letër e nënshkruar

Arlis Alikaj

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *