Zbulohen kabllogramët për rrezikun në Qafë Mollë

redaktor

Shqipëria po merr një vendim për të asgjësuar armë kimike, në një kohë kur ka në territorin e saj rrezikun potencial pas asgjësimit të lëndëve helmuese luftarake. Këtu në Qafë Mollë janë të depozituara mbetjet e atij asgjësimi, të cilave u ka kaluar afati i qëndrimit në kontenierët plastikë, ku u vendosen dhe rrezikojnë përhapjen e lëndëve helmuese në natyre. E vërteta tronditëse është mbajtur sekret për publikun, por ajo behet e ditur nga një prej kabllogrameve të uikiliks, nga ish-ambasadori i Amerikës John Withers.

Ai shkruan pse vjet me pare se GOA, kompania që bëri asgjësimin shprehte shqetësim për 30 kontenierët ku ndodheshin mbetjet e rrezikshme. “Megjithatë, më pas, agjencia zbatuese, DTRA (Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut)  pranoi që të paketonte mbetjet në konteinerë me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t’i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës. Kjo do të lejonte kohën e mjaftueshme për të ndërtuar një strukturë për mbetjet e rrezikshme, e cila do të ishte e aftë t’i përballonte ato. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut mori paratë dhe u largua përpara se ta përfundonte punën dhe la pas disa kontenierë shtesë për mbetjet që do të menaxhoheshin nga shqiptarët. Megjithatë, më pas, agjencia zbatuese, DTRA (Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut)  pranoi që të paketonte mbetjet në konteinerë me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t’i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës”.

Keneth Handelman, drejtori i Politikave të Kërcënimeve Globale, i drejton një letër Fatmir Mediut ministër i Mbrojtjes në atë kohë, në të cilën bien dakord për paketimin e mbetjeve që mbeteshin nga projekti. 20 vjet u duken kohë e mjaftueshme për të ndërtuar një strukturë për mbetjet e rrezikshme. Por, gjerat nuk shkuan kaq mirë sa në letra. Testet zbuluan prova për ndotje me metale afër vendit ku ishte ndërtuar struktura. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut solli në Shqipëri një ekspert mjedisor nga Britania e Madhe, i cili deklaroi se problemi ishte më i rende nga sa mendohej fillimisht. Withers shkruan: – Në shumë prej konteinerëve po rridhnin kripëra metalesh të rënda, fillimisht arsenik, plumb dhe mërkur. Veç kësaj, ato nuk ishin të papërshkueshëm nga uji dhe përderisa përbërësit e ndotur nuk ishin pastruar siç duhet përpara se të vendoseshin në kontenierë, kondensimi dhe rrjedhja po bënin që të shpërbëheshin disa prej lëndëve ndotëse dhe të rridhnin jashtë. Ekspertët mjedisorë u rikthyen sërish në pranverë dhe parashikuan problemin e rrjedhjes. Kripërat e metaleve të rënda ishin vendosur në fuçi çeliku, të cilat nisën të gërryheshin shumë shpejt. Ekspertët i transferuan kripërat në konteinerë të mëdhenj plastikë, të cilët nuk do të gërryheshin.

Të paktën kështu u mendua fillimisht. Por ekspertet ndërkombëtare të mjedisit bënë këtë pohim të frikshëm. Kishte nisur count down-i i viteve që mbanin nën fre mbetjet e rrezikshme kimike. Dhe shqiptaret nuk kishin marrë parasysh asnjë fatkeqësi natyrore, që do ta kthente Qafë Mollën në një minë me sahat me rreze veprimi me dhjetëra e dhjetëra kilometra. “Ekspertët mjedisorë vlerësuan se kontenierët plastikë të Agjencisë së Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut shërbenin vetëm për pesë deri në 10 vjet për ruajtjen nga kontaminimi dhe jo 20 vjet siç pretendohej. Edhe pse në Qafë Mollë është një zonë e izoluar në një anë mali, që rrethohet nga tela me gjemba dhe e ruajtur nga forca ushtarake, ekziston mundësia e një katastrofe natyrore, që mund të shkaktohet nga ndonjë tërmet, apo zjarr në pyll. Nga kjo mund të derdhen jashtë mbetjet e rrezikshme”.

Dhe ish-ambasadori amerikan John Withers nuk ndalon këtu. Fjalët e tij të fundit në kabllogramin e pesë viteve më parë janë një kambane alarmi mbi kokën e shqiptarëve. Ai shprehet se mbetjet në Qafë Molle janë një pjesë e vogël e lëndëve të rrezikshme në të gjithë vendin, pjesa më e madhe në bazat ushtarake. Ndërsa njerëzit kanë ndërtuar shtëpitë pranë bazave ushtarake, dhe në disa raste, janë strehuar brenda në këto baza, shumë prej tyre nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset./V+

Share This Article
5 Comments
  • Në ambjentin injorant e te varfer shqiptar, ne nje vend ku korrupsioni asht e vetmja menyre mbijetese sjellja e plehrave të botës përbën një rrezik me potencial të lartë jo vetëm për Shqipërinë po për të gjithë rajonin.Ndaj ti themi stop çdo lloj abuzimi me këtë vend të varfër.

  • Shkrimi duhet te shperndahet ne te gjithe median e shkruar dhe elktronike, qe ta kuptojne injorantet dhe debilet qe ne shqiperi se cfare mund te ndodhe ne te ardhmen me keto mbetje.
    A nuk ishte kompani amerikane ajo qe u mor me ecurine e projektit dhe duhej te sistemonte keto mbetje????!!!! Cfare beri?? na la puplat dhe iku.

  • Jo me larg se 400-500 m nga pika e shkaterrimit te LHL dhe sot venddepozitimi i mbetjeve te shkaterrimit ne Qafemolle,kalon nje nga dy tubacionet e UJIT TE SELITES.Ky eshte nje tmerr i vertete dhe nje papergjegjshmeri e pafalshme per ata drejtues shteti qe zgjodhen Qafemollen per kete pune.U be si u be atehere,te pakten tani ato mbetje toksike duhen hequr URGJENTISHT prej aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *