Njeriu i Vitit shqiptari i pas tërmetit. Antinjeriu, ai i përhershmi

redaktor

Nga Viktor Malaj

 

Nuk është as e lehtë dhe as pa përgjegjësi të përcaktosh “njeriun e vitit” dhe “antinjeriun e vitit” që lamë pas. Është e vështirë sepse në shoqërinë shqiptare, në sjelljet dhe veprimtarinë tonë të përditëshme, qytetare dhe publike, nuk ka shumë shembuj të shquar të kontributit moral dhe intelektual në shërbim të shoqërisë dhe atdheut.

Por tek ne ka qindra mijëra individë dhe familje që karakterizohen nga sjellje normale qytetare, që tregojnë respekt për normat e bashkëjetesës qytetare, për normat etike dhe ato ligjore. Megjithëkëtë ata nuk ndihen dhe nuk duken, ndonëse me sjelljet dhe veprimet e tyre të moralshme i shërbejnë ekzistencës dhe zhvillimit të një shoqërije normale. Nuk ndihen se media dhe politika nuk ia parqesin publikut të gjerë. Nuk duken se ata vetë bëjnë përpjekje t’i shërbejnë të mirës, por nuk bëjnë përpjekje për t’u dukur.

Tek ne duket, bën bujë, merr famë dhe respektohet i ashtëquajturi “VIP”, i cili, në më të shumtën e rasteve, karakterizohet nga mungesa e kulturës dhe moralit, e skrupujve dhe dinjitetit por nuk i mungojnë pasuria materiale dhe teprimet ( ekstravaganca ) shoqërore, protagonizmi politik dhe ai mediatik ndonëse në përpjekjet për protagonizëm shihet qartë kotësia e shfaqjes dhe boshllëku i intelektit.

Megjithatë, duhet të themi se, fatmirësisht, në kundërshtim me pesimizmin tim të herë-hershëm për “njeriun shqiptar”, tërmeti i 26 nëntorit 2019 nxori në pah faktin se ende “rron or rron, nuk vdes shqiptari!”. Solidariteti njerëzor dhe gatishmëria për të ndihmuar që treguan jo pak shqiptarë, punonjës të institucioneve shtetërore që paguhen për të shpëtuar jetë dhe likujduar pasojat në këto raste, ashtu edhe qytetarë të zakonshëm, dëshmoi qartë që ndjenjat njerëzore, virtytet morale dhe ndërgjegjja shoqërore e kombëtare janë ende të gjalla tek jo pak shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit shtetëror të RSH.

Duke gjykuar nga ky këndvështrim, “njeriu i vitit” do të mund të ishte cilido prej shqiptarëve të mirë që shfaqën dhimbje dhe ofruan ndihmë, duke filluar me mësuesin pensionist nga Kosova që dhuroi dhjetë euro, vajzën adoleshente dhe të sëmurë kosovare që dha rrogën e saj mujore e deri tek z. Pacolli që dhuroi një milion euro. Ishin me mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë që dhuruan aq sa mundën ndihmë financiare apo strehë për të dëmtuarit nga tërmeti. Për ta shprehur në mënyrë të përmbledhur bindjen time, do të thosha se “Njeriu i Vitit” është “shqiptari-njeri” i cili u shqua nga përgjegjësia qytetare, vetëdija kombëtare dhe solidariteti njerëzor e shoqëror në ditët më të këqija për shumë nga bashkatdhetarët tanë. Shpresoj dhe uroj që “shqiptari-njeri” të jetë një qenie në kultivim e shtim të përhershëm dhe të mos mbetet një qenie e rrallë ose në zhdukje e sipër.

Sa i përket “Antinjeriut të Vitit”, është e vështirë që “topin e artë” ta fitojë ndokush tjetër përveç protagonistit të përhershëm të së keqes, mashtrimit, trillimit, shpifjes, ndasisë, grindjes dhe dhunës, “shpëtimtari i vendit” Sali Berisha.

Njeriu që në ditët më tragjike të pastërmetit u përpoq të përdorë “erudicionin” e vet intelektual duke iu thënë shqiptarëve se tërmeti u shkaktua nga një pellg uji në Ishëm të cilin Qeveria e kishte mbushur gabimisht me “trajlera”, dhe që duke vënë në punë arsenalin e ligësisë së tij njerëzore shpërndante lajmin e rremë paniksjellës se Qeveria mbyti një njeri të gjallë ndërsa shembte me eksploziv muret e ronitur nga tërmeti të njërës nga ndërtesat e pashpresa për banim, mbetet fituesi i merituar i titullit “Antinjeriu i Vitit”.

Nuk mund të privohet nga ky titull njeriu që, megjithëse ka mbajtur postet më të larta politike e shtetërore në Shqipëri dhe në vend që të sillej si “Baba i Kombit” preferon të bëjë përçarësin më të madh të tij, njeriu që edhe së fundi, për të disatën herë u gjend fajtor për shpifje nga gjykatat shqiptare, njeriu që u vetëshpall “shpëtimtar i kombit”, por po përfundon si “një ordiner i rrezikshëm” për ta rrëgjuar kombin.

Uroj që viti 2020 të na sjellë sa më shumë individualitete të shquar që ta meritojnë qënien “Njeriu i Vitit” dhe të zhdukë nga jeta jonë shoqërore cilëndo qënie që meriton etiketimin e kundërt.

 

*****

Botuar në DITA, sot në numrin e parë print për Vitin 2020 në vijim të traditës së kësaj redaksie për të shpallur nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj Njeriun dhe Antinjeriun e Vitit që lamë pas. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

 

 

Share This Article
12 Comments
    • Q’ashtu osht q’ashtu… Per viktoret e partise antinjeriu i vitit eshte po “Ai”… e pra ujku… Sigurisht ai prej letre se ai prej verteti ka vite qe ka hedhur shpatullave lekuren e deles

  • Bravo Viktor Malaj ,je e mbete vigan burr ,njeri me vlera të larta atdhetare,thua gjithmon të vërtetën . Vendin e parë e ke ti për sinçeritet të lartë atdhetare ,kurse antinjeriu kundër shqipërisë ose .Djalli vetë ,mbetet Sali Berisha jo vetëm për v.2019,por gjatë 30 vjetve demokrashkërdhatësi,njeriu që i vu zjarrin themel e çati shqiprisë.

  • D I T A:Ju lumt V.Malaj.Uroj nje pene me te forte ne 2020.Dakort me gjithshka qe shkruan Viktori.Ai eshte 1-sh ne Dita.
    -Ne te ardhmen Shqipetaret duan prej D I T E S-rrugen e shpetimit nga klasa politike 30 vjeçare me ne krye SALISEBIN i cili eshte fatkeqsia Nr.1 i Kombit,i cili nxori ne akand gjithe opoziten ne rruge per te djegur Shqiperine e per te nxire maxhorancen faqe Botes me sajesat e vidiove BABALE.Dhe se ka deklaruar me anen e PALOCEVE qe kete vit do marri uren e zjarrit ne dore si perhere per te rrezuar Ramen me dhune.
    -Une mendoj se pa u arrestuar SB,IM,LB,nuk mund te ket opozit reale,por nje çet gjyetaresh per perdorim tritoli e flakadanesh,si dhe vendi do jet ne destabilizim te vazhdueshem ne zbatim te parimeve SERBO-RUSE,ku Lul-Saliu Loboi 675000 $.
    -Duke qene se Edi Rama ne 2019 perballoi 3 TERMETE-ate njerezor te OPOZITES SE RRUGES,te atyre natyror te KORÇES dhe 26 NENTORIT,duhet te cilesohet si njeriu pozitiv i vitit,pasi Ai ka perkrahjen e 90 % te popullit si dhe te SHBA+BE per reformat e bera..sidomos te R.DREJTESI,ku opozitarizmi 100 % ju be barrikade penguese.
    -Suksese ne 2020.Nga mallakastrioti jo anonim.

  • O burra pra ta rrezojme nga pushteti Antinjeriun e 2019 Sali RAM Berisha
    Ahahahaha…o Viktoooor, nuk e nxe me thesi i grisur Berisha ate minaren e zullumit Rama, mos u bej karagjoz kot ne nisje te vitit ri 2020.

  • Shkrime shkrime bla bla bla….vetëm bla bla bla bla….
    O ti Viktor a beheni dot ju përveç bla blave nëpër webeve,1 grusht e mos të bëni bla bla por të vini gishtin mbi plagë duke denoncuar me shkrime apo dhe TV-ve me emra fakte denincime morale intelektuale …etj mbi ATA që sundojne Drejtimin e Vëndit!?
    Koha e bla bla bla blave ka ikur o Viktor……duhen Veprime kaq!!!

  • Në këta 30 vjet të shkuar
    Shqipëria ime e mjerë
    njeri dhe anti-njeri
    vetëm një monstër ka nxjerë

    Monstra e dalë nga shpella
    në këta 30 vjet të shkuar
    për kutërbimin që mban
    dhe derrit ia ka kaluar

    Me pak fjalë e përshkruaj
    pocaqi e pocaqive
    ska nevojë për shumë fjalë
    ndyrësi e ndyrësive..

    Për një gjë e pyes veten
    dhe aty shpesh më shkon mëndja
    pyes si u ngjiz kjo mostër
    çfarë ka mbajtur në bark nëna?!

    Emrin s’ka nevojë ta shkruaj
    se dora më infektohet
    po kam dhe një merak tjetër
    se derri më zemërohet..

  • Shqiperia nuk ka njeri te vitit.
    Koncepti i Viktorit per njeriun e vitit eshe si mesha e Kishes qe predikon paqen dhe meshiren nder te vuajturit.
    Ne djall.. Viktori , skllav i meshires dhe i perrulesise.
    Tipik sipas Viktorit.
    Njeriu i Vitit duhet te ishte Trupa Studentore qe u mblodh grusht per te shperthyer Malin, por qe Viktori me shoke punuan si minjte, e hengren nga brenda.
    Kete vit nuk pati grusht te tille, kete vit pati te vuajtur qe vdesin dhe presin nga kriminelet ti meshirojne.
    Njeriu dhe antinjeriu jane nje per shqiptaret.
    Aty ku shikojne te keqen perrulen.
    Aty ku shikojne te dobetin, meshirojne.
    Zerin dhe grushtin nuk e ngrene per te parandaluar te keqen tjeter.
    Presin per te bere meshiren e radhes, dhe per tu dukur si heronjte e meshirshem te perjetshem.
    Prapa diellit vafshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *