Protesta dhe revoltë, Irani paralajmëron hakmarrje ndaj SHBA për vrasjen e gjeneralit

J L
Members from Hashid Shaabi hold a portrait of Quds Force Commander Major General Qassem Suleimani during a demonstration to show support for Yemen's Shi'ite Houthis and in protest of an air campaign in Yemen by a Saudi-led coalition, in Baghdad March 31, 2015. Saudi troops clashed with Yemeni Houthi fighters on Tuesday in the heaviest exchange of cross-border fire since the start of a Saudi-led air offensive last week, while Yemen's foreign minister called for a rapid Arab intervention on the ground. REUTERS/Thaier Al-Sudani

Gjenerali karizmatik i vrarë në Bagdad ishte një ndër personazhet më popullorë në Iran dhe konsiderohej një kundërshtar i fortë për Amerikën dhe aleatët e saj.

Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë për t’i bërë homazh gjeneralit të vrarë, Qasem Soleimani  si dhe për të protestuar kundër SHBA.

Madje, disa persona në rrugë i vunë flakën flamurit amerikan dhe iraken.

Zëdhënësi i trupave të Gardës Revolucionare të Iranit, Ramezan Sharif tha se SHBA dhe Izraeli së shpejti do të kenë një përgjigje të ashpër për vrasjen e komandatit Qasem Soleimani.

“Sigurisht momentet e gëzimit për amerikanët nuk do të zgjasin shumë dhe do të kthehen në vaj”, tha Sharif

Franca dhe Holanda i kanë bërë thirrje qytetarëve të saj të bëjnë kujdes me situatën në Iran.

Ambasada franceze në Teheran i ka kërkuar qytetarëve të saj të qëndrojnë larg protestave gjatë tre ditëve të zisë.

Edhe ministri i Jashtëm holandez ka paralajmëruar një përshkallëzim të dhunës në Bagdad dhe i ka bërë thirrje shtetasve të tij të largohen nëse munden.

Në Gjermani zëdhënësi i Angela Merkel shprehu shqetësim për përshkallëzim të situatës por gjithashtu duket se ofron mbështetje në rast të një vendimi për një sulm të mundshëm.

Ndërkohë një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se “SHBA do të ndryshojë balancat e fuqisë në rajon” duke vrarë gjeneral Soleimani.

“Kjo nuk do të çojë askund vetëm në përshkallëzimin e tensionit në rajon që do të ndikojë në miliona njerëz”, shkruan ajo në Facebook.

Kryetari i komitetit të jashtëm të dhomës së ulët në Rusi,  Leonid Slutsky tha se amerikanët kanë kaluar vijën e kuqe dhe do kenë pasoja serioze.

Zhvillimi i fundit pritet të rrisë tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit dhe në Lindjen e Mesme.

Raportet mes dy rivalëve janë përshkallëzuar prej majit 2018 kur SHBA-ja vendosi të tërhiqet nga marrëveshja antibërthamore me Iranin.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Kete qe beri sot,Amerika duhej ta bente qe ne 1978.
    Qytetari me i zhvilluar i botes nuk duhet te jete vetem tolerant,se duke bere leshime pas leshimesh,,fanatiku islamik e merr per dobesi dhe i hypen ne qafe.

  • Keto halerat islamike infektun gjithe Harabistanin.
    Futi noi bombe A,nga ato te fortat fare qe te bjeri rahat Harabistani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *