Horoskopi, 06 janar 2020

anazapta

Dashi
Në sektorin e punës duket se do ta filloni me vrull pas kësaj periudhe të gjatë festive, por Afërdita në shenjë stimulon ndjeshëm jetën tuaj sentimentale. Kujdes me sëmundjet e stinës.

Demi
Sot harmonia e yjeve në shenjë do të reflektohet edhe te ju, prandaj nuk do ta keni aspak të vështirë të komunikoni me të tjerët. Vazhdon një periudhe relaksi ndërkohë që duart ju hanë për punë.

Binjakët
Viti i ri mund të sjellë edhe të reja interesante për ju, sidomos në sektorin e punës. E rëndësishme për ju është se tashmë nga pikëpamja psikofizike jeni plotësisht të rikuperuar.

Gaforrja
Pritet një ditë e mirë përgjithësisht për ju, por mund të jeni paksa konfuzë sepse nga pikëpamja emotive Hëna ju bën shumë të ndjeshëm. Pak më të kujdesshëm në shpenzime.

Luani
Nëse raportet me partnerin mund të kenë tensione, kjo për shkak të gjendjes financiare që nuk është nga më të mirat. Megjithatë aftësia juaj komunikuese bën të sheshohen problemet.

Virgjëresha
Duket se pushimet ju kanë bërë mirë, pasi do të jeni jo vetëm të zellshëm në punë, por gjerat do t’ju ecin shumë mirë. Mund t;ju vijë një ofertë e re të cilën nuk hezitoni ta pranoni.

Peshorja
Ndikimi i Mërkurit në shenjë sot jo vetëm ju stimulon krijueshmërinë, por ju ndihmon edhe në zgjidhjen e ndonjë situate jo fort pozitive. Jeni tepë krenarë për arritjet tuaja.

Akrepi
E keni të vështirë të parashtroni idetë tuaja, por ata që jua dinë vlerat do t’ju mbështesin ndoshta edhe pa kushte. Momente mjaft të bukura për të përjetuar me partnerin tuaj.

Shigjetari
Ndjeheni të shpenguar të thoni atë që mendoni e kjo ju bën të besueshëm te ata që ju dëgjojnë. Nga ana tjetër, një Afërditë shumë pozitive bën të keni mirëkuptim të plotë me partnerin.

Bricjapi
Jeni shumë aktivë, por të gjithë forcat tuaja do t’i orientoni në një drejtim të caktuar e që ju intereson së tepërmi këtë periudhë. E mund të arrini rezultate vërtet befasuese.

Ujori
Jupiteri sot është në anën tuaj e kjo të të reflektohet kryesisht në raportet ndërpersonale. Kujdes me të tjerët, sepse ndoshta pretendoni më tepër nga ç’duhet. Kujdes shpenzimet.

Peshqit
Atmosfera e festive vazhdon edhe për inerci, gjë që bën të ndjeheni shumë mirë në rrethin tuaj familjar e shoqëror. Shëndeti mirë, por duhet të ruheni nga sëmundjet e stinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *