“Po na goditën, sulm në 52 pika shumë shpejt dhe shumë ashpër”

Nela

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një paralajmërim të fortë për Iranin.

Sipas tij nëse Irani do sulmojë “personelin ose objektiva të tjerë amerikanë” në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Soleiman, SHBA do godasë Iranin sipas Trump në 52 pika tashmë të identifikuara dhe lokalizuara.

Kemi targetuar 52 pika që do goditen shumë shpejt dhe shumë ashpër – shkruan Trump në rrjete sociale.

Ai e lidh numrin 52 me pengjet amerikanë të rrëmbyer nga Irani gjatë viteve.

Disa prej këtyre pikave sipas Trump “janë shumë të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane”

Më poshtë, pjesë nga origjinali në anglisht i një prej disa postimeve të njëpasnjëshme të Trump:

“We have … targeted 52 Iranian sites (representing the 52 American hostages taken by Iran many years ago), some at a very high level & important to Iran & the Iranian culture” and “if Iran strikes any Americans, or American assets… Iran itself, WILL BE HIT VERY FAST AND VERY HARD,”

Paralajmërimi i Trump vjen pas deklaratave të lidershipit iranian që erdhën pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.

Më shumë mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

n.s. / dita

Share This Article
2 Comments
  • O Presidenti Doni, sikur te goditemi dhe ne shqiptaret prej Iranit qe kemi komshi nga Edi Rama qe Allahu e marrte prane vehtes ata muxhehedinet iraniane te kampi “Ashraf-3”, a do te na e merrni hakun axheba?

  • Kuvendi i Irakut, sapo votoi të përzërë ushtarët usa nga Iraku.

    Cel bëjë trapi, do t’i dërgojë gjë dronin???!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *