Arsyeja prekëse pse mbretëresha Elizabeth e mban pemën e krishtlindjeve deri më datë 6 shkurt

Leda Hysa

Janari erdhi bashkë me të edhe një vit i ri i mbushur plot të papritura, suksese, dështime por mbi të gjitha shumë momente për të jetuar dhe shijuar.

Sapo lamë pas ditë festash të mbushura me shumë gëzim dhe lumturi, shtëpitë i kishim mbushur plot dekoracione shumë ngjyrëshe, por simbol i festës padyshim është pema e krishtlindjeve.

Shumica prej nesh pemën e krishtlindjeve e kanë vendosur në skutat e errëta të shtëpisë me qëllim që ta vendosnim në ambientet e saj vitin pasardhës.

Por mbretëresha legjendare e Anglisë Elizabeth nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë. Elizabeth ka një familje të mrekullueshme dhe mjaft të madhe, është gjyshe e shumë nipave dhe mbesave, sikundër edhe stërgjyshe plot katër herë, por festat nuk mund të mos e emocionojnë dhe t’i kujtojnë ata që s’janë më. Një detaj mjaft interesant zbulohet përtej mureve të pallatit mbretëror, aty ku mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip e mbajnë pemën dhe zbukurimet e krishtlindjeve deri më datë 6 shkurt, datë e cila është dhe përvjetori i vdekjes së të atit të mbretëreshës, Mbretit George VI.

Ai ndërroi jetë në Sandringham më 6 shkurt të vitit 1952. Është kthyer në një traditë tashmë që pikërisht në këtë datë Mbretëresha dhe Princi Philip e vizitojnë Sandringham-it për të rikujtuar mbretin e ndjerë.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Sa mallëngjyes ky fakt. Bile përshkrimi “i familjes së mrekullueshme”.
    Me të vërtetë për të vjellë, për mëndjen që keni. Ëndërrimtar idiot, adhurues monarkish. Sikur të mos e dinit se jetojnë me taksa shtetasish të njëjtë si ju.

  • Ça ja fusni kot pash zotin pse bini kaq poshtë???
    Venia në daten 6 Dhjetor e heqja po në 6 eshte rrir fetar Kristian ku gjate kesaj kohe dita fillon e i mer nates dhe sinjifikon mbylljen e nje cikli dhe ricklimi i jetes…e bla bla bla…
    Ça lidhje ka kjo me mbretereshen Aliene të ingllandit?
    Behuni me seriozë jo futja kot si gjithmone vetem për clic!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *