Sot është numri i parë i gazetës për vitin 2020.
Duke respektuar një traditë të nisur prej vitit të parë të botimit të gazetës, DITA sjell në këtë numër mendimet e bashkëpunëtorëve të saj kryesorë mbi Njeriun dhe Antinjeriun e Vitit që lamë pas.
Në këtë numër po botojmë mendimet e Moikomit, Viktorit, Bedriut, Dukës dhe profesor Tarifës.
Ju urojmë gjithë lexuesve tanë, një vit të ri të mbarë dhe të gëzuar.
DITA ashtu si dhe në vitet e mëparshëm jo të lehtë të ekzistencës së saj përgjatë dy qeverisjeve, do vazhdojë të respektojë vlerat dhe parimet që beson se ndan me lexuesit e saj, sado ata qofshin dhe kudo ata qofshin: ndershmërinë, modestinë, papajtueshmërinë me çdo ves, manipulim dhe formë abuzimi me pushtetin.
Ju faleminderit për mbështetjen.
Kryeredaktori


Urimet me te mira per Vitin e Ri! Politika te ktheje syte dhe mendjen nga korifejte tane te gazetarisr dhe diturise, moralitt dhe perkushtimit qytetar, si Moikomit, Brdriut, Viktorit, Perparimit, etj. Mundesisht gazeta, pavaresisht nga pluralizmi dhe gjithperfshirja, te kufizoje opinionet me permbajtje tejet banale.
Q’ashtu osht q’ashtu… vetem se gazetaret qe permende zotrote jane ca si mioper nga syri mengjarash. Si anetare te bordit drejtues ata dihet te ushtrojne ndikim te mjaftueshem ke moderatoruckat e partise ne menyre qe ato te heqin dore perfundimisht nga censura selektive.
PARATHANIA E PARATHANIAVE
Perdite perendojne zotat
dhe rreshqasin trajtat e tyne
mbi vjet dhe shekuj
dhe tash s’po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Nder tru te njerezimit zoti galuç ka ndejun.
Vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun
ne shej pendimit
dhe bertet ne kulm te hidhnimit:
çka çka krijova!?
-E njeriu nuk e di:
a asht zoti pjella e tij
apo ai-vete pjella e zotit?
Por e shef se asht kot se kotit
me mendue mbi nji idhull
qe nuk pergjegj.
Dhe tash s’po dihet ma kush asht zot e kush njeri.Ka ardh nji kohe
ne te cilen njerezit po kuptohen fare mire
per me ndertue Kullen e babilonit ,-
dhe ne maje Kulles,ne maje te majes se fronit
ka me hype njeriu
dhe ka me thirre:
Perendi!Ku je? MIGJENI
P.S
E pas 30 vjetesh tragjedi
shqiptari mjere nuk e di
kush eshte kafshe e kush Sali
kush kanibal kush ‘Like flori’
kush idjot kush Pandeli
kush ‘rob zoti’ e kush FEV ZI
kush shqiptar kush turqini
Kush Ismail kush Mit’hati e Medi!
E shqiptari tash nuk di
Kush esht ‘Zogu TirOnes’ kush ‘Zogu ZI’
kush asht shqiptar kush ‘kosovar’
kush asht xhihadist e kush Hajdar
kush tridhjet vjet vritet,kush mekatar
Vrasesi hajduti president’kok palari’ ne Varr
S’di kush asht Abele e kush Kaini
kush eshte Edvini e kush Albini
kush eshte pjelle e serb Salise
e kush pjelle e xhihadit e Turqinise
Kur s’dihen me as kufijte e Shqiperise!
Po te perdorim si ‘njesi matese’ Shqiperine?
Pas 30 vjetesh,Te gjithe jane per ne GIOTINE!